Studentet e Dhjetorit


#22

Protesta eshte shah, do theshte KM-ja. Ra nje figure, tash te rrethekohet mreti. :grin:


#23

Sa kerkon nga jeta dhe ti.

Per ne qe s’para kemi kohe te lexojme lajme shqiptare, ka mundesi nje sinteze ne lidhje me protesten? Per cfare po protestohej?


#24

proteste spontane, ku ngrejne zerin per kthimin e universitetit ne bankomat dhe lope qe milet. Si cdo gje publike qe po i nenshtrohet privatizimit ne shwiperi dukw rritur kostot edhe arsimi i larte eshte kthyer ne burim fitimi per ujqrit privatw. Pas ligjit te qeverise rama per arsimin e larte te gjitha universitet rritin tarifat per te mbijetu ne treg dhe per kenaq orekset e pashallarve te arsimit dhe oligarkeve qe fusin duart dhe ne qindarkat e fundit te studenteve.


#25

Duhet paguar borxhe s’jep me njeri.ne dhjetor 1990 shqiperia kishte $400 milione borxh.sot $10 miliarde .ku jemi pas 30 vjetesh?


#26

Kerksa 1: te shfuqizohet vendimi i fundit qe rrit cmimin e provimeve te vjeshtes. Dikur perseritje vitin me 6 provime ne vjeshte. Sot lene nga 13 provime ne vjeshte dhe paguajne. Ngaqe studentet po lene nga 13 lende per vjeshte e po i mbartnin nga 4-5 here, universiteti mendoi qe t’u vinte 30 mije leke per provim qe edhe te mbulonte kostot, edhe t’i nxiste te linin me pak per vjeshte, edhe te fitonin leke vete.

Po ngaqe sot jane e gjithe me nga shume provime te mbartura, vendimi u dogji te gjitheve. Njeri qe njoh une dha 8 provime kete vjeshte. 8x3, 240 mije leke. 300 mije eshte edhe tarifa vjetore e shkolles. Eshte shume e larte. Nje tjeter qe njoh kishte lene 13. Pa tallje.

Per mendimin tim me mire ta bejne qe te perserisin vitin me nga 7 provime. Ose ta bejne qe pasi ke lene 5 provime, per te gjashtin te shtatin e me pas, te paguash shume fare. Kjo rritja e papritur ishte e tepruar.

Meqe dolen qe dolen ne proteste, menduan te shtojne dhe tre kerkesa te tjera: 2. te pergjysmohet tarifa vjetore per vitin shkollor; 3. te shtohet buxheti per arsimin. 4. Te permiresohen kushtet nekonvikte e laboratore.

Kerkesa e pare u plotesua. Per tre te tjerat do te kete protesta prape te drejtuara nga marksisti Arlind Qorri.


#27

Nese ka nje pike qe vertete ja vlen eshte shtimi i financimeve per godina e laboratore te reja ne universitet. Ka kohe qe aty nuk investohet asgje dhe shtimi i numrit te studenteve nuk u shoqerua me investime te reja ne infrastukture duke ulur ndjeshem cilesine ne arsim. Puna eshte ku do gjenden leket. Nje ide eshte taksimi i rruges Tirane-Elbasan dhe gjithe leket qe fitohen te investohen vit pas viti ne arsim dhe shendetesi.


#28

Sa leke mund te fitosh nga taksimi i nje rruge?
Pastaj rruga do mirembajtur…

Reforma ne arsim duhet te jete e thelle,qe te jape frute pas 20-30 vjetesh.
Te behet nje reforme e ngjashme si ne Korene e Jugut.

Fatkeqesisht politikanet kane mandat 4 vjecar,keshtu qe nuk ju vjen per mbare te hedhin fara per fruta qe do te mbijne pas 20-30 vjetesh.


