Ultimatume staliniste

Cfare ka per te qeshur?

Po pra…a e e kupton…Lulthm udbashi i bo thirrje popllit mos paguni taksat…gjoja e kan msu kta ideolog Kanalistet bo revolucion…Tea-Party.

Po Rama nuk eshte Mbret…per 8 vjet si KM…do bej rrumpalle me ato pak taksa qe do mbledhi…e do ankohet se Saliu nxiti popllin te mos paguaj taksat dhe me te drejte te zotit Gjigandi Rama nuk mund te Performonte…i duhet edhe nje mandat pas 8vjecarit.
Ore loqet skane brire…

Sikur keto te ishin te verteta para kryeministrise do ishin mbi nji milion shqiptar dhe jo dhjete militante duke ngrene tolluma.
Si minister transportesh Luli ka rregjustruar korrupsisonin me galopant ne gjithe histories e shtetit Shqiptar dhe dosja e gjykimit nuk eshte hapur po nepermjet korrupsionit dhe shantazhit dhe kjo eshte arsyeja kryesore pse Basha eshte sot ne cader dhe nuk del para popullit te vleresohet ne zgjedhje.
Si minister i jashtem eshte i vetmi minister ne 75 vjet qe i fali Greqise pjese nga territori detar i Shqiperise i faktuar me vendim te gjykates kushtetuese, arsye tjeter pse dasha i trembet gjykimit te sovranit ne zgjedhje.
Si minister I brendshem eshte fajtor per vrasjen e 4 qytetareve te pafajshem me 21 Januar i faktuar se fundmi si Karim shteteror nga gjykata Strasburgut.
Sot Luli nuk ka as program politik per tju paraqitur popullit per zgjedhje vec frikes nga reforma ne drejtesi kercenon me destabilizim nest preket nga ligji. Sot Basha eshte I akuzuar ne pritje ne arrest cadre para se te pergjigjet penalisht per cfare I ka shkaktuar shtetit Shqiptar.

2 Likes

te propozosh aplikimin e nje metode per zgjedhjen e njeriut me te fuqishem ne bote ne procesin e zgjedhjes se hajdutit me te fuqishem ne Shqiperi nga njerez qe i duan shume hajdutet.

Veprat e keqija te tij mbeten teorike, te paprovuara dhe pa pasoja per shqiptaret. Rruga e kombit dhe heqja e vizave jane fakt, vjedhja e parave dhe mosmirenjohja vetem ne koken tuaj. Hajd shendet tani.

Valanga e Revolucionit Demokratik, po zbret nga majat e Ndergjegjes se Popullit,per te zhdukur nga faqja e dheut Republiken e Krimit dhe ne rrenojat e saj,te ngreje Republiken e Re !
Perpara !!!

Ky “Karimi” shteteror, edhe nese eshte provuar qe eshte kryer nga nje gjykate e huaj per nje ceshtje te brendshme, eshte kryer pas urdhrit te atij, qe eshte sot kandidat per deputet per PS, dikur komandant i grupit te zjarrit qe shtiu. Nuk eshte provuar asgjekundi asnje lidhje direkte apo indirekte e ministrit te brendshem dikur me vrasjet ne bulevard, por perkundrazi, eshte provuar lidhja e drejteperdrejt e ish- liderit te opozites, per te nxitur perkrahesit e tij, kunder institucioneve, me nje kauze te rreme dhe te sajuar, ne perpjekje per te nxjere perfitim politik, nga pasojat e kesaj dhune qe do ishin pashmangerisht humbje jetesh njerezish. Pike.

Te pakten 4 shqiptare paten pasoja jo te mira kur Basha ishte minister. Apo dhe kjo eshte teorike dhe e pafaktuar? Me ato milione euro te vjedhura do ishin bere rruge, spitale dhe shkolla. Apo nuk jane pasoja per shqiptaret?

