A duhet te shkoje ne burg ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri?

http://www.newsbomb.al/politike/item/61878-qeveria-genjen-per-cez-zbulohet-keshilla-e-avokatit-nderkombetar-edmond-spaho-publikon-dokumentin

Jo

Dale beg se ka hendek. Te futen ne burg ata qe vrasin njerez nje here, pastaj ata qe vjedhin, e pastaj ata qe genjejne. Si keshtu, ta fillojme nga bishti thua ti?

3 Likes

Kjo dosja e cez-it kapo fillon qe nga koha e pinokut. Nqs duam drejtesi, te thiŕren si te akuzuar te gjithe ministrat e implikuar qe me nenshkrimin e kontrates e deri me sot. Mos ta bejme si nastradini me kumbullat: kjo eshte e paster ndersa kjo jo!

1 Like

Ne shqiperi nuk ben vaki te futen ministra ne burg .kot e lodhin veten me pyetje te tilla.

Kjo duhej te ishte postuar te 24 karat

1 Like

Sa me i suksesshem te jete nji ministri me mistri(relativisht fjithnji) aq me teper e sulmon shqupi, pasi pastroi e menaxhoi mootin qe gatoi shqupi ne ate sektor, ne vend ta falenderojne i thone shko ne burg :grinning:

1 Like

jo, sepse do i lere edhe burgjet pa drita.

99℅ e pordhikaneve duhet te shkoje ne burg, 1℅ duhet varur

Bozdo: Damian Gjiknuri, i pari që do të futet në burg sapo PD të vijë në pushtet

Enno Bozdo shprehet se ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri do të jetë i pari që do të futet në burg menjëherë sapo PD të vijë në pushtet.

Bozdo ka postuar në rrjetet një deklaratë të kryetarit të PD, Lulzim Basha, por një komentues i tregon për skandalin e CEZ dhe shprehet se ministri Gjiknuri duhet të jetë i pari që do burgoset.

“Qeveria gënjen për CEZ, zbulohet këshilla që tregon se avokati ndërkombëtar i qeverisë Shqiptare këshilloi që shteti të vazhdojë arbitrazhin me CEZ dhe të mos pranojë marrëveshje. Popullit duhet t’i thuhet qartë dhe me zë të lartë se kur të vijë në pushtet PD, ky është ministri i parë që do të shkojë në burg. Duhet të nxirrni disa mësime nga fushata e Trump”, shkruan qytetari

Vetëm pak minuta më pas, Enno Bozdo, duket se i nxori mësimet dhe përgjigja e tij është e thjeshtë dhe mbresëlënëse, ashtu siç i ka për hije. Ai shprehet se Gjiknuri do të futet i pari në burg.

“Është e vërtetë. Ai do të futet i pari në burg”, shkruan Bozdo

…mbase e mbai fjalen kete radhe

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

LOL Kush I shkruan keto? Top Channel, Klani dhe Vizion+ po kerkojne skenariste humori per programet e festave te fundvitit dhe mund t’ju hyjne ne pune keta skenaristet e PD-se. Kam kontakte, mund t’ua them nje fjale te mire.

1 Like

Pra, qeveria shqiptare, KM Edi Rama, ministri Gjiknuri përveçse i dhanë CEZ-it mundësinë që ti falen 400 milionë euro detyrime të njohura dhe të pranuara nga KESH-it dhe OST-së, përveçse ulën nën nivelin 0, 24% të pjesës së aksioneve të Republikës së Shqipërisë në këtë kompani, përveçse morën përsipër pretendimet e DIA-s ndaj CEZ-it për rreth 150 milionë euro, përveçse nuk mbërritën në Arbitrazh pretendimet e palës shqiptare nga moszbatimi i marrëveshjes së privatizimit të KESH-it në 2008, në lidhje me arritjen e uljes së humbjeve në rrjet, rritjen e arkëtimeve dhe rritjen e investimeve në rrjet, të cilat ekspertët e huaj i vlerësojnë 1-3 miliard euro. U detyruan të pranojnë dhe tu japim atyre edhe 92 milionë euro pagesë, e cila së bashku me pagesat kalon 100 milionë euro të përfituara nga CEZ në mënyrë të padrejtë.

me ket krim ndaj shqiptareve nuk mund ti shpetojne drejtesise neser apo pas 20 vitesh keta bastarede … dhe .nga 3 miljon shqiptare do behet nje i gjalle qe ti coj para gjyqit dhe atje le ta ta provojne se nuk jane hadute ordinere.

hahahahahahaha, kur te vijme ne ne pushtet - thote qoftja. Po kur mbas 30 viteve? edhe ti edhe gjika do jeni ne mos ne boten tjeter, aty afer.

