Video: Shqipëria 1991 - Rizgjimi

Eeeedi! Eeeedi! Eeeedi!

Raaamiz Aaalijah!
Raaamiz Aaalijah!
Raaamiz Aaalijah!

Majaft Fiqo se tu ngjirren gishtat

Na shurdhut syt thuj o Fikret

Majemi po bo harakiri

Nje, dy, tre, shumë harakiri

Ha-ra-ki-ri!

Ha-ra-ki-ri!

Ha-ra-ki-ri!

:smile:
Po boll o kalamo i keq :smile:

tani kjo faqja e ‘dumb peshkut’ eshte vertet dhe pune e madhe po s’u thane gjerat sic jane, po mos i bini me top kaq fare
Hidhini nje cep syri historise se europes para LIIB se s’behet qameti. Pastaj kesaj tones. Dhe krahasojini dreqi e mori.

(Ah po, s’kam c’them po u replikua me argumentin se vendi ine para LIIB ish si te gjithe, dhe paralel me, vendet prosperuese te kontinentit. ketu s’kam nga luaj.)

shkaba, kerkova ne internet per ndonje lajm per shkollat e mbyllura per shkak te gripit ne Evrope dhe vec lajme per Shqiperine me dalin. Ah po, edhe nje per Bullgarine. Degjova qe dhe fajin per gripin e ka Saliu, keshtu me tha nje kusherira ime.

P.S. pyete vete Bashen se ti je aty e ke afer. Ne emigrantet e qelbur s’na pyet njeri.

Analfabetizmi ne Evrope pesoi ulje drastike me masivizmin e shkolles ne fund shekullin e nentembedhjete ne disa vende, dhe ne fillim shekullin qe vinte ne disa te tjere. Ngjashmeria eshte e qarte besoj. Mund te bejne perjashtime disa vende protestante ku nxitej leximi i bibles nga kisha.

Nese vertet per ty eshte patriotizem ai i Hoxhes qe u rikthye ne Shqiperi, çfare i bie te jete ai i Ismail Qemalit qe u largua?

Une nuk i gjykoj figurat historike me perqindje ne te mire a te keqinj, por kam pershtypjen qe si ne krye te diktatures me te hekurt ne Evrope, ishte goxha i keq.

Ti mire shkrove diku me siper per ekstremizmin, por sikur kontradikton veten qe quan arritje kriminalizimin e fese.
Si dhe pas largimit te otomaneve, nje Shqiperi e hapur do sjellte natyrshem ndikimin perendimor (siç dhe ndodhi ne vitet para udheheqjes se Hoxhes) ne menyren e jeteses, perfshire dhe fene. Nuk ishte nevoja te deprivohej popullsia nga e drejta e natyrshme te organizohej ne fe.

nisur nga konfidenca me te cilen i ve vulen, ashtu sic thua duhet te jete.

na mbetet vetem te na falesh per shqetesimin

Ja psh fjala vjen zoti e di sa mijera agronome zooteknike u diplomuan ne Universitetin bujqesor te kamzes te mos flasim per qindra shkolla te mesme bujqesore anekend vendit .megjithate brain power shqiperia duhej te ishte bere superfuqi bujqesore fakti eshte qe vendi ngordhi per buke .ish graduatet kur dolen ne dynja fare fare pak prej tyre kishin dije e aftesi te marketueshme .

patjater qe arsimi fillor 4 klasesh i zogollit ahmet, rocks!

(dhe se mos harroj, nje fshat po, 20 fshatra jo)

Nuk eshte vule aspak. Po tentoj te argumentoj qe ne Evrope rreth asaj kohe u rrit ndergjegjesimi per te miren publike, shkollen perfshire dhe nese nuk do ta zhdukte Hoxha (qe ti dhe kolegu shkaba e paraqisni si mesiah) analfabetizmin, do ta benin te tjere.

sigurisht, gjembi. dhe me siguri, kerkimi yt eshte bere plot inteligjence, si gjithnje

Licei francez ,shkolla bujqesore amerikane .kuadrot e larte me bursa shteti ne vjene e france .shiko nexhin psh me nje diplome te institutit "nana mbretneshe " eshte pa sa bukur i lidh llafet megjithese I ka rrena te gjitha .me kujtonet xha Asafi ,me nje shkolle te mesme te kohes se zogut ishte .shikohej shtrember i varfri se kishte qene nen prefekt para monizmit .kur donin gjindja te shkruanin ndonje lutje a kerkese shkolle punesimi a strehimi tek ai perplaseshin se gjithe te diplomuarit me shkolle te larte ne kohe te partise nuk dinin as te shkruanin nje letter te thjeshte.

