Shuhet Dritero Agolli

fol e fol gjithe diten sot une
sorry

Pa problem.

1 Like

dyfeloritete te tjera ne vazhdim:

“Partia të ngre në qiell, partia të fut nën dhé”, pikërisht kështu u formulua zyrtarisht mendimi për një vepër të Kadaresë në fundin e viteve 1970. Për mënyrën si është kontrolluar provokimi ideor në veprën e I. Kadaresë nuk do të zgjatem. Por nuk kanë qenë më të pakta dhe veprat e D. Agollit që janë kritikuar e ndaluar, sidomos në prozën humoristike dhe në dramaturgji: “Zhurma e erërave të dikurshme”, “Fytyra e dytë”, “Mosha e bardhë”, “Baladë për një grua”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, disa tregime dhe cikle me poezi të botuara në fillimin e viteve 1980 në të përjavshmen “Drita” e në “Nëntori”. Këto vepra nuk janë antikomuniste, por disi dalin “jashtë kodit”, pjesërisht a tërësisht. Te “Zhurma e erërave të dikurshme” karakteret janë atipike dhe rrethanat edhe më atipike. Në romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” nxitet vetvetiu pyetja nëse burokracia është çështje sistemi apo një dukuri rastësore. Kjo është aq e vërtetë, sa përkthyesja bullgare e këtij romani, Marina Marinova pati probleme, sepse në Sofje u hap një hetim me paramendimin se autori i vërtetë duhej të ishte bullgar, përqeshja duhej të kishte lidhje me Zhivkov-in, ndërsa Dritëro Agolli duhej të ishte thjesht një pseudonim. Dramat “Mosha e bardhë” dhe “Baladë për një grua” u ndaluan qysh në shfaqjet e para. Teksti i së dytës u zhduk krejt nga qarkullimi, ndërsa “Mosha e bardhë” u botua në Prishtinë. Nisur nga një pohim publik i autorit, se për dramën “Baladë për një grua” nuk ekzistonte as dorëshkrimi, as daktiloshkrimi, vitet e fundit bëra disa kërkime dhe më në fund teksti u gjet. Së bashku me regjisorin Pirro Milkani, që po punon për realizimin e një dokumentari për D. Agollin, ia dhuruam këtë dorëshkrim disa kohë më parë dhe ju mund ta merrni me mend se ç’kënaqësi shihej në atë çast në gjithë qenien e tij. Për të përfunduar: është shumë e qartë se detyrat apo përgjegjësitë që kanë kryer shkrimtarë si D. Agolli e I. Kadare, po aq sa mund t’u kenë krijuar lehtësira botimi, po aq u kanë krijuar dhe situata kritike.

Mirë, duhet të kthehem te krahasimi. Dikur shqiptoheshin disa opozicione shumë të thjeshta, ndonëse nuk kishin të bënin drejtpërdrejt me tekstin: Kadare paraprin zhvillimin e prozës, Agolli të poezisë; Kadare shkruan letërsinë e qytetit, Agolli të fshatit; Kadare shkruan për lexuesin e Perëndimit, Agolli për lexuesin e vendit; Kadare konteston sistemin, Agolli e qorton për ta shpëtuar nga të këqijat; Kadare është revizionist, Agolli është i besuar.

Duke ardhur në kohën e sotme mendoj se letërsia e këtyre dy shkrimtarëve ka të përbashkët së pari etnografizmin, pastaj mitin e prejardhjes, mitin e lavdisë historike, mitin e qëndresës. Pavarësisht se letërsi ideologjikisht të rrethuara prej marksizmit, një ideologji tipike internacionale, te të dy autorët ka me shumicë albanocentrizëm. Në pikëpamje të mjeteve të shprehjes, mendoj se të dy, duke pasur si ndërmjetëse poezinë e Majakovskit, apo të ashtuquajturin “levnij futurizm” - futurizëm i majtë, përftuan estetikisht dhe teorikisht prej traktatit të Marinetti-t disa nyja thelbësore: mitin e teknikës, industrializimit dhe urbanizimit; fjalorin teknokratik dhe shthurjen e vargëzimit klasik. Do të mjaftonte të kujtonim titujt e dy vepra të tilla të tyre, si “Ëndërr industriale” dhe “Dashuri e ferrobeton”. Në rrafshin tematologjik, vepra e Kadaresë dhe ajo e Agollit kanë afërsi, por në rrafshin sistematik disi largohen. Po ashtu dhe në figurshmëri. Poezia e Agollit është e hapur për gjedhe dhe kode poetike lindore, prej rubaive e masnavive perse deri te hajku e tanka kineze e japoneze. Ndërsa poezia e Kadaresë, duke përjashtuar fillimet, ku ka ndikime të poezisë ruse (Majakovski, Pushkini, Esenini), është kryesisht europiane. Poezia e Agollit është më e afërt me kodin poetik popullor tradicional, kurse ajo e Kadaresë më elitare. Në poezinë e Agollit ka një ndikim të dukshëm prej Naimit (mund të krahasohen “Bagëti e bujqësia” dhe “Nënë Shqipëri”), kurse në atë të Kadaresë më shumë ka prerje ndërtekstuale me Migjenin dhe De Radën. Dukuritë metafizike (dhimbja, trishtimi, humbja, vdekja) janë më të pranishme në poezinë e Agollit. Te Kadare këto dukuri shprehen në një formë të tërthortë, përmes paraleleve me dukuritë natyrore (shiu, vjeshta, dimri, sëmundja, zymtësia). Në një rast që përmendet shprehja rituale e ngushëllimit “për të mirë” (te “Dimri i vetmisë së madhe”), për Kadarenë u bë një diskutim i ashpër deri në zyrën e N. Hoxhës. Në prozën e Agollit vërehen gjurmët e një rendi dhe botëkuptimi bektashian (“Njeriu me top”, “Arka e djallit”), kurse në prozën e Kadaresë afritë përfytyrimore janë kryesisht me fondin e baladave mesjetare shqiptare (“Ura me tri harqe”, “Kush e solli Doruntinën”, “Një dosje për Homerin”, “Prilli i thyer”, “Konkurs bukurie burrash në Bjeshkët e Nemuna”). Karakteret e krijuara nga Kadare e Agolli si rregull nuk u nënshtrohen njëherësh pesë kanoneve apo kodeve të sjelljeve skematike komuniste.

