Shuhet Dritero Agolli

Falemneres Pjeter per zemren, e bera edhe une nje shkrim i shtrire ne shtrat me pizhame.

Ti e ke koken plot dhe pozicioni i trupit nuk te ndikon ne ate qe shkrun,dicka tjeter te munon. Te duket vetja ktu ne peshk, si ai shkrimtari qe u dergohej per me fol per letersine kooperativisteve. Po s’duhen shkeput lidhjet me bazen.

http://www.gazetatema.net/web/2017/02/05/cu-be-shkollari-dritero/
Bravo Edvin Kridaqi !

Agolli iku dhe mori me vete edhe poemat e tij

Dritëroi kaloi përtej në botën tjetër dhe te Pallati i Kongreseve qoka mortore e qeverisë socialiste është e stërmadhe. E bujshme dhe e potershme.

Mirëpo, “poetët” zakonisht ikin në heshtje nga kjo botë e korruptuar dhe të shpërfillur nga shoqëria e ditës, sepse “Poeti” është rrebel dhe neverit maskarenjtë dhe maskarallëqet e të pushtetshmëve.

Të pushtetshmit hedhin gurë apo plumba mbi poetët, ndërsa historia lule dhe copëza përjetësie.

Duke bërë këtë ceremonial shtetëror mbi Agollin, në të vërtetë nomenklatura post-komuniste shqiptare, deklamon respekt të madh dhe një mesazh që cilido poet nuk do ta donte, se: “Agolli është i yni!”

Dhe kjo është e vërtetë, ai ishte dhe mbeti si edhe thoshte kritiku sovjetik stalinist Zhdanov, e më pas edhe Enveri ndër Pleniume: “Një ndihmës i Partisë në edukimin revolucionar të masave!”

Dhe Partia e sotme apo post-partia e Punës, po i bën respektin shtetëror “ndihmësit” të saj, që e ndihmoi në të dy kohët. Gjatë socializmit kriminal shqiptar dhe gjatë lodrës demokratike që erdhi më pas, në mënyrën më rufjane dhe mashtruese.
Dhe tani, ish komunistët e rremë dhe post-komunistët, janë ca pasanikë të paparë dhe pushtet mbajtës të përjetshëm, pa pikë lidhje me 10 cilësitë e komunistit.

Agolli ishte një vjershëtar i ndjeshëm dhe pa dyshim me talent, por jetoi dhe punoi një jetë të këndëshme dhe pa telashe, në shërbim të nomenklaturës dhe të post-komunizmit.

Vjershat e tija që do të mbijetojnë, do të jenë pikërisht ca lirika të shkurtëra, të qëndisura në avujt e pijes së fortë Devollite, krejt pa lidhje me Partinë dhe socializmin kriminal shqiptar, për të cilin ai shërbeu me devotshmëri të lartë.

Gjithësesi, Agolli, në takimet që do të ketë në Botën Tjetër, do të kuptojë edhe ay, se e vërteta është një tjetër dhe ajo që ai shkroi në më të shumtën e vet, kishte të pavërteta të mëdha…A.ZH

Nje njeri qe me vargjet e tij popullore ndikoi pak apo shume tek lexuesi i tij! Ndaj dhe mbetet poeti popullor me i mire shqiptar! Ca e kane meri dhe ca e respektojne edhe pa e pas lexuar! Thjesht ngaqe ai nuk doli me shpate te luftonte Enver hoxhen! Thjesht se ai i thuri vargje socializmit! Mirpo ato qe do mbeten jane vargjet e tij apolitike! Ndersa per prozen e tij dyshoj se mund te mbetet dicka ne shekuj! I qofte dheu i lehte!

** …shkollari Dritero …**

:star:

teksti: D. Agolli:
https://www.youtube.com/watch?v=qXk8fD9I3Qw

Ç’u bë shkollari Dritëro…

“Ç’u bë shkollari Dritëro me bojë në duar
E me penë të thyer në xhep?
Ç’u bë admiruesi i zogjve krahëshkruar,
Që i ndiqte nga lisi në lis, nga plepi në plep?
Po ikim. Po të tjerëve do t’u lëmë Të paktën një tregim, a një varg,
Që mos skuqen kur në raft t’i vënë
E kur t’i shfletojnë në dhomë a në park…”

I është drejtuar vdekjes shpeshherë dhe me ‘ti’ e jo rrallë me qesëndi Dritëroi, ustai i vjershërimit njësh me tokën. Qysh se e kam parë në djalërinë time, më ka ngjarë si i sapozbritur nga diku larg, lart, prej një vreshti të fshehur mes maleve; si i huaj futur mes lustrave dhe luspave të qytetit. E gjithnjë ajo qenia e tij e largët, që jetonte brenda personazhit qendror në jetën tonë publike dhe shfaqej hera – herës përmes vargjesh rrëqethëse, më është dukur mua më e afërt se sa personazhi që nderohet sot.

