7 milionë të vdekur çdo vit prej duhanit!

24 postime 2105 shikime 31 maj 2017 në 03:56 e pasdites
Reni

Pirja e duhanit shkakton 7 milionë viktima çdo vit, dhe shkatërron planetin përmes shpyllëzimit, ndotjes dhe hedhjes së bishtave në tokë.

Këto janë detajet nga studimi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku përveç kostos së ambjentit, shtohen edhe kostot e shëndetit, ku llogariten 1.4 trilionë dollarë shpenzime për shëndetin. Nga të mbjellat deri tek paketa, duhani kërkon një përdorim intensiv burimesh e gjithashtu çliron kimikate të dëmshme në tokë dhe ujë, si dhe çliron edhe gazet serë.

“Duhani jo vetëm i bën me kancer mushkëritë e njerëzve, por është kancer edhe për mushkëritë e Tokës.” – tha Dr. Armando Peruga, mbikëqyrësi i këtij studimi. Prodhimi i duhanit përfshin 124 shtete në gjithë botën dhe zë 4.3 milionë hektarë tokë bujqësore. 90% e kësaj sasie mbillet në vendet e treta, tek ato vende me ekonomi të ulët.

Cigarja është shqetësim edhe si ndotës i ambjentit. “2/3 e gjithë sasisë së cigareve, mbeten në tokë si mbeturina” – u shpreh Peruga. Këto mbeturina lidhen me kimikate si arseniku dhe metale të rënda, të cilat kthehen në materiale të dëmshme për ujërat. Megjithëse qeveritë mbledhin 270 miliardë dollarë taksa çdo vit prej duhanit, OBSH sugjeron që të rriten akoma më shumë taksat por edhe çmimet për paketë, gjë që mendohet të sjellë edhe uljen e përdorimit të këtij ‘vrasësi’.

Fikret

Shshshttt :zipper_mouth_face:

bradland

7 milione ne vit vdesin prej duhanit ne bote .
Une pij gati 1 pakete ne dy dite .
Kur i bie te vdes une ?
Kush e e gjen ka nje dreke ose po ishte vajze ka nje Darke .

ACDC

Philip Morris International Inc. (NYSE:PM) gained 0.10% with the closing price of $119.95…

gjembi

Po nese e gjen Pjeri ose Ketlina? I shtohen dhe luleshtrydhe?

bradland

Pjerit i shtohet nje bythmadhe , kte tjetren se njoh.

salben

me shume vdesin nga sheqeri
me shume vdesin edhe nga fast-food-et.

gjembi

Sa shpejt e bere hasha, me shpejt se PS-ja Shukriun :frowning:

salben

cdmth te besh hasha?
seriozisht pyes. cdmth hasha me tamam?

salben

lere se e gjeta dhe e futa ne google translate

meanings

[1] One tells condition or behavior is absolutely not acceptable.
[2] When there is a controversy about the contrary, it is used necessarily.
Origin
( Arabic )

zeqir

Pini hashash dhe asgje s’ju gjen. une e perdor gjys duhan gjys hashash nga e keqja.

gjembi

Kur e refuzon dike. Psh refuzon motren “s’je me motra ime”.

Vlonjat

Eh sa mire do ishte sikur policia ne shqp te ftonte sa me shume dashamires kur djeg mullaret/ thaset me hashash. Ta bente si tip spektakli me spektatore ne forme rrethi qe shikojne dhe ndjejne hashashin bio qe digjet. Ehhhh…

Cecua

Nuk i vret duhani, i vret Hazbiu.

Nga ana tjeter falenderojme kubanet e domenikanet qe na japin mundesine te ceplendisemi me ndonje puro e viski here pas here.

zeqir
Aquamarine

Brado gjynah qe pi aq sh duhan. Tkam perfytyru gjithmone si rob te shendetshem. Reduktoje sasine se te plak dhe te shemton, te ben njeri te pafuqishem plus mund te te beje dhurate nje semundje kronike qe s’te le te marresh fryme lirisht (figurativisht dhe literalisht kjo) leje vdekjen se s’ka dhe aq rendesi, kush po e merr vesh kur vdes.

bradland

Nje pakete ne dy dite qe dmth 10 cigare ne dite , nuk me duken shume , megjithate rrofsh per keshillen :slight_smile:

zeqir

Ta do te miren pa te thote. per mu se rru kush, ça u ke bo mo vlla qe te dojn kaq shume!?:smirk:

gjembi

Me siguri ngaqe ka makine me goma te trasha.

zeqir

Eh mos te dalte nami thuaj! se o i kam te trasha gomat une o s’ka tjeter, shto ketu ngjyre te kuqe e xhama te zi, po nuk besoj se eshte kjo.

Edison

E sakte. Sheqeri dhe karbohidratet shkaterrojne jeten ne shume.drejtime. dieta paleo eshte zgjidhja.

Aquamarine

O Zeqo une ty te perfytyroja me mclaren lol

dafne

halli te meson gjithcka ,thone
edhe ashtu expertet e botanikes e kane vertetuar qe muzika i ndihmon bimes per rrite te shpejte.
bravo shqipe .

Manjola_Tirana