Zjarr në det, akull në ekran…

“Zhan Dark” i Dreyer ka meriten te jete i pari film-fytyre ne historine e kinemase: fytyra-portret i Zhan Darkes kthehet ne subjekt kryesor te vete filmit: pasioni (the passion) i saj. Gjithshka eshte ne fuksion te kesaj gjeje: stilizimi i kuadrove filmike, abstraksioni i dekoreve (me qellim qe te jene fytyrat-portrete qe triumfojne vizualisht), fuqia afektive e montazhit (gershetim i planeve filmike te vitimes me ato te xhelateve te saj) etj etj.

Te gjitha keto bere ne vitin… 1924!

1 Like

Nje analize e shkurter sh. e sakte kjo qe bere, stalker. Sepse te lexoj dhe ashtu eshte vertet me c’pashe filmin. Ai eshte nje film i mahnitshem, per te gjitha keto qe thua ti, pembledhur.

edhe mua me beri pershtypje analiza e shkelqyer qe i ben qendreses se Jean, gjithe duke perdorur mjetet e kinematografise, gjithe duke qene art qe te jep kenaqesi (dhe kjo e fundit, disaformeshe!).

Montazhi i planeve qe ke sjelle, jo vetem funksionon si prove, por dhe si moment i bukur estetik.

Dreyer eshte nga te paktit regjizore qe mund ti quash kineast-kinema. Në kuptimin: nese dikush ne jeten e tij do te shihte vetem filmat e tij, kjo do ishte e mjaftueshme qe personi ne fjale te kuptonte, ndjente, perjetonte artin kinematografik. Pra si te thuash, Dreyer eshte i vetmjaftueshem ( self-sufficient ??).

Kuptohet, problemi vjen me pas (ose me sakte, perpara) : eshte i pamundur realizimi i nje ekseprience te tille (“Shih vetem filmat e Dreyer dhe kaq”) pa kaluar paraprakisht nga nje faze kinofilike (ta quajme keshtu).
Nje tjeter regjizor qe do e vija ne te njejten ‘kategori’ me te (kineast-kinema), ne mendimin tim do ishte Godard.
Por e perseris, jane shume te rralle te tillet

megjithqe e veshtire te vazhdosh ne kete pike, dhe pak ne kundershtim me ty, pyetje:
A nuk mendon se ky eshte rasti per GJITHE filmin pa ze te fillimeve te kinemase…

Në asnje menyre JO. Shumica e filmave pa ze kane qene të keqij, sikurse shumica e atyre me ze.

1 Like

Sidoqofte e gjithe merita e filmit eshte e jona qe kena persekutu shtrigat femen ne shekujt, qe i rafte kanceri ne fyt ishalla! Pa ne nuk do kishte film te tille!

Po te shikosh me kujdes fytyrat me ekspresive jane tonat, fytyra e shtriges eshte thjesht patetike!

zjarrm ishte dhe black book i verhoeven, heroina kryesore e filmit sidomos.

Film i mirë!! Romanesk, por i bere me imazhe të verteta!

ps: më kujtohet qe mbyllja fare-fare (shkon në Izrael ajo, nese nuk gabohem) nuk më pelqeu. Por s’ka gje

Dinamik, me pelqeu gershetimi i temes de mizorise se luftes me ate te dashurise e erotizmit(ndoshta kjo e ben te duket romanesk tip lufta dhe paqja), por nuk mund te mos asociohet epikja kur bie fjala mbi luften e dyte boterore. Menyra si e kap heroinen kryesore verhoeven gjithesesi eshte mjaft autentike, nga rolet me animaleske qe kam pare, ai i bjondes, me kujtoi paksa kim novak te vertigo

1 Like