Prandaj po të mos më shtrëngonte detyra, do t’i bëja bisht kësaj ceremonie dhe sëkëlldisë së madhe të të qenit këtu, pjesë e lustrave dhe luspave të qytetit; ku siç ndodh gjithnjë, kur vdes dikush që meriton një nderim të posaçëm, më të dukurit rreshtohen për t’i thënë vdekjes se ky dikushi na përket neve e jo ty!

Sëkëlldia ma sjell mu afër, para syve, atë dikushin e madh, të kyçur në atë arkë, me atë kreshtën e bardhe, fytyrën e rrahur nga të gjitha erërat, një gotë në dorë dhe sytë që sikur më thonë, ore ç’po thua(?), ç’është kjo mbledhje ku jeni mbledhur të fisni mirë për mua(?)
Thashë njëherë të mjaftohesha duke lexuar vjedhurazi prej fjalëve të tij, veç këto fjalë:

“Mbylle sytë ndaj të gdhirë
Dhe pranë vatrës prushin le dhe flakën,
Çibukun dhe duhanin e papirë…
Dhe ne lexojmë ndër nekrologjitë,
Rrethuar me korniza emrin tënd,
Dhe heshtim, veç heshtim…”

Po as këtë s’munda ta bëj dhe ja, ne këtu, veç flasim e flasim, për Dritëroin që ka ikur përgjithnjë, pasi i tha që të gjitha.
Por sidoqoftë është këtu Sadija. Mua më dukej, gjithnjë e më shpesh në rrugën e takimeve tona fare të rralla, Dritëroi, sikur jetonte në një dehje përfundimtare; duke u mbajtur me njërin krah tek Sadija dhe me tjetrin tek Vdekja.
Më ngjante se të parës, gruas, i ishte një dashnor besnikërisht i paepur, të dytës, Vdekjes, i luante syrin, duke i bërë me shenjë nga gruaja, si justifikim pse nuk vendoste ende t’i hidhej në krah…

“E dashur Sadije,
Të dua si jetën time, madje edhe më shumë
Dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti të jetosh
Unë edhe i vdekur do të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde
Megjithëse kjo buzëqeshje, brenda errësirës së varrit nuk duket
Por unë do të bëj të pamundurën, qoftë edhe me anën e një fluture, që do të dalë nga kockat e mia.”

Kështu e shkruajti dhe tamam kështu e bëri. La gruan dhe iku me vdekjen, ndryshe s’kishte si të ndodhte. Iku me të dytën, për të mos humbur të parën.
Në fakt, kjo ikja e Dritëroit, i cili, siç e thashë, kryekreje më është ngulitur kahera si një i sapozbritur nga diku larg, lart, prej një vreshti të fshehur mes maleve, është si një kthim përfundimtar për andej nga erdhi dhe ku gjithnjë dukej sikur donte të ikte, teksa jepte e merrte, një jetë të tërë, me rrëmujat e rrëmetet e qytetit.

“O toka ime që të lërova e të thura këngë,
Që të kam dashur plisin dhe barin,
Që të kam fshirë me duar, me mëngë,
Në ç’vend ma le varrin?
Më mirë ma bëj diku në një brazdë,
Apo larg mbi përrua ndofta,
Mbi mua të tundë bishtin e saj një laraskë,
Duke më sjellë lajme nga bota,
Nga bota që e pata të mbyllur sa rrojta,
E kyçur dera, me lloze porta…”

E pikërisht këtu, në këtë sallë, Dritëroi ka dhënë ndoshta shfaqjen më emocionuese të ndarjes së tij të brendshme, të jetës së tij të ndarë, çështjes së vet…mes këtej e andej, portës së kyçur me lloze.
Qenia e tij, e jetuar për vite e vite në kontradiktën dramatike, mes robit të natyrës që i kishte dhuruar bujarisht fuqinë e një talenti të madh dhe personazhit robërues të skenës publike në një kohe kolere për lirinë, lëshoi këtu, mbi këtë skenë, 26 vjet më parë, një klithëm historike që e shpërtheu mu përpara syve të të gjithë botës, llozin më të rëndë të asaj porte: Partinë e Punës së Shqipërisë!

