208 sekonda (ose: faktori njerezor sipas Clint Eastwood)

http://filmjournal.thedigitalfix.com/autori/2016/12/28/208-sekonda-ose-faktori-njerezor-sipas-clint-eastwood/

208 sekonda (ose: faktori njerezor sipas Clint Eastwood)
Clint Eastwood, sot 86 vjeçar, në fillim ka qene aktor. Sot eshte kryesisht regjizor. Por me ç’duket, para se gjithash, ka qene dhe vazhdon te jete njeri.
Une e di qe, ne pamje te pare, kjo qe po them duket si tautologji, por per legjenda (jo detyrimisht vetem ne kuptimin pozitiv te fjales “legjende”) te tilla si Clinti, tautologjitë fuksionojne plotesisht: “Sully“, filmi i tij i fundit (i 35-ti), eshte prova më e fundit e kesaj qe them.

Historia e “Sully” eshte më se e njohur: më 15 janar 2009, per shkak te nje tufe patash te egra qe ne fluturim e siper te egra futen ne motorët e nje aeroplani Boeing-A320 te kompanise ajrore “US Airways” veçse pak minuta pasi kish leshuar pisten e fluturimit te aeroportit njujorkez te LaGuadria-s, Chesley ‘Sully’ Sullenberger-it, pilotit te avionit ne fjale, duke konstatuar se dy motoret nuk funksiononin më, kulla e kontrollit i propozon dy alternativa: ose te kthehet ne aeroportin prej nga eshte nisur (pra në New York-LaGuardia) ose te beje ulje ne Teterboro, nje tjeter aeroport, shume afer me te parin.
Kapiteni Sullenberger (Sully), duke menduar se pa motorë nuk i mjaftonte koha per te bere nje manover te tille, zgjodhi nje rruge te trete: vendosi te beje uljen e Boeing-ut A320 mbi lumin Houdson. Ose ate qe quhet ne anglisht : water landing.
Ndodhi mrekullia qe hyri ne analet e historise: te 155 pasagjeret dhe i gjithe ekuipazhi shpetojne mire e bukur nga nje ‘aventure’ e tille. Mediat therrasin URRA !

Por nuk jane te te njejtit mendim avokatet e kompanise Boeing (qe gjithsesi humbi avionin e saj ne lumë) : avokatet e saj pretendojne se piloti ne fjale nuk mori vendimin e duhur: sipas tyre, bazuar ne rezultatet e simulatorit informatik, Sully mund ta kish kthyer avinon e ta kish ulur mire e bukur ose ne pisten e aeroportit LaGuardia, ose ne ate te Teterboro.
Gjate “procesit”(ballafaqimit me Komisionin e Eksperteve) piloti nuk bindet me rezultaret e simulatorit informatik: ne kushte reale, sipas tij, duhet marre parasysh edhe hezitimi. Ose thene ndryshe : faktori njerezor.
Juria i jep 35 sekoda shtesë simulatorit informatik. 2 testet (vizuale) qe pasojne kete vendim i japin te drejte Sully-t: ne te dyja rastet, per secilin aeroport, avioni ben crash ( pra nuk i dalin 208 sekondat qe perdori piloti per te ulur avionin mbi uje).
Sully triumfon.

Filmi, i cili edhe pse permban 4 flash-back të ‘water landing’ te avionit, 2 flash-back nga rinia e pilotit, 3 flash-mentale dhe 3 endrra te keqia (nightmare), te jep pershtypjen e nje filmi klasik. Tipik film Eastwoodian: klasik ne dukje, modern në te vertete!

Po ashtu dilema e famshme Eastwoodiane: heroi i tij: super-hero apo anti-hero? (me te vetmin ndryshim: kesaj here nuk diskutohet heroizmi i tij, por limitet e ketij heroizmi).
Edhe kesaj rradhe, Eastwood nuk eshte ai qe kujton “gjithe dynjaja”.
*