Gjembi,lexo me qetesi dhe mos nxirr jashte konteksit. Shume njerez kane vdekur ose jane shtyre drejt vdekjes pa e ditur, kur Basha ka qene minister, por kjo nuk e ben ate fajtor per vdekjen e tyre. Ato miliona te vjedhura jane vetem ne koken tende.

E kam lexuar me qetesi por pa dashuri. Jam shume brenda kontekstit. Jashte kontekstit po perpiqeni ta nxirrni ju.

Shume njerez kane vdekur ose jane shtyre drejt vdekjes pa e ditur, kur Basha ka qene minister

E lexoni ndonjehere cfare shkruani perpara se te shtypni butonin “pergjigju?” 4 vete u vrane kur garda shtiu mbi protestuesit. Garda ishte nen varesine e Ministrise se Brendshme. Minister i Brendshem ishte Lulezim Basha.

Ato miliona te vjedhura jane vetem ne koken tende.

:joy: :joy: Sigurisht qe po. Dhe Lulezim Basha e shkoi kot talentin e vecante qe kishte per te bere para ne fushen financiare (keshtu tha apo jo, qe kishte bere parate ne burse) dhe vendosi te shkrije jeten, talentin dhe pasurine e tij per post ne qeverine dhe politiken shqiptare gjithe keto vite.

Cfare pergjegjesie po kerkon nga Lul Basha, penale apo morale, se ta them une pastaj nese do te futesh ne detaje, meqe perdore ‘selective quotation’

Bregu, Topalli e Selami kryqezojne Lulthimin… e cfare ka thene me shume Profesor Doktor Rexhep Qosja???
E fundosi mer e fundosi Shqupin qe i lumte pushka

Majlinda Bregu

Dua të ndaj sot shqetësimin tim të thellë me të gjithë miqtë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike! Orët e mundësisë për të ndaluar futjen në një rrugë që kurrë s’ka qenë rruga e partisë sonë, po mbarojnë! U bë qëkur s’mbahet mend që grupi parlamentar i PD-së nuk mblidhet për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar nga kryetari i partisë.

Zgjedhja për të bojkotuar parlamentin u bë pa i lënë kohë një debati real. Megjithatë e kam përkrahur edhe cadrën edhe protestën civile të qytetarëve si formën më demokratike për të kthyer vëmendjen e të gjithëve tek ceshtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kam kërkuar disa herë edhe në takimet me kryetarin e Partisë mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

Vendimmarrjen e një grupimi politik e di institucion po aq të rëndësishëm sa dhe vendimin e gjithkujt për të dëgjuar ndërgjegjen e tij.

Po aq, forumet e partisë i di si institucione vendimarrëse e jo vetëm pika të statutit.

Vendimi për të mos u futur në zgjedhje u mor pa lejuar asnjë debat real. Edhe vendimi për ta refuzuar paketën e kompromisit që propozuan miqtë tanë të Partive Popullore Evropiane, u mor pa u konsultuar me askënd.

Ndërkohë maxhoranca vazhdon fare e patrazuar rrugën e saj të kapjes përfundimtare të të gjithë pushteteve dhe duket se nuk e ka hic për gajle ta kapë edhe parlamentin e ta bojatisë të tërin mavi. Shpresa e madhe e disa të fajshmëve se martesa e interesit të Edi Ramës me Ilir Metën do përfundonte me divorc dhe nga divorci do rrëzohej qeveria, u tret si flluskë sapuni.

Kam kërkuar tek miqtë tanë të Partive Popullore ndihmë për të mos lejuar që Edi Rama të shpallet si engjëll e hero i reformës në drejtësi. Por me pranimin e kompromisit të ofruar nga David McAllister dhe Knut Flekenstein ai vrau më shumë se dy zogj me nje gur të vetëm! Edhe PD-në e nxorri refuzuese në sytë e miqve tanë të PPE-së, pasi s’ka lënë gje pa manipuluar për ta nxjerrë fajtore në sytë e gjithë botës; edhe Ilir Metën e hoqi qafe duke i hequr të fajshmëve stolin ku mendonin se do të ngjiteshin për të dalë mbi PS-në.

