A do të triumfojë Çështja Çame, kundrejt Greqisë?

40 postime 8017 shikime 3 nëntor 2016 në 03:41 e pasdites
Olsjan

Nga Olsjan Topalli

Çështja Çame është natyrisht më e përfolura e ditëve të fundit. Një betejë që ka nisur prej më tepër se 70 vitesh dhe vazhdon akoma mos të marrë zgjidhje si nga Tirana zyrtare por edhe nga Athina. Më shumë si “Çështje Çame” ajo është çështje shqiptare, e cila i përket çdo shqiptari brenda dhe jashtë kufijve, anë e mbanë botës.
Çështja Çame mori jetë dhe mbështetje të forte me krijimin e PDIU- së (Partia për Demokraci Integritet dhe Unitet) me Kryetar Shpëtim Idrizin ku misioni i saj është mjaft i qartë: “Ne jemi partia e kauzave kombëtare, e çështjes çame, e bashkimit kombëtar, e mbrojtjes së diasporës, e përfshirjes së atdhetarisë në menaxhimin e vendit. Atdheu është kryefjala që duhet të na udhëheqë”.

Çfarë ka thënë Idrizi për Çamërinë ?

“Unë jam çam, por jam edhe europian”, sepse atje larg, nga një politikan që nuk i përket kombit tim mora një përgjigje që duhet të ma jepnin këtu e 72 vjet më parë politikanët, në radhë të parë të vendit tim dhe pastaj të huajt.
Por, rëndom jemi fshehur. Kemi vënë një kapak përsipër, në mënyrë që mos t’i prishim terezinë fqinjit gërrnjar dhe lojcak. Gjatë këtyre viteve shpesh kam menduar që më shumë se nga të tjerët ne, vetë shqiptarët kishim më shumë frikë prej Çështjes Çame. Ne sikur donim ta harronim, ta fshihnim atje në qoshet e institucionit të harresës, ia kishim drojën hapjes së një derti që mund të na shkaktonte andralla.
Por, nuk harrohet edhe sikur ta kishim vullnetin e plotë për këtë gjë. E tërhoqëm zvarrë ndër vite, madje shumë të vështira kujtimin e njerëzve tanë, kujtimin e sakrificës që bënë ata patriotë jo për krahinën e tyre, Çamërinë, por për Shqipërinë. Nuk e lamë pas shpine edhe kur ishte turp të thoje që je çam, as sot, kur lloj-lloj kulisash kërkojnë të ngrejnë një çështje ta paqenë, sektarizmin krahinor mes vedit. As sot, kur qarqe të caktuara financojnë politikisht dhe mediatikisht antiçamizmin.

Qëndrimi i Kryeministrit Rama

Edi Rama mbështet me vendosmëri të plotë Çështjen Çame, ku ndër të tjera ka thënë: “unë jam kryetari i të parës parti politike shqiptare që çështjen çame e futi të zezë mbi të bardhë në programin e vet”. Po ashtu ai ka pohuar se Çamëria është Shqipëri dhe Çështja Çame është çështje shqiptare, ku i përket gjithsecilit prej nesh.

Qëndrimi i BE- së

Tashmë Çështja Çame ka marë përmasa “globale” e njihet nga të gjithë, diskutohet nga të gjithë, kritikohet nga të gjithë, dhe nga të gjithë sëbashku do mare zgjidhje dhe kjo është e padiskutueshme. Pra, Çështja Çame nuk ka më kthim pas. Gjithashtu kjo çështje u diskutua në Bruksel ku u cel edhe dosja. Në një deklaratë mbi qëndrimin e tij rreth këtij ngërçi Johanes Hahn theksoi : “Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë intensifikuar, gjithashtu edhe dialogu politik është formësuar më mirë. Komisioni mirëpriti faktin se të dyja vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe. Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame. Komisioni ka përgëzuar këto përpjekje, duke shprehur mirënjohjen për ripërtëritjen e një angazhimi të tillë të rëndësishëm diplomatik dypalësh”
Kjo deklaratë “bombë” nuk u prit mirë nga Athina zyrtare, ku sipas tyre kjo çështje nuk egziston dhe se deklarata e Hahn është e njëanshme dhe e pavërtetë.

Përse Greqia ka frikë nga Çështja Çame ?

Greqia nuk do që të zgjidhet kjo çështje pasi Çamëria është një ndër vëndet më të pasura të, pasi ky vend ka një pozitë gjeografike mjaft të favorshme. Grekët e cilësojnë Çamirinë si 1/3 e pasurisë së përgjithshme të tyre. Ata e dine fare mire se çfarë do ndodhë me zgjidhjen e ngërçit politik midis Tiranës edhe Athinës dhe ato që do të kërkojë popullsia çame.
Me zgjidhjen e ngërçit kjo popullsi do të kërkojë:

a) Ngritjen e varreve të të rënëve çame gjatë luftës
b) Nënshtetësinë greke
c) Pronat e tyre të cilat kanë një vlerë të lartë
d) Dëmshpërblim për të gjitha trazirat që i kanë shkaktuar

Këto janë disa nga kërkesat kryesore që shteti Helen ndihet i frikësuar dhe nuk negocion me Shqipërinë, duke mbajtur në fuqi edhe ligjin e luftës që prej vitit 1966.

