Together (“Happy Hour” – film japonez me regji të Ryusuke Hamaguchi)

demokraci e kulluar në kinema! Te dyja anet e medaljes

Amà edhe divorci në Japoni, nga ana juridike: waaah ! Nje habi e vertete

Ne fakt nuk eshte. Eshte veçori e regjizoreve te mire dhe kaq.

Ka shume mundesi! Shto qe “Desperates housewives” i vë damken e te deshperuarave qe ne fillim heroinave te tij. E tmerrshme po ta mendosh! Me ç’te drejte nje krijues (regjizor, shkrimtar…) i etiketon si te deshperuara, qe ne titull, personazhet e tij???

Por ajo qe eshte edhe më interesante eshte fakti qe, në kinemate franceze, filmi ka dale në 3 pjese (kam shku 3 here ne kinema per ta parë!) nën okelion: “Seria e parë në historine e kinemase”. Pra ka dale ne formen e serise.
Pjesa e pare e filmit (I & II) qe zgjat 2 ore e çerek, mbaron fiks pas bisedes ne tren (dhe mbyllja e skenes bën sens).
Pjesa e dyte (III & IV) zgjat 1 ore e gjys por nuk me kujtohet mire ku mbaron (sepse çerek ore me vone rihyra ne kinema per te pare pjesen e fundit)
Pjesa e trete (V) eshte e shkurter: 1 ore e çerek.

1 Like

në kinemate franceze, filmi ka dale në 3 pjese

Interesant kjo. Edhe une qe kisha opsionin ta shihja si nje te tere, ne tre pjese e ndava, pare ne 3 dite te ndryshme… jam e sigurt qe po te ishe ne vendin tim s’do ta kishe ndare.

Amà edhe divorci në Japoni, nga ana juridike: waaah ! Nje habi e vertete

Une nuk u mora me Japonine dhe gjyqin dhe te tjera karakteristika te saj. Pak a shume si Koreja e jugut pasqyruar ne filmat autoreve te saj, mendova, por mund te jete gabim ngaqe s’i njoh vendet e azise. Ti qe coc ke qene ne ate pjese te botes te bien ne sy me mire. Do kisha qejf ta vizitoja Japonine. Me pelqen edhe qendrimi jo doemos miqesor ndaj amerikes. Por sic thua dallimet gjinore bejne kerdine atje.

kjo kenge eshte ne fund te credit te “Happy together” (1997), nje nga filmat me te mire te Wang Karwait

1 Like

Ne fakt, po ta mendosh mirë, nuk behet fjale për nje film-gjykues, pra për nje film-indictment kunder maskilizmit japonez, por as edhe nje film mbi gjendjen é gruas në ate vend. Hamaguchi “thjesht” vezhgon Japonine. Në kete sens, “Happy Hour” nuk eshte film qe bazohet mbi nje (disa) ngjarje, por mbi perceptimin, ndjesine e personazheve të tij në raport me kete (keto) ngjarje. Për shembull, ajo qe e ben shkelqyeshmerisht impresionues planin filmik të burrit të Sakurakos (nje rrogetar tmerresisht tradicional) tek shembet në lot rruges në mengjes duke shkuar për pune (pasi ka mesuar se e shoqja e ka tradhetuar) eshte fakti se ai plan i vetem filmik arrin të shprehe frustracionet e nje shoqerie të tërë, asaj japoneze: me teper se me ngjarjen vetë (me ke shkoi ajo, pse shkoi… etj etj, në terma skenaristikë), kemi të bejme me perceptimin e kesaj ngjarjeje (nga ana é burrit të Sakurakos, në kete rast, qe eshte në nje fare menyre arketip i nje kategorie jo të neglizhueshme në Japonine e sotme: ate të salaryman-it). Ndaj dhe ne si spektatorë, mbajme në kujtese atë plan filmik (dhe skemi nevoje për skena tradhetie bashkeshortore bla bla bla)

p.s: ma jep me mp linkun e sitit; sikur qofte dhe për të ripare skenen e trenit

1 Like

http://www.toddjayleonard.com/Todd%20Jay%20Leonard,%20Blog/7F60383C-792F-4556-9474-1DC29A41EEEB.html

1 Like

Jo nuk behet fjale per film gjykues :slight_smile:
Ok per linkun.
Albano e di qe ka mundesite e tij sh te mira per ta gjetur, perndryshe let me know, albano

Ajo skene me te shoqin e sakurakos eshte e papare (po se mos vetem kjo)

Ty Sakurako te pelqeu me pak nga te 4ta heroinat por te kujtoj qe Sakurako e tregoi veten si shoqja e ngushte e Jun, duke ngritur me shume zerin per te, se dy te tjerat gjithe kohes.

