+1 milionë paund shpenzime për dasmën e familjes mbretërore middleton?!

Ishte lajmëruar si një dasmë e thjeshtë vendase, por vetëm e tillë nuk mund të quhet ceremonia e përgatitur për Pippa Middleton. Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, një sy i shpejtë i hedhur prej të ftuarve thotë se shpenzimet ishin marramendëse.

33 vjeç, Philippa Charlotte Middleton, apo thjesht Pippa, është një shkrimtare, gazetare dhe njeri i shquar në Angli, por më së shumti ajo është e njohur edhe prej faktit se është motra më e vogël e Catherine, Dukeshës së Kembrixhit, bashkëshortes së Princit Uilliam. Pippa Middleton lidhi kurorë të dielën e 21 Majit, me James Matthews, një ish-pilot garash dhe tashmë drejtor në kompaninë e tij të menaxhimit dhe investimeve.

Festimet ekstravagante mendohet të kenë kushtuar më shume se 1 milionë paund, edhe pse falë miqve bujarë, familja nuk duhej të paguante e vetme të gjithë shumën. Si të gjitha dasmat e mira, aty kishte tradita të vjetra nga kulturën anglosaksone, por nuk mungonin edhe huazime, për të shtuar elementë të rinj e të veçantë në dasmë. I tillë ishte edhe fustani i nuses, i punuar nga stilisti Giles Deacon e i vlerësuar me 40.000 paund, apo edhe kurora e stolisur me perla nga marka Robinson Pelham.

Gjithçka ishte e menduar më së miri, ku që në mëngjes kishte shampanjë dhe vakti i mëngjesit i shërbyer me proshutë Spanjolle, djathë parmexhan dhe me feta të holla bifteku. Torta ishte klasike, dhe mendohet të ketë kushtuar më shumë se 20.000 paund. Për gjatë gjithë ditës, kishte shampanjë dhe muzikë për të ftuarit. Për t’i lënë vendin edhe darkës, ku kishte edhe më shumë të ftuar. Gostia e mbrëmjes përfshinte pesë pjata, ku mund të veçojmë salmon të tymosur, mish qengji Skocez, dhe akullore me shije uiski.

Interesant ishte fakti se të gjithë të ftuarit duhej të paraqitnin një foto identifikuese dhe një fjalëkalim para hyrjes, për të shmangur çdo incident, madje edhe legjenda e tenisit Roger Federer, duhej të kalonte këtë proces “vettingu”.

Bashkë edhe me koston e shtëpisë së marrë me qira në fshatin Bucklebury, shërbimet e kishës, fotografët, pagesat për makinat dhe bandat muzikore dhe, e gjithë dasma që bëri bujë në Angli dhe jo vetëm, mendohet të ketë kushtuar mbi 1 milionë paund, një shifër që mori edhe vëmendjen e mediave angleze.

nje shkronje, dy shkronja, tre shkronja

Who is this lady ngjaka shume me Natalie Portman.

cili ashte lajmi ???

1 Like

Familje Mbreterore dhe nje milion paund shpenzime per Dasem ? Kto qenkan per ti qare hallin , kaq harxhoi Lali Eri , dhe te mendosh qe kane qene kursimet e Mamase.

1 Like

Ja me ne fund dhe revisten e shkabes, e sollen. Ate Anabellen e famshme qe nuk la rob pa pergoju. Shume shpejt, berberin e peshkut psh do ta shohim duke u dhene pergjigje problemeve te cifteve te reja si dhe konflikteve vjehrre-nuse

5 Likes

Nje cike e shemtuar kjo midelltonja, te isha princ kisha perdredh ndonje barbara pavlin…

cili eshte mbreti?!?!?!

Pse ai eshte i bukuri i dheut nfakt…aq edhe e ka teper. Te pasur ka sa te duash, keq per princin eshte nje si barbara…a real prince must be rich and good looking.

Pasanik behesh, princ nuk behsh dot

http://www.ilfattoquotidiano.it/2017/05/23/cosa-fare-quando-il-proprio-pene-e-12-cm-scarsi-pensare-alla-rosa-dei-boschi/3592130/

Keshtu te ndodh kur nuk stervitesh kur je adoleshent :wink:

Ne kur ishim te ri sa sna doli krahu :wink:

Pastaj kush e ka mallkim gjenetik, blej nje fuoristrade dhe e kompensove

http://liamrdougherty.weebly.com/research.html