Nëse dikur vite më parë politikanët grekë ndiheshin superior kundrejt kësaj çështje, tashmë gjerat kanë ndryshuar. Diskutimet edhe pse të ashpra janë në rrugën e duhur falë dorës së hekurt të BE- së dhe SHBA- ve. Çështja Çame është një e vërtetë e pakontestueshme që do triumfojë me të drejtë. Greqia do “përulet” përpara Çamërisë, përpara kësaj beteje gati shekullore. Ditët e lavdisë po vijnë dhe janë shumë afër, Çamëria do të mposhtë Greqisë.

Whitesnake

Ceshtja Came ka rruge te gjate per te bere … AKOMA NUK KEMI SHKRUAR HISTORINE E VERTETE…te atyre krahinave , figura e ALIPASH TEPELENES… qe islamiket ne Shqiperi e mbajne per hero sot e kesaj dite… duhet RISHKRUAR sa me shpejte …Ceshtje Came vetem per pronat … pa kontekst historik , dhe duke e pare te njeanshme pa arbanitet kristiane …dhe Epirin si pjese shqiptare… ( Gin Bue Shpata deri ne Arte para islaizimit te shqiptareve dhe ngelen pa identitet sic jane edhe sot) … eshte veshtire se do gjeje zgjidhje te deshiruar.vetem sa do terhiqet zvarre nder shekuj…Sa per klyshe turqish te te PDIU-se…duke e paraqitur historine si ceshtje kombate islamike irredentiste as qe ka shance per zgjidhe …as Europa nuk ta pranon ...shkoni ne gjykatat greke nje per nje PERSONALISHT TA KERKOSH PRONEN… pastaj eja ankohu ne BE mbasi te japi greku vendimin e gjyqit …po pati shkelje ligjore…Pse ka FRIKE …Shpetim Idrizi te kerkoje pronen nje per nje po e do me vendim kapital ne cete…per te gjithe ne emer te shtetit…!!! ( u bene dy permendore per te shkulur ne jug …duhen terhequr me kavo si busti Enverit … Alipash Tepelena dhe Hillary ne Sarande )

varik

une them te bejme aleance me turkun, hyme ne lufte me grekun, pushtojme greqine e ndajme pergjysme, camerine e karrim ne, pjesen tjeter e merr turku, ishujt ja shesim gjermanit e me ato leke bajme palle per 100 vitet e ardhshme

si thoni?

Asterisku

Unë jam çam, por jam edhe europian, jam dhe politikan (qe ta çan…)
Idrizo, shiko tasin e persheshit se po ju ngref gerqise ta zuni ne fyt. Po ke te drejte ti, pershesh po ha thuj. Ehhh, po nuk behen keto pune me Idriza e me (si e ka ai thesi me patate tjeter qe i ka lene partine ketij cam/politikan/europianit?).

Ndryshimi mes nesh dhe Gerqise eshte qe ajo ka politikane greke, ndersa ne kemi politikane qe jane edhe europiane edhe çam.

Asterisku

Une them, vari k

adria

Perderisa edhe vete greket, pavaresisht se nuk e pranojne zyrtarisht, nuk i kane prekur pronat e cameve te debuar, po i ka lene ne gjendjen qe i kane lene, thelle-thelle, ata ia kane friken se vertetes. Historia nuk te fal. E verteta vonon, por triumfon.

Alba2265

Sa here flet Tim Idrizi greku I mbush breket nga frika.pale kur flet heroi kreshnik spahia ,nje dynja e tere mban vesh.

del-ta

çështja nuk është çame por shqiptare. në greqi ka(kryesisht) 2 fara. fara vendase,arvanite,dhe fare aziatike,kaukaziane e ardhur në 22-n. është një shtet fetar,ku shtetasit zhvishen dhunshëm nga kombësia ,dhe i vetmi identitet është ai fetar. prandaj dhe u ndoqën vetëm shqiptaret çamë myslimanë dhe jo ata ortodoks. para se të vinte siriza në pushtet,premtoi ndarjen e shtetit nga kisha,por nuk e bëri. nuk e bëri sepse e kuptoi dhe ai që kjo do të çonte në shpërberjen e shtetit artificial të krijuar nga ruset për kunderpeshe ndaj turkut. mastiçi fetar e mban në këmbe shtetin bizantin . nuk demokratizohet dot më se humbet mastiçin. frikën greqia e ka nga zgjimi i shqiptareve ortodoks. prandaj kërkoi me çdo kusht rrembimin e kishes ortodokse shqiptare.
reagimi i kryemistrit shqiptar me prejardhje ortodokse është tmerr për bizantinët. imagjino të kishte mitropolit shqiptar në korçe e gjirokaster ,e të degjohej në konicë e parge!

