Vrasja e paralajmëruar; dhuna ndaj gjyqtares u injorua me mbyllje hetimesh dhe amnisti

pjetermustakuqi e ka fiction te gjithen,sic e tha edhe rasta,kot me refeohesh se nuk i kam pa e njoft kurre ne jete.mund ta keme dhe krejt gabim.
une me menjen time profilin e ketij burrit e shoh si njeri te qete, qe ka ja dale te ndertoje nje jete te sigurte e komode,ka kriju nje familje qe eshte baza e lumturise se tij, me dy femije te mrekuleshem. pa prit e pa kujtu,e gjitha kjo i shembet para syve. nuk gjen asnje arsye qe te gjeje veten fajtor,nderkohe qe shef te shoqen si shkaktare te gjithe kesaj gjeje te tmerrshme qe i ka ndodhur. eshte njeri qe beson te familja, qe ka punu dhe investu per nje gje te tille dhe gjithe investimi i hidhet poshte nga partneri me te cilen e ka ngrit ate. per te ba nje krahasim cinik,si ne nje biznes ku ortaku te vjedh te gjitha aksionet dhe te len troke. ndihet i vjedhur,i mashtruar i poshtruar.nuk arrin ta menaxhje situaten dhe gjithcka i del jashte kontrollit.pau-pau! qellon me dy plumba nanen e femijve te vet, dhe kjo e ban te ndihei i cliruar nga ai makth qe i kishte zan frymen.

1 Like

Lol e kam pa film ka vite te lifetime channel. Ne ndryshim nga kjo ngjarje, Broderick shkoi u martua me nje 20 vjecare, i mori dhe kalamajte, gjithe sacrificat e kesaj I hodhi ne plehra. Eshte e rralle qe nje femer te behet dhe burre e grua ne shtepi. Po prape keto se justifikojne. Ajo u denua e se fali njeri regardless eshte femer apo jo. Ky rasti jone, kjo as u martu, asgje. I pagoi shkollen ne Shq, qe nuk kushton shume? Oh well pune e madhe.

“Nje burre e le gruan, divorcohet”- Eh jo nuk ndodh gjithmone ashtu ne vendet mesdhetare. Harron qe ekziston koncepti i nderit dhe femrat deri diku jane vete fajtore qe i edukojne djemte e tyre me ate lloj nderi. Gjerat jane te lidhura me niera-tjetren. Nejse…

Pjeter e kenaqe devolliun me analizen fantazi alla-shqiptare shkak pasoje …Po ja qe faktet flasin te kunderten …nuk ja ka marre femijet ''kur qenka realizu ‘’ por e kunderta ka duru deri ne fund si durojne shume qyqe atje se s’kane ku te shkojne e kush ti mbroje …Ja kane kerku femijet me e nda se nuk e duronin me babain e dhunshem…Po pse burre i mire asht nje qe teorizon femijet e grun …Nuk jane prone e askujt as femijet e as gruja …qe ky koka e madhe e kombit te vendosi se çfare duhet bere me to …Pastaj ku e dini ju qe ja paska pagu ky shkollen …kjo ka punu vete ka qene e shkolluar qe nga babai ka mbaru pedagogjiken ne Shkoder ka kene drejtoreshe kopshti dhe paralel shkonte ne shkolle per juridik ku ka qene studente e shkelqyer sa e kane mbajte pedagoge ne po ate universitet qe ka studiu …KA QENE DHE GJYGJTARE E NDERSHME (NGA TE PAKTAT ) shife ku ka jetu me qera …dhe me ly shtepin nuk ka pas pare …por edhe sikur t’ia pagonte ai shkollen nuk do me thene asgje sepse puna shtepijake qe bejne grate ne shtepi ne baze te kodit civil quhet njesoj sikur punon diku me rroge …perendimi e ka vendosur kete ligj qe ne 78 ne SHQIPERI e di qe eshte vendosur por nuk di se ne çfare viti. Modernizohuni pak o njerez dashurite mbarojne edhe duke u sjell mire pale kur ka dhune dhe injorance …Jeta vazhdon as gruja as burri nuk jane prone e askujt …Burra si ky qe jane shume duhen tredhur jo t’ia japesh e te besh femije me to …PO çA ME BO KY ESHTE KONTIGJENTI ATY DHE MATAROHEN ME TO …RRUGES HAPIN SYTE …RRITEN …ja ça ka heq korba . .https://www.youtube.com/watch?v=NVKTRmKCemg