Ai lloz i rëndë ra dhe shtëpia e atyre që ëndërruan e luftuan për një botë të re, të kthyer në pengje të ëndrrës së tyre të bërë makth, u shpërbë, por jeta e Dritëroit vijoi të mbetet e ndarë, nga porta mes personazhit të famshëm, që qytetin me lustrat e me luspat e njerëzve e jetonte si stacion të rrëmujshëm tranziti, ku brengën e vriste duke ngritur dolli e qesëndisur mençurisht personazhet rrotull bashkë me veten e tij dhe njeriut thellë brenda vetes që gëzimin e derdhte në rrëketë e vargjeve që e kthenin tutje, në thellësinë e virgjër të atdheut; për të cilin ai thoshte:

“E ndjej në çdo qelizë të indit të tokës sime,
E në çdo molekulë të ujrave që më lajnë,
E në çdo fërfërimë ere e frymë suferine,
E në çdo copë qielli që malet mbi kokë e mbajnë.”

Një brengë thuajse e pangushëllueshme, e mbante gozhduar thellë mes të dyjave, dhe unë besoj se tek vdekja ai shihte të vetmen mundësi për t’u kthyer në parajsën e natyrës, ku ishte lindur mes

“fshatarëve që u mblodhën,
Faqet e parruara i ulën mbi mua
Dhe thanë: Shumë ara do lërosh ti
Dhe shumë ujë do pish në krua…

Vitet që iknin vetëm e thellonin atë brengë, siç e përshkruante mrekullisht ai vetë:

“S’jam ëndërrues i krisur i viteve që ikën,
Veç sonte më ka pushtuar një mall.
Ç’u bë ai çuni i vogël që mbante në brez thikën,
Që gdhendte shkopinj thane në mal?”

Nuk e di vërtetë çfarë arrita të them dot deri këtu dhe as nëse gjithë sa thashë, i dhanë ndopak kuptim të folurës sime duke zbatuar detyrën që ma ndalonte heshtjen. Por me siguri as nuk thashë e as nuk desha të them ndonjë gjë të madhe, për personazhin hijerëndë të Dritëroit në skenën e ngatërruar të jetës shqiptare të kaq shumë viteve.

Desha thjesht të lidh ca fjalë për të nderuar njeriun që jetonte brenda personazhit të tij dhe që, hera – herës, shfaqej mahnitshëm, përmes vargjesh xixëlluese, të cilat ngjajnë si pluhur yjesh mbi lumin e plot letrave monotone shqipe; apo shfaqej thjesht fort njerëzishëm kur i afrohesha pranë tavolinës, ku mbante Sadijen në krah e gotën e rakisë përpara, që thoshte se nuk e pinte më.
Do ta mbaj mend gjithmonë, pikërisht në atë pozicion, ulur në verandën e një hoteli në Pogradec, ku më tha, “dëshira ime më e madhe në këtë jetë është të fle dhe sapo hap sytë, jam i mbërthyer nga kjo dëshirë kaq e madhe”.

Jam i bindur që të tjerët thanë e do të thonë këtu e në të ardhmen, gjëra shumë më të rëndësishme për ta përshkruar jetën e veprën e Dritëro Agollit, se sa fjalët që mund të them unë për Dritëroin.

Por duke i dhënë atij përulësisht lamtumirën, bashkë me ndjesën që po ia shqetësojmë gjumin e fortdëshiruar, dua t’ju lexoj përkufizimin më të pakonkurrueshëm në vërtetësi, që është bërë apo do të bëhet ndonjëherë, lidhur me jetën e me veprën e tij. E ka shkruar Dritëro Agolli për këtë ceremoni:

“Përjetësisht këtu fle Dritëroi
Me etrit, gjyshërit dhe shokët pranë.
Të mira bëri pak gjersa jetoi,
Më tepër mund të bënte, po s’e lanë.”

*Edi Rama - Fjala e lamtumirës në homazhin kombëtar për shkrimtarin Dritëro Agolli

Nashi Bibla e kaurit e thote e zeza ne te bardhe : judge not that ye not be judged .po ishte kamunist dhe I kendoi kamunismes e si pasoje 95% e vepres se tij qe tani eshte e palexueshme por u tregua i ndercem pas kamunismes .tha : besova me sinqeritet por ajo rruge doli kabim …dhe njerezia e lane Te qete.de mortuis nis nili bonum thote latini.

vepra e Agollit eshte e perjetshme, po kur ne ditet e sodit kemi Trump qe sy per sy thote “faktet jam une” e nderkohe s’ka dot nje intelektual a nje autoritet te ditur t’ia mbledhe atij gangsteri, eshte ironi te diskutosh te verteten e shekullit qe shkoi. Ajo eshte vendosur tashme.

