Studentet e Dhjetorit

Eshte sistemi ,jo njerezit .nese ajo qe fiton eshte disa meleon euro dhe rreziku 2-3 vjet burg I lehte nese te kapin edhe ti vete vjedh Po te te jepet mundesia .dulla pati shtet me funksional edhe pse me njerez shume me pak te arsimuar sepse ndeshkimet ishin te ashpra .

Enveri ishte diktature.Te gjitha diktaturat kane shtet funksional.

Ketu nuk po kerkohet shume.

Thjesht te mos riciklohen pushtat dhe te mos tallen me njerezit.

Kjo eshte minimumi i njerezillekut.

1 Like

po ç’lëvizje e djathtë kombëtariste thua??? këta edhe parrullat i kanë anglisht!!:smiley: ronaldinjot dhe noemat nuk e bëjnë dot glasën! i kanë infektuar që në vegjëli me virusin alba!

1 Like

Kujdes nga greket ti babam se mos te marrin per gallof e Te gjuajne me cifte :blush:

Jevgjit gjuajne prandaj ki mendjen po erdhe ketej😀.

Ju Borgjezet kete muhabet keni…jeni te merzitshem !! Po nejse, une kam bindjen e plote se shpetimi i Shqiperise eshte pikerisht klasa Borgjeze ! Kur te formohet ajo, ose e thene me mire kur te behet kalimi nga kapitalist ne Borgjez ai vend do te shoh drite ne fund te tynelit…do te behet nje vend i merzitshem si vete klasa Borgjeze…te merzitshem !! ehhhh kapitalizem hesapi !!

1 Like

Kjo proteste me duket (uroj ta kem gabim ) se po mer rrugen qe marrin te gjitha protestat ne Shqiperi (historikisht keshtu ka ndoshur)…po behet qesharake ! Une te isha si studentet sot do isha kthyer ne mesim duke i lene te gjithe me qeveri media komentues etj etj me gisht ne goje ! Thjesht fitimtar ! Po ca do shpjegosh aman… njeriu i ri kapitalist shqiptar i rritur me urretje qe nuk dihet mire se per cfare !

Kjo eshte teori e grupit sektar komunist Grupi i te Rinjve. Keta teorizonin qe ne Shqiperi eshte heret per bere Revolucion sepse mungon Klasa Puntore. Ekziston vetem Fshatarsia Punonjese, vendi akoma nuk ka zhvilluar akoma marrdheniet kapitaliste ne prodhim, nuk ka akoma Borgjezi, ose, siç thua ti, vendi akoma nuk eshte bere Vend i Merzitshem.

Prandaj ne, thoshin keta, ose keta i thoshin shokut Enver, duhet te presim derisa Shqiperia te krijoje marrdhenie kapitaliste ne prodhim, dmth te krijoje Borgjezi dhe Proletariat, dmth te behet njehere Vend i Merzitshem, dhe pastaj ne ta bejme Vend te Lumtur nepermjet Revolucionit I ka kapitalizmi keto, i ka!

Jo more! - ju tha shok Enver ketyre - ju thoni qe une te ngordh si profesor liceu duke dhene mesim gjuhen frenge vashezave te virgjera korçare. Ju doni qe te mos ekzistoje pyetja e madhe metafizike dhe enigmatike:

Çfar bëje ti në automobillin e llegatës jugosllave?

Po bej avokatin e djallit : ça mendon për kete ?

Fati me i madh eshte te kuptosh sesa te mesosh.

Masivizimi eshte ai qe i dha tjeter grusht arsimit te larte ne Shqiperi. Si ishte ajo parulla ne kohe te Dulles, “Ta bejme … kulturen me duket …ceshtje te masave”. Dullet e sotem e kthyen ne “Universitet per te tere, ere!” Pervec shkaqeve me pak fisnike, edhe kane menduar: “Sa te rrine te rinjte rrugeve e te merren me pislleqe, me mire te bejne gjoja sikur shkojne ne shkolle e peagoget te bejne gjoja sikur u mesojne”. “Masivizimi” i studenteve solli edhe “masivizim” te pedagogeve. Ca pa pergatitje profesionale, ca pa discipline, ca pa moral, ca pa te tera. Edhe del pedagogu trafikant droge. Do thuash ti si shume te tjere, ne nje vend ku gangsteret, vrasesit e trafikantet behen deputete, ku te mos kete edhe pedagohe te tille. Po per mua figura e pedagogut eshte me e larte se e deputetit dhe duhet te jete me e paster.