http://arkivi.peshkupauje.com/2012/04/shaban-sinani-dy-vende-dy-gjuhe-eshte

e te dy jane katunariaja

(komentoi nga Ameriqia katunarja)

A propo, se e kisha harru fare si personazh:

çfar ka thene Kadareja per fenomenin Trump?

Apo nuk fokusohet dot edhe ai si Blendi yne?:laughing:

po sigurisht, per ty mund t’a quajme katundar Driteroin dhe qytetar Ismailin, e megjithkete i pari peshon me rende sado te mos ta honepse te majten surrati yt

Per mire apo keq driteroi me figura Te tjera perbenin shqiperine qe lame pas .me largimin e tyre nga jeta vdes pak nga pak shqiperia qe kemi njohur duke u zevendesuar nga ajo e mandit Te nishtulles me Te cilen pervec gjuhes nuk kemi asnje lloj lidhje …

1 Like

I dha shpirt popullor letersise shqipe. Shkelqimi i shokut zylo, kryeveper satirike.

I qofte dheu i lehte!

o katunare ameriqie, jane qe te dy katunare konviktore, bashke me surratin tend, dhe Stalker porno muvi bashke.

Vetem Hasan Zykoja eshte qytetar, mesuar me mesues privat.

2 Likes

Dheu i lehte. Humbje e madhe per popullin e varfer shqiptar.

ti ke faj se ti ja rrit veshet atij

:stuck_out_tongue:
nese ne gjithe pjesa tjeter jemi njana fele e peshkut,tiku asht felja tjeter …haha

Nuk duhet felizu aq shume tiku se i rritet mendja dhe s’pushon me.

Sot jane gjalle e bejne poste ne Facebook per like vemje si Bojaxhiu… skuth 100 karatesh.

Driteroi eshte I pazevendesushem - Ismail Kadare

attention dissorder (njeri nga variantet), genjeshtar, hileqar, mania e madheshtise, e manira te tjera sic e dime… egoist i thekur, oportunist, dembel,

Dritëroi, peoti tipik i realizimit social-komunist

Sipas Gjergj Bojaxhi , Agolli ishte një poet, shkrimtar ideal i realizmit socialist, ndërkohë që publiku nuk pati të njëjtën ndjeshmëri ndaj vdekjes së Romeo Q.

Statusi i Bojaxhiut

“Te kerkoj ndjese, lexues i vemendshem, qe nuk pata mjaft vullnet per te gjetur lajka e fjale te fryra për ikjen nga jeta te Dritero Agollit- poetit e shkrimtarit model te realizmit socialist.

Sepse sot, pikerisht sot, shtate vjet me i ri se Agolli, vdiq Romeo Q, nje burre fisnik, i vuajtur, i derrmuar.

Pa i marre ilaçet e muajit; pa mbyllur borxhet qe kishte me ca fatura te mbetura mbi komo; pa mundur te paguante ambulancen qe ta shpinte ne kohe ne spital.

Megjithese i moshuar, punonte roje ne nje parking. Ndryshe, nuk ia dilte dot nje muaji ne fund.

I qofte dheu i lehte çdo njeriu. Fati i te moshuarve eshte nje mendim me teper per ta.

Edhe per kete, SFIDA PER SHQIPERINE do te mendoje”, shkruan themeluesi i SFIDA-s.