Wow.
Agolli, Trumpi
Wow :smile:

…po mire o albo se po na del edhe ti gjysem kuqalash tani,…nuk paska aq pergjegjesi ky shkollari sa minimumi te kerkoj falje per denimet propogandistike qe ka bere LShSh nga 73-92 kur I shkolluari ishte kryetar dhe u denuan apo u vrane dhjetra shkrimtare vetem se mendonin ndryshe
Visar Zhit 1980 10 vjete burg.
Vilson Blloshmi e GENC LEKA, poet u pushkatua mesnatën e 17 korrikut të vitit 1977
Havzi Nela varet ne litar ne1988

Ishte diktature o kapo xhani .lidhja e shkrimtareve pavaresisht lavdeve qe I thurreshin ishte organizate formale pa peshe si psh fronti , bashkimi I rinise etj .Ishte nje histeri gjakatare e inicuar nga dulle djegesi qe kishte ndersyer organet e sigurimit e te puneve te perbrendshme si langoj gjahu e te gjithe perpiqeshin te shpetonin koken e tyre .eshte kollaj te flasesh nga pozitat e 2017 e te akuzosh te tjeret per mungese trimerie kur vete s’te ka mbajtur bitha te luftosh drogen mafien e korrupsionin e sotem.pastaj me duket njecike si ligesi ti ngarkoc varjen e havzi neles dritero agollit qe s’kishte pune fare me te .ai u arratis nga vendi internimit dhe u strehua tek kushrinjte e tij te pare te cilet e spiunuan ne polici.kur polici vete ne shtepine ku ky ishte strehuar , me armen qe kishte ne perpjekje per te vrare veten pa dashje qellon ne nofull policin .ky u konsiderua akt terrorist per te cilin iu be gjyq I hapur dhe nen thirrjet entuziaste te bashkeqytetareve kuksiane (qe jane pd iste te thekur nashi) "te varet ", “te varet” u denua me varje.driteroi s’ka pune fare ne kete muhabet .per visar zhitin e ketu historine e tij te denimit
http://arkivi.peshkupauje.com/2012/03/visar-zhiti-sjellja-e-kadarese-dhe-agollit-kur-me-0

Driteroi eshte fajtor per krimet e diktatures, po aq sa jane fajtore adminet e faqes per krimet e Zeqos kunder Korrikses.

Pastaj,Havzi Nelen e pushkatoi Kristaqi, i ati i te birit,apo jo?

Jeni bo te gjithe kritike letersie mo vella a moter.Ai bojaxhiu thote shkrimtar tipik i realizmit socialist (ve bast as e njeh mire as vepren e Driteroit,as edhe socrealizmin),ti tani po thua 95 per qind i kendoi komunizmes. E para,Driteroi gati gjysmen e krijimtarise e pati pas ardhjes se mender “demokracise shqiptare”.Po edhe po ta kesh fjalen per veprat gjate komunizmit. Bej nje pune po munde,merr ta zeme nje permbledhje me poezi nga ato te parat te Driteroit dhe na sill,nga 50 poezi ta themi,47 qe “i kendojne komunismes”.Per ju edhe ti kendoje,ta zeme,deles a barit,do thoni qe i kendoi komunismes,se jane dele a bar komunist,derisa kane pasur fatin e keq te rriten ne arat a vathat e komunismes.Poet i tokes,e ka quajtur Elsie Driteroin,dhe toka ishte me pak “komuniste” se fabrikat e kantieret.Jo me kot pelqente e perktheu Bernsin dhe u ndikua prej tij.Keshtu qe mund ta quash njefare poeti lirik a romantik.Edhe ne proze nuk mund ta quash “shkrimtar tipik i realizmit socialist”,sic e quajti bojaxhiu.Lexo pak vleresimet e kritikes se huaj.Por edhe te jesh shkrimtar i realizmit socialist,nuk do te thote se je automatikisht “shkrimtar i vogel”.Molieri shkroi ne nje metode po aq te ngurte si socrealizmi dhe eshte Molier.Keto gjykimet jashteletrare jane pune tjeter pastaj.

nene shqiperi dhe komisari memo ishin veprat e tij kriesore gjate kamunismes shkabe.per keto vleresohej atehere .me thuaj mua kush ka lojtur nga fiqiri sot pervec teje qe te kendoje “komisari memo”?“shkelqimi dhe renia e shokut zylo” ishte nje veper periferike e krijimtarise se tij ,te cilen e shkroi per tu tallur me dike aty ne lidhje por qe pas renies se sistemit e interpretuan sikur e kish shkruar per tu tallur me burokracine e kohes .ky liber dhe ca vjersha lirike jane ato per te cilat do kujtonet si shkrimtar.

Per mu kish me shume integritet e disidence se sa gjithe antikomunistet e sotem qe akuzojne shaluar. Pati guximin ta kritikoje sistemin nga brenda dhe te perqafoje idealizmen.

2 Likes