Trump vulos historinë - Jeruzalemi Kryeqytet

pjer nuk e kam gabim fare, mbushen sheshet kam thene, nje te vertete te madhe.

demonstratat i behen autoritetit, ja qe paska autoritet amerika edhe mbi evropen, se ndryshe pse ben demonstrate?

ne gjermani po e po, pritje nga me madheshtoret iu jane rezervuar presidenteve amerikane

1 Like

ate nuk e di une, pyeti vete ne anglisht europiano-perendimoret, une di qe kina nuk e ka ate rol qe ka amerika ne bote, dhe kjo gje ka ndikimin e vet tek njerzit.

46and2, mos jeton gje valle ne amerike, dhe sheh tv amerikane, se atje jane te njohura truket e tv per spektakle, lozjen ta shfaqin si ndeshje gladiatoresh dhe demostraten ta japin si feste :laughing:

po cfeste mo pjer do bejne evropjanet kur edhe gazin e ngrohjes ja pret rusi sa here i teket.

dalin ne demonstrate sa here vjen autoriteti amerikan per vizite se kane nevoje per vemendje, ndryshe iu ngrijne tubat e ngrohjes.

dalin nga halli o pjer, dalin protestojne, kane halle populli evropjan

1 Like

Po e ke citu/kuptu hoxhen tamom, hoxha ia ka fut kot, per kete punen e synetllikut dhe te mishit te derrit. Ai i referohet Dhiates se Vjeter, ose Librit te Hebrenjve te themi, ndersa Krishti ishte njefare reformatori, prandaj lindi edhe Dhiata e Re, dhe besimi ne te te ben pak a shume te krishtere. Dhe si reformator Krishti hoqi synetllikun dhe mosngrenien e mishit te derrit. Megjithese Krishti ishte edhe njefare konservatori, ose nuk merrej mire vesh cfare donte te thoshte, ngaqe edhe fliste me parabola (kjo vjen nga pellazgjishtja “para”+“bole”, domethene fjale qe thuhen para boleve si kureshKari). Nejse, prandaj lufta mes cifuteve e arabeve eshte si lufte brenda llojit, se jane semite te dy popujt e librat e shenjte i kane me te ngjashem se myslimanet me te krishteret per shembull.

2 Likes

Ke te drejte deri diku. Por mos te harrojme qe te krishteret e pranojne dhe Dhjaten e Vjeter si pjese te Ungjillit ndersa muslimanet jo.

Nuk thashe qe nuk e pranojne Dhiaten e Vjeter (jo si pjese te Ungjillit, po te Bibles, se ungjijte jane vete pjese te Dhiates se Re), megjithese ka pasur disktutime a do perfshihet ne Kanon apo jo. Po them vetem Krishti solli reformim, ndersa arabet me Kuranin ben njefare prapakthimi, ose ndreqje te asaj qe e quajten te gabuar e te shtremberuar nga te krishteret, domethene njefare prapakthimi te Libri (i shenjte i hebrenjve).

Arban falemneres per artikullin e zevendesit te Nolit. E lexova, por nuk eshte se u bera me i moth se sa jam. Rremuje hesapi, shkrim tipik post, asnje kenaqesi nga leximi, vetem dhimje koke. Rrezik qe mbas do vitesh nuk do lexoj me asgje, do shof vetem nga dritarja, do “lexoj” peizazhin nga dritarja.

Kishte nje gje shum interesante: gjinia femnore e fjales Perendi dhe mashkullore Zot. Ne kete rast (dhe ne rastin analog te atdhe dhe memedhe) eshte vertet nje merite pellazgjike e shqipes qe deshmon se edhe Zoti eshte me dy fela: mashkull dhe femer, babe dhe nene.

Per punen e mishit te derrit,dakord,po pranojme llogjiken tane te Krishtit Reformator,mgjithese fjala e Zotit nuk e pranon si koncept reformimin. Zoti asht i persosur. Nuk mund te thoje ni gja dhe te thote mas 10 mije vjetesh,ta zame,prit se ktu ja paskam fut kot.Te Dhiata e Vjeter,Zoti e ndan,ca hahet e ca jo. Psh,pse njerezit hajne mishin e kaprollit dhe nuk hajne mishin e ujkut,apo, pse hajne mishin e deles dhe jo te qenit. Ne listen “jo” eshte edhe mishi i derrit.
Per synetlliku pastaj , pytja asht e thjeshte,sipas ungjillit, Krishti asht ba synet apo jo?

Nuk eshte puna te pranosh logjiken, prano faktet. Nuk i kam shpikur une keto qe po te them. Pse u perndoq Krishti dhe krishterimi u be nje fe e vjedhur, domethene nga dicka qe ishte perjashtimisht cifute, u nderkombtarizua,por ama nuk zuri vete rrenje te cifutet te cileve u drejtohej ne fakt, ishte fjala per nje beselidhje te re te cifuteve me zotin e tyre. Duhet ta dish edhe qe sic thashe, ka pasur diskutime a te perfshihet Dhiata e Vjeter ne Biblen e krishtere, apo madje edhe nese Zoti i Dhiates se Vjeter eshte i njejte me ate te Dhiates se Re. Kjo puna e synetllikut te Krishtit eshte budallallek, se nuk ka lidhje fare. Ate e ben synet qe kur ishte tete ditesh, zakoni cifut, nuk eshte se u be vete. Ai vete pastaj tha qe nuk ka nevoje per synetllik.

