Si duket Shqipëria në sytë e të huajve?

Shiko se ndoshta nje pilaf me leng fasule dhe nje qofte mund te kushtoje 2-3 €. Ka njerez qe bejne turizem aventure, nje çante shpine, udhetojne me linja publike, flene ne nje dhome me dy tre krevate dhe me te panjohur. Mendje mendje kjo dynja :wink:

Po flisja me familjen tani se kane levizur ne apartament te ri. "Ke keni komshinj?"i pyes. Ndonjerin qe njoh? Jo tha, nga gjithe pallati 3 familje jane shqiptare dhe njera e ka per ta dhene me qera, nuk rri vete. Te tjeret jane italiane, norvegjeze, franceze.

Bereqavers, pacim gjithmone, pacim gjithmone, ta terheqin kemben zvarre e mbase sjellin te tjere.

1 Like

Kta qe thu ti jan adoleshent qe Bredhin me cante shpine …jane sportiv…por kur vjen week-end e djegin ene ata.
Po Pjerini jon duhet ta dije mire qe Pezzogrossot njifen ne vende te Spikatura e jo tek Qoftexhiu i kryeqzimit.

Pjerini nese do te kapi Pezzogrossot Shqiptar te mbertheje Bradin per qafe e ta coje tek Strofulla e Ariut, ku nje patate e skuqme te shko 7 evro dhe do ket fatin me taku Buall Mavrine a Kaptinmodhin e Monique…Aty mund te zgjidhet edhe problemi esencial i Peshkut, sepse VQ do te fluturoje prej Librarive si Hot Cake…dhe Peshku pa uje do bjere ne Monotoni.
Po ti Shkrimtar i modh …do me i shit Elitave VQ…dhe promovon Ngopje me 3 evro vakti? Pse mer Mol Kadarja 3 evro harxho per vak ne Shqypnie?Shifi ti LIbrat e Molit e VQ e Pjerinit…
Une po e ndihmoj, Bradi ti dali zot e ta coj tek Strofulla e Ariut ku Pezzogrosot ferkojne brrylat me njoni tjetrin

Nuk e di a ke qene i azhornuar kohet e fundit po Bradi ka kohe qe shmanget nga keto takimet. Biles mua dhe Bredhit kur ishim heren e fundit ne brks na e tha si keshille/advise. Larg…tha, larg nga Lügner-at !

1 Like

He se de o flas une Bradit se mu nuk ma prish…a e meno…qe Bradi tu e lidh me pezzogrossot Shqiptar zgjidh problemin madhor te Peshkut…sdo kete mo asnji VQ ne raft…FINI…

Ti tani po na e hedh kshu si me spond qe do me shit apt.tend :joy:. Shaka shaka.

Po sigurisht qe do shesi apartementin e tij sa eshte ne kohe…para se nje pallat me i larte tja bllokoje pamjen nga Dajti bashke me freskun…
Po te jemi serioze e brenda temes…Italioni qe eshte shkasacazzo thote qe burre e grua ne Shqiperi harxhon all inclusive…jo nga operatori por nga vedi 2000 evro per 10-11 dite, ka shtuar disa kg peshe dhe eshte me mire se shume zona te Italise…ka shkuar 3 vjet rradhas…Eh mer Ralf Gjoni mer Hamza qe deklaron qe Greqia eshte me e lire Se shqiperia

Aman se kane mbetur pa shitur dhe ca :smile:

Ne fakt m’u be qejfi qe shoh kete lloj integrimi, per mendimin tim keto lloj levizjesh migratore bejne me shume per heqjen e imazhit te keq te shqiptareve dhe Shqiperise apo edhe “zbutjen” e shqiptareve sesa cdo lloj perpjekje tjeter.
Norvegjezet vijne deri ne Korfuz me 45€ bilete avioni dhe trageti nga Korfuzi ju kushton 50€ dhe ju duket shtrenjte. Kur te hapet ai aeropotrti I Vrionit dhe per nja 2 vjet vuuuu Saranda me norvegjeze :smiley:

Tironco, u kenaqa me vidiot qe kishe sjelle ketu, sikunder dhe me komentet. Per pjeshken qe me rekomandon, ti e di qe plaku, nuk eshte me i ri, e si rrjedhim, luli nuk rri vigjilent gjith diten siç rrinte kur ishte i ri :grin:
Se e shajne Palloshin nga Aneta, une nuk bohem shume merak , se sa bohem per rradhet e gjata qe sjellin thyerjen/pezmatimin e pare te turistit (vendas apo i huaj).

1 Like

Nje pilaf me 1 qofte kushton 0;60-0,70 cent vlonjato, 2-3 euro kushton ne lokalin me lluksoz ne Shqiperi. Nje pilaf kudo kushton 50-70 leke. Ne lokalet lluksoze kushton 100 leke, 0,75-0,80 cent. Nje sufllaqe apo doner, kudo, kushton 120-150 leke, qe i thone 0,90-1,10 euro. Nje birre kriko 0,35-0,50 cent. Ne disa lokale lluksoze nje kriko kushton edhe 100 leke=0,80 cent.