aleko

Fakti qe nuk jua kane prekur pronat (nuk e di sa e vertete eshte kjo qe thoni ju) tregon se greket minimalisht respektojne te drejtat e pronesise, dhe per kete duhen lavderuar. Perfytyro, per nje cast sikur shteti shqipetar te kishte perzene perpara 60 -70 viteve banore me origjine greke nga trojet e tyre brenda Shqiperise. A thua do te ishin akoma edhe sot te pa prekura ? Pra jo te xanuna?

Alba2265

Camet keto paret e pronave qe presin t’iu kthenen nga shteti grek do I ndajne bujarisht me shqipot e tjere meqe dibranet psh votojne camet ?

adria

Ne nje emision qe beri Marin Mema, ne fshehtesi, se nuk e lejuan te filmonte, u duken qarte shtepite e braktisura te popullsise came, ku dhe pse ka kaluar me shume se gjysme shekulli, aty nuk ishte vene dore.

del-ta

karrikaturë shumë domethënëse! shqiptarët dhe jeniçerët:triumph:

karlmarks

Ceshtja came, nje nga te shumtat tema (kunja) e perdorur tani dhe ne te ardhmen per politika me te medha te rajonit, ku jane te perfshire edhe politikanet shqiptare!

dasara

Fajin e paska pas Aliu islamiku dmth …dhe ortodoksit nuk ja paskan fal…Injorant me te madh ,nuk mund te na sillje per te na treguar historine ? Ky me shume duket si nje pijanec qe eshte shtru me raki e gjiz duke i tregu historin pijaneceve te tjere …

Qe kur fillon emisioni folesi thote : ''Trupat qe masakroi Aliu u bene grek,moren gjuhen e te pareve ,nderuan indetitetin ‘’…
merre me mend sa çfare niveli emisioni eshte…Dmth keto ortodoksit shqiptar paskan pasur te drejte ti vrisnin shqiptaret mysliman mqs Aliu i paska masakruar …dhe vellezer te quanin greket, shqiptaret te quanin turq ? Njesoj si propaganda greke e ligjit te luftes se gjoja paskemi shkuar ti pushtojme bashke me italianet …Nuk e di pse disa kane qef te bejne propoganden e Greqis …
Me 4 dhjetor 1820, Ali Pasha dhe Suliotët formuar një koalicion kundërosmane, në të cilën Suliotët kontribuan 3.000 ushtarë… Figurat shqyrtohen ne baze te kohes ne te cilen kane jetuar.Merkur Bua luftoi si mercenar per princat italianet …sipas teje Italia nuk duhej te bashkohej,sepse dikur principatat italiane i kishin bere lufte dikur njera-tjetres … Ali Pashë Tepelena
Faik Konica, në shkrimin e tij të titulluar “Ali Pasha i Tepelenës”, në muajin Shkurt 1902 në gazetën “Albania”, thotë:

“Ishim mësuar të shohim të shara kundër Ali Pashës të Tepelenës, nëpër shkrimet e Francezëve dhe të Turqëve… Por gazeta “Drita” na dëftoi se të sharave të të huajve i shtohen edhe të shara shqiptarësh… Të gjitha të sharat e francezëve e kanë burimin në librat e Pouqueville-s, konsullit të përgjithshëm të Francës në Janinë.”

Dhe duke shtuar më tej ndaj atyre shqiptarëve që shanin Ali Pashën, Konica thekson:

“E pse të zemërohemi me zaptijet e mjerë që nuk e kanë kuptuar Ali Pashën? Për të njohur mirë jetën dhe punët e Ali Pashës duhen studjuar nja dhjetë libra inglisht, nja pesë a gjashtë greqisht dhe nja tre a katër frëngjisht, të cilat flasin për të… Vetëm një gjë duam t’u themi këtyre poturakëve: - Nuk themi se ju jeni shqiptarë të liq, por për emër të Perëndisë pse doni të gjykoni punëra që s’i dini?!”

