Si ju duken vizualisht portalet shqiptare?

Port-halet shqiptare:

  1. Wordpress
  2. Cheap ass theme ($50)
  3. fut ca reklama tablooid to make a few $
  4. Lajme bajate clickbait te tipit: “Rama debaton me te riun, shkoni pergjigjen”, “Zbulohet letra qe la i riu para vetvrasjes”, “Shkendija i tregon te gjitha”, “Nuk do ta besoni si duket Xhemi sot” etc… Me e dhimja eshte ajo faqja e mutit jeta eshte qef, qe u bo foto gocave ne rruge dhe nxjerr ne fb “Kjo vajze i cmendi te gjithe ne rruge”.
  5. share ne facebook
  6. ???
  7. profit
3 Likes

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

në përgjithësi vlerën portaleve ja japin komentuesit. lajmet janë pak a shumë të njëjta dhe parapëlqimi partiak tepër i dukshëm. mbizotëron pakryesia,ashtu si në jeten e përditshme

tmerr i vertete

Shkaba,

Websait me i ndjekur ne Britani eshte ai i BBC. Po ashtu faqja e tyre bbc.com (eshte tjeter per brenda vendit) eshte nje nga me te ndjekurat ne bote. BBC ka nje censure shume te forte qe fillon qe me titullin e artikullit e deri tek gabimet drejtshkrimore. Sigurisht jo vetem per lajme nga politika por edhe nga shkenca, arti, sporti, historia e deri tek detyrat e shtepise se femijve.

Kjo verteton qe mund te nxjerresh fitime dhe mund te fitosh audience me lajme serioze dhe me nje censure te forte ndaj vullgaritetit. Nuk ka rendesi se cfare editoriali ndjek. Por duhet investim dhe duhet vizion per keto pune. Ne shqiperi bejne gabim sepse duan te ndjekin modelin e tabloit shqip - pacavureve tip The Sun apo Daily Mail dhe pak e kuptojne qe ata kane me qindra vjet qe merren me kete pune dhe si perfundim sot jane hije e se kaluares… Numri i shitjeve eshte pertoke dhe te ardhurave nga reklama jane shume te ulta qe i ka sjell ne nje krize te forte financiare.

3 Likes

2 posts were merged into an existing topic: Diskutim i lirë - nëntor 2016

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

blendo keto portalet shqiptare jane bere si vrapim pengesa per ti lexuar. ti shtyp titullin e lajmit vec kur te del sallami hako apo spitali hygeia etj. jane ca te tjere qe reklama ze 50% te faqes ku ti lexon (sidomos kur je me celular) dhe duhet ti kesh gishtat gjilpera qe te mos shtypesh padashje ndonje ad. mbajeni faqen sa me paster.

p.s. kur do te na beni aksionere te faqes ne antareve te PPU-se? di qe beluli, zeqo, manjola etj kane filluar te na mbledhin firmat per t’ju cuar nje kerkese zyrtare. Mos trego qe te kam thene une se na prish me shoqerine.

2 Likes

Ata qe jane ne rolin e kryeredaktorit te ketyre faqeve, cfare pune bejne? Domethene e di qe marrin rrogen si kryeredaktor, por duke pare cilesine e materialit qe del ne faqe, s’me duket se I qendrojne punes ne koke. Nuk po flas per faqe te tipit lapsi apo exit se ato e di qe jane one man show, por faqe si balkanweb apo ndonje tjeter ku tipa si Tedi Blushi jane kryeredaktore ( tek te tjerat s’e di kush eshte). Te isha une kryeredaktor do me vinte turp te postoja ato lloj lajmesh, por po t’i kisha dy kembet ne nje kepuce dhe te me duhej patjeter t’i postoja nga halli, te pakten do kujdesesha te mos kishin gabime drejtshkrimore.

uBlock Origin (for Firefox/Chrome). Thank me later.

