A duhet futur ne skemen e TVSH-se biznesi i vogel?

Aktualisht, bizneset deri ne 8 milion leke xhiro vjetore nuk jane te futura ne skemen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar. Eksperienca e deritanishme ka treguar se mosperfshirja e tyre ne skemen e TVSH-se ndikon ndjeshem ne favorizimin e evazionit fiskal, demton konkurencen e ndershme si dhe cenon rende mekanizmin e funksionimit te ketij tatimi te terthorte.

Pyetje vazhduese: a mund te me thoni nese kur blen nga “biznesi i vogel” paguan TVSH? Nga c’me kujtohet mua prandaj u be dhe zhurma e madhe per kasat fiskale qe te raportohen te gjitha shitjet dhe me kujtohet heren e fundit qe isha ne Shqiperi ishte ne fature dhe TVSH por mund ta kem mbajtur mend gabim.

Paske ardhur ne Shqiperi dhe ke ikur keshtu pa lene gjurme fare? Mos!
Po, me ligj, biznesi i vogel, pavaresisht se nuk eshte i futur ne skemen e TVSH-se, eshte i detyruar te leshoje kuponin tatimor. Kjo behet me qellim qe biznesit ti perllogaritet xhiroja dhe nese kalon pragun vjetor prej 8 milion lekesh te perfshihet ne biznesin e madh, pra te futet ne skemen e TVSh-se. Dhe pikerisht ketu qendron edhe themra e akilit: Ka shume biznese “te vogla” qe ne fakt realizojne xhiro me shume se pragu, por per te mos kaluar si biznes i madh, nuk i shoqerojne te gjitha shitjet e tyre me kuponin tatimor. Mirpo, per te qene ne regull me hyrje daljen e mallrave apo sherbimeve detyrohen qe nje pjese te mallrave qe i blejne nga grosistet (biznesi i madh) ti paguajne me kesh ne dore dhe pa mare fature tatimore duke krijuar evazion fiskal . Meqe e marin pa fature tatiome (pra si te thuash e blejne kontrabande) favorizohen me nje cmim me te ulet nga grosisti duke konkuruar keshtu padrejtesisht nje biznes tjeter qe po kete mall e blen me nje fature te regullt tatimore nga nje grosist.

Do te thoja po, pra nese duhet fundosur medoemos biznesi i vogel.

po pse fundoset biznesi i vogel? Dihet boterisht qee TVSH-ja nuk eshte takse mbi bizneset por mbi bleresin e fundit, pra eshte konsumatori ai qe e paguan kete takse. Ne fakt ata/ato qe humbasin ne kete mes jane mashtruesit, pra ato biznese qe kerkojne te kryejne evasion fiskal . Pra e thene ndryshe humbasin vetem maskarenjte.

1 Like

Pikerisht sepse kjo takse eshte mbi bleresin qe e ben problematike per biznesin e vogel. Bleresi ne pamundesi per ta rikuperuar do te preferoje te gjeje cmime me te lira ne biznese me te medha e qe kane thyer tregun. Kjo disfavorizon biznesin e vogel. Te dija per te majte pale.

une vec nje dicka kisha: faleminderit qe shtron pyetje kaq specifike duke kontribuar ne rritje te nivelit te pellgut. Aim high!

demton konkurencen e ndershme te Tahireve apo te tenderave te Beqajve me shoke ?.:rofl:

eshte tjeter pune te gjesh mekanizem per te luftuar abuzuesit ne biznezin e vogel, edhe tjeter gje tu biesh me qafe gjynfaqareve qe kane nga nje cop dyqan e punesojne veten e tyre, apo nxjerrin ndonje te ardhur per familjen duke punuar gjithe familja, edhe femijet, si qenbirqena. nga 12 deri 16 ore ne dite i mbajne hapur keto dyqanet keta per te mbijetuar,
perndryshe, nese i falimentoni dhe keta, ku do ti punesoni ?! -apo te ikin ne Gjermani e gjetke… se kjo rezultoi skema e punesimit ‘‘300-mije vende pune’’ e Rilindjes, emigrimi…
pastaj Tetori muaj sulmi, tha, ambasada amerikane e hapi llotarine e pervitshme, fest kombetare nder shqiptare.

1 Like

Patjeter qe duhet futur , edhe grate tja u fusi ne skeme , vete ja dhane voten.

Po. Por me disa perjashtime.

Akoma s’i ka futur?