Shuhet Dritero Agolli

http://www.lyrics.al/dritero-agolli/poezi-104664.php

per mua kjo eshte kryevepra e Dritoro-se!

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, nje nga romanet perle te Driteroit. Ypi, skicofreni pervers volli vrrer per Driteroin, a thua se ay ishte vete Enveri.

https://www.shqiperia.com/Shkelqimi-dhe-Renia-e-Shokut-Zylo-(fragment).767/

https://www.scribd.com/doc/253207639/Shkelqimi-Dhe-Renia-e-Shokut-Zylo

1 Like

Për të gjithë ju qe ma caplyet fb për Agollin!

Shkurt dhe pak do flas. Ka qenë viti 1976 kur Nadire Blloshmi (nëna e Vilson Blloshmit) dhe Nergjize Leka (Nëna e Genc Lekës), u nisën nga Berzeshta për në Tiranë, djemte e tyre ishin arrestuar dhe pretenca në Tiranë i kishte dënuar me vdekje. U nisën për të takuar Enver Hoxhën. Pasi mbërritën tek shtëpia e diktatorit, një ushtar i largoi me dhunë. Nuk u lejuan të takoheshin me kriminelin Enver Hoxha. Atë ditë në shërbim ka qenë dhe Petrit Kola, që ju ka thënë.
-Përse keni ardhur këtu moj nëna?
-Na kanë arrestuar djemtë, morem vesh se i kanë dënuar me vdekje.
-Po çfarë kanë bere qe janë dënuar me vdekje?
-Lexojnë libra, shkruajnë vjersha, ku dimë ne te shkretat, ju përgjigjen nënat e Vilsonit e Gencit.
-Dëgjoni mua, shkoni takoni Dritero Agollin një herë, se flitet se ka ndihmuar njerëz ju drejtua Petriti, time gjyshje dhe nënë gjiskes (ashtu i thonin të gjithë, nënë gjiske).
Të dyja nënat gjetën godinën e lidhjes së shkrimtarëve, dhe pyeten për Driteroin. Pasi u afrua (kurrmote era raki e thonte shpesh ime gjyshe këtë frazë)
-He moj të uruara çfarë keni? Çfarë doni?
-Na kanë dënuar djemtë shoku Dritero, na ndihmo.
-E pse i kanë dënuar?
Sepse lexojnë libra, shkruajnë vjersha, ja kështu si ti shoku Dritero. Të lutem na ndihmo. Agolli ju drejtua gjyshes time duke i thënë jam njohur me dosjen e tyre, ata nuk duan, realizmin socialist, nuk duan lopën, kecin, pulën, nuk duan nene parti me shokun Enver në krye. Kështu që nuk ju ndihmoj dot.
Kjo ka qenë një bisedë e vërtetë midis time gjyshje dhe nënë gjiskes, me Agollin. Ime gjyshe deri sa mbylli sytë e kujtonte këtë bisedë dhe thoshte. Sikur ai të kishte thënë një fjalë Vilsoni nënës do ishte gjallë.
Me mjafton kjo bisedë te mos e dua Agollin. Por me mjafton ajo që ai i shkroi diktaturës dhe diktatorit ta urrej Agollin. E pse sepse ai i shkroi diktatorit kurse diktatori ne familjen time bëri.
1-Azis Blloshmi pushkatuar në 26.10.1944.
2-Haki Blloshmi pushkatuar në 07.03.1944
3-Shefqet Blloshmi pushkatuar në 07.03.1944
4-Osman Blloshmi pushkatuar në 07.03.1944
5-Hasan Blloshmi vdes në burg 1982
6-Vilson Blloshmi pushkatuar në 17.07.1977
7-Sami Blloshmi 15 vjet burg.
8-Bedri Blloshmi 20 vjet burg.
9-Hyesn Blloshmi pushkatuar në 14.5.1948.
10-Hajadar Blloshmi pushkatuar në 14.5.1948.
Pra mos me kritikoni pse nuk dua dikë që i ka kënduar dhe shkuar një krimineli si Enver Hoxha.

Ilirjan Blloshmi

2 Likes

teksti: D. Agolli

https://www.youtube.com/watch?v=7uMXI_EracI

teksti ??

cmimi 3te Festivali 11, teksti D. Agolli

https://www.youtube.com/watch?v=sXC_WaN2fYs

ne pergjigje te vleresimit qe i beri Dranja analizes letrare nga mesuesja per “Shkelqimin e renien e shokut Zylo”,

permbledhja didaktike ishte si nje veper ne miniature. E nis t’i hedhesh nje sy me dyshim prej kufizimit qe mund te imponoje epoka, por e perfundon duke qeshur :slight_smile:

Sa per historine e te denuareve sjelle nga Kapo, e tepert te thuash qe ngjan me vizen mohuar Llalles nga ambasada usa.

Admine, a nuk eshte koha te mbyllet kjo teme?

Modestisht.

1 Like