Ju Antikapitalistet ne fakt keni muhabet te embel, nuk i bini fyellit ne nje vrime. Sic ve ne dukje edhe i Mothi, aty e patet te keqen, se i dogjet hallkat, duhej te kishit degjuar Hazretin Marks dhe jo Hazretin Lenin, duhej ta kishit bere revolucionin ne nje vend te zhvilluar capitalist, mundesisht imperialist si faza e fundit e kapitalizmit.
Une borgjez? Ne fakt i ka keto te keqija kapitalizmi. Dikur edhe une proletar si ti isha, vec prangat kisha, po kapitalizmi kodosh m’i zevendesoi vargonjte prej hekuri me vargonjte e arte te parase dhe ma mbylli gojen e ma hoqi deshiren per t’iu bashkuar proletareve te te gjithe botes.

Ka tre figura kryesore perfaqsuese ne jerarki njeri pas tjetrit ose njeri mbi tjetrin (ka nje logjike shpjeguese per jerarkine, por he per he merre kallup, se eshte vete gjate):

  1. Figura ose kategoria e pedagogut ose mjeshtrit (shkencetarit dhe filozofit)
  2. Figura ose kategoria e politikanit (deputetit) dhe religjiozit
  3. Figura ose kategoria e afaristit dhe artistit

te gjitha duhet te jene te pastra njesoj - si parim, jo sipas qefit te njerit apo tjetrit - pastaj ne praktike dihet çfar ndodh.

Borgjez nuk eshte me fjale e huaj shok, keshtu qe relax ! Por jane klase e merzitshme , jane ata qe japin gjykime te shpejta per c’do gje e per c’do njeri, eshte klasa dyshuese e qe nuk beson ne asgje e askend pervec kur i preket e mira matriale, njerz qe jetojne per tu dukur apo se ashtu duhet ! Njerez te merzitshem por qe nuk te cajne trapin, komshinj e qytetar perfekt dmth! Kot i ngateroni gjerat me revolucione qe nuk di pse i quani te munguara sidomos ne Shqiperi , permbysen dinasti 100-vjecare e krijuan nje vend nga 0 ? Ne se ky quhet revolucion i munguar… po nejse, fakti eshte se askush nuk shikon apo nuk do te shikoj se ne po jetojme vite te nje revolucioni, peshembul …hapi tjeter i kesaj proteste do te jete arsimi universitar falas, por prit se e bukura nuk ka fund, ceshtje kohe (pak vite mendoj une) e sheshet do te mbushen me studente qe jo vetem arsimin falas e qirane e duan te paguar nga shteti por edhe tu gjej pune pas mbarimit te studimeve…e kerkesa te tilla nuk jane me utopi ne asnje vend kapitalist e jo me ne Shqiperine anti-komuniste !! Jetojme kohe kapitaliste shok, te tjera na presin ! Pershendetje revolucionare !!

Edhe Cipras keshtu e pat filluar (në foto, Klodi Leka, udheheqes i protestave të studenteve dhe aktivist i “Organizates Politike”)

Rrofsh i Moth per konfirmimin.

Personalisht nuk me ngjan e ekzagjeruar te kerkosh tarifa me te ulta universitare ne nje vend ku pjesa me e madhe e njerezve mezi paguajne faturen mujore te elektricitetit, ku nuk ka pune, ku fondet publike keqmenaxhohen, ku parja e studenteve pasuron individe jo universitetet ku studiojne. Kshu-kshu. Rreth vicioz mizerjeje.

Relax? Une jam i lumtur qe me quajte borgjez. Une e lidh me pasurine dhe mireqenien, dhe kush nuk do qe te jetoje mire dhe te kete para. Me vrau pak ndergjegjja, se mu duk sikur nuk e meritoja, po hajt mo. Mi mire do behet, te presim. Pershendetje te merzitshme borgjeze.

Ky duket sikur sapo ka ardh nga Siria.