Nga Beluli
me rastin e perkujtimit te 30 vjetorit te eksodit te 91-it te shqiptareve, me anije, drejt Italise… qe ne fakt ishte eksod masiv, tragjik ; nga deti, toka, ajri e me cdo menyre. nuk besoj se ka bere ndonjehere vaki qe nje popull te doje te iki me cdo kusht dhe ‘‘me deshire’’ nga vendi i vet. dmth pa u detyruar me dhune nga ndonje armik/pushtues apo nga ndonje katastrofe natyrore.
-kete e bene shqiptaret qe brenda 1 viti, 91-92 , me rastin me te pare iken masivisht, rreth 1 miljon banore pjesa me vitale e nje populli fare te vogel.
-pse e bene shqiptaret ? -prandaj kam vene kete foto per iilustrim… foto, qe e kam vene edhe me pare, e vitit 89-t bere ne Korçe nga gazetare te huaj… foto spontane e kapur nga nje sy i stervitur qe tregon ne fakt gjendjen e rende psiqike te gjithe popullit tone aso kohe. keshtu ishin shqiptaret kudo, ne cdo qytet apo fshat te Shqiperise, njerez te pashprese , te lodhur , qe ishin marre peng per 50 vjet nga bande uzurpatoresh te pushtetit qe i kishin izoluar ne nje kamp te madh perqendrimi qe quhej Shqiperi dhe benin cfare te donin me ta.
-jo se nuk jane te njohura keto, por duhen rithene e rikujtuar sepse ajo qe i ndodhi popullit tone pas 50 vjetesh diktature te eger komuniste, ishte tragjike… katatsrofe qe per fat te keq do ta vuajme akoma e ne menyra te ndryshme.
-te jap nje shembull te thjeshte, te krahasohemi me vellezerit tane shqiptare te Kosoves… -ne habitemi me ta, me kulturen e tyre shoqerore-demokratike, psh sesa mire e bukur i bejne zgjedhjet ata. as shajne , as vjedhin, as shesin e blejne votat, as mashtrojne etj.
dhe nje arsye tjeter se pse duhen rikujtuar e vleresuar keto ngjarje qe perjetuam… -seç eshte , per fat te keq nje takëm njerezish , qe pervec nostalgjise se semure (madje e ngaterrojne nostalgjine me vitet e rinise, duan te jene edhe njehere 20 vjec si duket ) , e thone si pa te keq… -aaa , ishim mire aso kohe… ose -çohu Enver.
nderkoh qe, cfare beri Enveri ato 50 vjet… dhe sa mire ishim… e morrem vesh menjehere ne 90-en. kur nje popull i tere; burra , gra , te rinj… morpo me komunista e ballista… ne rastin me te pareqe iu dha, iken nga vendi i tyre.
ky eshte argumenti apo treguesi me i thjeshte se cfare rezultati katastrofik ishin 50 vjet komunizem !
PS
@gjembi kjo eshte e Belulit. E kam marre nga fb e tij pa autorizim.