1 Like

Eshte i habitshem pornifikimi i portaleve ne nje kohe qe pornografia eshte me e aksesueshme dhe me gratifikuese ne portale te dizenjuara posacerisht per te. Ndaj nuk me bind qe paska perfitim te shtuar fale te pasmeve te njeres a tjetres. Me ngjajne me teper si rruga me dembele per te mbushur faqen; gje qe eshte per te te ardhur keq sepse ka plot material te mire, qofte dhe i ricikluar nga media boterore.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

4 Likes

S’ eshte çeshtje morali sa eshte çeshtje profesionalizmi dhe ruajtjes se imazhit te nje portali mediatik. E kam fjalen per portalet, le te themi, me te angazhuar ne punen e tyre te gazetarise si Ballkanweb, Mapo, etj.

Nuk perben çudi qe imazhet e Kardashian,Gaga dhe yjeve te tjere te kultures popullore publikohen, por vjen e banalizohet me publikimin e imazheve te vitheve te kujtdo qe i publikon ne net. S’ eshte me faktori vojerist qe nxit “lexuesit” te klikojne mbi nje titull, por pornografia e paster. Kjo ne vetvete eshte interesante deri diku, ama si material i perditshem “leximi”, nuk di sa i qendrueshem eshte per mediat kryesore. Une per veten time e shmang.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

A eshte pra profesionalisht e justifikueshme per burimet kryesore te mediave te konkurojne me “jeta osh qef” per nje treg efemer dhe tejet te limituar? Une nuk mendoj qe i sherben gazetarise ne pergjithesi te ule ndjeshem cilesine e publikimeve pa kompromis per hir te tendencave te rrjeteve. Nuk them per hir te shijeve sepse njezetvjeçaret shperndajne ate material qe kane ne dispozicion dhe pikerisht te ai qendon problemi; as nuk kultivon, as nuk informon, aq me pak te zhvilloje shpirtin kritik tek lexuesi. Eshte thjesht copy-paste, jo ndryshe nga çfare ben njerezia me shpejt dhe me mire ne rrjete si fb dhe instagram.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Vithet e Kardashian s’i shaj dot, per me teper qe kane shpetuar me miljona gra nga diktatura e imazhit te modeleve anoreksike. As vemendjen ndaj tyre s’e shaj dot sepse kemi qene dhe do te jemi qenie vojeriste. Por nuk eshte e thene te raportohet çdo belfie e selfie qe bejne vajzat ne rrjet; seksi eshte me shume se aq dhe portalet “serioze” funksionojne mire edhe pa to.

Ka nje arsye pse disa media nuk publikojne aksidente dhe video nga liveleak: si ne çdo industri tjeter ka te beje pergjegjshmeria ndaj klientit, besueshmeria dhe saktesia e informacionit.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Nuk di per te tjeret por s’para shqetesohem per klasin dhe as zgjuarsine e askujt qe i publikohen imazhe te vitheve. Sic thashe, çfare nuk shkon per mua eshte bombardimi me te tilla imazhe ne krye te faqes te portaleve te cilet krahas tyre publikojne edhe informacionet me te fundit apo analiza. Ka nje mungese profesionalizmi te gjithanshem: te redaksise, te materialit,te gjuhes; doza e perditshme e vitheve eshte qershia-mbi-torte e degradimit. Nuk eshte problem po qe se nuk e quajme gazetari meqe pritshmeri nuk do te kete.

1 Like

sikur ka pas qene nje rubrike te ppu i vjeter ku zotrules me duket ishte me aktivi duke shigjetu me screenshots gafat e portaleve shqip. Kjo per anen vizuale qe nis me gafat e fotografive qe thone nje gje dhe tregojne dicka krejt tjeter e duke perfundu me lajme te vjetra qe i ilustrojne me video e fotografi qe do na pushojne prej pune ndonje dite.
Pa kalu pastaj te formimi i fjalive qe te krijon imazhin e nje te huaji qe eshte ne hapat e para te mesimit te shqipes po qe dukshem ka bere mungesa ne leksionet ose seminaret e gjuhes shqipe.

Me ka ngel ne mendje nje lajm per ambasadorin gjerman ne Tr te kohes, Hoffman dhe fotografia ilustruse per rahmetliun, aktorin e njohur Philip Seymour Hoffman

4 Likes