A do të kemi një referendum në çamëri ?!

harta-camerise-640x465

Nga Olsjan TOPALLI*

Është e qartë se Britania e Madhe ndodhet kudo, por nuk duket. Kështu ka pohuar edhe gazetari i Der Spiegel pas një përmbledhje të ngjarjeve historike që kanë ndodhur në Europë dhe përfshirjes së Britanisë në këto ngjarje.

Ai pohon se Britania e Madhe është prezente në një kalvar të gjatë referendumesh, duke bërë të qartë influencën që ka ky shtet në Europë.

Së pari Britania e nisi me referendumin në Gjibraltar në vitin 2002, ku 99% e popullsisë votoi pro qëndrimit me Britaninë.
Së dyti në vitin 2016 Britania do ti nënshtrohej vetë një referendumi për daljen e saj nga BE-ja, BREXIT.
Së treti ky shtet tregoi edhe njëherë prezencën e tij në referendumin në Spanjë për Katalonjën që u zhvillua pak ditë më parë.

Duket se Britania nuk do ndalet me kaq. Në analizën e Der Spiegel pohohet se Europa po jeton 6 muajt e fundit të paqes.

Në artikull shkruhet se Britania do tregojë prezencën e saj mbi Qipron dhe Çamërinë. Rajoni i tretë që do ti nënshtrohet një referendumi të mundshëm është Çamëria, me një ndryshim që do ti lihet nën administrim Shqipërisë dhe jo Greqisë- pohon Der Spiegel.

Për këtë referendum Britania pritet të ngarkojë me mision Festim Laton i cili ka kohe qe punon për këtë çështje, tashmë mbarë kombëtare.

Vëmë në dukje se Festim Lato ka shpallur një vit më parë Pavarsinë e këtij territori me emrin Shteti i Çamerise. Tek ky individ së fundmi me kërkesë të Mbretërise së Hollandes, OKB ka dërguar me punë këtë të fundit që për Ballkanin Perëndimor të jetë Festim Lato Drejtori i Mardhënieve Diplomatike. Një pozicion që do ti forcojë shumë pozitat Festim Lato për të përmbushur aspiratat e Shqipëtarëve.

Kush është Festim Lato, profil.

festim_Lato

Festim Lato është i lindur në vitin 1976 në Vlorë.
Me prishjen e sistemit komunist u largua edhe ai nga Shqipëria. Vetem 16 vjeçar, ky i ri shqiptar gjendej në rrugët e Italisë. Me shkathtësinë që e karakterizon Festimi i mitur ju desh vetëm dy muaj që të gjente rrugën për në Amerikë, duke u fshehur në një anije mallrash në portin e Xhenovës. Për rreth 3 muaj oqeaneve ai e gjen veten në Shtetet e Bashkuara në Boston. Pasi përfundoi studimet për ekonomi në Amerikë, ai spikati për aftësitë e veçanta të tij. Më pas CIA do ta rekrutonte Laton në një sërë misionesh luftarake nëpër botë ku do ti përmbyllte me sukses.

Do të vijë viti 2006, vit ku Festim Lato do të fillojë t’ia dedikojë jetën dhe kapitalin e tij çështjes çame duke krijuar Fondacionin Demokratik Çamëria me seli në Hagë.

Nga viti 2006 -2016 Festim Lato e kaloi jetën e tij midis Amerikës dhe Holandës duke bërë sensibilizimin në qarqe të ndryshme, çështjen çame. Duke arritur në 11 shkurt 2016 ku u bë Dorëzimi i Dosjes të plotë Çame në Prokurorinë Ndërkombëtare në Hagë.

Çfarë thonë mediat greke për Festim Laton

Lart e poshtë në mediat greke është përfolur gjatë për Festim Lato, duke e cilësuar atë si një person që paraqet rrezik për Greqinë pasi ky individ ka kërcënuar shtetin Grek se do ti shpërbëje pasi nuk ja u fal atë që Greqia i ka bërë popullsisë Çame, ku shteti Grek është në gjyq të hapur me Festim Lato në Gjykatën e Hagës për Krime Kunder Njerezimit.

Politika dhe media në Shqipëri

Politika në Shqipëri duket se është treguar indiferente ndaj thirrjes së Latos që i ka bërë popullit shqiptar për idetë dhe projektin qe ai propozon. Shpesh herë politika në Shqipëri është bërë bllokadë e kësaj thirrje. Sipas tij populli shqiptar është i sunduar nga përfaqësues që mbrojnë interesat e vendeve të tjera, apo biznesmenë të cilët kanë ngritur biznese në ato territore.

