Spielbergeek! (“Ready Player One” – film amerikan me regji te Steven Spielberg)

Qofte ves kritizeri ky imi, por cfare detajove mbi faktoret “treg” dhe “producent”, aq me shume mbeshtesin deshiren time per note me te ulet, per kete film.
Argumenti qe kam eshte se referencat e medha nga vitet '80, atmosfera retro e dekades '80, mund te jene penelata te forta me te cilat eshte ngjyrosur filmi. Por nuk arrij t’i shoh keto ngjyra ne tipologjine e aksionit si tipari qendror. Nuk shoh dot nje aksion te viteve '80. Nuk di c’te them… Elementet retro i perceptoj te shkeputur, kryesisht si dekor.

Ndersa gjera si psh. dialogjet e skenave Parvizal- Artemis nuk duket te kene pune te madhe brenda, zere se degjoja dy millenials qe i kam ne zyre, aq te parashikueshem e ndoshta edhe banale, te me falesh…
Spielberg per mua ketu eshte si nje nxenes inteligjent qe ben detyrat e shtepise pa kokecarje, se e ka mendjen tjeterkund.

1 Like

Homazhi per «Shining » eshte skena me gjakun qe derdhet lumë nga dera. Ka dhe zombi ne ate skene (edhe pse tek ‘Shinig’ nuk ka zombi) por Ata jane nje tjete homazh kinematograifk (per mua, ajo eshte skena me e arrire e gjithe filmit).

1 Like

Fjale per fjale sic thua. Duhet te jete sic mendon ti, per skenen me te mire. Besoj i referohesh si e tille ne konceptin e skenes homazh.
(Mua me pelqyen momentet qe kisha permendur 2-3 poste me lart, po s’ka rendesi)
E meriton gjithsesesi titullin “Spielbergeek” review-ja.

Megjithat nje pyetje, a nuk te duket klishe fakti qe, gjithe personazhet reale qe u zbulua te fshieshin pas avatareve, pra pas virtuales, ishin rinore ose femije? Nje koincidence e gezueshme per filmin, me realitetin e jetes virtuale ne te cilen mund te evidentohen rastesi nga me te papriturat, me raporte moshe krejt te tjera, me gjitheperfshirese.

Ndersa edhe i vetmi adult kryesor ne moshe, (perjashto James Halliday), i perfshire ne jeten virtuale, qe’ nje kunder-hero, nje personazh negativ? Vjen pak si age-diskriminim.

(E ndryshova)

Pergjithesisht, të marrosurit pas informatikes (në pergjithesi) apo videogame në vecanti (edhe pse, informatika mbetet triumfuese meqe duhen gjetur 3 celesa), pra geek-ët janë moshe é re. Kaq eshte é gjitha

1 Like

Ok, dmth ka lidhje me vete natyren e gjese. Kuptoj

Gjithsesi unë shkruajta dicka për kete film, por nuk eshte i vetmi nga filmat é dale se fundmi qe kam parë :
É qe janë :

  • Call me by your name
  • Madame Hyde
  • As boas maneiras (Good maners)
  • Les garçons sauvages
  • Mektoub My love, Canto Uno
  • The disaster artist
  • Claire’s camera
  • On the beach at night, alone
  • Wajib
  • Before we vanish

nese s’parasheh te shkruash ne vecanti, nje paragraf permbledhjeje per secilin bashke me noten, do ia kishim nevojen

Mukajeti. Do perpiqem të shkruj dicka, dmth review.

Janë të gjithe filma të cilet desha ti shihja (pa dhe i pashe). Kaq mjafton persa më perket.
Secili pastaj sipas deshires, mundesise (gjetjes se filmit) etj etj. Nje notë apo dhe nje paragraf i vetem do ishte paragjykues

Ka paragrafe dhe paragrafe. Qoftë sikur dhe Top-listat e vitit me 1 fjali, sa per shembull.

Po, por 99% te filmave te nje top-liste fundviti gjithmone u kam dhene shancin e nje review-je, qofte dhe atyre te 2017-s (vit kur blogu im nderroi shtepi dhe nuk shkruajta per muaj te tere).
E kam fjalen: nota eshte personale. Filmi i fundit i Spielbergut eshte prova e kesaj qe them (fare mire mund te mos e kishe pare, sikurse mendoj qe «Speed Racer » nuk ke pse e sheh ‘detyrimisht’).
Sikurse e thashe me lart, filmat e lartpermendur kisha deshire pa dhe i pashe. Po ti vija secilit nga nje note (si bajge e hedhur ne hapsiren virtuale), me shume do prishja pune se do ndreqja.

1 Like

ne rregull. besoj do te lexojme kur do kesh kohe dhe ndonjegje per te thene.

call me by your name si tu duk, mori oskar mos gaboj.
mua nuk me pelqeu shume pasi u duk sikur filmi ishte nis me nje synim te caktuar, ate te motivit te sterperseritur ne disa filma.
Spielberg do ta shoh me kenaqsi, per mua eshte autor. Kam pas sjell dikur nje link ku moreti mbronte ne nje debat filmat e spielberg vitet 70, madje edhe shark, karshi nje rregjizori komedish italiane.

