Sheshi Skënderbej, pranë hapjes. Si po ju duket?


#134

Eshte tamom nje shesh i coroditur qe vetem sa e ngateron qytetin qe edhe pa te ishte ku therret kiameti. Pra, ja bene mutin mu ne qender i thone kesaj. E vulosen perfundimisht halene me beton, pllaka e gurre te mocem.


#135

Kalova sot ne shesh pikerisht ne castin kur po lante veten, dhe pashe te mirat e te keqijat.

E keqja eshte qe pllakat nuk ishin kombinuar, por thjesht ishin vendosur, ku nje e bardhe, ku nje e kuqe ne te bardhe, ku nje roze ne te bardhe. Ne perspektive, po ta shihje nga larg, te dukej sikur ishte me pllaka betoni. Do te ishte dukur shume shesh i bukur po te ishte bere me motive gjeometrike te cfaredo lloji qe te mos dukej ashtu.

E keqja tjeter ishte pjesa me asfalt te 15 kateshi, rruga qe te fuste ne shesh, ku kishin vene disa guralece per zbukurim, nuk dukej bukur dhe ajo pjese e thithte vapen.

E mira e sistemit te vete-freskimit, vetelarjes, ishte se nxirrte uje pa presion nga ato hapesirat, dhe uji pastaj rridhte per poshte, prej pjerresise, e mblidhej ne kanale per t’u ricikluar. Shume interesant si proces, sidomos per faktin qe riciklon edhe ujin qe mbledh nga shiu. E keqja e kesaj ishte se te detyronte te shkelje mbi uje nese orari i vetefreskimit te kapte duke ecur ne mes te sheshit, e s’kishe si t’i shmangeshe.

E mira e pare e ketij lloji sheshi ishte se kishin zgjeruar lulishte ne te gjitha anet e tij. Midis muzeut dhe 15 kateshit ishte bere gjithe ajo lulishte, shume gjelberim. E njejta ne krahun e bankes, edhe ne ate te xhamise. Gjelberimi eshte shtuar ndjeshem dhe bukur. Tani edhe 15 kateshi nuk eshte me ndertese e vecuar, e rrethuar me hekura, por eshte pjese e sheshit. E njejta gje vlen per hapesiren midis 15 kateshit dhe operes, e sidomos per lulishten te banka. Ata qe e shajne per betonizim e jo gjelberim, te shohin ne fjalor kuptimin e fjales “shesh”. Sheshi nuk eshte park, as lulishte, dhe cdo qytet neper bote i ka sheshet pa peme, por me gure e me pllaka.

E mira tjeter eshte qe tironsat e vjeter tani kane nje shesh ku te nxjerrin kalamajt, se e kishin masakruar gjithe zonen e vet, qe nga sheshi e deri ne unaze ne krahun e rruges se dibres, prej 100 vitesh tashme duke ndertuar si orientale te babezitur, me rrugica te shpifura qe nuk jane as te bukura prej ndertesave me mure guri, si qytetet e qyteteruar te shqiperise. Kishin vetem rrugica ose me kasolle qerpici, ose me ndertesa ordinere pas 90s qe ku e ku te merrnin pjese nga trotuari, pa u lene kalamajve te vet as edhe nje oborr ku te luajne me top. Tani kane nje shesh e nje pazar te vjeter si gjithe qytetet e tjera e mund te thone me ne fund qe jane qytetare, se deri me sot nuk kishin as kala, as rrugica te vjetra guri si gjithe qytetet e tjera, as sheshe, histori antike jo e jo.


#136

Eshte nje tmerr i vertete. Duket sikur kane mbire vete bimet, si toke djerre. Kurse guret e bardhe me forma natyrore krijojne nje ndjesi artificiale dhe te rendomte. VDEKSHIN!


#137

vetem 2 dite zgjaten festimet :frowning:
Po ta kishin bere ate shesh ne Kinshasa psh, festimet nuk do kishin te mbaruar


#138

Sheshi ishte i perplot, qe deshmon se arrin te permbushe funksionin e tij, persa i perket njerzve
Nje karakteristike qw mynda te kuptoj, ishte qe eshte i persosur per koncerte dhe tubime, i jep cdonjeriu privilegjin vizualisht per te qene ne lartesi me folesit ne tribuna, afersisht si amfiteater ne pjese te vecanta. Kjo i jep nje karakter demokratik.
Difekti i vetem ishin pemet qe mbulonin nje pjese te mire te fasadave te disa prej ndertesave rrethuese, pervec bashkise, cka i jep mungese komunikimi me historine, si dhe me hyrjen e rruges se duresit si porta kryesore ne qytet.


#139

PS paguan familjaret e deshmoreve te LANC per vota

Majko: Po lëre tani, se duket si antifushatë kjo tani! Lëre këtë muhabet Do të rregullojmë varrezat e dëshmorëve dhe pikë. Se varrezat e dëshmorëve na mbajnë ne si parti, jo rruga dhe asfalti.

