Sondazhi: 56% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

Turp. Skandal. :frowning:

1 Like

jemi rrit, brezat e 80’s dhe tutje, me mendjen per te ikur. jemi induktuar, sidomos nepermjet TV, me kulture kryesisht perendimore e cila eshte ne mosperputhje me realitetin qe permban sot Shqiperia. Na krijon parehati qe standardet e idealizuara ne mendjet tona jane te parealizueshme ne jeten tone te perditshme.

vend vakef e I pahair ka qene mot e jete shqiperia.Korije e vogel qe s’ka vend per te gjithe e quante Eqrem Bej Vlora .jo me kot e quante bismarku “shprehje gjeografike , nje tufe cobenesh qe s’dine te bejne shtet”.
Nga Eqrem Vlora
"A ka ndonjë cep të Peranodorisë Osmane thashë me vete, ku të mos ketë shqiptar? Të parë shtrembër nga natyra e egër, të ngushtuar nga papajtueshmëria e karakterit të tyre, ata kanë qenë të shtrënguar të braktisin vendin për të kënaqur në dhe të huaj synimin (dëshirën) e lindur për të sunduar e mbase edhe nevojë për qetësi.
Si qenë ato fjalë për të ardhmen e popullit tonë që më tha dikur në Stamboll, armiku i madh i shqiptarëve, ministri i Brendshëm i Turqisë Rinj, Telat pasha? … Përgjigja e tij ishte e shkurtër dhe e qartë. Ose qëndroni nëpunës dhe bindjuni udhëzimeve të qeveris ose bëhuni politikan dhe përfaqësoni idetë tuaja si deputet në parlament. Vetëm duhet të kini parasysh një gjë: unë i njoh Shqipërinë dhe shqiptarët më mirë sesa mendoni ju. Ju keni jetuar në Perandorine Osmane jo si të shtypur dhe të nënshtruar, por si zotërinj dhe urdhërues. Ju keni përfituar nga pushteti i Perandorisë dhe i fesë më tepër se turqit. Tani po bëheni renegatë dhe kërkoni ta braktisni anijen që po mbytet, në vend që të punoni dorë për dore me ne për shpëtimin e saj. Ndoshta një ditë edhe do t’ia arrini asaj që kërkoni. Vetëm kujdes! Shqipëria është e vogël dhe e varfër, shqiptarët nuk janë as qytetarë të mirë, as punëtorë të mirë, e shumta ata mund të jenë sundimtarë të mirë dhe ca më tepër kusarë të mirë. Një ditë prej ditësh, kur të mos i keni më kullotat e pafundme të kësaj perandorie, ju do të hani njëri-tjetrin në atë Shqipërinë tuaj të ngushtë e të varfër!". Ai nuk foli atëherë si ministër, por si një turk i thjeshtë! I bindur dhe i ndershëm. Dhe kishte pasur të drejtë.
Sa e sa herë më vonë e kam kujtuar kajmekamin e El-Maanit, kam kujtuar ato qindra e mijëra shqiptarë që kam takuar edhe në qoshet më të largëta të Perandorisë, të cilët, në toka të huaja urdhëronin mbi njerëz të huaj, vetëm e vetëm sepse quheshin “shqiptarë”. Dhe sa e sa herë më janë kujtuar fjalët profetike të atij turku të ri, më vonë, kur në Shqipëri isha i detyruar të shihja me tmerr e neveri, sesi njerëzit që donin të bëheshin dikushi, shqyenin dhe shkelnin me këmbë shoqi-shoqin, vetëm e vetëm se në koritë nuk kishte vend për të gjithë…"

2 Likes

Gabon.Madje 56% jane pak.Dihet qe ajka ze nje vellim shume me te vogel se masa tjeter.Cudia eshte qe jo te gjithe,me perjashtim te njerit,duan te ikin.

skandaloze…

#nga syte kembet

si nuk diten me bo gjo tjeter komunistet por vetem me bo njerezit me ca ferren.

tani po dune me ia mallar edhe te vetet.

E kam lexuar kete librin e tij. E ke parasysh pjesen kur mesuesi italian i tregonte per flamurin shqiptar dhe pushtuesin turk? Si femije Eqeremi e besonte dhe e perkrahte, por me vone e kuptoi qe ishte pikerisht familja e tij mekembese e pushtetit ne Shqiperi. Familjet e medha bejlere per mendimin tim kane pjesen e tyre te pergjegjesise ne zhvillimin e Shqiperise.Vete Eqeremi shkonte per pushime ne Kane apo Palmira, dhe ne te njejten kohe i cilesonte shqiptaret e thjeshte gati si te padenje (ne menyre te pandergjegjshme).