Jo, nuk mori Oscar, por zere se mori (ishte 4-5 hère i nominuar).
As mua «nuk me pelqeu shume », por me se tepermi në prizmin e nje shanci te humbur.
Nuk e di per çe ke fjalen kur flet per motiv te sterperseritur ne disa filma, por jam i sigurt qe filmi, sidomos per nga mizaskena (se skenari nuk eshte e regjizorit, por i James Ivory), filmi eshte bere me qellimin qe me se shumti te nominohej per Oscar se sa, te themi, te klasifikohej tek sektori i filmave homo te nje videoteke (kete e them duke patur parasysh skena konkrete te filmit).

Sigurisht qe edhe Shark eshte film goxha i mire!

pikerisht, me qellimin per te fitu oskar nepermjet provokimit qe vjen nga pershfaqja eksplicite, e hasur ne filma si broke back mountain, blue is the warmest colour apo filmi i asaj lituanezes qe trajtinte historine e dy vajzave, apo filmi qe fitoi vitin e kaluar oskar si filmi me i mire.
Estetikisht mu duk mjaft videoklipesk megjithse ishte.perpjwkur te krijonte nje atmosfere te nje vere te nxehte e te shpenguar te viteve 80, si dhe te trajtonte konfliktet e brendshme dhe dilemat e personazhit kryesor. kolonen zanore nuk e kish hic keq.

Then there’s Hollywood’s ever-present worship of capitalism, and its naked promotion. In the story, all of Wade’s efforts are directed towards following Halliday’s instructions to the T, in order to win the money prize; the system can not be challenged: there really is no possible alternative to it. Curiously, at this point a story which feigns so much love for the computer culture of the 1980s and 1990s relies very little on cheats, that mainstay of such culture.(*)
The particular overdose of 1980s motifs in Ready Player One, combined with the plot in which a single entrepreneur with a handful of partly imaginary allies must dodge all obstacles on the path to untold riches, also made me recall an offhand comment made by Slavoj Zizek in “Enjoy your symptom,” when he cited Stuart Hall’s analysis of that most 1980s of all political movements, Thatcherism, and its political appeal, in the 1988 book Hard Road to Renewal:

The Thatcherite interpellation succeeded insofar as the individual recognized himself/herself not as a member of some actual community but as a member of the imagined community of those who may be “lucky in the next round” by way of their individual entrepreneurship under Thatcher. The hope of success, the recognition of oneself as the one who may succeed, overshadows the actual success and already functions as a success, the same as in a TV quiz show where, in a sense, “taking part in it” already is to win: what really matters is not the actual gains but being identified as part of the community of those who may win.

duhej te kisha kthjelluar mendjen para se ‘te vija filmin ne gijotine’ ne fillim.
E keshtu ne rastin tim mund vertet te behet fjale per note personale.

Porse ne rastin tend, qe njeh repertore te tere shijesh kinematografike, ne hapesire e ne kohe, te tashme, dhe te shkuara, vleresimi e tejkalon personalen.

Filmi duhet te jete sic e ke vleresuar . Spielgerg ka perdorur Mark Rylance per figuren e James Halliday dhe te cilin ishte kenaqesi ta ndjekesh ne loje, njelloj si te Bridge of Spies.

1 Like

Ne fakt, po ta mendosh mirë, kalkulimi i filmit në fjale (meqe é paske parë) nuk vjen prej temes qe trajton: po ta krahasosh me oqeanin e filmave qe prodhohen cdo vit, ato qe trajtojne kete ‘teme’ (motiv - e quan ti, por s’ka rendesi) ultra minoritar, nuk janë vecse nje pike uji në ate oqean, fiks sikurse eshte edhe vete fenomeni: ultra minoritar. Kalkulimi për Oscar vjen tek zgjedhjet mizaskenike të filmit (pra jo nga tema é tij), zgjedhje të cilat janë qullace, e mbi të gjitha puritane. Dmth konsensuale.

Konkretisht: nese të kujtohet skena kur studenti amerikan i le takim (në mesnatë) heroit kryesor. Të dy janë në krevat dhe pas pak sekondash, kamera largohet, filmon llampen mbi komodine dhe pastaj, nepermjet dritares se hapur të dhomes, pemen me pjeshke. Ja ku ja hodhem: ja ku nudizmi dhe seksi nuk filmohen, nuk regjistrohen, duke i kaluar off-camera (off screen).
Qe nga ky moment, edhe filmi behet i pranueshem për publikun e gjere, për rrjedhoje i pranueshem edhe për Oscar.