Po ashtu edhe media i ka dalë krah politikës (sepse rrezikohen seriozisht nëse se bëjnë) përsa i përket këtij projekti që ai pritet të marrë në administrim.

Në dukje paraqiten si probleme të vogla, por që mbajne mbi supe pikëpytje të mëdha…

-A do ti japë Gjykata e Hagës dritë jeshile Çështjes Çame ?
-A do të kemi një referendum në Çamëri me dorë të Britanisë?
-A do të kemi një Shtet të Pavarur të quajtur Çamëri?
-A do arrijë të bëhet Festim Lato President i Çamërisë siç ai pretendon?

P.s Mbeten për tu parë!

:joy: ,:joy: -dhe une kujtova se kishe ndonje vetpergjigje ti , per keto pyetjet ekzistencile qe vetshtron…:eyeglasses:

atehere, nese supozojme se do behet nje referndum ne Cameri dhe do te votojne banoret vendas , pra qytetaret greke qe jetojne atje ; 99, 99 % rezutati do ishte kunder Camerise se pavarur, kunder Shqiperise kunder kombetar dhe do te ishte pro Greqise !
e nese ne kete referndum te supozuar do te votonin shqiptaret çame , qytetare shqiptare qe gjenden ne Shqiperi, natyrisht qe rezultati do ishte 100 % pro pavaresise se Camerise !

nejse, per Festim Laton dhe kauzen e Camerise, greket besojne se eshte pune e Izraelit, jo e Britanise. fundja Britania pritet te kete refrendumet e veta ; p,sh Irlanda e Veriut, mbase Skocia etj…

pra sherbimet sekrete greke pas Festim Latos shohin Mosadin dhe mendojne qe Izraeli ka vene ne dispozicion rreth 10 miljarde dollare per kete ceshtje… madje edhe Festim Lato vete, sipas skanimit qe i kane bere greket, eshte gjysem shqiptar e gjysem çifut.

1 Like

Referendum qe cameria Te benet shtet I pavarur sovran e I begate si shqiperia me president jorgo sufllaqexhiun :blush:

Vetem me qene budallenj , Referendum mund edhe te behet por problemi qendron a e rru kush per Referendumin tone , masnej a ka Cam ne territorin Grek qe do me ardhe me ju bashku ktij veni qe ka marre fund ?

Mesa kuptova une, referendumi nese behet , do te behet me popullsine qe banon ne ish trojet e Camerise. Se po u be ne Shqiperi dihet 100 % qe ceshtja came humbet.

a ka Cam ne territorin Grek qe do me ardhe me ju bashku ktij veni qe ka marre fund ? :joy::joy::joy:

ca gjëra duan kohë. duhet të vdesë brezi i kapos,albës dhe gjithë ‘‘të ngjyrosurve’’! një shqipëri nacionaliste do të bëjë të mundur shqiptarizimin e arvanistave.

Shko ne cameri Te bec prupagande per referendum .koha Te benesh theror per kombin qe e do aq shume .

çamet dhe arvanitet e tjere do te fillojne dhe dalin ne drite me hapur, kur te bjere Shteti Grek. deri atehere ata nuk kane asnje shanc te fitojne gje, veçse te humbin.

gjithashtu pa e lexu artikullin (dmth pa e ditur mendimin e autorit te tij mbi kete pike), referendumi i skocise ishte me te futme. te gjitha kushtet ishin vendosur ne menyre te atille, qe mbeshtetesit e pavarsise te mos fitonin.

sipas Hitlerit, anglezet dhe francezet jane mjeshtrat e propagandes. prandaj dhe jane te vetmit qe luajne karten e demokrateve te europes.

Ky si lajm i “The Onion”. C’jane keto republika Camerie dhe referendume per Camerine kur aty s’ka me pothuasje fare shqiptare? Referendumet s’pijne uje, se ne Katalonje nuk u njoh kurse ne Kebek dhe Skoci pas shume zhurmash humben. Nese do njeri pavaresi duhet ta beje si Kosova, pak guerrilje dhe fat i madh me aleatet.

ka shqiptarë,po janë vetëm ortodoksët,të nuk guxojnë të flasin shqip në publik! bëj ndonjë xhiro në pargë e prevezë e do shikosh në ,nëse krijojnë besim,flasin shqip.

1 Like

shume drejt e ke. kete vertetoi dhe njeri qe njoh une. te flasin shqip kur te bejne besim. koha punon per ne ne fakt. shtetet nuk e kane te gjate ekzistencen prej vete natyres se tyre. ndersa popujt rrojne me gjate. do dali prap fara e shqiptarit ne greqi, se eshte aty prej mijera vjetesh.
do te vije perseri koha kur NE do te bejme ligjin dhe Artin e Madh. se kemi lind per kete pune.