Studentët aktivistë njollosin me salcë ministren e arsimit

Një video e publikuar në Facebook nga aktivistë të Lëvizjes për Universitetin tregon studenten Mirela Ruko tek i zbraz qetësisht mbi kokë një shishe me salcë domateje ministres Lindita Nikolla. Aktivistët e rinj prej mbi një viti kundërshtojnë me forcë reformën në arsim të qeverisë Rama, duke e konsideruar atë një reformë klienteliste që dëmton institucionet publike të arsimit të lartë në favor të interesave private. Nuk ka patur një reagim nga ministrja, por vajza u ndalua për rreth 10 orë në Komisariatin numër 1, ku u mblodhën dhjetra mbështetës që kërkonin lirimin e saj.

I njëjti grup të rinjsh goditi me vezë dhe akuzën “Hjadut!” kryeministrin Rama, kur ky vizitonte Fakultetin për takime politike pa lidhje me arsimin.

Për të mësuar më shumë mbi çështjen dhe për ta njohur hallin e Mirelës mund të ndiqni këtë program gazetaresk:

3 Likes

Bravo Mireles! Lexova pak historine e saj dhe nuk eshte aspak i habitshem reagimi i saj.

E majte studentja, e majte ministrja,e majte salca e kuqe. Pune komunistesh, varu …

1 Like

Shume te djathte kane frike ta mbeshtesin gjestin, pasi studentet aktiviste jane te majte. Nderkohe te djathtet deklarohen te vendosur kunder reformes, nga kafeneja ku jane ulur.

2 Likes

Ky është naivitet, si të majtët edhe të djathtët janë të humbur ose fituar. Kjo është e ardhmja jonë (fëmijëve tanë) ndaj s’kemi pse ti shohim qendrimet partiake ose përkatësitë kur i shërbejmë një qëllimi…Ajo batuta e kafenesë nuk më duket e goditur, por duke të “njohur” e di që e “thua” pa të keq !

Para se ta mbeshtesin, per cfare behet fjale konkretisht. Se eshte folur shume (e per lume) por asnjeri nuk ka bere nje analize pakez me te thelluar se cfare eshte fituar e cfare eshte humbur. Apo po e mbeshtesim thjesht se protestohet dhe hidhen veze e salce domatesh (edhe pak djathe ka mbetur dhe u kompletua nje mengjes).

Kjo ministrja s’diskutohet qe eshte bibë, (ka me shume se nje fakt per ta vertetuar plotesisht - dhe ne fund te fundit ploteson panoramen e bibave e bibushve te kabinetit aktual) por edhe te mbeshtetesh keto akte pa nje reference te qarte eshte shume.

jo vetem si thote Asterisku per çfare behet fjale konkretisht duhet bere nje analize e thelluar nese ishte vertet salce domatesh apo ndonje leng tjeter i kuq, i cili shume me i rendesishem se salca, dhe me teper se salca nuk merr parasysh te majte dhe te djathte.

Ma shpjego pak si qenkan te.djathtet te humbur me nje sistem qe si kusht per tu arsimuar ka parane e jo mesataren?

Haha…:joy:

DeutschlandRadio: Si po lindin ‘komunistët e rinj’, 25 vite pas rënies së regjimit të Hoxhës

Bëhet fjalë për një apartament të vogël ku mblidhen militantët e rinj të majtë të asaj që njihet si Organizata Politike. “Prej vitesh ata luftojnë kundër privatizimit të universiteteve,”

…kjo e fundit eshte muri i Trumpit qe ndan te majtet nga te djathtet

Lëri lojrat, ju e kapët shumë mirë pse bëhej fjalë në komentin tim, Po kujt ti thuash, një idioti nordik që zgërdhihet, plehrë!

Nordik?!

Thuje mer thuje na mbyten maloket edhe ne rilindje.

Kesaj i ka dash roku dhe e ka ba. Po te ishin tere te rinjte si kjo cuca, ministrat do fshiheshin ne biruca.

Te djathtet duhet te festojne ne Kafene sepse Rama perfundoji nje reforme arsimore te djathte. Diskutimi duhet te fokusohet ne cilesine e reformes dhe jo faktor te djathte e te majte.
Kurse kjo Biba Kamuniste tu merrte me ish-ministra e Ministra qe kan bo e bojne gjona me te renda.
A ka villa kjo Nikolla? Te ishte motra ime Nikolla do prisja deri sa te dorezonte mandatin e Ministres dhe diten e pare si qytetare e lire ksaj Bibes do ja ktheja salcen e kuqe ne menere por mrena shishes. Bojne te gjithe si te forte sot prandaj duhen me u testu i cik ky cublliku sa thelle shko.

Sa e forte. Te majtet ekstremiste kunder te majteve ne pushtet tamam si isisi kunder islamikeve.

me shume esence politike permban akti i kesaj qe zgjat 5 sekonda sesa llomotitjet e merzitshme te Basha papagallerios ne 3 vjet, qe te velin me ato retorikat boshe.
E kam ndjekur nga larg aktivitetin e levizjes per universitetin dhe i simpatizoj perpjekjet e tyre per nje arsim per te gjithe dhe per nje arsim qe do mund te jete baze e mendimit kritik dhe jo vegel partiakesh apo privatesh.
Nuk besoj se ne thelb akti eshte personal ndaj ministres por ndaj politikes qe ndoshta dhe naivisht ministria ka ndjekur me arsimin e larte.
Arsimimi eshte e drejte jo privilegj.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Lale, nga cila epruvetë ke dal ti?!

Para pak kohesh, ktu ku jam une ndodhi nje vrasje. Ne barin ma t’frekuentum te qytetit,vrasesi hyni i qete dhe i shmrazi ne koke plumat e automatikut viktimes, qe ishte ne tavoline bashke me nje tjeter. Nuk bani asni dam ansor,megjithse bari ishte plot me njerez. Te vetmit pluma,kapen shokun e tavolines se viktimes,qellimisht,pasi paniku qe e zuni,po e pengonte per te kry punen. Ata qe e kishin pa,thane se vrasesi u kthy te makina,hodhi automatikun ne ndenjese e mrapme,dhe nisi makinen qetsisht,pa asni tersllime a fishkellime gomash,a thu se doli nga bari pasi kishte rrufit kafen dhe jo te kishte vra nje njeri.
S’e di pse ajo vajza e salces ,me ate qetesine qe ndermori ate veprim ne mes te nje takimi,me kujtoi killerin profesionist.

edhe mua me beri pershtypje, ne ftohtesine e emocioneve se e pashe pak dhe te Cani, por nuk eshte qetesi vrasesi por qetesi qe vjen nga kohezioni i grupit ndergjegjsimi mbi kauzen drejtesine e saj si dhe simboliken e aktit si dhe faktit qe salca fizikisht eshte teresisht e pademshme, nuk eshte plumb. Duhet pergezu dhe ministria qe ne nivel personal nuk po jep shenja hakmarrje sidoqofte, ndoshta mund te kish ngrit ndonje padi per kanosje, se me keto ligjet tona te qisin ne burg kur nuk ben gje, jo kur ben…