1 Like

Mbase nuk mund te behesh dot me i Moth se sa je. Nuk ka gje, po mua kur e kam lexuar nuk me eshte dukur dhe aq kokelodhes. Do ta lexoj perseri sidoqofte,

ai tha se nuk ka nevoje per te pre lafshen, por qeduhet pre lafshen e penisit shpirteror (citimin ta sjell me vone se tani nuk kam kohe). Pra tregoi esencen e synetit, te sakrifices se pallimit ke te dale perpara. Mbaj besen, mos kurvero, gje e thene edhe ne Dhjaten e Vjeter. Syneti si rit ka kete domethenie, jo prit lafshen e biles, e bjeri dajres dhe kernetes, mshoja jevgut ballit me 1000 leksh.

Providenca e zbulon veten ne progres, dmth historia eshte e re qe zbulon vazhdimisht gjerat e thene dhe te bera me pare. Eshte njesoj sikur edukohen kalamajte, nuk thohen te gjitha te vertetat qe ne fillim, por jepen dalengadale bazuar nga pergjigja qejep kalamoni.

Ta sjell une po deshe citatin, po hoxha dhe Pjetri me mustaqe te kuqe e kishin fjalen per prerjen e lafshes fizike.

1 Like

mu nuk me intereso çfar mendon per lafshen Pjetri dhe hoxha, me intereson çfar mendon zhardina per lafshen.

(ka ca vende pellazgjike qe jua heqin lafshen edhe noçkes se grave). Pra edhe syneti eshte dyfelor.

Tiku, nuk e di nese e ke thene me ironi a jo, po Foti (Fatmir) Cici eshte zevendes i Nolit po aq sa c’jam dhe une. E njoh mire se eshte andej nga zona ime + bemat e tij ne Boston. Njeri ordiner, qe ka bere burg ne kohe te Enverit se rrahu nje bashkefshatarin e tij. Nejse, vazhdoni me Arbanin se po behet interesant shkembimi.

jo nuk e kam thene me ironi, por jam i ndergjegjshem se shprehja qe thashe eshte ironike ne vetvete.

Ne fakt ka nje te vertete pa ironi me sa me ka shpjeguar nje njohes i Amerikes dhe kishes ortodokse shqiptare dhe historise se saj. Per here te pare Foti Cicin e pashe ne televizor menjehere mbas ndrimit te regjimit ne vitin 91. Ky miku me tha se Foti Cici eshte nje nga pretendentet per kryepeshkop i kishes autoqefale. Ne ate kohe ishin nja 2-3 pretendente qe i benin yzmet ish-postit te Nolit.

Qe atehere nuk di me gje per te, Arbani ma rikujtoi, plus keto qe ti me thua, e qe i degjoj per here te pare.

Nuk e di si eshte puna e Fotit, as i kom idene kush eshte, dhe as ortodoks nuk jam (biles as i krishtere nuk jam), por pa dash t’i bej avokatin, flas ne pergjithsi: personat qe konvertohen jane tipa si te thuash ekstremistesh, thene ne kuptimin pozitiv si njerez me pasione te forta dhe me fuqi shpirterore te jashtzakonshme, biles edhe fuqi fizike te jashtezakonshme. Ne kete kategori hyjne edhe kriminelet, vetem se kriminelet i praktikojne fuqite e tyre negativisht. Por mjafton te ndryshohet shenja, dhe krimineli behet shenjtor. Pak e shume historia e Zhan Valzhanit, si rast me i njohur per laiket e pa interesuar per fene. Ky eshte fenomen i rendomte ne jeten e shenjtoreve, kuptohet vetem nje kriminel me te tjeret, mund te behet “kriminel” me veten, sakrifica etj. Rasti me banal eshte i shen Palit, qe ishte nje kriminel, per me teper qe persekutonte dhe vriste krishteret e pare. Ne fakt perhapja e krishterimit eshte veper kryesisht e shen Palit. Shen Françesku, qe mbahet gjasme me i buti dhe me i omli i shenjtoreve, ishte tip aventurieri, ishte ushtarak qe vriste dhe priste ne lufte. Me pas u konvertua kur u kthye nga lufta ne katund te vet.

shiko se po u fol per penisin dhe vaginen, gjithnje interesant eshte shkembimi :stuck_out_tongue:

po edhe kauret vete ndahen ne nestoriane dhe chalcedonians mbi naturen hyjnore e njerezore te jezu krishtit.

Ta shikoni me teleskop integrimin ne BE , urime vellezer myslimane ,presim Turqishten dhe Arabishten gjuhe te dyte zyrtare e jemi ok. :clap: