Shuhet Dritero Agolli

well, bojaxhiu fillimisht ka konflikt interesi kur flet per kohen e realizmit socialist, nisur nga biografia e tij.
Keshtuqe nuk di sa kredite mund te peshojne vleresimet e tij

po te drejten per te folur e ka gjithkush

Korrikse, ke harru kryesoren, perveç ketyre qe thu ti, un jam edhe Pallues, dhe Pallues i Marlonit bile, qe ka vene poshte ne dysheme te apartamentit te shkrete te Parisit tere njerzimin.

:laughing: Pjeter,

ne lidhje me dyfelorine, felja jote komplementare eshte Beluli, qe fatkeqsisht (fatkeqsi e madhe per Peshkun) nuk komenton me.

Ta them shqeto qe ta dish mire, forca jote eshte Beluli, prenej un ju du fort te dyve ne menyre kostanete, çfardo qe te ndodhe, dhe megjithse here pas here ju nuk ma shkembeni afeksjonin.

1 Like

Qosja e vlerëson lartë Agollin: Nuk u pendua kurrë që i shërbeu komunizmit
dhe nuk kerkoj kurre falje edhe per krimet e komunizmit

marre pa leje nga o politike.
Nëse e lexojmë njeriun si një krijesë zanafillore të nxënë në baltën e sublimes, atëherë drita poetike e Dritëro Agollit është balta e bërë mjaltë, balta e natës dhe shtypjes shekullore, në thellësinë e së cilës kaloi njeriu i varfër fshatar, që u dogj parreshtur, si shpend i verbër në dashurinë për dije e për dinjitet. E sot, u shua krijuesi, që me baltën e tokës dhe trupit të njeriut, i dha frymë ngjizjes të shpirtit kombëtar e social të shqiptarit.
Dritëro Agolli nuk është thjesht një poet. Ai është shëmbëlltyra e një epoke, që vdes bashkë me vdekjen e tij. Në sytë e në zemrën e patriarkut të madh të letrave moderne shqipe, lanë gjurmë ngjarje të mëdha historike të shekullit të XX-të. Dritëroi, djaloshi devolli, që në moshën 9-vjeçare u rreshtua në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare si korrier i çetave partizane. Pastaj, pas çlirimit, vazhdoi studimet në gjimnazin e Gjirokrastrës ku zuri shoqëri, si dy vjershëtarë të rinj, me Ismail Kadarenë. Studimet e larta i kreu për Letërsi në Leningrad.
Puna artistike e Dritëro Agollit është habitat i paçmueshëm jo vetëm në letërsi ku lëvroi poezinë, poemën, dramën, romanin, këngën e kinematografinë, por edhe në histori, sociologji dhe antropologji. Sepse, siç e thamë më sipër, ai është bardi, kalimtari dhe kënduesi i kohërave. Dritëroi shpreh kapërcimet e mëdha shoqërore të modernitetit tonë, ku biri i fshatarit u bë qytetari i ri, dhe qytetari intelektual i shpresës për barazi midis njerëzve. Mirëpo, poeti ynë, biri i një babai të këputur që gëzohej nëpër fshat me vjershat e djalit të tij, pavarësisht lartësimit të shpejtë në majat e jetës mondane dhe kokëçarëse kryeqytetase, nuk e harroi kurrë baltën e bukës e bukurisë fshatare. “…dhe bart në kurriz një premtim/ të dhënë gjyshërve të mundur” është jo më kot një ndër vargjet më përmasor të tij, ku paraqitet si letrar i angazhuar me qëllime të mëdha sociale mbi supe.
Në vitin 1958 publikoi përmbledhjen e parë poetike “Në rrugë dolla”, një publikim i motivuar prej letërsisë kombëtare, e që i ndryshoi rrënjësisht rrjedhën e jetës. Është e kotë të përmendim ato qindra poezi të tjera, të shkruara me gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, me në qendër njeriun dhe mësimet e mëdha të dashurisë njerëzore. Ama ia vlen të ndalemi në çaste të caktuara të veprimtarisë letrare dhe politike, të lidhura fort me njëra-tjetrën.
Si letrar, hapat e parë të suksesit i hodhi me romanin “Komisari Memo”, ku përkundër kritikave të shumta si letërsi partiake e realizmit socialist, portretizon Luftën Nacional-Çlirimtare në një tjetër këndvështrim, si luftë e djalosharëve të shkujdesur, që nuk nuk i binden autoritetit të brezave dhe bien si të marrë në dashuri me çupat dhe lirinë. Poema “Nëna Shqipëri” është po ashtu një krijim monumental, një narrativë e madhe nacionale, një homerizëm modern, ku djaloshi i këndon mëmëdheut me një dashuri mëmësore: “më lër të bie në prehërin tënd të ngrohtë/ o hallemadhja ime shekullore/ të puth duart e tua më të mirat në botë/ i ngazëllyer të hesht me heshtje foshnjore”.
Dy vepra të tjera letrare të mëdha të shkrimtarit janë “Zhurma e erërave të dikurshme” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. I pari u prit me pakënaqësi të mëdha në mesin e burokratëve të kohës, ngaqë përpiqet të portretizojë njeriun ashtu siç është, i trazuar së brëndshmi dhe jashtë skemave zyrtare të letërsisë, në çastin kur i rezistonte burokratizimit të mëtejshëm të jetës shoqërore. Kjo çoi edhe në ndalimin e romanit. Ndërkohë, vepra e tij e madhe, kulmi i krijimit kritik letrar “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo”, tregon karakterin grotesk të burokratit që i dha fund ëndrrës për një shoqëri të drejtë e të lumtur. “Shoku Zylo”, sipas autoriteteve të kohës, sado që pat pakënaqësira të mëdha, guxoi të lakuriqësonte burokracinë si kastë e rehatur në privilegje dhe pa lidhje me jetën shoqërore. Një vepër që trashëgon universalitet dhe që kritikon karakterin e korruptuar e qesharak të burokratit në çdo kohë.
Dritëroi i ka kënduar edhe dashurisë, brezave, natyrës, kafshëve, vetmisë, dëshpërimit, varfërisë, tjetërsimit të njeriut demokratik, amaneteve, kujtesës, pasigurisë së kohërave, djallëzisë politike, kaosit, qejfit dhe çdo teme tjetër me të cilën u përsiat në zhytjen e tij në kohë dhe shpirtin e njeriut. Ikja e Dritëroit, këtij letrari dhe mendimtari të majtë, sado e kuptueshme racionalisht, shpirtërisht është një humbje e madhe për ndërgjegjen tonë. Sidomos për aktualitetin letrar të rënë në krizën e shterpësisë postmoderne, por edhe për mendimin e majtë, që partia në pushtet e ka tradhëtuar me çdo mjet dhe mënyrë.
Shko, Dritëro, shko! Tretu në baltën e errët të materies të tokës tënde të dashur, ku me siguri, fjala dhe puna jote, ashtu si e çdo njeriu tjetër, do të ndriçojë fort në të ardhmen. Prandaj nuk të themi lamtumirë. Sepse fjala jote do të lëvrojë bukuri dhe ëndrra për ne, brezat në vazhdim. Lavdi për veprën dhe kujtimin tënd!

2 Likes

ti kapo je penduar qe i sherbeve komunizmit apo akoma

keqardhje te lexosh kur figura e tij reduktohet si associjim i varferise dhe baltes.
Vertet qe ai shpreh nje lidhje te vecante me token, natyren. por kur shkroi per fshatarin, i veshtroi ata si njerez me aspiraten per te rene, per te ndryshuar te ardhmen. Emancipimi eshte cfare rroku vepra e tij. Dhe ato jane te lidhura me epoken dhe vendin ku jetoi.
Toka do ta kete mirepritur Driteroin sepse ai pati nje marredhenie sh. te mire me te.

1 Like

Po perse duhet te kerkonte falje? I beri ai krimet ne komunizem?

1 Like

Dritëro Agolli ishte nje shkrimtar që 90 për qind të veprës së tij e ka banale, sepse e vuri në shërbim të propagandës së regjimit criminal komunist.shkrun M.Marku
Askush nuk e tha një fjalë për angazhimin e tij në mitizimin e një diktatori dhe të shtetit të tij kriminal. Dritëro Agolli mund të ketë qenë burrë i këndshëm, e madje edhe zemërmirë si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, por ai ka qenë kryetar i një institucioni që në piramidën e krimeve të kryera nga komunizmi ka pjesën e vet.
Marie Poradeci shkruan se ishte pikërisht Dritëro Agolli, në atë kohë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, që nuk ka pranuar që trupi i babit të saj Lasgush Poradeci të vendosej në Shtëpinë e Kulturës, ku mund t’i jepte lamtumirën e fundit i gjithë qyteti i tij.

Ne fakt edhe Llalla u ankua pse nuk iu dha vize per te pare djalin e porsalindur ne usa.

llumi sjell llum. Asgje jashte normales se peshkut.

2 Likes

Shoku zylo u shkrua nga driteroi per tu tallur me dike ne lidhjen e shkrimtareve e jo per te perqeshut burokracine komuniste.