1 Like

Sipas Gallup ja Top Lista Boterore qe doli sot ku njerezit duan te largohen nga vendi i tyre:

  1. Sierra Leone: 62%
  2. Haiti: 56% (Soros shume influent)
  3. Albania: 56% (Soros shume influent)
  4. Liberia: 54% (Soros shume influent)
  5. Kongo: 50%

Eh, o Kapo, nga te dytet pas Gjermanise ku na coi Komandanti,te te dytet pas Sierra Leones na coi Palloshi. Keq e me keq do behet po te mos rrokim armet e t’i dalim per zot vatanit.

Kush ka dash me ik ka ik, keta qe thone duam te ikim jane thjesht bythpambuk, rruget e hapura i kane, pse nuk ikin!?

ti paske lexuar librin e Eqremit, por nuk ke lexuar akoma Peshkun ku pinjollet e familjeve te medha nacionaliste me kulture t’modhe nuk lene vend per te tjeret per te fol per pallimin, dmth per ngritjen e flamurit ne Vlore.

Perpiqen Te varferit Zeqo .te dytet pas sirise per azil ne gjermani.ah kur se bejne azilin sport olimpik :grimacing:

Tashi dolem te dytet pas Siera Leones, po haemi me Haitin per vendin e dyte, dhe te mendosh qe vetem para 4 vitesh haeshim me Gjermanine, shif ça i beri rilindja atij pop.:cry:

Nuk ju duhet vize dhe ikin kudo, thuaje kush e ka meriten per kete, mos ki turp.

rilindja 300 mije vende pune I krijoi por jashte shtetit :grinning:

2 Likes

Kujt i jane permendur keto perfitimet; kush duhet te reflektonte? Fshatari myzeqese qe e bente te holle te trashe ne fushe si lopa, e qe digjte bajgen e saj per te largu mushkonjat? Apo fshatarja e shkodres qe jetonte nen grumbuj rrasash guri gjer ne 1945?
Turku do krruar me thike nga trojet tona. Edhe sot e kesaj dite vuajme nga ato qe na bene kellirat. Sistemi i bejlereve, si shtojce e pushtetit te tyre nuk kish asnje vlere pervec se per pushtuesin. Hiq menja x-in a y-in.

1 Like

qe ta kuptosh Eqeremin nuk mirret parasysh morali i sotshem, dmth ajo shprehja rilindase : te punojme nate e dite per te patur pakez drite. qe eshte perkthimi ne shqip i jetes oksidentale. edhe ky bej e shifte problemin shqiptar nga kjo pike.

po s’kam forca te shkruaj mbi kte çeshtje, dmth kuptoni çfare te mundni po deshet.

po te thuash qe shqiptari nuk punon, eshte aberration. shqiptari nuk punon per nje çape buke, nuk punon per dy lek, nuk punon per tjetrin. por punon kur ja kerkon qejfi VET. kishim veshjet me te bukura te perandorise osmane, dhe i qepnim vete. (shkoni tek muzeu i artit modern te njujorkut se atje ndodhen shume ekzemplare. po ashtu benin dhe armet me te mira ne ate kohe, dhe me te bukura, ne flori dhe argjent te gdhendura. etj. sot kemi zhvillimin me te madh ne te gjithe rajonin. si u bekan keto pa dashur punen
?

ku ka burr ne bote me te veshur bukur nga ky ne foto ? ja u kalon edhe mbreterve te perendimit, qe megjithate nga origjina jane te gjithe nga Bizanti (jo vendas), dmth nga anet tona.

1 Like

Eshte bo Sorros si punching-bag e Neoconve.

1 Like

shkurt, thjesht, preciz. :rose:

[quote=“kurreshtar, post:49, topic:2729”]
po ashtu benin dhe armet me te mira ne ate kohe, dhe me te bukura, ne flori dhe argjent te gdhendura. etj.

sipas informacjoneve qe kam, nga kjo veti kemi trasheguear emrin Arban- Ar-beria

e njejta gje kudo, jo vetem ne Shqiperi.

por po te vazhdojme me librin e tij, ai thote se krahina te tera shqiptare (ne vecanti dibranet dhe leberit) mbaheshin me mercenarizem. nese ty te duket sikur mercenarizmi eshte me punu per veten hallall, po mua s’me duket keshtu. e vertete eshte qe pasuroheshin nga kjo, po e shpjegon gjithashtu dhe mire se pse ra mercenarizmi ne perandori dhe shqiptaret ngelen me syte nga qielli. eqeremi si lider i vendit mjaftohej tu thoshte “mbillni ndonje jeshillek ne bahce”-semicit.
sa per punen e veshjes gjithmone na ka pelqyer te krekosemi si njerez. une kesaj i them te dhjere por krenare. ty te pelqeka ana vizuele/estetike, mjaftohesh me aq dmth