135 vjetori i Fan Nolit

6 Janari shënon 135 vjetorin e lindjes së një prej figurave të rëndësishme në historinë e shtetit të ri shqiptar dhe diasporës, themeluesin e Kishës Autoqefale Shqiptare, ish- Kryeministrin, përkthyesin, poetin, Fan Stilian Noli.

3 Likes

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

1 Like

…ky ishte prifti komunisti qe solli faren e murtajes nga internacionalia socialiste ne moske por qe u bo pishman kur erdhi ne amerike

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

shkoni ere pirdhuni anej me gjith feloret zog e nol, mbifelori Esat Pashe Toptani do te kishte bere shtet ne Shqipny, asnje tjeter.

fan noli është figura më e lartë që ka nxjerrë kombi shqiptar. fatkeqsisht,punën e tij më të madhe ,krijimin e kishës se pavarur shqiptare,kokcepët e burrit të sllobodankës e prishën dhe ja bënë dhuratë grekëve!

1 Like

Kur shkove deri tek Esati, gjynof pse nuk mbajte këmbët tek Haxhi Qamili…

1 Like

Fan Noli, njeri i madh me origjine shqipetare ashtu si dhe Gonxhe Bojaxhi alias Nene Tereza e Kalkutes. U bene te medhenje sepse paten fatin te mos jetojne ne Shqiperi.

Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare duhet ta shpalle shenjtor Fan Nolit.
Nuk e di se si jane procedurat por duhet te nise kjo sa me shpejt.

1 Like

Si tha Noli per shqiperine e shqiptaret :ketu i padituri i di te gjitha e i pazoti eshte I zoti per te gjitha .:smile:

Kur ishte KM noli e kalonte kohen duke i rene fyellit e duke perjethyer Omar khayamin si dikush qe merret me zografisje :smile:

Shenjtor nje prift qe bente thirrje:ngrehuni e bjeruni?!!!

Noli, i madhi dhe i pavdekshmi, mjeshtri i gjuhes shqipe, demokrat dhe orator i pakonkurueshem.

I vetmi difekt eshte se erdhi ne amerike :wink:

Per ata qe s’e kane degjuar ndonjehere Nolin te flase dhe mund te jene kureshtare, klikoni linkun ne krye te kesaj faqeje:

http://www.albanianlanguage.net/voices/noli/

Si hikin vitet :frowning:

ngeli dhe nderi i Nolit ne dore te peshqve- bam bam dy here dhe e pat buci

1 Like

ikin vitet Fiqo, ikin, po esenca dyfelore arketip nuk iken, po ajo eshte, nuk lu kurr venit.

Pastaj dy fele jane te shkretat, dhe Marloni siper bejne tre, triniteti i shenjte Fiqo.

Kjo eshte skema logjike e historise, fergelluan dy felet ne perplasje epshore te vazhdueshme, erdhi treshi, Marloni nga Montpeljeja. Iku Marloni se ashtu ishte i pune, prap felet fergellojne gjithe epsh ne pritje te ardhjes te Marlonit te shumepritur qe do t’i qetsoje perseri.

Po kjo pune gjithanej isoj eshte, ishalla ai Trumpi jua qetso felet e elektrizuara kesaj radhe.

1 Like

“Lindi, 135 vite me pare ne IbrikTepe te Trakes, si biri i nje psallti ortodoks.
Ishte, ky hero i shpirtit te shqipes, njohes i thelle dhe pa komplekse i greqishtes , instrumentist dhe kompozitor i rafinuar ne nje Ballkan te tere sazexhinjsh, kryeminister i perparimit ne nje vend qe vuajti deri vone spazmat e kundershtive te medha.
Epoka kur lindi i la trashegim botes pergjakjet e lufterave boterore, nderkohe qe nderroi jete me 1965 nen tingujt e Bitellsave dhe Rolling Stones.
Themeluesi gjithnje shprestar i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, do te mbetet nje nyje kontradikte gjithmone pjellore ne historine e vogel te Shqiperise, siç ishte Jezu-Krishti, modeli i tij ne gjithcka, ne historine e madhe biblike.
Besoj se nuk do te na kishte mbajtur inat nese per t’i shprehur admirimin qe vitet veç e rrisin, do t’i thoshim sot e gjithe diten: “Imzot, you rock”!”

2 Likes