Ashtu sikurse filmi i fundit i Loach, edhe “Sully” eshte film mbi faktorin njerezor, rolin qe ai luan në fatin (destinin) e njeriut ne postmodernizem. Ken Loach, regjizor i angazhuar, ne filmin e tij te fundit duket se nuk sheh tjeter zgjidhje perveç se … (nuk e them dot per arsye SPOILER) si destin te klases punetore perballe çhumanizimit teknologjik: nje zgjedhje e tille mund te duket si pranim fataliteti. Ndofta. Dhe Loach eshte koshient per kete gje. Por ja qe kjo eshte zgjedhja e tij tek “I, Daniel Blake”: ti jape nje shuplake te forte spektatorit.
Clint Eastwood propozon nje tjeter zgjidhje: dialektiken e brendshme filmike te dyshimit: procedurave çhumanizuese te Komisionit hetimor te mbeshtetura në te dhenat informatike standarte (motori i majte ishte i afte te ripunonte), regjizori u imponon 35 sekondat shtese te kerkuara nga “Sully” (regjistrimi i bisedave provon drejtesine e vendimit te tij + heroizmi i tij diskret: piloti eshte i fundit fare qe leshon avjonin). Eastwood shfrytezon pikerisht demagogjine (famen apo mburrjen) per te shtrydhur nga ajo bukurine e brishte te vendimarrjes, duke i bere kesisoj nje homazh te shkelqyer solidaritetit njerezor.

Ah mustaqet e Sully-t

9.0

TRAILER: Sully - Official Trailer [HD] - YouTube

3 Likes

eastwood me ket film flet per heroizmin e dyte (ate te fshehur) te capt. Sully, ne gjithkete mesele te avionit

Ka disa shtresa, filmi nuk pershfaqet teresisht deri ne sekuencen e fundit te mbledhjes reale te te shpetuarve ku solidariteti del ne plan te pare. Pjesa me e madhe e filmit sherben per dilemat dhe pasigurite e sullyt qe me se shumti jepen npm mizanskenes tehuajzimit te tij, problemeve financiare, raportit te tij me chumanizimin teknologjik qe i gjeneron ato, gjithsekush shef filmin e tij. Merita e eastwood rregjizor qendron te perdorimi i mizanskenes se thjeshte ne dukje qe shtron mjaft dilema jo vetem personale.sekuenca e fundit ku jepet ekuipazhi i vertete i avionit eshte mjaft plotesues ne fund fiksioni i afrohet realitetit, produkti eshte rreze solidariteti rreth besimit te faktori njerzor ne nje klime egoizmi te gjithanshem, ashtu sikurse dhe sully perpiqej te ngrinte biznes mbi aksidentet ajrore duke pasur nje faqe interneti per to, pra konflikti i interesit sa ndikon kur duhen marre vendime te rendesishme qw ndikojne ne jeten e te tjereve.

Captain Sully ne realitet e kam pare te angazhuar me Spitalin e Femijeve “St. Jude Children’s Hospital”, ne nje ad., spital ky i specializuar per trajtimin e tumoreve tek femijet.
https://youtu.be/h09q8IUnHXo

Kjo deshmon sesa me vertetesi e ka paraqitur personazhin ne film eastwood, ne film sully jepet i ngrohte dhe i aferm me njerzit qe shpeton.
Me ka bere pershtypje skena e zbritjes se gjithe pasagjereve nga avioni qe noton mbi uje, sullyt nuk i atribuohet ndonje aftesi e madhe atletike, ne ate pjese.

jashtezakonisht edhe mua ajo pjese. Evakuimi aq dramatik si event ne vetevete, kurse eastwood ben te kunderten (shmang nenvizimet muzikore hollywoodiane dhe kamerat interesante, aktrimet e sforcuara dramatike (sic eshte vene ne dukje ketu me pare). E gjitha ndodh thuajse realisht para syve tane, ne heshtje).

suksesi i filmit qendron te heshtimi i efekteve qe i ngjallin spektatorit emocion fals, sic aplikohet rendom neper filmat hollivudiane. duke bere kete, hapet horizonti njerezor dhe filmi pershkruhet nga nje lloj ndjenje intimiteti qe vjen autentik.

me pelqyen vecanerisht skenat kur Sully vrapon neper rruget e New York-ut.

sh e vertete kjo qe thoni ju. Jeni shprehur mjaft sakte.

Kur sully vrapon neper new york perpiqet te shkrihet me qytetin te ciln nje dite me pare kish rrezikuar ta demtonte.

Tek ajo skene me pelqen mbi të gjitha se si e filmon Eastwood New York-un: akull të ftohte, si uji i akullut i Hudson-it !

Eastwood pervecse aktor I madh edhe edhe regjizor I madh.
Filmi para ketij ka qene American Sniper,kryeveper.
Fatkeqesisht ai se bashku me Mel Gibson ndonese jane rregjizore te perkryer,urrehen ne kulm ne Hollivud per shkak te bindjeve te tyre politike…

https://youtu.be/e75kliIw5z8?t=221
https://www.youtube.com/watch?v=imDFSnklB0k

Si gjithnje nuk kuptova asgje nga i dor muhabeti muvi abrakadabra, por te pakten ve re nje gje te mire, qe feloret egersisht te majte lavderojne nje felor te djathte.

Po nonji pallim ne film a ka?

ja kete nuk kupton ti tori qe kinemaja nuk eshte muhabet dyfelor, qe eastwood eshte prova e te kundertes se asaj qe pretendon zotrote se kinemaja nuk eshte art.
tipari i eastwood jane modestia dhe zgjuarsia ne trajtimin e narracionit, te cilen besoj se e ka fituar nga eksperieca teper e madhe si aktor e rrgjizor ne sheshet e xhirimit, si dhe nje lloj integriteti dhe mosparagjykimi politik ne trajtimin e subjekteve qe i vihen perpara.

po deshe ma sqaro i çik prertendimin tim qe kinemoja nuk eshte art, sepse s’dikam gjo un per pretendimin tim.

keshtu sikur ke pas shkrujt nja dy here, snobshe, ne vija te trasha, nuk po i vihem ta kerkoj tani se ku.

nuk ke per te gjet gje, sepse nuk mendoj aspak kete gje, perkundrazi mendoj perkundrazi qe sinemaja eshte art me superior deri tani per disa arsye, njera prej te cilave eshte se çfrytzon teknologjine moderne, gje qe artet e tjera nuk e bejne. Pastaj eshte masive, popullore, dmth ka aftesi edukuese, prandaj feloret e majte e preferojne. Dhe ca te tjera kush rri me u zgjat.

Ndersa pare si art klasik ose si art ne vetvete (jo ne kuptimin art per art), mendoj qe superior eshte baleti, gjithashtu eshte edhe ne avangarde ne histori, gje pak e vene re.

Por nuk perben problem, siç e kam theksuar dhe here te tjera keqkuptimi eshte rregull ne muhabet, biles ndonjehere me duket sikur vetem keqkutimi gjeneron i dor muhabetin.

Ah po, tani qe menoj u kujtova ku ka ndodh keqkuptimi. Muhabeti ka qene per fundin e sinemase, gjate te cilit un jam shprehur qe tani kam shpetuar nga sinemaja, ne kuptimin qe nuk me intereson me, por kjo ka te beje vetem me mu, me kontestin ku ndodhem ne kontestin e sinemase ngambrapa (gje qe me duket eshte edhe eastvudi), prej te cilit nuk mund te nxirren perfundime ne pergjithsi. Nuk jam aq mendjemadh.

Ne muhabet ka qene edhe Stalker qe si gjithnje foli gjera evazive per t’modhin, Godardin. Edhe Korriksja n’pilaf si gjithnje, vetem ajo me kupton mu, te than piten per t’kuptume.

Pergjigjet e prera & vulnerable te Sullyt ne videon melart deshmojne shkallen kritike te situates. Kuptohet aq shume vetem nga ato pergjigje te shkurtra.
Natyrisht, eshte ne loje jo vetem jeta personale, por dhe ato te 155 pasagjereve qe ai menaxhon.

Heroizmi tjeter qe pason i cili perben materialin qendror te filmit, eshte serish psikologjik. Ai eshte perpjekja per nje siguri racionale mbi faktet qe ndodhen, nen presionin e ketij investigimi kaq tenxituar e te keqbazuar. Keshtu Eastwood ka hedhur nje veshtrim jo egzaktesisht te njejte me ngjarjen publikuar mediave, pra qe njihte publiku.
Ai eshte afruar dhe ka ndricuar permes kinemase se tij aspekte te se vertetes se heroit te cilat media i la ne hije.
Eshte i vertete roli percaktues individual sidomos ne shoqerine e sotme.

1 Like

ha ha albanoid,
sapo mu kujtu nje e forte ndodhur Zhan Pol Belmondos qe po fluturonte me avion ulur midis shume pasagjere te tjere. 10 mije metra mbi nivelin e detit njeri motor i nje krahu te avjonit pati difekt dhe filloi te bente numra me flake e tym. Spirra pasagjereve prej frykes. Nje plake ulur prane Belmondos, ky i fundit i dhi n’breke si gjithe te tjeret, i tha me ze lutes:

  • He tani na bej ndonje nga trimerite e tuaja qe shpetojne gjithnje situatat!

ha, ha, ja perse sinemaja nuk eshte art! Maje mend kete te ma permendesh ne te ardhmen!

2 Likes