Vajza e re humb jetën gjatë operacionit, anestezisti tenton vetëvrasjen

Kjo ditë zbardhi me një dhimbje të dyfishtë… kur një gonxhe u shuajt pa çelur dhe një mjek shkoi drejt vetëflijimit… Dhimbje për jetën e një fëmije… dhimbje për aktin sublim të një kolegu… Nuk u prononcova se thashë më në fund ky popull do të kuptojë që mjek dhe pacientë janë në një skalion dhe janë vetëm fije të padukshme të një sistemi mediatik dhe politik që i kundërvënë, duke shkarkuar mbi ta barrën e fajeve të tyre… Por jo i dashur vëlla dhe koleg as akti yt moral sublim nuk pengoi median dhe këtë popull të derdhë vrer…, përkundrazi është reagimi mbarë mediatik dhe popullor ndaj këtij akti që jep mesazhin e tmerrshëm të mjekëve të rinj të braktisin këtë tokë mosmirënjohëse… Ndonëse pacientja jote ishte viktimë e një komplikacioni anestezik të konstitucionit të saj gjenetik (hipertermisë malinje) sërish askush nuk u mundua të hedhë një sy në internet para se të hedhë baltë për ty si mjek neglizhent… Ndonëse që me incidentin e para disa vitesh në QSUT ku mungoi dantroleni ky preparat u vu me detyrim me urdhëresë nga ministria në çdo sallë operacioni…, sërish u nxorën nga sirtaret e pluhurosur të dikurshëm dhe të akuzuan për mos aplikim të medikamentit… O njerëz e dini që që para tre viteve kryeradha e çdo informkonsensusi anestetik është rreziku i vdekjes nga hipertermia malinje dhe në Republikën e Shqipërisë nuk futet asnjë i sëmurë në sallë pa firmosur vdekjen nga anestezia dhe në prani të dantrolenit… Atëherë çfarë e detyroi kolegun tim të nderuar drejt këtij akti… përgjegjësi karshi ligjit s’mbante, frika e ndëshkimit juridik nuk ekzistonte… Përveç dhimbjes morale dhe pasionit profesional që në momente të caktuara janë më të fuqishme se arsyeja, unë nuk gjej shkak tjetër… Por ky akt vetëflijues nuk është asgjë karshi vrasjes së madhe që i bën sistemi social, mediatik, politik dhe juridik, çdo ditë, pak nga pak armatës të manteleve të bardhë… dhe sërish ti popull herë qesh kur sheh pranga, herë skërmitesh kur dëgjon për vdekje, herë vjell vrer… Ndoshta këtë lidhje shpirtërore mund të bësh me mantelet e shenjtë, siç bëre për 50 vite me mantelet e besimit fetar, ndoshta këto janë vitet e persekutimit të mantelit të bardhë… Mjekun e vrau sistemi… Mjekun e vrau politika, media, e vrau presioni i një populli të paaftë të reagojë ndaj horave që i morën shpirtin dhe jetën, por shpreh dhunë dhe konflikt mes vedit, duke ngritur gishtin e akuzës aty ku fajtori nuk ekziston… Quo vadis Shqipëri…

Prof. Dr. G. Xhepa

mjeket jane profesioni me i mir paguar, prandaj dhe duhet t’i perballojne gjyqet dhe kritikat kundra tyre. kur ishin falas, asnje nuk i kritikonte.

Si gjithmone kendveshtrimi yt kurreshtar…i vecante, sikur vjen nga nje bote permbi. :slightly_smiling_face:

ai do kete bere ndonje budallek pra, se po te kishte bere gjithcka ne rregull sdo vriste veten. ne karrieren e nje doktori vdekja eshte dicka normale qe e shikojne me sy cdo dite.

ne shqiperi te therin vetem te marrin leket, edhe se mbase ske nevoje per operim fare

sa raste ka qe i kane lene te vdesin se skane dhene me mijra euro…

Te sqarova sa munda, nuk merrem më me ty. Vazhdo fol ne ajer nga maja e Amerikes dhe kur te kesh kohe hidhi nje sy statistikave te vetvrasjeve te mjekeve ne Amerike.

1 Like

kam pas nje mik anestezist amerikan edhe pas goxha kohe u hap lirisht e ne muhabet e siper tregon edhe rrogen (gjo e madhe me tregu rrogen per keta) dhe jam habit me then te drejten …
c’ne kaq i thashe ti vetem me gazin merresh aty … eee tha pune me stres tha se te iken tjetri nga duart pa e kuptu fare dhe me shpjegoi ne vija te trasha se c’fare rreziqesh permban si proces … fatkeqesi te tilla ndodhin edhe kete ne nje perqindje te vogel pacientesh.

1 Like

ska ku te veje me mire! modernitet jo si kalbsirat qe la sala jot

Dr. Tritan Shehu

E PA NDERSHME TE DENIGROSH MJEKUN PREJ NJE TRAGJEDIE PA FAJTOR!

Po shkruaj keto rreshta si Profesor i Anestezi-Reanimacionit e Kryetar i asaj shoqate shqiptare, perpara se te dalin konkluzionet zyrtare te ekspertizes per tragjedine qe ndodhi sot ne nje salle operacioni te Tiranes.

E bej kete i indinjuar nga te gjithe ata qe pa u menduar po hedhin “balte” mbi mjekun anestezist, i cili per hir te ndergjegjes se larte te tij, po lufton keto ore me vdekjen.

