Vetingu dhe “patriotët”

Nga Ledio Braho - Vetingu (rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve) ishte kryefjala e vitit 2016 sa i përket parashikimeve mbi parimet, metodologjinë, standardet dhe procedurat e organizmit të këtij procesi.

Vetingu nënkupton kryerjen e një procesi tërësor rivlerësimi kalimtar për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri, si dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorin e Përgjithshëm, i cili përfshin kontrollin e ligjshmërisë së pasurisë, kontrollin e figurës së zyrtarit dhe kontrollin e profesionalizmit të tij. Sipas nenit 179/b të Kushtetutës sistemi i rivlerësimit ngrihet me qëllim që të garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, pavarësia e sistemit të drejtësisë, si edhe të rikthehet besimi i publikut tek institucionet e këtij sistemi (pika 1).

Për një proces kaq thelbësor për një nga tre kollonat kryesore të shtetit, debatet teknike dhe politike ishin të pashmangshme. Po kaq e vërtetëështë edhe që pikërisht Reforma në Drejtësi u shndërrua në kauzën e vetme politike të pozitës dhe opozitës në legjislaturën që po mbyllet. Gjithsesi rezultati përfundimtar ishte një sukses i vërtetë, amendimet kushtetuese u miratuan në unanimitet. Më tej u miratuan edhe ligjet që ishin pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi, ndër toedhe ligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Beteja për kushtetueshmëri vazhdoi… pas miratimit të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” debatet dhe lufta për shfuqizimin si antikushtetues të këtij ligji nuk u ndalën nga opozita dhe grupet e interesit. Për Gjykatën Kushtetuese dhe për të gjithë faktorët (që për Reformën në Drejtësi kanë qenëtë shumtë – vendas dhe të huaj) u pa e nevojshme që të konsiderohej edhe kërkimi i njëamicus curia nga Komisioni i Venecias në lidhje me pajtueshmërinë e këtij ligji me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata Kushtetuese, pas marrjes së mendimit të Komisionit të Venecias dhe shqyrtimit të saj vendosi rrëzimin e kësaj kërkese duke e konsideruar ligjin në përputhje me Kushtetutën.

Pas një kalvari të tillë politik dhe kushtetues si dhe me hyrjen në fuqi të ligjeve të miratuara si pjesë e Reformës në Drejtësi vëmëndja normalisht kaloi nga organet te emrat. Institucioni i Avokatit të Popullit shpalli dhe vakancat në lidhje me organet e reja të krijuara si pasojë e këtyre ligjeve. Më konkretisht, deri në datën 9 shkurt ishin të hapura aplikimet për vendet vakante për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Deri këtu çdo gjë duket krejt korrekte…

Në datën 10 shkurt, Avokati i Popullit publikon një dokument me titullin “Lista me emrat e qytetarëve, të cilët kanë shprehur interesin për të marrë pjesë në organet e Vetingut”. Sapo hap këtë listë vihet re një dokument me 7 faqe ku janë renditur 190 emra qytetarësh me një formatim të pastandardizuar dhe pa një rregull të qartë. I lexon dhe i rilexon emrat dhe vë re që ka të sapodiplomuar apo dhe të diplomuar që nuk plotësojnë asnjë kriter formal nga ato të parashikuar në ligj.

Në nenin 6 të ligjit, ndër kriteret që duhet të plotësojë anëtari i Komisionit dhe gjyqtari i Kolegjit të Apelimit janë edhe kriteret e mëposhtme:

“a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;

b) të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës.”

Më tej, në pikën 2 të po të njëjtit nen është parashikuar edhe që “përmbushja e kritereve të mësipërme të vlerësohet duke marrë në konsideratë në veçanti të dhënat si më poshtë:

a) titujt shkencorë në fushën e së drejtës;
b) përvojë të veçantë të kandidatit në sfera të caktuara të së drejtës;
c) vjetërsinë në profesion;
ç) përvojën studimore dhe profesionale jashtë shtetit shqiptar;
d) notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj”.

Përjashtimit për zgjedhjen e komisionerit publik, kërkesa për përvojën në punë duhet të jetë jo më pak se 10 vjet.

Pyetja që lind në këtë rast është se përse aplikon për një pozicion të tillë një person që nuk plotëson kriterin formal të përvojës në punë.