2 Likes

Studente e shkelqyer ne univetsitet privat,ku notat jane leket. Po pertej ksaj po e marrim te mirqene qe mund te kete mbaru me rezultate te shkelqyera dhe une e besoj,po nuk mjaftojne rezultatet me fitu magjistraturen. Jomekot e mora shembullin e komshies. Duhen lek edhe mik. Lek shume,shume e mik i rangut te Sali Berishes e lart per t’u ba gjykatese. Femijet i pashe vetem ca sekonda dhe ndrrova kanal. Dukej sikur po e perjetonin si spektakel faktin qe po intervistoheshin nga media (medive ju qifsha robt qe instrumentalizojne kalamajt) .Megjithate mund te jete edhe kshu si thu ti e une kam kput dokrra. Nje vrasje ashte barbare sidoqe te jete,kur asht rasti per nje femer asht dyfish. Nuk e ban kush per qef. Kjo asht e sigurte.

Eshte e kote me ju gdhen juve ,gungaçit vetem varri ja drejton kurrizin …po mire po te kishte qene studente e keqe kjo (edhe pse te privati ) do ta mbanin pedagoge ? e me tej gjygjtare ?
Ja e paska shkollu çami …çami te shkollohej per vete qe te kishte me shume tru ate te bente …si keni zemer dhe mbroni nje vrases …mendoni t’iu ja beje njeri vajzes se juaj …ta rrisish me 100 sakrifica e ta vrasi tjetri se e qun pronen e vet dhe do me komandu e dhunu se ashtu i thote truri …Kush i9 i mbron keto mostra e rente ne koke se keshtu kupton me mire (se kam per ty personale por ne pergjithesi per injorantet ne ALBANISTAN )

1 Like

Ur fiction story calon. Nuk ben per skenar. :smiley: nuk ndodh shpesh qe nje grua te lej burrin ne ate moshe e me 2kalamaj. I ka shku aty ku smban me. Nuk eshte se ish goce e re e iku se e presin plot perjashta. Come on, tjetra me 2kalamaj. Ri shikoje dhe njehere skenarin e paraqite prape mbase ta kalojme.

1 Like

Qendrimi yt eshte maskilist. Nenvlehteson forcen e grus. Nje femer 38 vjece,ne kulmin e moshes, e quan te mbaruar, te paafte te rifilloje jeten nga e para. Ta kishte than pjetermustakuqi edhe hahej,po ti!!

Nuk eshte i tille lol. Ajo kishte femijet primare. Nuk e anashkaloj faktin qe do fillonte jeten serisht nga ana e ndjenjave. Ma merr mendja ta kish pas ndonje te dashur do ta kish qerru me kohe ex husband.

Per mua Betty Broderick i lumte pushka!

Vrasja nuk justifikohet. Ne e kemi kokën të ulur për atë që ka ndodhur. Por, vëllai im vrau nënën e fëmijëve të tij, pasi doli nga vetja për shkak të saj. Fadili bëri gjithçka për Fildeze Hafizin. Ai mundësoi që ajo të bëhej drejtoreshë kopshti, investoi për arsimimin e saj, për gjithë të afërmit e saj. Dhe pasi arriti gjithçka prej tim vëllai, ajo e divorcoi, ia vuri fëmijët kundër dhe filloi të tallej me të”.

Kështu deklaroi dje Eduart Kasemi, vëllai i 53-vjeçarit, i cili pak ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten e tij gjyqtare në qendër të Tiranës. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Eduart Kasemi tregoi me detaje se si vëllai i tij i madh është njohur me Fildezen dhe se si marrëdhënia e tyre përfundoi në tragjedi. Sipas Eduardit, shkaku kryesor i kësaj tragjedie kanë qenë dy fëmijët, për të cilët Fadili kishte dobësi. “Unë nuk mund ta parandaloja këtë tragjedi, sepse sado ta ruaja, ai mund të çohej natën dhe ta bënte krimin”, tha vëllai i vrasësit të gjyqtares.

Zoti Eduart, vëllai juaj akuzohet për vrasjen e ish-­gruas së tij. Cili është reagimi juaj?