    "Qellimi justifikon mjetin" shkruan Makiaveli ne traktatin e tij politik "Princi" ne 1513. "Qellimi nuk zgjedh menyre" u pat deklaruar disa diplomateve franceze Mehmet Aliu ne 1805 pasi kish marre pushtetin ne Kajro. Ta kish lexuar valle Makiavelin? Jo, aspak por si gjeni politik qe ishte skish nevoje per teori por dijet e tij praktike e kishin sjelle ne pushtet duke themeluar nje dinasti sunduese si askush tjeter ne Perandorine Otomane. Afersisht ne te njejten kohe Pukevili, konsulli i pergjithshem francez i lexonte "Princin" Ali Pashe Tepelenes. Ky i fundit kur degjonte ia kthente ' se ne te skishte gjera te panjohura dhe se shpesh here kish vepruar intuitivisht si shkruhej ne liber".Teorite e pushtetit jo gjithmone u perkasin filozofeve, por edhe prijesave dhe Mehmet Ali Pasha dhe Ali Pasha Tepelena jane dy prijes te tille qe themeluan pushtete ne kushte shume te veshtira sesa prijesat italiane per te cilet shkruante Makiaveli...

Kur shkruajta dje kete shenim nuk kisha parasysh barazimin e Makiavelit me dy personalitetet e tjera shqiptare, por deshiroja thjesht qe keta dy sundimtare ne nje bote otomane qe u bene dhe iniciatore te lidhjeve dhe marredhenieve me te ngushta me Perendimin te shikohen me nje kendveshtrim tjeter si Princer te mesjetes se vone qe ne kushte shume me te veshtira sesa Princerit italiane, arriten te ndertonin formacione te admirueshme shteterore qe jetuan gjate(ai i Mehmet Aliut ishte akoma dhe me teper i sukseshem pasi krijoi nje dinasti sunduese ne Egjipt). Veshtiresite e tyre qendronin ne ate cka Makiaveli e deshmon qe ne krye te heres kur pershkruan pushtetin otoman, se me nje deshire te Sulltanit , pushteti i pashallareve mund te shkaterrohej ne cast. Ne nje bote ku traditat e pushtetit bizantin te despoteve te pavarur ,tradites venedikase me Keshillin e te dhjeteve,pushtetit lokal te venomeve dhe Kanuneve dhe pushtetit perandorak otoman mplekseshin sebashku ishte shume e veshtire per te ndertuar nje shtet te centralizuar si beri Ali Pasha Tepelena ne Janine dhe Mehmet Ali Pasha ne Kajro.Te dy ecen si mbi nje zone te minuar ndaj aftesite e tyre shtetformuese i kishin te gjitha cilesite qe permend Makiaveli…

Dorian Koçi

Whitesnake

Mund te shtojme edhe me teper , Alipash Tepelena me origjine TURKE “”" Burime osmane/shqiptare që kanë konfirmuar origjinën aziatike të paraardhësve të Ali Pasha Tepelenës, si është autori Ahmed Myfit, që është emri otoman i Myfit Bej Libohovës, në veprën e vet të shkruar në osmanisht e të botuar në Kajro në 1903 “Tepedenli Ali” ku shkruan se paraardhësi më i vjetër i njohur i Ali Pashës ishte një dervish Mevleli i quajtur Nazif që ishte me origjinë nga Kutahya në Azinë e Vogël…""""…po mbi te gjitha ate qe e dine te gjithe …ishte KRIMINEL GJAKPIRES I PABESE…shfarosi krahina te tera shqipfolse…edhe arbanit …edhe cam te konvertuar ne islam gjate pushtimit osman…ishte me origjine turke prandaj bente aq shume masakra ne popullsine vendase …kur nderkohe ne Epirin e asaj kohe kishte me shume shqipfoles sesa grek… E BENE DHE PEDOFILIN HERO KOMBETAR NE SHQIPERI… https://en.wikipedia.org/wiki/Kütahya

dasara

Ju prifterinjte greke u bete telef neper forume …mo mu lodhni shume more aman…Na sill pak referencat se tha ky ai jemi knaqur…Pedofil nga e nxorre …mos je gje kushuriri i Vasiliqise …Vasiliqia i propozoi vete dhe deri sa nuk desh te martohej me mbas vdekjes se tij …do te kete ngelur shume e kenaqur nga te gjitha drejtimet :wink: lol Popullsi shqiptare te demtuara jano ato ti Kardhiqit dihet se pse dhe i lumte dora … dhe te nje pjese te Sulioteve dhe kjo gjithashtu dihet … Aliu gjykohet me mentalitetin e kohes ,te njejten gje benin dhe europianet e lindoret …jemi ne feudalizem …Mos na sill nga wiki se ku bie ky vend se nuk na intereson dhe nuk eshte reference per ate qe thua …

dasara
Whitesnake

Pse nuk qenke informuar ti per haremin e pedofilit Ali Tepelena …lal , ashik , dylber me shumice…

dasara

Deggjo historianet…haremi bente pjese ne kulturen e kohes …

mo u qani se kisha fitoi dhe nje shenjtore
santa Frosinen lol

Amanet mbajeni mire muzeun siç keni bere deri tani …se keta ketej me islamike dhe te krishtere m…ja kan bere …
He ju paçim, t’me rruaç…

