Vlera providenciale e artit - intermezzo, Florenskij

Para ca ditësh komshiut që na ndan muri, i ndodhi një gjë e rëndë, por nuk kuptohej për qamet se çfar. Në shesh u ul një elikopter i ndihmës së shpejte, ta do mendja të pranishëm edhe karabinirët që hynin e dilnin të alarmuar në shtëpi bashkë me infermjerët me barrela, turma e spektatorëve kuriozë e pranishme si gjithnjë. Dukej që dikush kishte vdekur, por si, qysh e tek nuk kuptohej. Pyet njerin, pyet tjetrin, versionet ishin të ndryshme, celularët gjithashtu sillnin versione akoma më të ndryshme, deri dhe kriminale-seksuale. Për tu habit se sa shpejt ngjarja tani kumtohet në rrjet; gazetarët e jipin lajmin menjëherë megjithse ndodhen kilometra larg; shenjë tjetër që jetojmë në epokën e celularit. Kur versioni noir arriti kulmin: “burri vrau gruan e tij bashkë me fëmijën”, thashë:
-Fikni celularet para se të dëgjohet versioni: “një familje e tërë masakruar nga komshiu në gjendje raptusi”.

image

187218284_2861510234103184_6182814336874598359_n

Kam afër si komshij një familje peruane, burrë e grua dhe kalamaj. Gjithë ditën prej apartamentit të tyre vjen nje potere e vazhdushme: të bërtitura në spanjisht, të gajasura, klithma të llahtarshme si kafshët e pyllit, muzikë amerike-latine në kupë të qiellit etj. Vite më parë atë e bir herë pas here qëlloheshin me grushte në publik, turinjtë gjithë gjak. Pastaj i biri nuk u pa më, doli që nuk ishte i tij, ishte bir i gruas që kishte tani, se më parë kishte pasur një grua tjetër. Pastaj një ditë u zhduk edhe gruaja, që ishte me barrë, dhe u duk një grua tjetër me tre kalamaj të saj (kushedi se të kujt ishin). Pastaj u zhduk peruani, dhe u duk një peruan tjetër me dy kalamaj.
Dmth prindët vazhdimisht duken dhe zhduken mbasi lënë ndonjë fëmijë si dëshmi historike që kanë qënë aty, dhe ajo çfarë mbetet përgjithmonë janë tullat e mureve dhe ideja platonike ose ideja metafizike e familjes, koncepti i familjes në vetvete; çdo gjë tjetër ndryshon në zhvillim të pandërprerë dialektik.

Sa më tepër kalon koha, dmth afrohet pleqëria, dekompozimi dhe kalimi në të përtejmen, ëndrrat e natës marrin më tepër konkretësi se realiteti.

Thelbi i diskursit demokratik përmblidhet në një frazë alabaku të dëgjuar në fillimet e demokracisë:
-Këta janë të gjithë bythqimët e Enver pederastit, por nuk kane faj këta, këta dun të zgjohet Enveri nga varri e t’ja fusi t’gjithve sa krahu!


ky eshte aplikimi ne politike i shiritit te Mobius
(Möbius strip - Wikipedia)
390px-Möbius_strip

1 Like

struktura e shprehjes si qeni qe kafshon bishtin e vet ne komentin me siper ilustrohet ne kete liber:

Kush ushqehet me kërmë, kërmë do përfundojë.

-E ke lexuar librin e filanit?
-E pse ta lexoj? Mos është gjë libër i ndaluar që ta lexoj?

Një bir o është budalla dhe bën si babai i tij, dmth nënështrohet, ose ngre krye. Ka edhe një mundësi tjetër, por akoma nuk është koha.

Nëse shprehesh për politikë ose ndonjë disiplinë tjetër rrotull politikës: histori, letërsi, shkenca humane etj, intelektualit t’modh nuk i intereson fare çfar ke thënë si ide, hardware dhe software i kaplloqes tij punojnë intensivisht të zbulojnë se kujt agjenture ballkanike i përket, meqë je shprehur në këtë mënyrë.

Çdo njeri sado të jetë i zgjuar, i ditur dhe me karakter, sa është gjallë në këtë botë është fetus në barkun e nënës, pra i pakompletuar, është gjysmak nga mendja. Duhet vdekja si proçes kalimi në nivel më të lartë në dimensionin e të përtejmes, njësoj si vemja tranformohet në flutur, që personi të përmbushë përsosmërinë.
Fetusi në mitër të nënës ka nevojë për një standard jetese: përkujdesje, ushqim, komoditet etj (nënë e kalama njësoj), po ashtu edhe personi që jeton në mitrën e Nënës Tokë duhet të jetojë sipas një standardi fizik (ushqim , ajër, ujë) dhe shpirtëror (parime, dashuri). Mosrespektimi i këtyre standarteve, si në njërin rast ashtu dhe në tjetrin, lind fizikisht shtatanike dhe shpirtërisht handikapatë, si në këtë botë, ashtu dhe në botën tjetër.

Nuk eshte faji jot qe je mbyllur ne ato qe quhen “bubble”, problemi jane ato qe jane ndryshe nga ty. Ato jane armiqte. Sulmoji…

Roberto Saviano " Gridalo"

Materialisti dialektik:
-Ore ti po shef Hënën apo gishtin?
Idealisti metafizik:
-Jo, jo, po shof Hënën sepse gishti është i Marlonit, e për më tepër është gishti i mesit!

Shqipëria nga pikpamja providenciale, ose thënë ndryshe: nga pikpamja e gjendjes ekzistenciale në majë të piramidës së botkuptimit kulturor eltar, ndodhet akoma në turbullirën e as mish as peshk të epokës së Ramizit. Çfar ka ndodh më pas Ramizit, janë vetëm modernizma të bëra vaki në bazë të piramidës të skenës kulturore, plehra e të pëgëra të kulluara teposhtë nga maja për 35 vjet rresht.

Çakalli më i tmerrshëm është ai që nuk kafshon, por vetëm zbardh dhëmbët.

Mjafton që t’i shoh emrat Lacan, Sarter, Foucault, Derrida etj, që të kem zili analfabetët; ndërse kur dëgjoj pyetjen: “a i ke lexuar francezët?”, kam zili alabakët që nuk e kanë për gjë ta fusin me grusht turinjve.

Figura e disidentit është më e pabesë se e fuksit që gjithsesi i mbetej besnik regjimit. Dikur disidenti ishte i legjitimuar të përdorte dyfytyrsinë prej hallit, si e vetmja mundësi për të mbijetuar në një sistem që nuk lejonte asnjë alternativë ndaj qëndrimit zyrtar; dmth dyfytyrsia kishte një funksion të legjitimuar agjenturor 007. Sot, kur disidenti është i lavdëruar dhe në krye të vendit, dyfytyrsia i është bërë mënyre jetese standard, inerci e të kaluarës së lavdishme të njësitit guerril, që justifikon dyfytyrësinë, skizofreninë dhe pabesinë e rëndomtë njerzore, përherë e pranishme si konstante mbihistorike dhe metahistorike.
Dyfytyrsia quhet demokratike, njëfytyrsia quhet tiranike.

Vdekja ishte konkretisht e pranishme në tirani, kurse frika nga vdekja është e njëjtë në çdo kohë e sistem. Njerzit kane aq shume frike nga vdekja, sa ngatërrojne keq, deri identifikojnë, frikën nga vdekja me vdekjen.