#29

Ajo mund te jete si nje bonus nga qeveria krahas shtimit te financimeve vit pas viti per arsimin. Padyshim qe gjendja eshte e veshtire dhe nevojitet nje nderhyrje e menjehershme. Po keshte duhet mbeshtetur dhe pedagoget shqiptar nuk mund te hapin nje reviste shkencore, ose te trajnohen jashte pasi nuk financohen nga Universitetet.


#30

Shitblerjen e diplomave mund ta ndale brenda 30 ditesh.
Pastaj bibliotekat e gjithe botes i kane online, si per pedagoget, si per studente, nese e kane mendjen me studiju.


#31

Ja dhe kerkesa e dyte. Nuk jane Berisha keta qe vriste protestues.


#32

A ti qenke injorante fare. Pse duke rregullluar konviktet permison cilesine e arsimit te larte. Ore mos je nga ata qe fut kryeministri te besh komente ne faqet e internetit. Univesitetet shqiptare kane nevoje uleritese per godina te reja laborator te rinj e trajnime te perviteshme te stafit akademik, pasi cdo vit dalin te reja ne fushen e shkencen. Sot asnje Universitet nuk ka askes ne revistat shkencore, pedagoget paguajne vet cdo publikim, e trajnimet. Ne nuk jemi as ne nivelin e Kosoves per % te GDP qe investojme ne arsim.


#33

Mua me duket sikur keta studentet e dhjetorit 2018 kerkojne te kthehen pas ne kohe, ne kohen e standartet e shkollimit te studenteve te 90’ ! Me pelqen si ide vetem se mungon disi koerenca por varja… ! ca te besh i ka kapitalizmi keto…


#34

nuk e kam thene ate, po e thote koka jote e semure.
po them qe eshte nej prej pikave. nese do te shfryhesh shko bjeri gjekundi
dhe vertet mendon se ka njerez ne kete bote qe paguajne dike qe te shkruaje per surratin tend dhe te shtate pallave te tjere ketu si puna jote? Konviktet jane nje prej pikave o kokerr


#35

Levizja organizohet dhe drejtohet nga nje grup marksist, ne fakt.


#36

Cili grup marksist ? Ai qe u ngrit duke bertitur me te madhe ne studio tv ne mbrotje te lamashve te Kuksit qe nuk donin te paguanin per makinat ? Keta jane marksistat ne Tirane? Mos na hap barkun te lutem… !


#37

Tani per tani jane te vetmit qe flene me marksin te koka e krevatit.


#38

Kur ske argumente vetem shan. Te kuptoj drejt. Ama bravo u qofte studenteve qe kerkojne investime ne arsim. Nuk ka investim per nje vend sesa ai ne arsim, pasi vetem hap vende pune duke i dhene tregut njerez te afte e te zot. Cdo inxhinjer ne It psh mund te punoj nga Shqiperia ne gjermani pa qene fare prezent atje. Finlanda vendosi te investonte ne arsim si te vetmen rruge per zhvillimin e vendet qe nuk ofron shume toke e resurse e ja dolen te prodhonin Nokian. Po “Injorantanca argumentun no es” thone latinet e ti ske si ta kuptosh.


#39

Ne fakt Marksi eshte nje nga filozofet me te medhenj qe studiohet nga gjithe Universitetet me te mira ne bote. Po ti dhe kete ske si ta dish. Sa me bosh ta kesh koken aq me shume bertet.


#40

o gje, me ke share i pari/e para. Shko shiko. ue cfare tipi. genjen sy per sy.


#41

po tallesh ti? ku e ke gjetur njohurine? te patatinat? Vend qe nuk ofron shume toke e resurse?
Finlanda ka 5 milione banore dhe me shume toke se gjermania me 80 milione banore.
Gjithe perendimi i bente embargo Bashkimit sovjetik, Finlanda jo. U shiste leter pa fund nga pyjet e veta dhe Bashkimi sovjetik u blinte me uri te madhe gjithcka pa perjashtim qe prodhonin. Vec ketyre, ruajten per bukuri dhe lidhjet me perendimin, te cileve, ashtu si ruseve, u shiten prodhime natyrore