A do te zhvillonte dot zgjedhje parlamentare sot Shqiperia?

Une kam thene edhe me lart se PD-ja sot eshte nje parti qe nuk ka te publikuar (ne internet te pakten) asgje konkrete per asnje ceshtje. Kjo gje mbeshtet tekstualisht mendimin e “pakrehur” 1, i cili thote se opozita nuk ka thelb pozitiv, pra ka krijuar vakum idesh. Eshte shnderruar ne nje organizate te pa-vlere, dhe cdo artikulim qe i del eshte delirant dhe i pabazuar ne logjike.

nje gje nuk morrem vesh puxha , a do kemi komisione apolitike ne keto zgjedhje, apo do vazhdoje e njejta kong.

Nuk tha njeri qe levizja drejt nje modeli Kinez eshte perparim, te pakten nga pikepamja e te drejtave te njeriut une nuk mendoj qe ka ndonje gje per tu mesuar nga Kina, madje perkundrazi.

Nje artikull i sjelle ketu me lart shkruante kete (cituar plotesisht, per KZAZ-te e zgjedhjeve lokale):

Janë konstituar KZAZ-të në 10 qarqe të vendit, ndërkohë që nesër do të vijojë plotësimi i tyre edhe në Tiranë dhe në Durrës . KQZ ka emëruar njerëz jo politikë që kanë aplikuar për t’u anagzhuar pasi gjysma e anëtarëve që mungonin nga PD dhe LSI nuk kanë dorëzuar emrat e komisonerëve. KZAZ janë komisione të nivelit të dytë në procesin e administrimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Kaq kam lexuar dhe une, dhe me kaq eshte e paqarte se si po mbushen keto komisione. Se keto nuk i cilesoj teknike, pasi jane pjeserisht me njerez apolitike, pjeserisht nga PS-ja. Pra nese behet me “mbushje” nuk kemi gje ne vije them une.

prap po ngatrron tekstin me kontestin. Mu me intereson teksti, jo konteskti, dmth Kina dhe PD, as me rref fare per kinera dhe amerikera dhe pedera, dmth nuk me interesojne mendime te perleshura.
Por e keqja eshte se nuk ka tekst, prandaj nuk krifet leshi.

i ketij mendimi jam dhe une, prandaj do ishte mire ajo skema ime,

Per momentin kjo qe ka ndodhur mund te kete interpretimin me te afert sipas pikes 5 se Nenit 29 te kodit, Per perberjen e KZAZ-ve:

Neni 29
5. Nëse partitë politike të shumicës parlamentare dhe të opozitës parlamentare, që
kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e
përcaktuar në pikën 2 të nenit 28 të këtij Kodi, kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që
vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave, brenda grupimit përkatës. Kur
kjo nuk është e mundur, propozimet bëhen sipas pikës 1 shkronja “a” të këtij neni. Nëse
edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri
në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje.
Anëtarët e emëruar kryesisht qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të
propozuar nga partitë politike, sipas këtij neni. Zëvendësimi duhet të kryhet jo më vonë se 30
ditë nga dita e zgjedhjeve. Në rastin e zgjedhjeve të parakohshme, zëvendësimi kryhet jo
më vonë se 5 ditë nga dita e zgjedhjeve. Procedurat për përzgjedhjen dhe trajnimin e
shtetasve që mund të emërohen kryesisht përcaktohen nga KQZ-ja me udhëzim të veçantë.

Pra i bie qe keta jane kandidate te emeruar nga KQZ, qe mund te jene cfaredo, sepse eshte e pa percaktuar. Pra qe te shkosh tek ajo qe themi ne, komisione teknike, duhet ri-shkruar kodi :smiley:

po, (se sa do fikja kompjutrin e do shkoja te flija), kjo pika ketu (neni 29) s’me duket mire, dhe mendoj se duhet te abrogohet e te vendoset nje nen i ri, qe ua heq fuqine partive per te vendosur dhe numuruar.

flej, flej Pjer, shif endrra te bukra me flutra:

une flej i modho, por kam hallin e nje pyetje shekspiriane, qe puxha shtroi ketu;
A do te zhvillonte dot zgjedhje parlamentare sot Shqiperia, me kete kod e keto komisione politike ?

Kjo pyetje eshte per estrade.
Pyetja shekspiriane qe duhet te shtroje puxha eshte:

a ka akoma vlere zgjedhja parlamentare perveçse per te vene ne gjume njerzit qe te shohin endrra te bukura me flutura kraheshkruar me shifra buxheti?

varet si e sheh, disa gjojna i shoh dhe une si per estrade, por ketu, tek kjo çeshtje kardinale, ka akoma kohe dhe vlere per te ndryshuar diçka per mire.

vertet varet si e shef, por ka nje pikpamje qe ja vlen te shihet me teper se te tjerat.

Neqoftese “varet si e sheh” konsiderohet relative, dmth demokratike parlamentare, atehere çeshtje kardinale mund te jete: çfar forme duhet te kete parlamenti, ovale apo katrore? Varet si e shef, psh nje arkitekt e shef si kardinale shekspiriane dilemen: forme rrethore apo katrore.
Pra “varet si e sheh” eshte pergjigje per estrade demokratike e pyetjes sheksipiriane: kush eshte kuptimi dhe vlera e demokracise? Parja? Zvicra dhe Amerika kane pare sepse kane demokraci dhe ne meqe na duhen pare duhet te kemi demokraci si Zvicrra? Pallimi? Ne demokraci pallo dhe pallohesh sa te dush, kurse ne diktature nuk na lene me pallu.

e qe te ndodhi keshtu edhe ne Shqiperi, duhet te kemi komisione votimi si ne Zwicer, pra (rrotullohemi e rrotullohemi) vijme aty ku e nisem, tek zgjedhjet, tek kodi i zgjedhjeve, tek komisionet e zgjedhjeve.

1 Like

nga çfar dua te them ti akoma nuk je nis, pale te arritesh aty ku je nis.

Kush e ka menjen tek parja, as niset, as arrin, sepse ka arritur ne momentin qe ka nisur - i Modhi :smiley:

Pjer, kape ket tek tema e letersise, çmimit Nobel i mungo vera ne tavoline: