21 Janari, një vrasje 300 mijë dollarë. Qeveria dëmshpërblen familjarët

Kam pershtypjen, se nga 1,2 milion dollare, qe i jane akorduar gardes se Republikes per 4 viktimat qe ajo vrau, ka per tu katandisur kokoshi nje thele. Nuk eshte çudi kur te ndigjojme qe familjet e 4 viktimave, morren nga 40 mij dhe dhe jo 400 mije.

Pra mesa kuptoj, qeveria me vendim qeverie (VKM) kerkon te zbatoje vendimin e gjykates per te demshperblyer familjet e viktimave. Por pse duhet nje vendim qeverie kur kemi nje vendim gjykate ? Pra i bie qe qeveria diskuton nje vendim gjykate. Pak e cuditeshme. Po sikur qeveria te mos e merte vendimin familjet e viktimave nuk do te demshperbleheshin? Nje mal me para nga taksat e shqipetareve jane harxhuar deri me tani jo vetem per kete te fundit, por qe pas ngjarjes, ku shteti me paret e veta (tonat) rindertoje shtepijat ne Gerdec, e pastaj rehabilitoje te gjithe zonen e ndotur nga shperthimi. Po shkaktaret a paguan gje? Mesa di une JO! Kompania e Delijorgjit nuk i hyri gjembe kerkundi. Biles ky ka vazhduar biznesin edhe me fuqishem se me pare. Te mos flasim pastaj per denimin e fajtoreve te vertete.

Nga 1 milion per familje do ishte me mire, gjynah ato jetima

“Por pse duhet nje vendim qeverie kur kemi nje vendim gjykate ? Pra i bie qe qeveria diskuton nje vendim gjykate. Pak e cuditeshme. Po sikur qeveria te mos e merte vendimin familjet e viktimave nuk do te demshperbleheshin? Nje mal me para nga taksat e shqipetareve jane harxhuar deri me tani”

Me shperblimin behet fjale per minimum konsiderate per te vraret nga ana e nje qeverie te pergjegjshme, edhe pse, veprimi rrjedh i mbeshtetur nga vendim i Gjykates Administrative Shk. I.

Fakt mbetet qe, po te mos kete vullnetin nje qeveri ajo mund te mos e prioritarizoje ZBATIMIN e vendimit dhe ky mund te shtyhet pa kufi.

Vete momenti i ZBATIMIT te vendimit permbledh ne vetvete konsideraten e zbatuesit te saj, qeverise.

Merr psh. rastin e kompensimit te pronave. Dhepse panuar vendimi per kompensim, ZBATIMI nuk u realizua ndonjehere me qeverine e meparshme. Pse, eshte pyetja.

si gjithmone titujt deformues.
Dhe desinformues.

" 300 mije leke nje vrasje " -u pagua gjaku dhe gjaksi i lahu duart ! Ku qenka ky ligj ku shteti paguan per krimin qe ka kryer vet pa denuar pergjegjsesat perkates ? !

Po shteti nuk eshte thjeshte nje nocion abstrakt, -shtet-! Ka emra institucionesh dhe titullar shteti , ata duhet te paguajne nje krim,

Pagesa nuk eshte drejtesi dhe as dinjitet !

,Gjaku paguhet se shteti ka lek, dhe i gjen leket per te mbyll krimin Po kjo eshte drejtesia e shtetit te Lek Vicidolit dhe jo e shtetit qe kerkojne shqiptaret ne shekullin e 21 ! Nejse keshtu filloi ky shtet ne 1990 dhe eshte veshtire te rregullohet nga ata qe e krijuan nuk do mend por vjen nje dite qe te gjitha lahen ne kete dynja, e verteta dhe e drejta zhytet por nuk mytet kurre !