Nga ana tjeter, duhet pranuar qe filmi ka nje fare cilesie: mua për shembull nuk mu duk shume videoclipesk se sa mu duk film i bere nga nje regjizor qe ka nje qellim të vetem: të tregoje se eshte i pari i klases (me gusto për gjithshka: për muziken, për Italine, për… për… ). Cdo vit ka nga nje film të tille: vjet, mediat dhe publiku u marrosen pas “Manchester by the sea”, po aq simptome e filmit të realizuar nga “i pari i klases” (biles ai eshte edhe pis-film, sepse njerezve të thjeshte e modeste u rras edhe nje histori melankolike dashurie); italiani, edhe pse perfundon me nje të tille, pra më nje changrin d’amour (heartache), gjithsesi për nje 17 vjecar nuk eshte vecse dicka kalimtare fundja.

Por për kete punen e puritanizmit (qe në fakt eshte sh alla-amerikan) më ngacmoi edhe nje artikull qe me doli para syve krejt rastesisht, ku mesova se skenaristi i filmit, James Ivory (i cili vetë eshte regjizor i respektuar amerikan) për gazeten angleze “The Guardian” thote se ka qene i zhgenjyer me friken e regjizorit për të mos treguar nuditetin e personazheve të tij në ekran (ose ketu)

Biles ky eshte nje shembull nuk ka më konkret se si, forma (mizaskena) dhe permbajtja (skenari, tema e filmit) janë pazgjidhshmerisht të lidhura. Ky eshte dhe problemi i vertete i filmit, për mendimin tim. Dhe jo detyrimisht forma (në kuptimin é ngushte, teknik të fjales = lenda filmike)

ps: “blue is the warmest colour” perkundrazi, eshte vite drite më teper kurajoz (për shembull, nuk besoj se ai film ka dale apo qarkullon në dvd, në USA. Zor). Ai ka ca ‘mekate’ të tjera (qe lidhen më se shumti me natyralizmin, por nejse, ky eshte tjeter muhabet)

pikerisht, ndoshta kete doja te thosha, po nuk kam gjet fjalen e duhur. Videoklipesk iu referova me teper faktit qe mu duk se kolona zanore e dhene me vete me imazhe ilustruese nga filmi dilte nje videoklip mjaft i mire, kenga e stivens.
Qellimi eshte estetika, gusto, nje fare formalizmi pse jo i arrire si qellim ne vete. Ndoshta mosshkuarja deri ne fund ka te beje edhe me zgjedhjen per te pasur nje tension permanent ne film, presionin qe i bente vajza nga ana tjeter. Sigurisht eshte film i bere me nje fare cilesie vizuale. Dalja e statujes nga uji dhe disa momente te tjera ecejakesh te heroit mund te perbejne imazhe.
Si film e shof me te ngjashem me ate te lituanezes qe e ke komentuar ne blog.

Jo jo, harroje, mosshkuarja “deri në fund” (puritanizmi kinematografik) eshte kalkulim i regjizorit. Skenaristi e ka hedhur haptazi tuç, për më teper ne nje film qe në fakt, në origjine, ishte parashikuar të kish për regjizor pikerisht skenaristin.

Në kete prizem shkruaja se filmi nuk më pelqeu shume, në prizmin e nje shanci të humbur (pra, skenari mundesonte nje film shume here më kurajoz, pour edhe më misterioz (sidomos nga mizaskena, gjithmone)
Ja psh, për kete punen e misterit : skena e fundit, ajo më babain, më kujtoi nje tjeter mbyllje, nje tjeter skene të fundit të nje filmi: ate të “Brooklyn village” (nuk di a e ke parë). Situata eshte pothuaj e njejte (babe+bir). Amà zgjidhja eshte diametralisht e kundert : tek "Call me " gjithçka eshte é qarte, é hapur. Tek “Brooklyn village”, gjithçka eshte fragile, delikate.

Ajo qe më dukej premtuese në kete film ishte deshira për të filmuar “the desire” (ne nuk kemi fjale adekuate për nje fenomen të tille ne shqip: deshire eshte sh sh e zbehte), për të filmuar the desire, ate të mirefillten e te sinqerten, ashtu siç lind tek nje qenie njerezore. Dhe se se sa kjo e fundit, pra qenia njerezore arrin të jete 100% e sinqerte me veten (në vendi qe ti fshehe apo të mbrohet ndaj tyre).

Modestinë menjane: nganjehere mendoj se ndofta kinemaja, ky art kaq komplet, erdhi para kohe. Dhe mund të coje dëm gjera fort nobël per krijesen njerezore. Ja, në skenar, në leter, në letersi, gjera të tilla arrijne të realizohen (dhe sigurisht qe janë realizuar, në mijra vjet letersi). Historia e raportit midis skenarit (romanit) dhe filmit eshte nje shembull konkret e kesaj punes se shkuarit dem (shanci i humbur)
Kinemaja vazhdon ta kete te veshtire…

2 Likes