Naten, shkabe, korriku e co. Mire u takofshim ne tema te tjera.
vazhdo me llumin, o misherim i politikes se peshkut, se po noton ne ujerat e tua
qeka zhvilluar beteja epike “rikthim i perjetshem i te njejtes” teme, midis kalamojve te shkalles pallatit afer kopshtit zoologjik.
e te menosh qe dikur kete beteje e benin intelektualet e mdhej te Peshkut.
Qyteterim ne kohe te Enverit! Vetem 30% e mori njefare kulture qytetare. Fshatrat jo, aty ku jetonin 70% e shqiptareve. Ne rregull, nuk i ishin me analfabete po te qyteteruar?
Ti dashke qe 500 vjet obskurantizem dhe shkatrim ne *Shqiperi te fshihen per 40 vjet ?!
Shkaba, fotografia qe solla une eshte bere spontanisht nga nje i huaj ne vitin 1989 ne Korçe: fytyrat e vrenjtura dhe te trishtuara pasqyrojne besnikerisht izolimin dhe skizofrenine e kohes. Besoj qe per ata qe e kane perjetuar diktaturen keto veshtrime jane te njohura.
Ndersa per ato qe ke sjellur ti, per dy te parat nuk debatoj dot me konditen qe vendos sepse per ty deshmoka per nje mbrapambetje te njerezve meqe jane veshur sipas tradites myslimane. Mua ky fakt nuk me krijon komplekse. Per te tjerat, realizimet brenda kuadrit te propagandastikes krijojne idene e nje jete publike idilike, realiteti nuk ishte krejt ashtu sepse gjate dhe pas punes keta njerez do te shtrengonin barkun per te mundur urine.
Une po shkruaj per here te fundit ne kete teme pasi me eshte e pamundur te debatoj me ty me ekstremizmat qe shpreh. Po, po, ekstremizmat.
lol Foto spontane, me dhjetera filtra bardhezi per te theksuar nxirjen.
Cudi se si fotot e mia qenkan ekstremizem, kur te kam sjelle foto nga e njejta situate si e jotja. Une solla shqiptaresh ne shesh, ne vitin 1956, madje me ngjyra, pa nxire realitetin. Ti ke sjelle foto shqiptaresh ne shesh te derrmuar me filtra bardhezi ne vitin 1989. Ndersa fotot e tjera qe kam sjelle jane ne vitet 1972, dhe kedo te pyetesh te atij brezi, thone qe ne ate kohe nuk mungonin gjera, dhe ndryshimi qe nga viti 1944, 28 vjet dmth, eshte rrenjesor.
Ata njerez qe ulen ne shesh te qytetit nuk jane thjesht te veshur ndryshe, jane te njejtet njerez qe pillnin femije per pune e vajza per martese, sepse ashtu ishte moda osmane. Te njejtet qe mbulonin grate se ashtu ishte moda, qe sheronin cdo gje me raki e duhan se ashtu ishte moda.
sepse gjate dhe pas punes keta njerez do te shtrengonin barkun per te mundur urine.
lol, kjo eshte gjeja me patetike qe ke thene. kthehu e lexoje prape, e do te shtrengohesh ti nga niveli i patetizmit, aq cringey eshte. Por, nuk te njoh. Ndoshta mund te te jete bere ves duke bere rolin e viktimes qe s’ka c’te ofroje me pune dhe perpiqet t’u ngjalle meshire atyre qe ka rrotull, duke bere gjynafqarin. Keshtu qe mbase nuk do te te beje pershtypje edhe po ta lexosh prape, sepse, Fundja, edhe njerezit siperfaqesore qe binden nga cdo idiot qe ka te drejten per te folur, nje dite i besojne vertet ekstremizmat se ai qe eshte “pala tjeter” ka 100 te keqijat, ha bebe per mengjes, ka doktore qe shtrengojne dhembet nga uria ne pune (lol, patetike, sa here e permend).
Ndryshimi ne 28 vitet e para te komunisteve, eshte i dukshem, u ndertuan hekurudha nga zeroja, u ngriten robt nga ato kalldreme ku uleshin si majmune dhe ndertuan NGA ZEROJA industri te lehta, shkollim 100%, shkolla te hajrit, spitale, u shpetuan shume vajza nga shitja tek dhendri qe ofron me shume dhe u bene te shkolluara, te formuara, me pune, dhe femijet i lindnin ne maternitete, jo neper hambare.
As Zogu dhe qeverite e tjera nuk ndertuan aq sa ndertuan komunistet ne 28 vitet e para, as pas komunisteve nuk eshte ndertuar aq. As turqit, as bizantet, nuk kane ngritur qytete nga zeroja ne gjithe historine e shqiperise. Kane bere vetem kisha e xhamia, kane lene vetem trashegimi lufte e shkaterrimi, jo ndertimi.
