Teknologjia e fundit nis këtu

Në të gjitha panairet e industrisë së teknologjisë, kërkesa për bateri më jetëgjata është kënga e korit më të madh të zërave të konsumatorëve. Dhe pastaj Samsung Note 7 nis të marrë flakë, dhe vëmendja kthehet kah bateritë e lithiumit, tanimë të kudogjendura. Kërkesa për to është më e lartë se kurrë dhe dy janë përbërësit kryesorë të një baterie. Kobalti, i cili vjen nga minierat artizanale të Kongos, ku edhe shumë fëmijë punojnë për të ndihmuar familjet, dhe nga Grafiti, një lloj karboni i kristalizuar që del nga minierat e Kinës. Washington Post ka dy artikuj të rëndësishëm që flasin për kostot e baterive mbi njerëzit dhe mjedisin, që mund t’ju surprizojnë.

3 Likes

jo vetem teknologjia, po shume produkte qe bota konsumon cdo dite, e kane zanafillen ne vendet e pazhvilluara e aty ku shkelen ligjet e tregtise se ndershme apo shfrytezohet puna e femijeve. Para disa kohesh pashe nje dokumentar prekes per jeten e fermereve ne Kongo a Kamerun me duket, qe u shisnin grumbulluesve vendas ose direkt tregareve belge kakaon (arrat a bathet e kakaos, prej nga behet cokollata).
Ky gazetari diku u dha nje cokollate ta provonin. Ishte prekes reagimi. Ata merrnin ne dite aq sa dikush ne Europe paguante per ate cokollate keshtuqe nuk kishin provuar ndonjehere ne jete. Sipas tyre, ata kujtonin se te bardhet e perdornin ate per te bere vere…
Njeri prej tyre e mori me vete copen qe ja dhane qe t’u jepte femijeve ta provonin.

te shkretet, kaq shume vuajtje ne kete dynja te copetojne zemren kur i degjon.
For in much wisdom is much grief: and he that increases knowledge increases sorrow.

e bredho kshu vene punet, ti vjen merr mallin aty(Kongo a zimbabve) une te vi ne shpin tende (europe)si klandestin ja kshu eshte .