miremengjes tiku,
te besh koment te temat e tua, eshte ankth, ose si puna e ‘‘corbes se prishur’’, se e vjell ate per tere jeten . -sepse sido qe ta besh komentin, prape ty nuk te pelqen, ke nje mendimin tend stoik se si duhen bere komentet, ose i merr angllic, apo kupton dicka krejt tjeter dhe pastaj vijne kondrakomentet e tua si ato urraganet e Amerikes (1 burre 1 grua… Hose, Irma…), ne seri.
ja te saktesoj disa gjera une, e shpresoj te me kuptosh edhe ti… foton e bere ne Korce ne 89-n e solla jo per ti bere karshillek fotos qe trajton ti ne kete teme, por sepse ka pak ngjashmeri si jane shkrepur… pra eshte fiksuar nje grumbull njerezish ne rruge. -ndryshimi eshte se foto qe kam sjelle une, eshte shkrepje spontane, ndersa fotoja jote eshte artistike, edhe shume e bukur ! prandaj ka bere edhe histori.
foton e Kumit e solla sepse ngjashmerite me foton e temes jane akoma me te theksuara. kemi te bejme me 2 foto artistike, bere nga 2 fotografe, artiste, profesioniste te cilet jane frymezuar nga vepra te piktoreve te njohur per te realizuar keto foto. kjo ishte.
Petrit Kumi, fotograf i ATSH, ishte edhe fotografi personal i Enver Hoxhes. kjo foto eshte bere me qellim propagandistik dhe ishte pjese e nje cikli, reviste/ album per te huajt . qellimi i albumit ishte te tregonte emancipimin e femres ne Shqiperi… jo me kot ne qender te fotos se Kumit jane femrat… dhe jo me kot fotoja, bere ne 1967, eshte me ngjyra dhe e nje cilesie shume te lart. -Kumi ishte fotograf i Enver Hoxhes, edhe mjafotn vetem ky fakt qe te gjendeshin modelet kur te donte ai, por sic thashe, kjo foto ishte pjese e nje albumi qe ishte miratuar me porosi nga larte , keshtuqe cdo baze materjale, inkluziv modelet etj, ishin te garantura ! -tashi kur flasim per modele ne rastin e kesaj fotos te liqeni ? aty mbase ka ndonje pushues a kalimtar te rastit, por nuk eshte ndonje pune e madhe te gjendeshin nje grup studentesh, apo nje grup sportistash mor burre… mjafton te shikosh ate djalin majtas me brek te kuqe speedo. , dhe e kupton qe ai eshte sportist, notar. -pastaj Kumi si artist ka zgjedhur vendin dhe i ka vendosur bukkur, duke i shperndare ne menyre proporcionale, ca ulur e ca mbeshtur te pemet, por te gjithe duke tretur veshtrimin thelle ne horizont, sepse ashtu e donte Kumi… nderkoh qe fotografja e Firences, pervese i ka shperndare bukur e proporcionalisht burrat, ta mbushin vendin dhe objektivin, veshtrimi i tyre duhej derdhur mbi femren !
kaq tiku, duke shpresuar ne mirekuptimin tend.