25 vjet 'Nevermind'

Nevermind nga Nirvana u publikua më 24 Shtator 1991 duke i hapur rrugë popullarizimit të rrymës grunge që vlonte asokohe në ‘nëntokën’ e Seattle si dhe duke i hapur rruge popullarizimit të të ashtuquajturës ‘muzikë alternative’. (wiki)

Në mënyrë të ngjashme në Shqipëri, ku Nevermind është parë për shumë kohë si albumi rock par exellence, është adhuruar nga adoleshentë (dhe jo vetëm) të cilët në një farë mënyrë donin të rebeloheshin ndaj shijeve pop të shumicës së bashkëmoshatarëve të tyre, në përpjekje për t’u veçuar paksa nga shijet banale.

Sot pas 25 vjetësh, Nevermind i ruan ende vlerat muzikore, ndërkohë ndjenja melankolike-rebeluese që e përshkon atë ka mbetur po ashtu e paprekur dhe ndoshta e aftë të flasë ende dhe për dëgjuesit e kohëve të sotme.

2 Likes

Koment kot: dua te kuptoj një gjë: vura re se pasi komentova tek ky posti, ky i fundit më doli automatikisht në krye të faqes kryesore. Kjo gjë më ndodh vetëm mua apo edhe komentuesve të tjerë? Pra postimi me komentin tim më të fudnit më del vetëm mua në krye të faqes apo edhe përdoruesve të tjerë?

Kështu ju del të gjithëve.

Dmth postimet me komentin me te fundit dalin ne krye te faqes?.. Interesante…

Nuk arrij ta kuptoj ekzaltimin kaq te larte te spektatoreve. Ndoshta kane ardhur te droguar, ose jane paguar per te bere ilaritet.

1 Like