Ajo qe kum pa un Babuc ne ket bot Jallane…ma mire leja Pjeshkave gjykimin per kapacitetin tat se ene ato nuk presin qe te jesh 20 vjec…po mbaje afer Zeqon and co, veres tjeter uno do i bojem rimorkjo per ate pune… Do me ferku brrylat me pezzogrosso…Strofulla e Ariut…e mos mbaj shenime cmimet aqe…Mol Kadareja firmos cekun ne fund te Darkes…

Kape i cik Syrin e Kalter sipas Mediave Kosovare. Atje kam qejf me kap ndonje cop toke e me jetu kur te plakem sepse ka ene Gabel qe bojne CEJF nga mengjesi ndarke…

Po ky po qe eshte ndryshim. Tani mund te themi qe ne njefare menyre Shqp eshte stabilizim e siper. Kur te huajt ( jo nje e dy) fillojne dhe hedhin leke ne nje vend qe deri dje nuk ishte fare ne harten turistike do te thote qe gjerat jane ne rrugen e duhur. A ka pune per te bere? Ka plot por e rendesishme eshte qe shteti mos ti bjere ne qafe privatit. Te tjerat rregullohen.

Per mua problemi me Shqiperine nuk ka qene asnjehere mungesa e progresit, por ritmi. Mund te rendesh me gallop kali ose te zvarritesh si breshke.

Ai italiani ka hapur restorant ne Ksamil. Na ka ftuar nja 2 here per darke ne shtepi dhe komunikojme si shurdh-memece tha plaku se s’di italisht. :smiley: Me norvegjezet flasin anglisht.

turistet kane mbetur shume te kenaqur .http://www.gazetatema.net/2017/08/05/turistet-polake-te-zhgenjyer-me-shqiperine-ankohen-per-ushqimin-plehrat-dhe-sherbimin/

Prit kur te thote shkeraba qe grekt do leshojne m… nga aeroplani ne ate aeroport per ta sabotuar.

Ta duam Shqiperine dhe te jemi realist sa nje turist Italian…

Kompozitori i njohur shqiptar dhe bashkëshortja e tij braktisin Shqipërinë për Amerikën.

Kompozitori Shpëqtim Saraçi deh bashkëshortja e tij Mira Konçi janë larguar përfundimisht drejt SHBA-së.

Ju marrte Amerika me te mire!…

Eshte nje bekim si prej Zotit!…

Kaposh, kshu eshte kur politizo cdo levizje njerezore …te bi ne Koke…Patozi akuzon Lulthimin per HUshin…
http://www.panorama.com.al/patozi-mbron-tenorin-agim-hushi-edhe-pse-patetik-u-tregua-i-cilter-cfare-nuk-i-pane-syte-edhe-me-22-korrik/

Shume me lluks Ne Tirane Restoranti i Hushit se ne Amerike i Mira Koncit apo ne Staten Island…siper, Kaposh

Atdheu që të dëbon – Këto që vuajta 27 ditë në Atdhe nuk i kam vuajtur 27 vite jashtë Atdheut

Valltarja e njohur e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, Linda Kalemi, që jeton prej 27 vitesh jashtë Atdheut ka reaguar pas debatit që shkaktoi tenori Agim Hushi

Patriotizmi kujt i duhet ? . .Ate qe hoqa ne 27 dite s’e kam hequr ne 27 vite jashte…

Te dashur PATRIOTE. . do ju le me parrullen tuaj “Eja kontribo ne atdhe” …

Une po ju them : ”

Qe te dua , të dashuroj apo te kontriboj me pare duhet te EGZISTOJ.

Ju çfare beni per atdheun e shtresat ne nevoje, si e ngrini zerin, veç disa kokrrave ku jeni ne protesta ?

Ndaj njerez e artiste qe detyrohen te kthehen ne toke te huaj per te jetuar si njerez mos i perflisni,

mos dhunoni deshirat e idete e tyre…

Nderi i kombit vellezerit Frasheri jeten ne Turqi por zemrat ne Shqiperi…

Vaçja i kendoi atdheut por e mbylli jeten larg tij…

atdheu nuk duhet vetem ne atdhe …

atdheu te me kerkoje dhe jam pronto …

atdheu jo qe s’te kerkon e s’te degjon por te debon…

Perseri te duam ty ATDHE edhe pse krahet e tua te plagosura nuk na mbajne…”

image

Kjo zonja Kaposh, po ta lexosh…te plote Statusin… NUK E DI SE CFARE ESHTE VUAJTJA…cdo gje qe ankohet kjo jane Bezdira apo Inkonvenienca por Jo Vuajtje. Ky Brezi i Emigranteve nuk kane njerezillek dhe e trajtojne Atdheun si Burre a Grua te Dyte…e lene Burrin se gjeten nje Burre te dyte me te pasur.
Mos e censuro Kaposh, trego si ankohet per zhgarravinat ne Mure e farat e Lulediellit ne toke… TURP

Nderkohe ja Jeta e Nates ne Durres … ne syte e te huajve e vendalinjve