Spahiu: Pretendimet e historiografëve ballkanikë se shqiptaret u "islamizuan" me dhunë është një rrenë e kulluar

mbas asaj shushkës së sorrosit që fliste për ‘‘rrenë të pastër’’ doli muçi shmitizus i kosovska-metohijes me ‘‘rrenë të kulluar’’! po i bëni shërbimin më të mirë të mundshëm kombëtarizmit fëminor shqiptar me këto fletrrufetë që vijnë era xaxiq,piaskovicë(a si quhet) dhe qebap!
sa për islamizmin,nexhmedinët dhe mustafatë:kissing: e djeshëm janë ronaldot dhe aronët e sotëm!
nuk shitet dot më inferioriteti si ‘‘drejtësi historike’’!
ky nexha,në pjesën serbe të mitrovicës banon??

Sot, në shekullin XXI, shqiptarët janë sërish populli më primitiv i Evropës dhe, me uri prej tigri të egër, presin të bëhen pjesë e një Perandorie (të cilën shqiptarët e perceptojnë si BE, por që një Zot e di cila do të jetë ajo), që t’i kapin majat e saj si dikur që i kapën Perandorinë Osmane.

C’ka dashur te thote autori? Shqiptaret presin te kapin majat e Evropit? Apo medemek mos ju vardisni shume Evropit, po rrini se jeni mire?

Ia ka futur kot aty .per Te bere Hair ne perandorine osmane duhej nderruar feja .nje teori se pse shumica e ballkanit qendroi kaure eshte dieta.per shumicen e fshatareve ballakanas mishi i derrit ishte pjese themelore e ushqimit te tyre.

Asnje mutsulman nuk ka gjak shqiptari, por turk

Shqipe me emer beqir, mulsi apo bajram ska

Aty e ka me Kosoven me se shumti, ne kuptimin e krijimit te shtetit te Kosoves (autori eshte nga mbrojtesit më te flakte te krijimit te shtetit-komb kosovar, duke qene se eshte i bindur se shtetet-kombe jane formula e vetme e ekzistences ne boten e shek XXI, gje qe duam s’duam nuk eshte e pavertete)

Spahiu eshte versioni kosovar i kac myftarajt.

me ndryshimin “e vetem” se mban titullin “Prof. Dr”

si dhe autor i dy-tre librave fondamentale ne vitet 90 :

http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&%0=3650&LIMIT=0

http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&%0=3468&LIMIT=0

e mbi te gjitha:

https://openlibrary.org/works/OL2054870W/Serbian_tendencies_for_partitioning_of_Kosova

e ti sikur je dakort me kete

Po, eshte i mirë dhe i respektuar nga studentet ne lendet e tij, por leshohet shume ne konspiracione. Psh vetem gjate ketij muaji nxori millosheviqin me prejardhje nga familje shqiptare. Gjithashtu “zbuloi” date tjeter te lindjes se Adem Jasharit.

nese dikush ja ka korigjuar me qellim “patriotik” ditelindjen Ademit më 28 nentor, pse jo mos me e korigju korigjimin dhe me sjelle te verteten

Natyrisht, ama nuk ishte ky rasti. Nga regjistrat zyrtare (ex-yu, ato me cirilice) e ka me 28 Nentor.

S’kam asgje kunder Spahiut, perkundrazi. As nuk mendoj se paguhet nga “çarçe”, jam i bindur kurre te keqe s’i ka ba Kosoves as shqiptarëve, as askujt. Fiton buken me djersen e mundin e vet.
E thote ate qe mendon, hapur, dhe per kete shpesh i bien ne qafe.
Kur futet ne histori shpesh i ka merak konspiracionet. E drejte e tij, por s’ka pse i besohet apriori.
Aq me teper qe ti tek tema e armanda hyskes me pellazget, ishe kembengules qe ceshtjet t’u liheshin profesionisteve te historise. Kah kjo dashuri per Spahiun? Apo kur ua dhi’n shqiptareve je historian profesionist?

ky tipi nuk është për shtet-kombin. për të kundërtën përpiqet. një përzierje turko-serbe që saboton idenë e shtet-kombit shqiptar siç u shpall në 1912-n. vetëm nqs esat pasha konsiderohet kombëtarist:zipper_mouth_face:

video

Ato shqiptare qe nuk jane myslimanizuar me dhume, duhet te jene te ardhur nga viset e tjera te perandorise osmane, pra te jene arab a ku di une, dhe ja ne ngulur ketu. Kurse pjesa tjeter jane asimilu me dhune. Me dhune nuk kuptohet vetem dajaku dhe vrasja po dhe dhuna ekonomike, apo e harruat kete? Mos flisni idjotlliqe. E mos i jepni zgjidhje problemeve te 300 - 400 viteve me pare me mendjet e sotme.

Nexhmedini, eshte njeri i kenduar, siç i thomi ne nga Shqiperia, njeri studionjes, ka gjojna interesante, mirpo ketu kemi te bojme me interpretimin e dhunes, ai e interpreton keshtu;

  1. taksa te ulura, nga regjimi otoman
  2. edhe nen kete regjim, drejtuesit ishin vendas
    Mirpo kjo gje, a nuk eshte nje forme dhune. Duke i dhene lehtesira fiskale dikujt, dhe duke krijuar pabarazi ne kete sistem, kjo gje e shtyn edhe tjetrin te konvertohet, te bashkohet ndaj asaj fryme.
    Ne vertet kemi qene te prapambetur ne krahasim me popujt fqinj, mirpo kjo ka ardhur nga shume faktore.
    Per 2-3 rreshtat e fundit nuk jam fare dakord, se shqiptaret nuk enderrojne me BE/EU te ndodhi ajo qe ndodhi me imperatorine otomane , ku shqiptaret vertet kishin pozita favorizuese. Me BE/EU, shpresohet te kapet ; 1) koha e humbur, 2) tregu i saj dhe 3) teknollogjia moderne.
    Me/ne perandorine osmane, shqiptaret u fuqizuan e u favorizuan, fale Qyprillinjve, siç e permend dhe i nderuari Nexhmedin, i cili sjell nje fakt tjeter te origjines se tyre, fakt qe nuk e kundershtoj por as edhe e aprovoj. ky fakt eshte i diskutueshem.

Me vjen keq i nderuar po s’jam dakort. Cfare kohe te humbur po shpresojne te kapin? Cfare do beje kjo koha? Cfare i ofrojme ne tregut te saj kur ne nje kohe kur duam te eksportojme psh domate, i importojme ato nga Maqedonia? Teknologjine e blen nga te duash pa patur nevoje te jesh pjese e BE. Ndryshe nga ty, une mendoj qe ne duam te hyjme ne BE qe te gjejme pune me kollaj ne vendet e BE dhe te marrim fonde nga BE.

vertete ashtu eshte, por nuk fola per blerje. po te jesh pjese e EU, mendoj se teknollogjia e saj afrohet me shpejte ne tregon e lire shqiptar, jo vetem fasoneria e call-center;

Dmth ti thu qe ne te zgjidhim problemet me mendjet e djeshme? Dmth t’i zgjidhim problemet me mendjet injorante obskurantiste fetare te kohes se qepes? Po ne nuk kemi mendje te tilla injorante, ne jemi mendje te shquara moderne qe shofim 3 filma porno muvi d’autor ne dite dhe i analizojme duke profetizuar te ardhmen e shkelqyer. Pra ne tamom tamom i zgjidhim problemet me mendjet e ardheshme. Jemi mendje te se ardhmes, korrik gjithmone mendja jone, edhe kur eshte dhjetor.

Harrove mendjen ngambrapa.

1 Like