Dhe ja ku jemi sot. Edi Rama del na jep orë e minuta në dispozicion për një kompromis, në çartje për tu dukur si engjëll që lutet për paqe, ndërkohë që e dinë mirë edhe socialistët se sa i dëshiruar është për zgjedhje me kundërshtar.

Unë nuk besoj se Edi Rama që bën sot e gjithë ditën të përvëluarin për dialog e për zgjidhje, ka ndonjë ëndërr tjetër vec asaj që tani të bëhet dhe mbret!

Po PD-ja ku ishte dhe ku është në gjithë këtë mjegull? Pa një debat minimal dhe pa as më të voglën shenjë reflektimi në këtë situatë kaq të rrezikshme për të ardhmen e saj?!

Partia Demokratike ka lindur si Parti me vokacion perëndimor. Nuk iu largua zgjedhjeve as në 1997, pasi u largua e dhunuar nga pushteti i bandave të armatosura madje mori pjesë në zgjedhje edhe në zonat ku kandidatët e saj nuk futeshin dot fizikisht!

Partia Demokratike nuk u pajtua asnjë sekondë, as me bojkotin antieuropian të Edi Ramës dhe as me bllokimet skandaloze të rrugëve në emër të votës së lirë!

Dhe ju siguroj të gjithë ne që e kemi quajtur antieuropian e antikombëtar Edi Ramën e kemi besuar se i tillë vetëm ai mund të ishte. Një arsye më shumë kjo për të mos rënë dakord sot me veprime e bllokime si ato të Edi Ramës dje.

E di që zeri im sot mund të duket një zë në shkretetirë, por shpresoj të mos mbetet kështu. Kam heshtur këto kohë publikisht dhe jam përpjekur me mish e me shpirt ta ndihmoj PD-në dhe Lulzim Bashën duke u përpjekur t’i bind miqtë tanë të PPE të na vijnë sërish në ndihmë. Por sot nuk mund të hesht më sepse edhe vetë ata që kurrë s’na kanë lënë vetëm më parë, që nga Presidenti Daul e deri tek i fundit në PPE, më përsërisin prej disa ditësh: “Na vjen
keq po mesa duket nuk ju ndihmojmë dot më, sepse ju nuk doni të ndihmoni veten!”

Ata duan që PD të hyjë në zgjedhje! Ata duan që ne të jemi në parlament! Ata duan që të kthehemi menjëherë në Kuvend dhe të votojmë të gjitha ato që duhen për zgjedhjet e për reformën në drejtësi! Dhe une jam e bindur që Shqipëria bëhet më europiane me zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo me rrëmujë të cilën s’na e ka borxh asnjë qytetar i këtij vendi!

Nuk dua që asnjë të na kthejë shpinën publikisht nësë ne nuk kthehemi në rrugën e përbashkët të familjes së djathtë evropiane! Po më shumë se për ata, ne sot duhet të mos e pranojmë më tutje në heshtje opsionin e transformimit të PD-së nga një alternativë reale e kësaj maxhorance të frikshme, në justifikimin e saj më fantastik pë cdo paudhësi më të madhe!

Shiko kur te dalin tani te gatshme nga furra komuniste shprehjet " lavire bulevardi", " e blere me parate e droges", " burri i saj ka patur nje komshi ne kat te trete komunist keshtu qe…", etj etj.

2 Likes

Malinda ka frike se i cpohen gomat e xhaguarit :stuck_out_tongue_winking_eye:


Kete xhaguarin e kishte kur ishte, wait for it, ministre ne kabinetin e Berishes. Kur rilindasit bertiten per xhaguarin atehere, PD dhe altoparlantet e saj nga shtete te ndryshme u sperdrodhen me lloj-lloj justifikimesh.

Nuk pritem shume…

prisni se nuk kemi arrit akoma tek pallimi, ka akoma.

O Kapo o i keq :joy:

Po he tani te ka faj Kapua :joy:

1 Like