1 Like

si nuk qenka vule,
ajo qe ti the, eshte konkluzion, nuk eshte tentative per te argumentuar.

ngjajshmeria eshte e qarte besoj

per te tjerat, mire eshte hap post tjeter. t’i marrim gjerat nje e nga nje

:joy: me shkrive
epo une e ti te pakten e dime qe s’egziston ne ket dynja te biem dakord

Nese vertet per ty eshte patriotizem ai i Hoxhes qe u rikthye ne Shqiperi, çfare i bie te jete ai i Ismail Qemalit qe u largua?

Mbase duhet te lexosh pak me shume. Ismail Qemali u kthye, ashtu si Enveri. U kthye ne kohe te veshtira, me koken ne ne torbe. Themeloi, drejtoi, vazhdoi perpjekjet per sa kohe pati fuqi, dhe kur ishte shume plak u largua. Prape po krahason gjera pa piken e lidhjes.

Une nuk i gjykoj figurat historike me perqindje ne te mire a te keqinj, por kam pershtypjen qe si ne krye te diktatures me te hekurt ne Evrope, ishte goxha i keq.

Sigurisht qe nuk i gjykon dot me se sa gjera i kishin te keqija, e sa gjera i kishin te mira , sepse ashtu i bie te futesh ne te thella e te vesh shume mekanizma te trurit ne perdorim. Ty te mjafton nje perfundim siperfaqesor, mundesisht i percaktuar nga te tjere, qe te thone se ky eshte i mire ne cdo gje qe ben e te na rroje sa malet, ai atje eshte i keq ne cdo gje qe ben e mos guxo te perdoresh logjiken. Politika e ISIS-it e te tjereve qe ti e zbaton me perpikmeri.

Ti mire shkrove diku me siper per ekstremizmin, por sikur kontradikton veten qe quan arritje kriminalizimin e fese.

Feja qe perdoret per te percare popullin eshte kriminale qe c’ke me te. I ke ketu ne peshk, ne vitin 2017, ne mes te perendimit, qe vijne e shkruajne se kush eshte shqiptar e kush turk apo grek, ne baze te fese. Imagjino ne vitin 1946, ne mes te injorances, kur kishat greke e serbe shkruanin neper mure se si duheshin vrare shqiparet.

Si dhe pas largimit te otomaneve, nje Shqiperi e hapur do sjellte natyrshem ndikimin perendimor (siç dhe ndodhi ne vitet para udheheqjes se Hoxhes) ne menyren e jeteses, perfshire dhe fene. Nuk ishte nevoja te deprivohej popullsia nga e drejta e natyrshme te organizohej ne fe.

Proven e ke te dukshme. Nje Turqi e tere, popull dhjetera milionesh, me burime dhe kapacitete shume me te medha se Shqiperia, u hapen dhe u shqyen ndaj perendimit, dhe prape nuk e shkulen dot ekstremizmin fetar pas kaq dekadash.

Edhe aq pak sa e shkulen, e shkulen me dhune, me grushte shteti te ushtrise nje here ne dhjete vjet, perndryshe do te ishin kalbur nga dhuna mendore qe sjell ekstremizmi fetar. E megjithate tani jane duke shkuar prape drejt asaj rruge mooti.

Sepse nje ideologji qe kriminalisht te kercenon me tortura te perjetshme po nuk iu binde, me percellime e vuajtje si ne jete, si pas vdekjes, nuk mund te mposhtet ne nje popull me komunitete te vogla, te izoluara, ku ende zbatohen ligje kanunesh mijera vjecare. Duam s’duam ne, ishte s’ishte vendim i bukur ai i Enverit, bllokimi i fese per ato dekada ka qene dhurate per kete popull.