Aq shumë sa ka bërë për mua ai vëlla, saqë të më kishte vrarë mua, ia kisha bërë hallall. Për çfarë ndodhi ishte brenda familjes, unë nuk mund të ndërhyja aq shumë në familjen e tyre. Ne e kemi kokën të ulur për atë që ka ndodhur. Vrasja nuk ka justifikim, por ata i kthyen fëmijët kundër. Vëllai im, sidomos për gocën bënte çdo gjë. E kishte debulesë, siç bëjnë baballarët për gocat. E thërras çunin tim tani këtu në qoftë se ju dëshironi. Ai është në klasë të tretë dhe pyeteni vetë se si sillej Fadili me fëmijët e tij dhe dëgjojeni se çfarë do të thotë. A u ka bërtitur ndonjëherë ai fëmijëve dhe a i ka rrahur ndonjëherë ata? Ai i përkëdhelte gjithë kohës. Nga fundi ikte djali im të takonte nipin dhe mbesën se i donte shumë dhe ata nuk i vinin.

Mendoni se krimin e ka kryer në gjendje të rëndë psikologjike?

Atë nuk e mbante vendi. Ai bëri çdo gjë për familjen e tij dhe ndiente se fëmijët po i largoheshin dhe për këtë gjë fajësonte ish-bashkëshorten. Ai i donte fëmijët e tij dhe distancimi i tyre sipas tij i ndikuar, po e vriste. Kohët e fundit ishte shumë në tension, nuk ishte në vete. Ai ishte njeri me emër dhe humbi çdo gjë, shkoi në zero.

Nipërit e tu thanë për mediat se ata ndiheshin të terrorizuar pranë të atit. Si e shikoni ju reagimin e tyre?

Ata janë fëmijë. Janë të lënduar. Humbën të dy prindërit në të njëjtën kohë. Nuk ishte mirë kështu, si për të ndjerën, ashtu edhe për tim vëlla. Por shiko çfarë bëjnë. Kërkuan ndihmë nga shteti, shtëpi, ndërkohë ai i ka ndihmuar gjithmonë. Çdo gjë që ka, ua ka lënë në testament fëmijëve. Deri dje ata fëmijë me babën ishin duke u puthur dhe sot tregojnë që iknin të mërzitur nga ai. Kush i bën këto gjëra?

A janë ata që flasin kështu, apo janë të ndikuar? A mendoni ju se mund të parandalohej ky krim?

Unë nuk mund ta parandaloja këtë tragjedi, sepse sado ta ruaja, ai mund të çohej natën dhe ta bënte krimin. Nuk ma mori mendja që mund të arrinte në këtë pikë. Sado që u përpoqa, nuk mund të ndërhyja në jetën e tyre, pasi secili ka shtëpinë e vet, nuk më lejonte. Fadili në kohën e komunizmit ka qenë magazinier. Im vëlla ka hequr shumë që në vitet ’90. Ka qenë ndër të parët që ka ikur me anije në drejtim të Italisë dhe për vite me radhë atje ka punuar në ndërtim bashkë me vëllain tjetër. Më pas u mor me tregti, ishte shumë i zoti. Ishte djalë i shkathët. Motra jonë ka një dyqan te çamët dhe Fadili bashkëpunoi me të për disa kohë, par ka shumë vite që është shkëputur. Shumë veta e kishin zili dhe të arrinte puna në këtë pikë s’ma ka marrë mendja. Vetëm nga ai s’e prisnim ta bënte një gjë të tillë. Ne jemi me origjinë çame, jemi 6 vëllezër dhe 7 motra. Çdokush nga ne mund të binte në humnerë, por ai jo. Nga ai s’e prisnim. Ne nuk jemi familje hajdutësh, nuk jemi marrë kurrë me drogë apo me punë të pista. Nuk kemi ushtruar kurrë dhunë. S’e di si ndodhi kjo me Fadilin.

Si është njohur Fadili me të ndjerën?

Kur e njohu ish-­bashkëshorten, ajo jetonte në Shkodër. E mori në Tiranë bashkë me vjehrrin, vjehrrën, kunatën dhe gjyshen e saj. I gjeti shtëpi këtu afër Xhamllikut, në mënyrë që të ishin afër me gocën dhe qiranë ia paguante Fadili, pasi ata nuk kishin mundësi ekonomike. I ati i të ndjerës punonte roje në spital dhe nuk e përballonin dot ndryshe jetesën.