Rama: Po si kështu, pas 70 vjetësh luftë do të vazhdojmë ne të paguajmë pasardhësin e pasardhësit? Po s’mund të vazhdojë kështu kjo punë. Ata nuk u vranë për taksën e gjakut!

Majko: Prit e prit…(i bie në krah Ramës). Ka qënë një shpërblim për familjet e dëshmorëve, që për raste për 5 Maj, përvjetorë, apo kur kishte dëme të varrit të dëshmorëve…

Majko: LANÇ-i na ka mbledhur ne. Pa LANÇ-in dhe fuksat 5 leksha nuk ka PS. :joy: :joy::joy:


#140

Paskan pas vdekur robt per cik shesh. Kalova dje u habita se si ishte mbushur plot. lol
Te rinjte kishin mbushur shkallet e muzeut kombetar dhe te operas, te ulur aty tufa tufa.
Me pare nuk shihje njeri te mblidhej ashtu. Nuk kishe ku te hidhje kokrren e molles.
Kalamajt kishin mbushur sheshin me patina, qen e bicikleta, kercenin e benin foto gjithandej.
Hallall Rama e paska pas ditur mire se cfare do populli.
Bashe faqeziu ne kater vjet nuk beri as 2% te asaj qe beri PS ne dy vitet e para. Ka surrat kerkon dhe vota. lol


#141

Pse mos te kerkoje? Enveri me ate surrat mori vota per 45 vjet.


#143

Të gjithë hallin e kanë tek ajo brima

Nga Flutura Açka

Ju i thoni shesh, por mua m’u ngja si gungë. Kjo është një vepër kriptofashiste.

Një madhështi agresive, e dhunshme, mbytëse dhe antihumane. Për syrin, së paku. Dhe nuk e kam thënë unë, por dhjetëra njerëz që kam takuar. Sigurisht ata e votuan këtë shesh, jo vetëm me votë të pastër, por edhe me heshtjen e tyre kur sheshit ku punohej natën, ditën i ziheshin sytë me fasha plastike.

Tani le t’i kërcejnë me sazet e natës kësaj fike që e fiku Tiranën, sepse ditën as kalon dot aty se të bie të fikët. Kjo gungë ia humbi perspektivën tê gjitha rrugëve rrotull, veçmas kërrabës Rruga Durrësit-Rruga Kavajës, se për bulevardin kryesor nuk kam ç’them. Në fakt, i gjjithë halli ishte ajo Brima aty anash, që këta i thonë parkim.

Por këtë populli i delezuar nuk e kupton dot. Sepse, nese do të mendohej për popullin, ky tunel mund te përdorej për të liruar trafikun e të dilnin makinat diku jashtë sheshit, apo për ndonjë metro të nëndheshme, e që njerëzve të mos iu nxihej jeta nëpër autobusat që ecin më ngadalë se kërminjtë për shkak të trafikut.

Ajo, Brima, do të jepet me konçension shpejt sepse shteti nuk i mban dot paratë (sepse i vidhen bankat). Të tjerat dihen. Tani thjesht e kanë mbuluar me shkurrishte që të mos duket shumë dhe të mos ua kujtojë njerëzve milionat e hedhura për këtë shëmti kombëtare. Ndaj mos flisni më në emër të popullit, se po e ndotni shumë.

Një i huaj që kaloi atypari, më pyeti se si e kishim lejuar ne këtë? Iu përgjigja se shqiptarët janë sehirxhinj, dhe përderisa lektisen tek quhen dele, mbase janë dele vërtet. Ndryshe si mund të ndodhin të gjitha këto?

Dhe më e trishtueshmja, në fushatën e opozitës u harruan fjalët: kanabis, parlamentarë kriminelë, korrupsion, koncesion, plehra, e plot të tjera, për të cilat duhet bërë opozitë e fortë në këtë vend.

Dëgjova se edhe Sazanin do ta japin me koncesion. Po sigurisht, pse ta shpallin park kombëtar? Pse të harxhonin vetëm 2 % nga paratë e sheshit (një linjë anijeje shtetërore, ca shtigje për ecje, ca fletë-palosje dhe ca lehtësira të tjera) për t’ua bêrë dhuratë shqiptarëve?

Gjithë këtë dhuratë shqiptarëve? U bënë këta? Diktatura ua mohoi atë bukuri 50 vjet, neodiktaturat ua mohuan 25 vjet, tani kriptofashistët do ta japin me koncension dhe shqiptarët e varfër jo vetëm që nuk do ta shohin dot, por do t’u duhet edhe vizë (dhe shumë para) për të shkuar atje. Kurioze jam çdo të ndodhë me Karaburunin, megjithëse e përfytyroj.

Tani i ka ardhur radha edhe ajrit që thithin shqiptarët, të jepet edhe ai me konçension. Sepse edhe atë e kanë dhuratë. E dini çfarë? Kur të shkoni të votoni më 25 qershor merrin një shkrumb me vete dhe nxijeni fletën. Edhe po nuk e bëtë ju, delet, do ta bëjë historia. Ajo, kurdo që të jet? do ta shkruajë me shkrumb të zi emrin e kujtdo që pandeh se do të hyjë në histori nga dera e gjirizeve të demokracisë…


#144

Si hale , meqe postimi dashka me shume se 10 shkronja , si dy hale.


#145

Shife anti-komunistin e thekur tu shajt sheshin si kriptofashist…me fjalet e Flutra Cmendines…

Deshperimi te bo me u kap tek fija e barit, por deri tek fjalet e Flutra Cmendines qe deri dje kelthiste I love U Edy Rama, nuk me shkonte menia.
Dikujt do i pelqej e dikujt Jo sepse e ka bo Edvini me Vilajetin e sigurisht Avokat Goxhaj do kete ndonje gjo me shajt…apo Cdo gjo???

Kape nje artikull pro sheshit…faleminderit Erion:
http://www.gazetatema.net/2017/06/16/chapeau-per-sheshin-z-veliaj/


#146

Acka ka kohe qe nuk merret parasysh, qe kur mbrojti ate idiotin qe tha se Ambasadorja e BE-se duhet vrare, dhe se kush e vret ka kryer patriotizem. Si e kishte emrin ai psikopati se ia harrova. Kastriot Myftari. GJithe grate i dolen kunder vetem Acka idiotja e mbrojti dhe e quajti “trim”.


#147

nuk e kam idene per c’po shkruan shkabe por te admiroj per kurajon qe ke te quash dike idiot. Pikerisht ti, te quash dike idiot flet shume. Me shume se cdo fliste nje studim voluminoz akademikesh


#148

#149

Mos prek opoziten or tej se osht aset kombetar pavaresisht se kjo e marrosura vinte nga Danimarka a hollanda, e preferuara jote emigrante… e bonte tifozllik per Edvinin sikur ishte tek rradha e vajgurit.

Pavaresisht se mund te kesh qene morr i kuq e abuziv si Kaqi… Blushi…apo Kokedhima…mjafton te shash Palloshin e te morrin ne preher qendrestaret…
Kjo Femra mbronte Kac Myftarin qe tall meneren gjithe Tirona e qe mezi presin ta morri Arian Cani ne program si Ad Beqarin e famshem bashke me ate Kullen ekspertin e Sigurise me 3 klase shkolle por gjithmone ne Presidence.
Nuk eshte puna per Censure ndaj fjales se lire por shume prej ktyre aseteve opozitare jane ofeza me e modhe per ate popull e sduhet te gjejne vend ne mediat kryesore se budallepsin njerezine. Zaten prandaj Edvini eshte tek 48% sot e spo bo asnji premtim si e ka zakon por thjesht kerko Timonin pa pike turpi si ajo goca qe kendonte Tate du Fuston.


#150

Nuk e di cfare tenderi i ka mohuar Rama Ackes, por kastriot myftaraj qe ajo e quajti “guximtar” kaloi ne psikopati duke thene qe Romana Vlahutin eshte nje Ku*ve Kroate, vetem sepse doli kunder bojkotit te zgjedhjeve te PD, dhe tha qe kush shqiptar e vret Vlahutinin, nuk ka kryer veper terrorizmi, por veper patriotizmi. Prokuroria e mori ne pyetje per te sqaruar thirrjen publike per vrasje, te gjithe e denuan te nesermen, sidomos grate per fjalen “ku*ve”, vetem Acka doli ne cdo media te nesermen e tha qe Myftari ishte guximtar, dhe qe “arrestimi” ndaj tij, sic quajti ajo marrjen ne pyetje, ishte sulm ndaj fjales se lire. Dmth robi kalon kunder nje politikani, por me keto ekstremizma psikopatike, une nuk e di se si eshte bere shkrimtare ajo. Me siguri duke iu vardisur politikaneve sic e paska zakon.


#151

Sheshi Skënderbej, pranë hapjes. Si po ju duket?

Kjo është një vepër kriptofashiste.

Një madhështi agresive, e dhunshme, mbytëse dhe antihumane…no comment


#152

Si perkthehet ne pellazgjishten e bukur “veper kriptofashiste?”


#153

Cfare nuk me pelqen te sheshi :
1.ideja e piramides (edhe pse mesa u informova ideja ishte qe individi te ndjehej jo i vogel para godinave te medha si opera apo muzeu, por ne nje nivel me to)
2. pllakat “e gjithe Shqiperia ne shesh”.Do me kishin pelqyer pllaka me te vogla dekorative njengjyreshe se mendoj se jane me estetike per syrin
3.zhavorri ne gjendje te lire ne disa pjese


#154