Sic nuk mohohen te keqijat pas viteve 70, qe erdhen pas izolimit, ashtu nuk mund te mohohen te mirat qe erdhen prej ndertimit patriotik.
Eshte mekat te mohosh arritjet e shqiptareve te asaj periudhe vetem sepse ke rene viktime e ekstremisteve qe per pushtet percajne shqiptaret, u kane nxjerre tanke dhe i kane vrare e vjedhur ne 7 vjet po aq sa komunistet ne 45 vjet, dhe qe ne 28 vitet e para nuk kane ndertuar as 30% te asaj qe ndertuan komunistet ne 28 vitet e tyre te para.
Jo vetem qe nuk bene aq, por prishen e shkaterruan lulishtet qe u lane komunistet, fabrikat, industrite, institucionet dhe autoritetin ligjor pikerisht me kete frymen e ndyre qe perdor ti, qe kush nuk eshte me ty ka doktore qe shtrengohen nga uria kur shkojne ne pune (pz, ca carlliku mer zot, sa here e coj ne mend, them si marr mundimin e te flas lol).
U bo bytha juaj
"Ju ishit ca zhulsa që bythën e juj e lanit një herë në muaj me kanaçe pranë furnellës me vajguri ku zjente grosha në tenxhere pa kapak. "
Ekstremist per mendimet qe shpreh, jo fotografite. Nuk debatoj dot ne kushte te tilla.
Brenda vetes mund ti thuash vetes qe babai yt komunust ka bere mjaft te mira, po ashtu gjyshi komunist. Po ti si komunist m^3 ca ke bere? Apo mbrojtja e nderit dhe liderit suprem eshte i mjaftueshem?
Mendim ekstremistesh eshte “ata qe kam une inat jane 100% te keqij”, dhe pastaj te shpifesh per ta mbeshtetur genjeshtren.
për sa kohë shqipot do kenë frikë nga kombëtarizmi,do të jenë gjithmonë qënie infereiore si alba me numra:joy:,do jenë gjithmonë palestinezët e ballkanit.
qorrit që i kanë mbushur mëndjen se nuk i duhen sytë,mos i fol se hidhet përpjetë! pse,ça i ka gjet qorrat e tjerë?
shkaba paska nis te urreje genjeshtren. Kijameti eshte afer
shkabe, kam nje dileme qe vec ti mund ta zgjidhesh:
Ti thua qe kemi qene shume mire ne ato vite. Gjithashtu ti ke thene perhere qe kane emigruar kriminelet nga Shqiperia dhe ai vend tashme eshte pastruar. Dilema ime eshte: kaq shume kriminele te kete patur ai vend? Nese kemi qene kaq mire, pse kane ikur kaq shume nga parajsa? Si dhe, nese ishte sistem kaq i mire, si ka mundesi te kemi patur aq shume kriminele?
Faleminderit nga ishulli Kodiak (ne pamundesi per te shkuar ne Faroe).
Ku ka degjeneru situata mer eeeeejjjjj:
Ti nuk ke nje dileme, Gjembi. Ti ke nje problem. Problemi yt eshte qe fantazon gjera ne koke e do t’i perdoresh per debat. Kur nuk te del dikush ne shteg qe t’i vesh ne perdorim ato qe ke per te thene, ti sajon sikur i ka thene dikush, qe te shprehesh patjeter. Problemi eshte qe nuk ka thene njeri qe ishim shume mire. Kam thene qe sa c’kane ndertuar komunistet ne 28 vitet e para, nuk ka ndertuar askush tjeter per te njejten periudhe kohore. Dhe kete nuk ma kundershton dot. Kam thene qe sa c’e emancipuan komunistet femren apo shoqerine ne ate gjendje qe e gjeten, nuk e emancipoi dot njeri tjeter ne aq pak kohe. Po ashtu, kam thene qe njerezit me probleme reputacioni jane te paret qe kane prirje te ikin. As kete nuk ma kundershton dot, ndaj sajon ate qe thua se kam thene. Po ashtu s’kam thene kurre qe jetoj te KP apo qe eshte vendi me i mire ne bote, por kam thene qe asnje lagje ne TR nuk eshte me mire se KP. As kete nuk ma kundershton dot njeri, ndaj ju vjen plasja e sajoni gjera qe nuk i kam thene, fantazoni sipas kokes tuaj dhe debatoni me veten tuaj ngaqe s’dini c’te llomotisni tjeter, lol ose thjesht jeni te trashe e keni probleme inteligjence, gje qe s’jua zgjidh dot une. Klm
Ncuk, eshte e kunderta: diktatura dhe dikatoret jane njolla me e zeze e njerezimit, ndaj i kam inat.
Zhardin, ka me keq se njolla e zeze, eshte njolla e bardhe, njolla bjellogardiste, te cilen nuk e lan dot sepse nuk shifet.
Por jo se nuk shifet, shifet, shifet edhe njolla e bardhe, kur e vendos ne raport me njollen e zeze.