Shihmëni mua

Kur lexoj dikë të ketë shkruar, në një ese për fjalët e fundit të atyre që po vdesin, se “siç pat thënë kompozitori gjerman, i madhi Beethoven, plaudite amici, comedia finita est” gjithnjë më ngec syri tek ajo “i madhi”, një epitet që mund të shprehë, vërtet, admirimin e autorit për kompozitorin, por që shpresh shpreh të tjera gjëra, më pak fisnike e më pak të pafajshme.

Për Beethoven-in, shumë prej nesh e dinë që ka qenë i madh, një numër pak a shumë i njëjtë me ata prej nesh që e mbajnë për të madh; përkundrazi, ata – sërish prej nesh lexuesve – që nuk kanë ndonjë mendim të mirë për Beethoven-in, bashkë me ata të tjerët që nuk e kanë idenë se ç’ka qenë Beethoven-i, zor se do të presin ta marrin vesh a do të binden për vlerën e Beethoven-it nga autori ynë më sipër. - Ardian Vehbiu

moralizim i sforcum!

1 Like

Kjo eshte pasoje e epokes se Enverit te lavdishem. Propaganda e kerkonte epitetin ‘i madh’ aty ku kishte interes. Sa per ato ‘shihmeni mua,’ larg t’ka shku mendja, besoj se ka menyra me te thjeshta se kjo per te bere selfie. Ose eshte force zakoni enveresk, ose eshte vertet admirim i pafajshem ndaj figures se shkrimtarit/kompozitorit/filozofit etj.

Ja psh robi s’rri dot pa thene “I madh!” kur lexon autokritiken ne fund te shkrimit. Efektii fajit primordial, do thoshte nje psikolog i madh. Gjithsesi rendesi ka qe eshte shkruar me “qellim te mire”.
Plus t’i shtosh epitetin ‘i madh’ figurave si Beethoveni ehte detyrim moral dhe pak per ate qe i ka dhuruar njerezimit. Nuk te lodhet goja te thuash fjale te mira!

une e di qe ju prisni komente e analiza te tipit te sterholluar e debate te njepasnjeshe se kush e ka mire e kush edhe me mire se ai tjetri qe e ka keq ne analize dhe ne te kuptuar ( per te fituar nje pozicion ). .Brockulla !
Per mua ky ndikim kaq i tejzgjatur qe me zanafille vie nga vendet e varfera ku sundonte Cari dhe shtresa intelektuale e varfer mundohej te ngerthehej pas te ditures per nje metalik dhe emer ,sot , per kohen kaq te pershpejtuar ne te jetuar e mundesit qe ti jep teknollogjia me duket shume e tejkaluar ,demode , kohe e humbur !°
Thene shkurte ,nese bazohem nga titulli i temes dhe idea e autorit qe gjithesesi shpirtin e debatit te mbaj aktive , athere kjo eshte pergjigjja ;
Jo ! nuk te shof , nuk marr model , gjo gje dhe gjithese cka eshte unikate , Gjithesecili ne origjanilitetin e tij ,
Mjafton qe na servuat gjithecka, qe na sollet te gatshme per cka u shperbyet , dhe na leni te kuptojme dhe perjetojme si do qe done dhe dine gjithesecili .

Perse do te na duhen shembujt dhe modelet ?!

Pervec fjales "I madhi " ne shtypin shqiptar perdoret edhe fjala “legjenda” apo “legjendari”. Legjenda e futbollit ,boksit basketbollit thiatros filmit shkences kenges shqiptare etj .jemi vend i mbushur me figura lexhendare Te Te gjitha fushave .

Vehbiu ka bere mire qe e ka trajtuar temen. Mbase dhe per mungese te pikave te referimit, por kryesisht per shkak te injorances shpesh kolektive, lexon per vleresime pa pike kriteri dhe blogu eshte bere jo rralle prove e kesaj. Ke pastaj dhe snobe qe fshihen pas shprehjeve bajate “e njoh une dhe garantoj une qe eshte açik burre” etj. Por nder shume te meta qe ka sot, kjo eshte nje prej atyre qe nuk prishin e as ndreqin shume pune. Me shume se te meta, nxjerrin zbuluar karakterin e dikujt, them

“por që shpresh shpreh të tjera gjëra, më pak fisnike e më pak të pafajshme.”
??? Vari te madhin. Vetem humbje kohe mund te jete pas citimit.

shkëlqimi dhe rënia e vehbinjëve-mund të ishte titulli. u mbaroi karburanti shumkulturalist,përbotist,dhe nuk po ku dinë ku dhe si të pozicionohen. pak a shumë një situatë si ajo e lulit të vocer të saliut. duan të lëvizin nga integrimi,evropa,tufëzimi por nuk dinë ku të shkojnë. por çuditë do ti shikojmë në vazhdim. nuk është e pamundur të shikojmë mut nanon dhe lubonjën të flasin për shqipërinë e madhe,

Vetem kombetarizma do teshpetoje shqiperine .:smile:

1 Like

Dafne e kam pak te veshtire te te kuptoj ty kur shkruan. Sorry, por ke nje te shprehur qe duket sikur flet me vete.

Ne fakt, etiketizmi eshte nje sindrom nderkombetar, tek te gjith popujt, te gjithe shprehin etiketime te tilla, ndoshta thjesht per ta perforcuar ate qe duan te thone, per te bindur te tjeret se ia vlen; ta lexosh, ta shikosh, ta ndigjosh, ta provosh.

per kete teme, me mire se çdo tjeter, flet llagapi im.

shihmeni mua.

1 Like

Dafne nuk e kupton kurre se çfar shkruan, por mund te kuptosh se perse ajo shkruan gjera qe nuk kuptohen.

Aqua, nuk te duket kjo fraze si “Koncert Brandeburgez”?

1 Like

Osht bo kjo pune si tav peshku.
Dikush i fut nji salc dhe pak miell…
nji i dyt ca rondele qepe dhe dy domate…
nji i tret nji strajc me zarzavate…
nji i funit veç ca erza dhe nji curril voj ullini.
Veç rriskat e peshkut s’lujn pri tave - sa per emer!
Po kush po pyet ça lloj peshku osht?
A krap, a kubel apo karas?
A qefull, a koc apo korb?
Po kshtu edhe PPU - zgrrap nji çap politike mej ven, nji llokëm kulture mej ven tjeter - thjesht me mush taven!
Hajt t’ju boft mir!

ç’ke qe merzitesh, kshu e kan kto pune xixe, gjithanej e njejta gje ka ndodh. Blogu Respublika s’ka asnje koment pothuaj, blogu Vehbiut po njesoj, megjithse blog intelektual i rafinuar, dy kokra komentatore kan mbet. Edhe bloget qe ndjek ne gjuhe te huaj po njesoj, jane fejsbukezuar.

Revolucjoni i Moth Dixhital morri fund!

T’mdhejte jan bo telef!

ashtu bre Inkuzicion, tregoju qe ketu eshte sekreti i te uživatnes teme , kur kokat e nditura te peshkut nuk me kuptojne .

p.s.
une shume jam lodhe sot, Mos me shihni mua si model…(peshku )

Si koncert Branderburgez Kur kujtoj “harmonine e ngrire” dhe ligjeratat e thella dhe me ornamente te instumentave qe marrin fjalen me radhe, apo edhe shkembejne rolet me njera-tjetren hera heres, qe nuk kuptohen me te degjuar, por duke i pare. Ne secilin nga koncertet spikasin instrumenta solo qe flasin me nje gjuhe te mistershme, qe reflekton ne cdo cast bindjen e Bach per harmonine hyjnore ne univers. E bukura e koncerteve Branderburg eshte qe u shperfillen ne kohen kur Bachu jetoi (atehere ai njihej me shume si instrumentist sesa si kompozitor, ndersa sot eshte perjetesuar si kompozitor), me c’me kujtohet Bachu i paraqiti per te fituar nje vend pune ne Hamburg, qe gjithsesi s’e arriti, e sot performohen duke eksperimentuar me instrumenta e tinguj te tjere, pra risillen gjithnje te ndryshuara, gjithnje duke nxjerre ne pah elemente te reja.

1 Like

1 Like

1 Like