Pse mendoni ju se gjërat shkuan deri këtu?

Ish-­bashkëshortja e Fadilit në fillim punonte edukatore kopshti. Vëllai im ndërhyri që ajo të bëhej drejtoreshë e atij kopshti. Më pas investoi në arsimimin e saj. E regjistroi në shkollë për juridik duke i bërë edhe magjistraturën. Ai ka investuar çdo gjë për atë. Ajo postin gjykatëse e mori prej tij dhe në fund e divorcoi tim vëlla dhe nuk mjaftoi vetëm kjo, por shpesh tallej dhe thoshte poshtë e lartë: “ç’më gjeti me këtë”. Por, njeriu duhet ta kthejë kokën mbrapa, të kuptojë nga ka ardhur. Si ka qenë më përpara dhe duhet ta vlerësojë burrin për çdo gjë që bëri për atë. Kush i rriti ata fëmijë ndërkohë që ajo vazhdonte shkollimin? Ai ishte shumë i përkushtuar, e çonte dhe e merrte ish-gruan nga shkolla dhe ndërkohë shkonte në shtëpi dhe mbante e ushqente fëmijët. Kush ia rriti fëmijët kur ajo bënte shkollën? Im vëlla u bë dhe grua në familje. Të jesh dikush me emër dhe në fund të hash veten në brendësi.

Vëllai juaj ka qenë më parë në burg për ngjarjen e ndodhur në vitin 2015. Pasi doli nga burgu, a takohej me fëmijët? Po gjatë kohës që ka qenë në qeli?

Fëmijët nuk i kanë shkuar asnjëherë në burg. Edhe ne i kemi dërguar fjalë, por sërish nuk shkonin. Ndërsa, kohët e fundit fëmijët nuk i vinin më. Kishte një muaj që nuk i kishte takuar fëmijët. Një javë para se të ndodhte ngjarja i kishte takuar. Ne jemi shumë të afërt me njëritjetrin. Më përpara fëmijët tanë rrinin gjithë kohës bashkë. Janë shumë nipër e mbesa që mblidhen çdo fundjavë. Djali im rrinte shpesh me fëmijët e Fadilit, i do shumë. Ne si familje, për fëmijët bëjmë jashtë mase. I fusim nëpër aktivitete sportive, u qëndrojmë afër. Im vëlla akoma më shumë se ne. Në qoftë se fëmijët e mi bënin një javë pushim, të Fadilit shkonin nga një muaj. Ata ishin gjaku i tij. Ai nuk mendoi më gjatë. Ideja që atij po i merrnin fëmijët dhe që po i largoheshin e rëndoi shumë.Ish­-bashkëshortja e tij ishte gjykatëse… Ai nuk e vrau për post pune, sepse shoh që të gjithë përmendin postin e gjykatëses, por krimin nuk ndodhi sepse ky ishte klient i saj apo sepse kishin përplasje që vinin nga një gjykim në punë. Krimi ishte brenda në familje. Ndodhi për shkaqe të brendshme dhe nuk ka pse të përmendet posti i saj. Nuk ka kuptim

./panorama

Ketu e lashe leximin.

Mendova që ishte me interes intervista e vëllait të vrasesit ndaj e solla, mendoj gjithashtu që megjithse “konflikt intersi” aty ka të vërteta të pamohushme , jemi shqipo sido që jetojmë nëpër gjithë botën dhe e njohim mirë njeri tjetrin…

Sado e vertete te jete e verteta e vellait, cfare thote le te kuptoje qe parametrat e logjikes dhe moralit nuk i ka brenda asaj qe konsiderohet, ose asaj qe konsideroj une te pakten, normale. Perpos patetizmit (meqe ra fjala, kerkon dhembshurine ne doza neverisht me te larta se te femijeve apo atyre qe kane shkruar ne kujtim te se ndjeres.)dhe detajit te vogel me parametrat, mire eshte te sillet dhe kendveshtrimi i feles tjeter, sic thone. Ti mire bere.

1 Like

he mr kapila ,a ju thashe ! S’me gabon intuita mu,jo.
kerkoj aty ku jeni nje standing ovation per mu,te ngriheni ne kame dhe te duartrokitni. :smiley:
sidoqofte,ngjarja asht teper e dhimbshme dhe asht tepru pak,prej meje kryesisht,duke marre neper goje te ndjeren,qe cfaredo qe te kete ba,i ka la gjynahet e ksaj jete ne nje menyre ekstremisht te dhimbshme. i qofte dheu i lehte!

1 Like

Nje njeri me pak ndergjeje do te heshte dhe jo te dilte neper intervista.

1 Like

kalamaj kur sheshim me nane pasi i kishim thane shokut"nanen n’pill ku ta keshe",per ta anallu sharjen,shtonim “pervec teje”…hahaha

1 Like

Pjeter cer gjynahu ka bo e ndjera? Vec Fatkeqesise qe eshte martu me nje burre injorant 14 vjet me te modh, Nuse ne nje familje qe kan pjelle si mocat 10 motra e 8 vllazen, ne nje injoranc e konservatorizem qe do e ngrinin ene Mbretin Zog prej varrit te skandalizum.

Kjo pra eshte thelbi i te keqes ne Shqiperi ku Mashkulli e shikon femren ma keq se placken e rrembyme si SPAHI. I ka pagu shkollen…po grun e vet e ka pas donte dhe ja pagunte…e mirebani se femijet e tij do rriteshin nga nje nane ma e arsimume. Po dashnoreve gjimnaziste ky i Suniti cfare u blinte…iphona e cizme po e po i her se kishte zhvillu shije per zocka ma te reja.

14 vjet martese o Pjeter e njerezit ndryshojne gjate Martese, e normale qe te ndahen se nuk jane placka apo sende qe me qe Babes peder i kam paguar qirane ne Tirone ti je placka ime tan jeten.

As nji te drejte skishte Pederi Sunit mbi gruan, e kishte gezuar plot 17 vjet i kishte dhan 2 femije te shendetshem e cer mootin donte ma shume? Donte te ishte Baba konservator qe tu jepte urdhra kalamojve e gruas?

Mbas 7-10 vjetesh ne martese njerezit edhe ndryshojne e ca hecin para e ca mbeten prapa e prandaj Njerezimi ka shpik DIVORC e jo Alltie.
Shume i trondit qe Shqiptaret e Pjerinit nuk kan as Civilizimin e Jevgjve a Magjypit qe kur do me u nda shkonte tek gjykatesi e i thote plote goje…Zotni Gjykates na Nda se nuk na Perputhet Karikatori…

2 Likes

Po qe se e kishte merak qe ishte me emer dhe u be gazi i botes ose cfaredo nenkupton i vellai me “te hash veten ne brendesi”, pse s’u be pijanec ky? Te pakten ashtu merrte vetem veten ne qafe, maksimumi do gremisej rrugeve naten.

Drama te tilla familjare ka kudo, por sido qe te vijne punet, marrja e jetes se dikujt tjeter nuk eshte zgjidhje. Ndonjehere te duhet te kaperdish krenarine tende edhe nese ndihesh i perdorur edhe te thuash “c’est la vie, s’kam c’ju bej femijeve as nenes se tyre. Po te duan te kene marredhenie dera eshte e hapur, por une duhet te vazhdoj jeten time”. Vdiste per femijet thote vellai e ja ku i la rrugeve jetime. Pas 10-15 vjetesh kur femija t’i behet gjysme njeriu me lloj-lloj problemesh, kujt do t’ja vere fajin?

Gjynahu me i madh i saj eshte,nese eshte e vertete historia qe tregon i vellai,percmimi qe i ka ba te shoqit dhe armiqsimi me kalamajt,kjo e dyta sidomos. Kjo i hedh poshte gjithe arsimimin qe s’ka vlejt fare si edukim,pervecse si bonus profesional.
Fjalet i ke te bukura hirsi,thote Robert Ndrenika te nje film,teorikisht sic thu ti duhet te jete,po ne praktike,njeriu eshte qenie egoiste dhe egoja e tij eshte derrmu keq kur ka pa qe investimi jo vetem nuk i eshte kthyer mbrapsht,por i eshte kthyer kunder. Aq me teper qe investimin mund ta kete ba edhe ne emer te dashurise per te,dhe akti makaber i vrasjes,nuk asht gja tjeter ,vecse akti i fundit i dashurise - ne cepin tjeter te dimensionit te saj, ate te urrejtjes .