Një nga arsyet mund të jetë se nuk ka lexuar ndonjëherë ligjin dhe ka aplikuar vetëm se e ndjen veten patriot. Përkufizimi i termit patriot në fjalorështë “një person që shfaq ndjesi të mbështetjes së fortë për vendin”. Gjithsesi kaq nuk mjafton pasi gur themeli për të qenë patriot është që të zbatosh ligjet e vendit tënd dhe të mos abuzosh me të drejtën për të shprehur interes për një vend vakant kaq të rëndësishëm për reformën më shtetformuese në këto 27 vite tranzicion.

Arsye tjetër mund të jetë fakti se me të drejtë kushdo që mendon se në një vend që shkelja e kritereve ligjore është veprim normal mund të mendojë se mund t’ja “hedhë” kritereve edhe kësaj here.Fakt është se kriteret ligjore janë shkelur në rastin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ku kandidatët e Gjykatës së Lartë nuk plotësonin një nga kriteret e parashikuara në nenin 221 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” qëështë “magjistrati ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës”. Tëdy kandidatët, gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, nuk e plotësonin këtë kriter. Po ashtu, edhe në rastin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë pranë Gjykatave të Apelit, Avokati i Popullit në “Raportin e monitorimit mbi procedurën e hedhjes së shortit për krijimin e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në sistemin e drejtësisë” shprehet në mënyrë eksplicite se “Procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve nga Prokuroria e Përgjithshme nuk u zhvilluan për shkak se nga Prokuroria e Përgjithshme ishte dërguar vetëm një emër, i cili “ipso-jure” u konsideruar anëtar i këtij këshilli pa nevojën për hedhjen e shortit përkatës”. Po i njëjti formulim gjendet në raport edhe për prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatave të Apelit. Madje pikërisht ky ishte dhe shkaku kryesor që Ambasadori Lu i’u referua Prokurorit të Përgjithshëm si armik i Reformës në Drejtësi. Për anëtarët gjyqtarë nga Gjykata e Lartë, raporti nuk e shpreh në asnjë pikë ti tijën shkeljen e kritereve ligjore. Vendosja e kritereve kaq të forta për të gjithë personat që do të jenë pjesë e organeve të reja të drejtësisë duket sikur është bërë me të vetmin qëllim që kandidatët që i plotësojnë ato të jenë veç pjesë e një grupi të kufizuar personash që me shumë mundësi janë pjesë e po të njëjtit sistem drejtësie që duhet të reformohet.

Një arsye mund të jetë që përveç thirrjes së sinqertë të Ambasadorit Lu të ketë pasur dhe thirrje urdhërore nga faktorë të caktuar për mbushjen e listave kur u pa se interesi real qytetar ishte sa gjysma e numrit të vendeve vakante dhe rezultati i vetëm është që të gjithë këta aplikantë nuk i shërbejnë procesit, por farsës.

Për një qytetar normal jojurist që nuk ka marrë mundimin të lexojë ligjin kompleks “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, lista me 190 qytetarët që kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend përfaqëson elitën e drejtësisë në këtë vend, por e vërteta është krejt e ndryshme pasi në atë listë nuk ka më shumë se numri i vendeve vakante të personave që plotësojnë kriteret formale (këtu nuk bëhet fjalë vetëm për kriterin e përvojës në punë, por edhe të dhjetë kritereve të tjera formale) dhe pak më pak që plotësojnë edhe kriteret e parashikuara në pikën 2 të nenit 6 të këtij ligji.

Meqënëse të gjithë qytetarët e përfshirë në këtë proces janë juristë duhet të kenë parasysh rregullimin në nenin 34 të Kodit të Procedurës Civile që parashikon se “Personi që abuzon në të drejtën për të ngritur padi, duke qenë i ndërgjegjshëm për pathemelësinë ose pabazueshmërinë në ligj të saj, ose përdor mashtrimin, mund të dënohet nga gjykata me gjobë deri në 50 000 lekë, pa llogaritur shpërblimin e dëmit që mund të kërkohet”. Në rastin tonë nëse e analizojmëmutatis mutandis nuk kemi abuzim me të drejtën e padisë, por abuzim me të drejtën për shprehje interesi.

Një parim të cilin Gjykata Kushtetuese e ka theksuar më shumë se një herë që “drejtësia jo vetëm që duhet të jepet, por, edhe, duhet të duket se po jepet”.Në rastin tonë, në një listë me 190 qytetarë aplikantë duket se po respektohet vetëm pjesa e dytë e këtij parimi, pasi nëpërmjet kandidatëve fiktivë vihet re që drejtësia vetëm duket se po jepet se në fakt përzgjedhja e vërtetë do të bëhet në shumë më pak aplikime. Këtu lind edhe pyetja përfundimtare – nëse numri i kandidatëve që plotësojnë kriteret për t’u zgjedhur në këto organe do të jetë më i vogël se numri i vendeve vakante, a do të procedohet në të njëjtën menyrë si me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi duke përfshirë edhe kandidatë që nuk i plotësojnë kriteret?!