Ndersa Desperate housewives, duke qene nje seri krijuar apostafat per publik borgjez, ironizon shtepijaket e kesaj kategorie, do thoja, borgjeze shtepiake, te shkeputura nga realiteti, etj etj.
Sigurisht qe rralle nje amerikan mund te doje te merret sinqerisht me boten jashte amerikes, keshtuqe nuk besoj ai film me titullin e tij te jete universal si reference, as ne shkalle globale as ne shkalle mbare-amerikane, se ka shtepijake e shtepijake edhe ne usa.

Pelqeu shume ndihmes-infermjeria e re e cila te vetmen fjale ne goje kishte “Hai” me duart e mbledhura perpara zene ne faj.

Interesant por e pritshme pak a shume
Zgjidhjet qenkan origjinale

Ahahahaha, ‘hai’ eshte PO në japonisht. Zonjushja-Po !

Patjeter, Sakurako eshte shoqe 8 vjecareje me Jun-in e cila eshte shkesja e Sakurakos si dhe ndermjetesuese per ta futur Sakurakon në grup.
Jo, nuk me pelqen me pak se të tjerat. Perkundrazi!
:slight_smile:

1 Like

cfare skene fantastike ben Hamaguchi ne largim te Jun-it (largim i dyfishte: nga vajzat, dhe largim nga filmi), duke e takuar me djalin e Sakurakos dhe duke e lidhur edhe me forte, ne nje spirale te vazhdueshme miqesine e Jun me Sakurakon. Si i thote djali ne lamtumire e siper, mora vesh se ti ke qene shkaktarja e lindjes sime :slight_smile:

waaa… :star: Zonjusha-Po :star:

1 Like

:pray:

ps: cdo vit, në Japoni, rreth 100 mije persona ‘zhduken’ pa lene gjurme. I quajne ‘evaporated people’

1 Like
1 Like

vazhdoni komentoni gaz drrase per sakurakon, se per ju paska qene kjo dite. Pa ju vdes Peshku fare.

Zakone te cuditshme, shoqeri me vete Japonia. Keto artikuj me kujtojne “The sea of trees” te GVS, edhe ai njelloj i cuditshem e pak si jashte kesaj bote.

Vendet ishullore kanë gjithmone disa karakteristika si me të ‘vecanta’ por patriarkalizmi i shoqerise japoneze eshte goxha i njohur.

ps: po qe mesova disa gjera të reja nga rishikimi i filmit?? Për shembull, nuk me kujtohej qe Jun, kish qene shtepiake

Prova :

1 Like

Po ashtu, skena e gjyqit të divorcit eshte e nje violence të paparë!

“Im shoq më vrau” - fraza çarmatosese e Jun.

“Çdo të thuash me kete?” - pyet gjyqtari

Dhe Jun qe pergjigjet :

Ne baze te parimit universal eros-thanatos kjo eshte njesoj sikur t’i thoshte:

Burri me palloi mua, me nje fjale nuk eshte se beri ndonje gje kushedi se çfare. Gjithe puna eshte se si me palloi mua.

Me kujtohet ta kem mesuar dje, si dhe ti, kete hollesi, ndersa i dhashe nje rishikim aty ketu filmit.
Madje Jun shtoi se mbaron sot (statusi si shtepiake) sepse sot jepet vendimi i gjyqit. E keshtu hap muhabetin e divorcit te saj me vajzen e fotografive. E cila ne degjim e siper futet ne nje heshtje e seriozitet te tille qe sikur i jep fund edhe bisedes mes tyre (e per fat afron stacioni ku ajo zbret).
Sidomos mesova fakte per fillimin, sepse filmi i gjate e pare me nderprerje, te ben ti harrosh.
Psh ne workshopin e ekuilibrit shohim qysh aty te motren e ekuilibristit, dhe qe e cila rishfaqet ne fund, duke treguar sa e lidhur eshte me te vellane. Me pelqen shume fillimi i filmit dhe mund ta shihja pa ze, ose ta degjoja pa figure (madje ne ket menyre filmi m’u be nje ninulle e solli dhe gjumin)

1 Like

Ka shume per te thene per te. Edhe mbi Japonine, me larmine e detajeve qe u sollen, si nga filmi si artikujt. Por nuk kam mundesi ta stakoj mendjen e te merrem me te.

si strukture filmi ka dy workshope, nje nga fillimi e nje nga fundi, te gjate dhe dokumentareske.