1 mësim mbi ndershmërinë i kushtoi $14.000

Jake Bowers quhet ky tipi nga Ohio (asnjë lidhje me Jack Bowerin nga 24) i cili në datën 8 të këtij muaji po çonte familjen në një park me makinë kur vuri re një çantë blu e cila dukej sikur kishte brenda një laptop. Por jo, në çantë nuk kishte kompjuter por kartmonedha njëqinddollarëshe, plot 14.000 USD. Që aty, ky e harron fare parkun dhe me gjithë familjen shkojnë në polici ku dorëzojnë paratë bashkë me një portofol që ishte në çantë.

I zoti i parave kishte dalë të blinte makinë por në fund nuk kishte zgjedhur asgjë dhe ishte kthyer në shtëpi. Çantën me paratë e kishte harruar mbi makinën e vjetër dhe nga sa kuptohet i ka rënë rrugës. Bowersi që gjeti paratë tregon për gazetën lokale se ato para do e kishin ndihmuar të shlyente kredinë e makinës së tij, por donte tu mësonte fëmijëve diçka në lidhje me zgjedhjet e duhura. Dhe të kushtueshme, do shtoja unë.

1 Like

Jo $14 000, po $20 000 ne muaj.

Me gjithe keto para qe keta te 10-re harxhojne per lobim, gje qe nuk eshte e ndershme dhe e paster, do kishin ndertuar nje ure mbi nje lume, per te lidhur fshatrat, me qellim qe femijet te shkojne ne shkolle, etj.

1 Like

Po na i ha amerika domatet :frowning:

… hataja te kishte gjetur vleren e 14 ton mahriuane ne qante e te sprovonte moralin ? Se , per vleren e nje kredije te mbetur apo konvertimin ne nje pushimi veror,te vie lajmi nga Amerika gjer ne Albanie e te hapet teme e re enkas-
me duket me qudi se qudia…?

1 Like

Edhe une gjeta nje telefon para nje jave, e ja ktheva te zotit.

Bravo ky babai. Bravo dhe @varik. Me shume lajme te tilla ne nje bote mediatike te mbushur me cadra dhe erdogana

Nje kusheriri tim,lindur e rritur ne SHBA,para nja 30 vjetesh gjeti 30 mije $ dhe i dorezoi ne polici.
E zonja e parave erdhi e falenderoi dhe i dergoi me pas nje tufe me lule dhe nje kartoline.
Personi ne fjale nuk genjen dhe e besova perfundimisht kur pashe kartolinen dhe kur te gjithe pjestaret e familjes konfirmuan te njejten gje.
Natyrisht ne ate kohe nuk egzistonte interneti qe kjo gje te merrej vesh nga gjithe dynjaja.