SE PARI DUA T’I SHPREH DHIMBJEN E THELLE E NGUSHELLIMET E MIA FAMILJAREVE TE VAJZES SE RE, QE HUMBI JETEN SOT.

Me tej dua te sqaroj disa detaje paraprake teknike, pikerisht per te hequr “balten” e qetesuar sado pak dhimbjen:

Fatkeqja sot gjate nje interventi ortopedik pesoi nje komplikacion anestetik te rende e me mortalitet shume te larte kudo ne bote, hipertermi malinje.

Ky nderlikim eshte pothuaj i pa mundur te para diagnostikohet e te parandalohet; ai vjen nga nje clirim masiv energjish termike nga muskujt, si pasoje e aplikimit te substancave te anestezise. Fatmiresisht eshte nje nderlikim shume i rralle ne subjekte me probleme te lindura, por qe ne jeten normale nuk kane asnje shqetesim.

Theksoj se ky nderlikim nuk lidhet me gabime njerrezore, anestetike, dozime te substances etj, si dikush pa pergjegjesi ka thene sot; eshte pothuajse nje fatalitet.

Dhe kjo ndodhi sot; fatkeqesisht gjendja nuk u dominua dot, me gjithe ndihmen reanimatore komplekse te zbatuar nga mjeku anestezist.

Sidoqofte le te presim perfundimet e ekspertizes mediko-legale, per te bere konkluzionet perfundimtare.

POR NDERKAQ PA DENIGRUAR PERSONALITETIN E MJEKUT PERKATES, I CILI SI PASOJE E TRAUMES PSIKOLOGJIKE DHE E DHIMBJES KA TENTUAR VETE VRASJE, AI ESHTE MIDIS JETES E VDEKJES.

PS.Kolegu perkates eshte nje mjek me pervoje e dije te plota, me koshience te larte civile e pergjegjesi profesionale, gje e cila e shtyu edhe drejt atij akti ekstrem.

I UROJ SHERIM TE SHPEJTE KOLEGUT TONE!

2 Likes

ka plasur nje gjithollogji gjithandej neper njerezit ne shq., futet dhe media ne mes (here injorante sa, dhe mos me keq se, publiku, e here e shitur keq ndac per para ndac per pushtet), saqe e para qe denigrohet eshte dija e specializuar e besueshme, dhe njerezit e saj.
A ka mjek t’ia gjeje medikamentin kesaj epidemie idiote tek ne

E vetmja gje qe s’kuptoj, osé me mire me thene, e vetmja gje qe s’para me ngjan normale dhe etike ne kete histori tragjike eshte nderhyrja e drejtorit te spitalit sipas te cilit anestezisti nuk eshte perpjekur te vetvritej por ka pesuar infrakt nga lendimi. Te pakten nje minimum transparence te akordohej per hir te jetés se humbur dhe asaj ne rrezik.

Veshtire per te fol per rastin ne fjale, por besoj se mund te flasim per menyren se si raportohen, mbulohen e harrohen rastet si rasti ne fjale.
Me tej, mjeksia te Shqiperi ka shume probleme. Hiq menjane moton “pa leke ne dore nuk ke sherbim” qe per mua eshte tentative vrasje, problemet qe do te kene efekte afatgjate jane dy. Se pari niveli i ulet i mjekeve te rinj, qe vjen si pasoje e menyres me te keqe te mundshme te selektimit te tyre qe ne diten e pare te shkolles se mjeksise, dhe se dyti rrezistenca aktive e mos kalimit te profesionit te mjekut nga mjeket e vjeter te ata te rinj (i ka kapitalizmi keto, do thosh arbi, dhe ka te drejte). Keto dy faktore te mbledhur bashke jane nje mine me sahat.
Sa do qe jam kundra mjeksise private, duhet ta them se gjer ne nje fare niveli e cliron mjekun nga presioni per te nxjerre dhjam nga pleshti; ka nje rroge per te cilen ka rene dakort. Me ket rast pershendes doktor Gugashin e doktoreshe Holten si rob zoti qe jane, dhe gjithashtu Turin qe bo kafen e dyte me te mire ne lagje.

operacionet kane nje perqindje komplikimi, ne te cilat perfshihet dhe vdekja, perndryshe nuk do kishin fryke njerzit para se te hynin ne operacion, fatkeqsi e rralle dhe e rendomte.
Lajmi i vetem qe te ben pershtypje eshte tentativa per vetevrasje e anestezistit, niveli i presionit mbi mjeket ne shqiperi ka ardh ne rritje, dhe njerzit nuk e kuptojne qe ky presion u ben keq ne rradhe te pare atyre vete, largimet masive jashte te mjekeve e specialisteve, puna siperfaqsore e mjekeve duke deleguar punen te kolege te tjere per te hequr qafe paciente te bezdisshem e pergjegjesi, etj. Kur dihet qe arritjet ne mjekesi behen duke guxuar, ne kete presion ekziston mundesia qe ky guxim te mungoje dhe te shkaktoje kesisoj shume deme edhe ne jete njerzish.
Disa njerez jane bere aq te pasur sa mund te blejne gjithcka por jo pavdeksine dhe nje lajm i tille qe vjen per me teper nga nje spital privat krijon tek ata sensacion e tronditjen, se si edhe duke paguar mund te vdesesh, kapitalizmi do thosh arbi, perseri :stuck_out_tongue_winking_eye: