Një hapësirë për diskutime civile
Trajtoheni këtë hapësirë me të njëjtin njësoj si do të trajtonit një kafe publike. Më poshtë, po vendosim disa udhëzime e rregulla mbi përdorimin e faqes. Këto nuk janë rregulla strike, përkundrazi janë udhëzime që ndihmojnë njerëzit që do të përdorin këtë burim të përbashkët.
Përmirëso diskutimin
Na ndihmo ne dhe komunitetin duke punuar gjithmonë kundrejt përmirësimit të diskutimeve dhe debatit, sado i vogël qoftë kontributi. Nëse nuk je i sigurtë se postimi yt i shton vlerë diskutimit, mendohu pak më shumë dhe provo përsëri.
Për ne, temat e diskutuara këtu janë të rëndësishme. Dhe ne duam që edhe ti të veprosh a thua se këto tema janë të rëndësishme edhe për ty.
Ki respekt ndaj temave dhe njerëzve që janë duke i diskutuar, edhe nëse nuk të pëlqen se çfarë po diskutohet.
Lexo diskutimet e mëparshme para se të hidhesh direkt në debat. Kjo ndihmon diskutimin dhe shëndetin e komunitetit.
Sillu mirë, sidomos kur nuk je dakord
Kur nuk je dakord me diçka, mund t’i përgjigjesh. Por ki kujdes, mos kritiko personin, diskuto idenë. Dhe evito:
- sharjet
- epitetet
- sulmet ndaj karakterit të një anëtari tjetër
- përgjigjet ndaj tonit e jo përmbajtjes
Pjesëmarrja jote vlen
Në këtë komunitet ju mund të merrni pjesë duke diskutuar por edhe duke vlerësuar postimet e të tjerëve. Ju mund të përdorni pëlqimet, sinjalizimet, bookmarket etj. për të përmirësuar cilësinë e këtij komuniteti.
Sinjalizo Problemet
Kjo faqe ka disa moderatorë që kanë për detyrë mirëmbajtjen e faqes. Po këtë detyrë e ke edhe ti.
Kur sheh dikë që sillet keq, mos iu përgjigj. Përgjigjet ndaj provokimeve inkurajojnë autorin, harxhojnë energjitë e tua dhe shpërdorojnë kohën e të gjithëve. Sinjalizoje. Sistemi i këtij komuniteti ka aftësinë të pastrohet automatikisht nëse mblidhen sinjalizime nga disa anëtarë bashkë.
Moderatorët e faqes rezervojnë të drejtën të heqin përmbajtje apo anëtarë nga faqja në çdo kohë e për çdo arsye. Postimet në këtë faqe nuk parashikohen nga moderatorët prandaj moderatorët nuk mbajnë përgjigjësi për asnjë gjë që postohet në faqe nga komuniteti.
Jini të civilizuar
Gjëja që saboton më shumë diskutimin në internet është mungesa e edukatës:
- Mos postoni asnjë përgjigje që një njeri i arsyeshëm do të konsideronte si ofenduese, abuzuese apo diskriminuese.
- Mos postoni përmbajtje me karakter seksual.
- Respektoni njëri-tjetrin. Mos bezdisni apo ngacmoni anëtarët e faqes apo persona publikë. Dhe mos publikoni të dhëna private.
- Respektoni komunitetin. Mos postoni gjëra pa lidhje, spam apo plehra në faqe.
- Kjo është një faqe publike, që indeksohet nga Google. Mos përdorni gjuhë të ulët e mos vendosni lidhje drejt faqeve pornografike.
Mbajeni të pastër ambientin
Mundohuni të mbani pastër faqen dhe t’i vendosni gjërat në vendin e duhur. Për shembull
- Mos filloni një temë në vendin e gabuar
- Mos postoni të njëjtën gjë në disa vende njëkohësisht.
- Mos postoni përgjigje bosh.
- Mos devijoni diskutimin.
- Mos postoni +1 apo “edhe unë jam dakord”. Përdorni butonin e pëlqimit (zemrën).
Mos kopjoni pa leje
Mos postoni tekst apo imazhe që i përkasin dikujt tjetër. Mund të citoni një artikull dhe të vendosni lidhjen përbri. Vendosni lidhjet drejt fotove të dikujt tjetër. Dhe mos postoni asgjë që mund të dëmtojë pronën intelektuale të një personi të tretë.
Stafi dhe ju
Kjo faqe mbahet nga stafi dhe nga ju, komuniteti. Për çdo pyetje sesi funksionon kjo faqe, përdorni kategorinë Meta dhe dikush do t’ju përgjigjet!
Kushtet e përdorimit të faqes
Për të mbrojtur stafin e faqes dhe përdoruesit, ky komunitet ka një faqe që shpjegon Kushtet e Përdorimit të faqes. Duke përdorur faqen, ju bini dakord me kushtet e specifikuara këtu.