2 Likes

Deshe me thon “Vetingu” dhe patriotet :smile:

të hëngërt lubonja,të hëngërt! një paçavure të tërë për të thënë ‘’ o sa keq të jesh patriot’’

Eshte ndertuar keq sitemi qysh ne 1990 nga njerez te gabuar dhe ashtu sic ndodh ne 1997 qe u desh bota me nderhyrjet dhe operacionet e shpetimit italiane gjermane greke turke qe te zgjidhte problemin e brendshem te shqiptareve, ashtu edhe sot ne 2017 u desh Amerika dhe Europa qe ta nisi nga e para sitemin e Drejtesise nga ku burojne te gjithe te keqijat e atij vendi! Aty jane cimentuar dhe jane bere Bunker me vite korrupsioni mashtrimi, vjedhja e dhe rrjepja e popullit ,qytetar fshatar shqiptar !
Aty Hajduti thote - kapeni hajdutin ! , krimineli thote- kapeni kriminelin,! mashtruesi thote- kapeni mashtruesin !!
Kakofoni bastardesh qe vrasin e vjedhin naten popullin e vet dhe cirren dhe bertasin diten se luftojne per popullin dhe mirqenien e tij !

Pika popullit shqiptar qe nuk kuptoi nje here fytyrat e ndyra 25 vjecare te politikaneve te vet qe i vodhen disa here !
I vrane e i mbyten ne 1997 1998, i dogjen ne Gerdec dhe i vrane ne 21 Janar dhe duan ti vrasin edhe njehere ne 18 shkurt 2017 !

E di se kur jane edukuar dhe rritur keta njerezit qe ndertuan sistemin keq? Po te ndihmoj: Njeriu i Ri!

Ka shpresa gjemb, ka!
Per here te pare pas 26 vitesh Shqiperia sheh rritje ne popullsi. Faleminderit bij te eterve!

1 Like

" Gjithsesi rezultati perfundimtar ishte nje sukses i vertete "
Ketu e lashe une , qe te quhet sukses qe vetingun e ben EdI Rama dhe Ilir Meta domethene qe nuk ja vlen ta lexosh me gjate, shkurt : Sorrist .

https://www.youtube.com/watch?v=L4JcKKjqXKQ

Sorros paranoia…overdoze kokaine ne fuksion te global…

mjeshter pershendetje. je pak konfuz me c’kuptoj. i di kuptimet e ketyre videove apo jo? :smiley:

Po pra e prishen njeriun e ri dmth veten e tyre dhe shkatruan te gjithe shoqerine duke I hyr nje aventure te cmendur per pushtet te pakufizuar Ndihma jote eshte palidhje

Rikthehen ish-anëtarët e Byrosë, Kiço Mustaqi në krah të zv/ministrit të Mbrojtjes

Kico Mustaqi,ish-ministrit të Mbrojtjes në kohën e diktaturës, njëherazi ish-anëtarit të Byrosë Politike. dallohet qartësisht si i ftuar nderi në tribunën ku janë ulur krah tij edhe kryetarja socialiste e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Ose Njeriu i Ri ishte i prishur.

1 Like

Me ke u prish pa qeni qepen te haje ? ! Me armikun e klases ?Nga prishja vjen edhe e mira dhe e keqja kur vjen puna tek bashkimi. I kombit.

Nje nga specialistet me te shquar te Ushtrise moderne shqiptare .

Ca te keqe ka ketu? Edhe Saliu ka dale duke vozitur me Enverin ne Voloreke, po s’ka qene i Partise. Disa nga keta kane qene disidente te fshehur qe atehere, u futen ne rangjet me te larta te sistemit qe t’ua merrnin kalane nga brenda komunisteve.

2 Likes

S.B ka qene varketari, per mos me e thene me shkurt !

Kripto-antikomunust Varketari

Hallall, meze me raki, qepe, hudhra, salce kosi…

1 Like

Mirë me Kiço Mustaqin ishte rastësi, po me Ramiz Alinë ç’farë ishte ?! -Gazetari fierak “i nxjerr bojën” Petro Koçit