"Split" : horror sarkastik apo

Fiks (dhe sigurisht, jo me cilindo autor - se për atë pune, edhe regjizori i La la Land autor i thote vetes, e sigurt)

1 Like

do te thuash qe kjo ndodh per arsye se nje autor eshte ne gjendje te ngreje pyetjet vete dhe te te ngacmoje permes filmit te tij, ndersa per hollywoodin kjo nuk ndodh dhe kete vakuum shfrytezon zizo…?

tani stalker, ky qe ke hap teme ti, vec film nuk eshte. Jo me per oscar. Nuk e di a ke pa apo mjaftohesh me trailer po ky ishte nje film pa strukture e me karaktere te paperfundum. Nga keto kandidatet per Oscar, perfshi dhe moonlight, vec Hidden Figures, te linte mbresa.

Sigurisht qe e kam parë por nuk munda të shkuaj (si zakonisht për filmin) në blogun tim se kuçedra me ka prere burimin

Split-it mund ti kritikosh disa gjera (të vogla gjithsesi), por qe nuk ka structure, nuk mund ti thuash. Filmi ka biles meriten qe eviton në menyre të perkryer të jete i 1001-ti film “survival séquestration”, pikerisht nepermjet transformit të tij në film me super-hero (të tipit Unbreakable, për të mos u keqkuptuar me ata te comics).
Ti besoj e kuptove qe filmi, në fakt, nuk ka nje hero kryesor, por dy (meqe permende karakteret, dmth personazhet).
Biles une them keshtu: meqe ti i kritikon filmit mungesen e struktures dhe të karaktereve, jepi nje shanc të dyte sepse keto dy elemente qe ke përmendur, janë kollajshmerisht për tu kritikuar në nje film të mirë (sepse filmat e mirë, pikerisht, dine ta tejkalojne strukturen akademike dhe karakterizimin po ashtu akademik të personazheve, fenomene me të cilet jemi të influencuar nga prurja e stermadhe hollywoodiane, dhe JO vetem)

Une do i kritikoja dicka tjeter filmit (edhe pse, siç do e lexosh me poshte, janë ‘gabime’ te justifikueshme) :
konkretisht, do i kritikoja nje far misticizmi sharlatanesk dhe pseudo-shkencor, kollajshmerisht i verejtshem tek disa filma te Shyamalan. Psh, çik si jo fort bindese ekzistenca e plot 23 personaliteteve tek nje njeri i vetem (edhe pse thuhet se raste unike të tilla edhe ka patur në historine e njerezimit). Por dhe nje gje të tille, edhe pse disi e kritikueshme, në film justifikohet sepse psh, qofte edhe Kafsha (me K të madhe -ti e ke parë filmin) qe prodhon personazhi kryesor skizofren në nje moment të filmit, nuk eshte thjesht dalldi regjizoriale për të mahnitur spektatorin, por me se shumti arsye për ti dhene filmit nje natyre gati-gati onirike (oneiric). Ose personazhi I Casey-t (vajzes), krejt e qete dhe e durueshme, i jep “Split” nje ekuiliber qe ekuilibron histerine e heroit kryesor.
Mund të themi: filmi eshte nje duel monstrash (ti e kupton për ke e kam fjalen), e gjitha kjo e rrefyer permes nje melodramaticiteti (në kuptimin me të mirë të fjales melodrame) për tu patur zili

nuk di sa mund ta kesh pikasur po lidhjet e peshkut me blogun tend (pas zhdukjes se pare) paskan qene te tilla qe ndryshe nga hera tjeter, kesaj rradhe jane zhdukur krejt temat e rubrikes se Kinoditarit ne ppu (psh. ketu). apo me heret akoma

.

Pse ça t’keqe ka me qen skizofren? T’gjith njerzit e mdhej kan qene skizofren!

Pastaj te qenurit dyfelor do te thote te jesh skizofren = mendje e ndare ne dysh, edhe etimologjia e fjales e deshmon (greqishte e vjeter: schizo = ndare dhe phren = tru).