Whitesnake

tema e ndryshuar…

Ingeborg

Sec ka dicka qe nuk me pelqen te greket. Po jo per shkak te ceshtjes came. I don’t know. I don’t like them.:confounded:

peshkuikuq

Për të përcaktuar etninë e shqiptarëve të Epirit, në radhë të parë duhen marrë në konsideratë përshkrimet për etnografinë e Epirit. Ato janë publikuar bollshëm, sidomos në fund të shek. XVIII, në shek. XIX e gjatë shek.XX. Kjo gjë mund t’i atribuohet më shumë famës së Ali Pashë Tepelenës si qeveritar i Epirit, vali i Janinës që në vitin 1778. Për të argumentuar këtë, po sjell disa dokumente zyrtare. “Çamëria është një krahinë që shtrihet në anën perëndimore të Epirit. Rrethet kryesore të saj janë Filati, Gumenica, Parga, Margëlliçi, Paramithia e Preveza. Në veri kufijtë e saj shkojnë deri në zonën e Delvinës, në jug kufizohet me gjirin e Artës (Prevezës), në perëndim laget nga deti Jon, kurse në lindje ndahet prej pellgut të Janinës nga malet e Olliçikës e të Llakës. Është një krahinë mjaft e begatë me fusha, si fusha e Frarit apo me kodra të buta e të përshtatshme për kultivimin e ullirit e të agrumeve.

“Kronika e Janinës” dhe “Kronika e Tokove”, dy burime të çmuara për historinë e Epirit në shek.XIV-XV, i përmendin shqiptarët si element i vetëm masiv që popullojnë Epirin. Autori anonim i “Kronikës së lokove”, kur flet për zonat e banuara në të gjithë drejtimin e Pargës-Paramithi-Janinë apo Artë-Janinë shpreh qartë karakterin etnik shqiptar të popullsisë. Kujtojmë se si përfaqësues të etnisë shqiptare, familjet e mëdha shqiptare Shpatajt dhe Zenebishët në vitin 1304 pronat e tyre i shtrinin në brezin bregdetar midis Himarës, Gjirokastrës dhe Prevezës. Ndërsa si përfaqësues i etnisë shqiptare në fund të shek.XIV dhe në çerekun e parë të shek.XV përmenden dhe Mazarekët të vendosur në një vend në rrethinat e Margëlliçit. Një dokument nga arkivat e Perandorisë Osmane mbi regjistrimet e popullsisë në vitin 1431, përmendet edhe fshati Mazërrek, në afërsi të Margëlliçit në Çamëri me 25 shtëpi.(Burimi: Imalçik Halil Suret Defter-i Samak Arvanid, Lib.I, Ankara, 1954).
Popullsia shqiptare në hapësirën e Çamërisë, krahas antroponimisë thjesht shqiptare, kishte krijuar dhe toponimi shqiptare dhe këtë e hasim në krahinën e Paramithisë, të Sulit, të Margëlliçit, të Gumenicës e të Pargës si në emërtimin e fshatrave ashtu dhe të vendeve si psh fshati Ledhës në Gumenicë, fshati Rrapëz e Zeri në Pargë, ose emrat e fshatrave: Gardhiq, Vreshta, Grikohor, Grika, Morfat, Spatharat, Sharat, Nëneshat, Lopës, Mazërrek, Kuç, Currile, Luarat, Ninat, Markat. Historiani grek, Jani Llambridis, kur shkruan për Sulin, shtrirjen dhe kufijtë e tij, përmend një varg toponimesh që janë thjeshtë shqiptare si fshati Vilë, Balla, Dora, Çifliku, Kukuli, Lugati, Birbili, Gorrica, Kodër, Qafaetj.(Burimi:(Jani Llambridis, Epirotika Meletimata, Athinë, 1904, f.7,8,9, 12 e në vazhdim). Gjuhëtarët kanë arritur në përfundimin se elementi fjalëformues ‘at’ lidhet me prapashtesën ‘ates’, e cila takohet në emra fisesh ilire si Labeates, Dokleates etj. Në disa fshatra të Çamërisë brez pas brezi në shekuj janë ruajtur toponime malesh, prenjsh, fushash, luginash e arash si toponime të pastra shqipe si p.sh. “Mali i Glatë” (në fshatin Dramës), “Lisi i Lorit”, “proi i Thellë”, “Palo Vreshtat”, “Gropa e Madhe”, “Bira e Vllahut”, “Nënshkëme”, “Hora”, “Guri i Bardhë”, “Bota e Bardhë”, “Burimet”, “Bregu i Angjelit”, “Klishëza”, “Mulliri i Fikut”, “Shegëza”, “Kodrëza e Vidhit” etj.

Hhistoria e Çamërisë duhet të dalë nga mundimet e përpjekjet personale dhe të jetë pjesë e debateve Akademike e Shkencore e jo e kronikanëve të portaleve e blogjeve shqiptare, greke e të tjera. Në e për çështjen çame duhet të triumfojë lufta dhe mendimi i të parëve i gërshetuar me punën, luftën, mendimin e ndërgjegjen e sotme të të gjithve ne shqiptarëve, pa dallim feje e ideje politike, pjesë e rëndësishme e plotësimit të hartës identitare të popullit shqiptar i ndarë nga padrejtësitë historike.

A do triumfojë çështja çame? Sigurisht që po, shumë shpejt madje pasi siç e dimë të gjithë kjo çështje ka marë udhën e duhur edhe ndërkombëtarisht pavarësisht shtetit të dobët e gati miop që na udhëheq si komb tani.

Së fundmi edhe dy fjalë, se mar vesh o peshku pa ujë, të shkruash në anonimat për ështje që sebet, greket, bullgaret të vrasin, është një ndermarje e madhe për supet e disave, është e turpshme dhe armiqsore çdo lloj provokacioni që na bëhet, adminë o ju shkultë nadja, ku dreqin jeni, të dehur apo me kurva në shtrat??

ACDC

Never say never.
Ceshtja came do te trajtohet dhe do te triumfoje.

kapo

Kërcënon me luftë ministri grek i Mbrojtjes. Kammenos ka një mesazh për Edi Ramën

Një nga zyrtarët më të lartë grek, ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka vazhduar edhe sot duke bërë deklarata kërcënuese ndaj Shqipërisë, e duke i hedhur benzinë zjarrit për një konflikt të shtetit të tij me Turqinë dhe Shqipërinë.

Deklarata e tij provokuese ai i ka bërë gjatë ngritjes së postave ushtarake, në kufi me Shqipërinë, një lëvizje që sipas shtypit grek është bërë për të mbrojtur dhe rritur sigurinë e vendit.

Pasi ka folur për një përplasje me Turqinë, Panos Kammenos ka thënë se Forca e Armatosur greke është gati për çdo situatë. Ministri grek i Mbrojtjes ka folur dhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen çame. Ai ka thënë se këto janë deklarata për konsum politik.

“Deklaratat e fundit nga Rama duhet të sjellin përsëri në kujtesën tonë se ata për të cilët ai flet ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla. Ne nuk do të pranojë sfida të tilla, ne nuk do të pranojë raporte të tilla, të cilat infektojnë dhe historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi Panos Kammenos.

http://www.dailymotion.com/video/x547s5g_ministri-i-mbrojtes-i-greqise-kercenon-shqiperine_news

kapo

Ngrihet flamuri Grek ne Himare.

Vetem nje dite pas fjalimit te ministrit Greke te mbrojtjes minoritaret ngrene flamurin Grek ne Himare

dasara

Ti ne fakt nuk i ndryshon hiç lol ju pershtatem ndryshimeve tuaja…

Tirona-4ever

Fiqo e ka ne dore kte pune. I ka mbet dhe nje kerkese te z. Trump. Comt t’i gjejn onen e t’i prishin menjen. Une e kom nje ide se ca maro pune, po s’po nihem iher per iher.

dasara

Reagon ashpër gazetari shqiptar kundër eurodeputetes greke

nga shqiperiaime.al (03/12/2016 ora 11:35)
30 photos prises juste avant une énorme catastrophe
Videobuzzy
10 Ways to Secure Your Multi-Cloud
The Right Mix

“Nje Eurodeputete greke nga Qipro erdhi ne Tirane ne emer te PBDNJ ( e cila ne leter duhet te jete nje parti qe bashkon , mbron, pa paragjykim te drejtat e njeriut) e tha se tashme na qenka momenti te mbrohen te drejtat e Vorio Epirit, per te mos perfunduar ne nje tragjedi siç ka ndodhur sipas saj me helenizmin qipriot. Nga krahu tjeter ministri i mbrojtjes grek kercellit dhembet nga kufiri perballe nje tjeter vendi antar te Natos siç eshte Shqiperia…
Ore te dashur fqinje a ju ndodh ndonjehere ne jete te lini menjane ekstremizmin e te jeni qytetare te thjeshte ?
Te mendoni se nuk eshte e drejte qe mijera njerez , popullesi civile te masakrohen, te vriten, tu hapet barku, te dhunohen gra e femije? A ju ndodh te mendoni se ata femije kishin nena e baballare ? Se ata femije kishin prinder, gjysher? A ju ndodh te mendoni se njeriu nuk eshte nje cope guri qe mund ta rrahesh me çekiç e ta gjysmosh e te mos ndjeje dhimbje??? A mundet njehere te vetme te jeni njerez te thjeshte pertej politikes e te kujtoni mijera njerez te vdekur rrugeve sepse nuk ju la zgjidhje tjeter? Po femijet qe nuk mundet te shikojne varrin e prinderve a i mendoni? A ju duket e drejte kjo si qytetare, si nena e baballare, si njerez te thjeshte?
Ju vini ne Shqiperi hyni e dilni e mendoni se ne do te fleme? Do te vazhdojme te pranojme? Do te ulim koken e do te kërrusim shpatullat pa klithur? Jo, pra jo !! Nuk ka me histori te tille. Ne kemi te drejten e zotit te klithim, te flasim , te tregojme, te ulërasim, sepse ata mijera njerez sot nuk kane as nje varr te prehen.
Ju flisni per te drejta te njeriut me Vangjel Ziun (shtate standartesh ne krye), por nuk thoni kurre sesi mundet te keni frike nga nje gazetar, qe mund te mos jete Marin Mema, por do te jete kushdotjeter qe kerkon te tregoje te vertetat.
Ju flisni per te drejta njeriu, por nje shkolle per shqiptaret ne Filat, Margelliç, Gumenice, Paramithi, Preveze, Parge, Arte, Negovan, Konice, Bellkamen, Plikat etj nuk e hapni. Bile ju as nuk i lejoni te ndihen shqiptare sikurse jane nga rrenjet. Ju nuk lejoni nje kamera e jo me nje shkolle. Ju flsni per te drejtat e njeriut , por kurre nuk pranoni nje varreze per çamet e masakruar, se pertej mendesive dhe justifikimeve tuaja, nuk besoj se femijet ne barke te nenes, ishin bashkepuntore me nazistet.
E pra ne nuk kemi frike nga e verteta, aspak, e aq me pak nga nje ekstremist qe fle gerxheve me ushtrite si per te treguar se jeni te fuqishem. Nuk kemi frike se jemi me te drejten e te verteten, nuk kemi frike sepse ne kurre s’kemi patur frike nga ekstremistet qe qarraviten sikur tu kene çjerre fytyren e tu kene vjedhur buzkuqin.
Nuk dua aspak ti futem çeshtjes se pronesise e perplasjeve ne Himare edhe pse familjes sime dikur pronat ne Libohove e Gjirokaster na i morri me para nen dore ne gjykata nje biznesmen i madh e i njohur grek qe ne fillim vitet 1990 kishte para te madhe ndryshe nga fisi yne. E pra ne kishim te drejte te nginim gjithçka ne kembe sepse na moren te drejten, por ne shqiptaret shpesh here kemi qene te tille, te urte, te permbajtur, duke pranuar edhe vendime te tilla. Ne nuk gerthitem se po na cenonin te drejtat, as se po na grabisnin, por pranuam korrupsionin e imponuar nga greku para-madh.
Ne kete rast nuk dua te futem ne debatet e Himares, edhe pse besoj se nuk eshte ndryshe Himara nga Tropoja, Kukesi, Durresi, Tirana, Vlora apo tjeterkund. E ne rradhe te pare ç’pune ka nje eurodeputete qipriote qe boll probleme ka ne ishullin e saj te merret me problemet shqiptare ? E keshtu gjithelloj figurash edhe nga ata qe dikur mbronin pronat e shqiptareve himariote , por qe sot per nje post deputeti kane shitur edhe breçkat bashke me rrenjet???
Te dashur fqinje kohet e presioneve kane shkuar, kohet e ekstremizmave po ashtu, e bashke me to edhe kohet kur kercellitjet e dhembeve na shtangnin…
Nese doni Shqiperia ketu eshte, ka burra, ka djem, ka gra, ka femije, ka shqiptare, ju siguroj shume me europiane sesa ju , qe dine te duan e mbrojne kete vend. E pra ne do te kerkojme çdo te drejte tonen. Nuk ju pelqen ??? Ky eshte problemi juaj. Mund t’ju them veç keq; hapni syte, ngrini ura te verteta bashkepunimi, pranoni te bashkejetoni si europiane, te ecni bashke me ne ne Ballkanin e trazuar, e mos kercellisni fort dhembet se rrezikoni ne kete vend t’ju thyhen. E ne nuk jemi dentiste”.

del-ta

hë,çthonë përbotistët shqiptarë? habiten më me faktin që evropianët janë kombëtaristë? gjithnjë mbapa botës ngelëm. ke bythë ti përgjigjesh grekut? apo me batutat e erjon braçes! një copë abetare kaluan në greqi dhe i futen brenda shoferet. këtu vjen lloj lloj malli dhe bërtet në mes të tiranës kundra sovranitetit të shqipërisë, dhe nuk i prek dot majën e thoit! ku janë integrimsat? ku janë tipat ‘‘jemi të gjithë vëllezër’’ tani? haji mutin kamenos që bërtet nga voshtima! dhe mos u justifikoni me kalamanllëqet e tipit ‘‘ne jemi tolerantë e tërci vërci’’!
ne nuk e kemi këtë lloj sjelljeje vetëm se kemi shtet të dobët. kryesorja është mëndësia prej mercenari e jeniçeri që buron nga mungesa e kombëtarizmit.