Alba, te betohem qe edhe Kiarostami e realizoi “Close Up” pasi lexoi në nje qoshke të nje gazete të perditshme se nje kinofil varfanjak i marrosur pas filmave të Makmalbafit, nje regjizori të famshem iranian, u denua nga nje gjykate pasi ishte hequr sikur ishte regjizori në fjale tek nje familje shume e pasur iraniane, duke u krefur atyre… 50$ !

1 Like

Me kete do te thuash qe Kapo eshte llum?Nuk jam dakord.Kapo eshte bartesi i llumit,ose po ta kalojme metaforen te dicka e ngjashme me llumin,Kapo eshte si ai boti i Komunales dikur qe transportonte m…

1 Like

te nderuar bashkebisedues, bashkepatriote dhe bashkedhjeres, meqe dhisni pa pushim si bythe turtulli, jeni te lutur te dhisni ne gropen septike perkatese qe te mos vije shume ere kake ne eter:

Ai ka shkruar qindra poezi, e romane por kjo per Dullen eshte ma kryevepra

“Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë

Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!

Zemrën time do ta nxirrja jashtë

Të ta jepja ty me ngazëllim!

Po pse o Kapo,ta bejme hasha Komandantin thua ti

1 Like

Po ma kryevepra asht kjo

1 Like

Nuk jam fans i Driteroit. Poezite e tij per mua kane qene ta them ja ashtu, cka…Po nuk e njihja kete anen e erret te tij. Po megjithate cfare i ngelej robit ne ato vite per te bere? Po te dilte kunder sistemit do masakroheshe, po ti mos beje lajka nuk kishe mundesi karrieriste. Zgjidh e merr.

1 Like

Gjykuar nga pikpamja ekzistencjale dhe esencjale, dmth pa konsideruar ex cathedra sistemet demokraci dhe komunizem (ose fashizem, dmth ne pergjithsi totalitarizem), asgje nuk ka ndryshuar ne qendrimet e njerzve. Dritero dhe Kadare benin komunistin njesoj si Pirandellua dhe karporal Pellegrini benin fashistin, dhe po njesoj si peshqit dhe te gjithet llojet e kafsheve bejne demokratin ham-hum ne kopshtin zoologjik te sotem, pa dyshuar dhe pa dash me dit se e sotmja eshte nje tjeter varjant haleje (dhe ndoshta me keq), qe nje dite do te marre fund siç kane marre fund si shoqet te tjera me pare.

Ne thelb s’ka ndryshu asgje, perderisa njerzit ne thelb nuk ndryshojne asgje, e te gjithe energjite i hargjojne per artin e pershtatjes (ta shpjegon profesoresha Bleta ex cathedra me darvinizem kanadez). Dmth jemi qe jemi ne kete situate qe nuk varet prej nesh, çfardo qofte sistemi, çi qi tom, shofim te perfitojme ndonje gje, po nuk rrodhi do pikoje!

Me e nyta eshte se shumica e deshmive te asaj kohe jane totalisht false, jo vetem te interesuara politikisht, por edhe per arsyen se mekanizmi i kujteses kushtezohet nga ndergjegja, morali, ndjenja e fajit etj, eliminojne pikerisht thene sa me lart, faktin e qenies te sensit indiferent deri ne kriminalitet te te perditeshmes, mungesen e çdo perspektive, e çdo sensibiliteti tjeter pertej “reales”. Dhe ç’eshte me e nyte eshte se edhe statusi i disidentit vuante ne thelb nga nje gjendje e tille qe i kundervihej Lej Fenit nepermjet te Huajit te Kamyse bjeri me dore, ose me gishtin e komes, O Qemolo! Ne thelb nuk kishte asgje politike, por tmerrsisht ordinere, biles kriminale ordinere. Ti flet per opsjonin e masakrimit, qe eshte nje prej rezultateve te ralla ne bangen e te akuzuarve nga gjyqi i popullit, por masakra e vertete ishte e perditeshme dhe automasaker, sepse eshte “harruar” qe njerzit benin si te çmendur - njesoj si sot - per te zene nje pozite, jo me Kryetar i Lidhjes Shkrimtareve, por thjeshte magazinjer qe ka ne dore mall qe nuk gjendej ne pazar. Ti thua qe ishte e frikeshme te kundeshtoje sistemin, po pse nuk ishte e frikeshme te lepije kaken e sistemit brenda nje Benxi te zi me perde?

I vetmi artistllek jo-ordiner eshte gjendja bipolare (shyqyr zotit dy fele) i te qenurit njekohesisht xhelat dhe viktime, kjo del qarte ne figurat e perfolura dritero-ismail, qe here pas here e kan pare llahtarine qe hapej gremine poshte kembeve te tyre ne lartesine ku ishin ngritur si kryemagazinjere te letersise.

3 Likes