Keshtu shifni filma skizofrene me zhuzhake, diskutoni per politike skizofrene pallosh-malok, por mbi te gjithe mos harroni kurre keshillen e arte dyfelore te Peshkut:

Merr ilaçet! Ze dashnore!

ky osht i filmi i modh, pa strukture dhe pa karakter (nje vajze do me u martu me nje likantrop = njeri qe shndrrohet ne ujk ne drite te henes):

kurse ky film eshte pa pik karakteri e pa pik strukture nga vendi i Madones, e kuptoj vetem une si inkuizitor qe merret me gjueti shtrigash, dhe shtriga zhardin qe merret me inkuizitore qe merren me gjueti shtrigash:

film kot me kot!

stalker, ai strehimi i konfigurum si burg po sidomos ai fundi ku miku qendronte ne kembe pas plumbave dhe fakti qe humbi si kripa ne uje, me kujtoi x files. Po ama X files ishte serial scifi ku boshti i vetem qe e mban serialin ne kembe, pervec aktoreve kryesore, eshte tema fantashkence. Kurse ky nuk ishte scifi. Ndaj them qe ishte lujt shume me filmin dhe ne fund nuk kish dale as mish, as peshk. 100 here me mire ai sivllau indian i slumdog millionaire, Lion.

te a perverts guide to cinema 1 dhe 2(titulli eshte komercial, i vendosur nga produksioni), qe eshte nje dokumentar mbi filmat, te cilet zizek i perdor per te dhene leksionet e veta lacaniane hegeliane, mund te hasesh mjaft komente te mira te tij mbi filmat, ku nder te tjera ka dhe ndonje koment te mire mbi kinematografine si psh te rasti i stalker te tarkowski ku flet per menyren se si autori e paraqet filmikisht kohen

sh. flm., ja ndjek klipet e shkurtera te utubit e kur ka kohe dhe ndonje te gjate.
jo cdo recensues eshte njelloj i lexueshem/degjueshem dhe me zizon funksionon me shpesh pozitivisht sesa jo
review e lalaland ishte nga me te mirat qe i kam hasur po dhe ca e papritur me perfundimet.


:slight_smile: rrofsh per videon nga filmi i madh, cfare tarkovski ta komunikon me mekanizma te subkoshiences zizek e sjell ne drite duke e artikuluar me fjale. keshtu m’u duk.
e vertete qe ai permes filmave shtjellon leksione teza koncepte.
M’u kujtua qe kam vene re mjaft regjisore (edhe te mire madje) vijne nga nje background filozofik.

po po albanoid, ka shume komente te mira qe deshmojne qe kemi arrit ne Zone, Tarkovskij na priu rrugen ne zonen e loqeve ngambrapa:

TheSludgeMan:

I have to admit I find it hard to follow Zizek sometimes, could you explain (more simply) his interpretation of Stalker?

David N:

"I am important. You don’t understand what I am saying, but I am not really saying anything, but because you don’t understand it that makes me more important than you."

ikosabre

How very clever argument, fuckface.

:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Zhizheku e flet inglishten ne menyren me qesharake te mundeshme, ve bast qe edhe Lenini e fliste me te njejtin theks.

E ka pare njeri The promise 2016? Desha ta shikoj se me terhoqi shume subjekti, por kishte vleresim shume te ulet…s’e di a ia vlen :neutral_face:

kurse mu me ka intrigu subjekti dhe traileri i ketij


neser me kismet do fryhemi me kokoshka plot gjalpe. Kolesteroli do jete i kenaqur, une po ashtu, sigurisht dhe ajo po dhe kinemaja me siguri do jete e kenaqur qe paguajme dhe nuk e shohim online. Veshtire te mendoj per dike qe nuk do ngelet i kenaqur neser

Po sikur parodia e Jimmy Kimmel të mos jete dhe aq “për të qeshur”?

https://youtu.be/IZqd1OoRcH8
https://youtu.be/eQUgGb8RU-s

https://www.theguardian.com/us-news/2017/mar/10/bernie-sanders-interview-trump-democratic-party-resistance

Nje nga filmat e shkurter me te bukur qe kam pare…U deshen 9 vjet per te filmuar 25 minuta film

te ndalohen filmat e kinostudios - tjeter xhevahir shqiptar alla trump

piro milkani: cdokush e ka pultin ne dore