dasara

Hesht Tirana, Turqia i përgjigjet ministrit grek të Mbrojtjes: Nuk ke kapacitete për të kuptuar

Deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes bërë nga vija kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku cilësoi si idiote deklaratat e Presidentit turk Recep Taip Erdogan për rinegocimin e traktatit të Lozanës për kufijtë mes dy vendeve dhe fyese deklaratat e Kryeministrit shqiptar për çështjen çame, kanë marrë përgjigjien e parë nga Ankaraja zyrtare.
Përmes një deklarate të shkurtër publike, Ministria e Jashtme turke thotë se “ministrit grek të Mbrojtjes i mungojnë kapacitetet për të adresuar dhe kuptuar me këmbë në tokë zhvillimet mes dy vendeve”.
“Sjellja dhe deklaratat e ministrit grek të Mbrojtjes, që mesa duket e ka humbur arsyetimin dhe gjykimin, aq sa së fundmi vlerësoi organizata të lidhura me akte dhune dhe terrori në Qipro, dëmtojnë përpjekjet për bashkëpunimin që po përpiqemi të vendosim mes dy vendeve”, thuhet në deklaratën e diplomacisë turke, informon Tch.
Në fund të reagimit, Turqia fton Panos Kamenos që të shmangë deklarata të ngjashme në të ardhmen duke ‘u ngritur në lartësinë dhe përgjegjësinë e detyrës shtetërore që mban’.

del-ta

po opozita e saliut çthotë?

Fikret

Ja do presesh dhe pak sa te nxefet Fejsbuku i S1KQ-se per pergjigjen se e ka startim me kriko dore:

ACDC

Keta po habiten qe edhe amerikanet jane nacionaliste…dhe megjithese eshte shtet-federate me shtrirje te frikshme nga Meksika-Alaske-ishujt Hawai e 16 ishuj-shtete te tjere ne oqeanin Atlantik e Paqesor,perseri nuk do te falin 1m toke kur te ndertojne murin me Meksiken.
Vija e murit nuk do te levize asnje cm-I deklaroi nje zyrtar amerikan CNN.

InkuizitoriMoth

“keta” habiten more ACDC TVLS + DELTA pa dhembe, sepse per tu habit eshte prej faktit qe amerikanet rrezuan murin e Berlinit dhe per vite me radhe i çane sumen dynjase - perfshire sumen tende dhe te deltes pa dhembe, por jo pa sume - per te ndertuar nje bote skorpionse pa mure dhe kufij, dhe tani ndertojne mure ne shtepi te tyre.

Lere pastaj se kush i nderon per kete thagme duke u shtirur si nacionalist qe pergjerohet per atdheun, zgjebarake qe kane braktisur atdheun per interesa, per nje jete me te mire, per me teper para.

aleko

Po mire po tek ne ku u hodhen barbaret nga veriu ne jug dhe zaptuan pronat e te tjereve dhe shteti yne (qe me demek pretendon te zgjidhe problemet e pronesise se Cameve ) jo vetem qe nuk veproje, por edhe po jua legalizopn pra po jua fale duke e bere fakt te kryer grabitjen e prones private. Po a ka moral nje shtet si ky qe kemi ne, te kerkoje nje gje te tille, kur per te vetet ben te kunderten? Nese shteti Grek nuk e ka prekur pronen e te larguareve, pra te Cameve, tregon thjesht qe eshte shtet dhe jo pushtet me kriminela qe kemi ne.

varik

duhet lufte e e barut, ndryshe greQIJA nuk merr vesh

kapo

Deklarata tronditëse e deputetit turk: Do ngremë flamurin në 18 ishujt e Egjeut dhe flamurin grek do t’ua dërgojmë me postë

Deputeti i Partisë Republikane Popullore të Turqisë (CHP), Tanzu Ozkhan, ka lëshuar një deklaratë të fortë në parlamentin turk. Kreu i partisë konservatore, Binali Jëlldërëm, ka bërë gjithashtu thirrje në drejtim të Ankarasë që të rimarrë 18 ishujt grekë në Detin Egje, për të cilat ai tha se i takojnë Turqisë.

Greqia dhe Turqia janë përplasur muajt e fundit për shkak se presidenti Erdogan riktheu në skenë pretendimet territoriale mbi ishujt e Egjeut, duke thënë se do ishte më mirë sikur ato t’i jepeshin Ankarasë për të menaxhuar më mirë edhe situatën e refugjatëve. Kjo solli reagimin e ashpër të Athinës zyrtare për respektimin e Traktatit të Lozanës dhe në të njëjtën linjë reagoi edhe diplomacia e BE-së dhe ajo amerikane.