Tensione të forta në Maqedoni

Parlamenti maqedonas ka zgjedhur sot Talat Xhaferin si kryetarin e ri dhe menjëherë pas kësaj protestues anti-shqiptarë, mbështetës tëVMRO, kanë mësyrë sallën e kuvendit dhe goditur fizikisht deputetët. Zaev dhe deputetët e tij e disa shqiptarë janë gjakosur nga protestuesit. Ndërhyrja e policisë ka qënë e ngadaltë dhe deputetetët kanë mbetur peng për orë të tëra brenda godinës së rrethuar.

Situata është në zhvillim. Mund ta ndiqni live këtu: http://www.alsat-m.tv

Ajo që kërkohet nga shqiptarët e Maqedonisë është të ruajnë qetësinë karshi këtyre provokimeve të rënda. Përplasja etnike është karta e pushtetit të vjetër që përdor dhunën për të shpëtuar lëkurën politike. Deputetët kanë dalë nga kuvendi, situata është qetësuar. Talat Xhaferi është kryetari i parë shqiptar në historinë e kuvendit të Maqedonisë.

Protestuesit kanë hapur një çadër jashtë kuvendit.

Alsati thote se; "…qytetaret kane goditur…"
mirpo une nuk pashe qytetare, veç ca huligane, ca ekstremiste nacionaliste, ca fanatiker.

Kjo eshte gjella qe gatoi Sorrosi ne Maqedoni , skeni pare gje akoma.

Dora sllavo-ruse kunder shqiptareve. Duhet vene kufiri ne Iber ne Maqedoni dhe te krijohet shtet federativ.

ja kur te vijne klyshet e serbis dhe ti vene fajin edhe njehere sorrosit…

Paska plas trendy i cadrave ne Ballkan :).

Cfare gatoi Brado, te drejta te barabarta te me maqedonasit te shqipetareve te maqedonise? Nese eshte keshtu bravo i qofte George Sorosit, qofte i bekuar dhe me jete sa me te gjate. Amin!

përbotistat shqiptarë edhe njëherë akoma ngelen të habitur! nqs se shteti shqiptar i shqipërisë nuk del hapur të kërkojë kufijtë e 1912-s ,eksistenca e shqiptarëve si komb është më shumë se e rrezikuar. imagjinoni të kishin goditur vangjel dulen kur ishte zv.kryetar i kuvendit shqiptar,çdo të kishte bërë greqia! po shqipon e integruar edhe po ta pështyjë një i huaj si shi i duket! ja modeli sorrosist-lubonjist i shtetit! këtë model duan të zbatojnë edhe në shqipëri e kosovë. modelin e dështuar afrikan të shumkulturalizmit. shqiptarët e iliridës duhet të ringrenë përsëri uçk-në dhe të shpresojnë që në shqipëri të zvogëlohet ndikimi i pd-së dhe sorrosizmit afrikan. përfundimisht shqipëria është i vetmi fanar ndriçues’’ i ideologjise së dështuar përbotiste! njësoj si dikur me m-l! gjithmonë loqe!