Tjetër tërmet trondit Italinë qendrore

Kryebashkiaku i qytezës Ussita në Italinë qendrore thotë se 90% e ndërtesave të qytetit janë rrëzuar. Tërmeti i fundit që goditi Italinë ishte sot në mëngjes. Ka raportime në Twitter nga qytete të shumta që kanë pësuar dëme të mëdha. Shpresa është që zonat e goditura fort sot në mëngjes të jenë ato që u braktisën nga banorët pas tërmeti të së mërkurës që shkoi.

Në Romë tërmeti shkaktoi panik pasi tre lëkundje të njëpasnjëshme u ndjenë shumë fortë nga njerëzit që ishin zgjuar prej pak kohe apo ishin ende në shtrat. Metrotë janë mbyllur nga autoritetet, ndërsa EMSC e quan tërmetin më të fuqishëm në Itali qysh nga viti 1980.

Arquata del Tronto

Nje trishtim i vertete. I njoh shume mire ato zona te cilat moren nje goditje te madhe ne 1997-ten nga nje tjeter termet. Mezi e rimoren veten pas thuajse 10 vitesh dhe u harxhuan miliona qe ndertesat karakteristike mesjetare te rikonstruktoheshin. Tani u shkaterruan serish, disa me keq se me pare. Nuk e di nese do mund te rindertohen serish kete here.

Vështirë ta bëjnë për vetë situatën që Italia po kalon nga ana financiare. Është dëm i madh dhe nga ana artitekturore pasi ato ndërtesa kanë një histori. Në Castelnuovo di Conza, Conza della Campania, Laviano, Lioni, Sant’Angelo dei Lombardi,Santomena, Senerchia psh akoma vuajnë pasojat e tërmeteve shkatrrimtare të nëntorit 1980 më saktë të dt 23 ku fuqia e tij ishte 6.5 ballë. Kam njohur njerëz që akoma janë të pastrehë (kanë braktisur shtëpitë e tyre në pamundësi rindërtimi)…Vërtetë mëkat për at popull të jashtëzonshëm ku ne shqiptarët natyrshëm duhet të jemi përkrah tyre…

1 Like

Ashtu them edhe une, veshtire se do ta realizojne kete here. Do fillojne te braktisen perfundimisht te gjitha qytezat e vogla, ne Marche sidomos, edhe prej frikes se ndonje termeti tjeter.

rrace puntore, ngrihen serish ne kembe taljonet, me shume pune per shqipet

Vazhdojne vazhdojne, nuk kane pushuar asnje dite. Po shikoja disa foto te disa qytezave, perpara dhe mbrapa termetit, dhe ishin tronditese. Me vjen vertete shume keq. Vendi ku une kam jetuar per shume vite eshte bere pershesh.