Komisioni i CEZ, Berisha: Nuk mund të flas para një shpifësi ordiner, ti kërkon të shpëtosh Edvin Ramën nga 35 vite burg

15:40, 12/12/2016
Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur në komisionin hetimor të çështjes CEZ. Gjatë fjalës së tij hyrëse, ish-kryeministri deklaroi se nuk mund të deklaronte para një shpifësi ordiner.

“Një shpifës ordiner, nuk ke kredenciale, autoritet. Je një i dënuar i formës së prerë. Nuk ke pranuar ekzekutimin e vendimit.

Në këto kushte nuk mundet që shpisëfi i dënuar nga Kodi Penal për shpifje të ndyra dhe që u zotua para shqiptarëve që nuk jam dënuar kurrë.

Unë në respekt të Kuvendit, deklarova se në rast se nuk je dënuar dhe unë para sektorit ligjor dhe parlamentit vendosa të respektojë parlamentit.

Je një shpifës i ndyrë dhe nuk pranon të paguajë 10 mln lekë gjobë. Je dy herë kriminel, njëherë për shpifje e një herë për mos pagim”, u shpreh në fjalën e tij ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkaq pasi kryetari i këtij komisioni Taulant Balla ka lexuar një dokument të vitit 2006 të Kuvendit në lidhje me dënimin për shpifje, se nëse dikush është i dënuar për një vepër që s’ka lidhje me objektin e komisionit nuk duhet të largohet.

|Kjo është një tjetër shpifje. Ti je fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

Je shpifës, shpifës ordiner. Kërkon që të shpëtosh Edvin Kristaq Ramën nga 35 vite në qeli dhe i keni shkaktuar më shumë se 3 miliardë dëme ekonomisë shqiptare”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës në Komisionin Hetimor të CEZ

Nuk ka ndodhur kurrë të përdhoset vendimi para një shpifësi ordiner. Nuk ke moral, nuk ke autoritet, nuk ke kredencialet të marrësh vendimin derisa je një i dënuar me vendim të formës së prerë dhe ke përdor pushtetin për të mos ekzekutuar vendimin. Nuk mundet shpifësi i dënuar për shpifje të ndyra që u zotua që s’jam dënuar kurrë.

Njeriu i dënuar si shpifës i ndyrë dhe që nuk pranon të paguaj 10 mln lekë për atë që ka bërë. Je dy herë kriminel, për shpifje dhe mos pagesën.

Duhet të hapje seancën me një ndjesë publike për mashtrimin e përsëritur. Ti nuk je i denjë për deputet.

Nuk mund t’i them asgjë një personi të dënuar si shpifës i ndyrë. Nuk mund t’i jap asnjë gjë një shpifësi ordiner.

-Kjo është një shpifje e rradhës, shpifje e mirëfilltë, në çdo fjalë që nxjerr ti shpif. Je fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

-Shpif e shpif nuk ka të sosur. Ky s’ka as minimumin e respektit për veten e tij. Mashtron 5 herë para kamerave, po lexon shpifje dhe trillime me të cilat ka një qëllim: Të shpëtojë Ramën nga më së paku 35 vjet burg për vjedhje monstruoze që i ka bërë shqiptarëve duke përjashtuar çdo procedurë dhe për të firmosur marrëveshjen me CEZ ku i fali 3.2 miliardë euro. A e dëgjuat 5 herë këtu, pse asnjëri prej jush nuk bëri asnjë reagim. Jeni të korruptuar politikisht derisa pranoni një gjë të tillë.

Ai tha 5 herë që nuk është i dënuar. Ti ske për të qenë më në asnjë listë deputetësh.

-Ristani-Ballës: Nuk pyetet për opinione, pyetet për rrethana konkrete.

Je i vetmi mender shpifs. A e keni parasysh që ai ka një vendim të formës së prerë. Po nxjerr këtu ato që ka marrë në gjykatë me vendim të formës së prerë.

Ridvan Bode- Ballës. Ju nuk po bëni pyetje për të marrë sqarime. Bëni pyetje të kundraligjshme. E pyesni dëshmitarin për humbje apo për shkelje. Ligji për privatizimin thotë: Vlerën e humbjeve në rrjet duhet ta përcaktojë një audit ndërkombëtar i pranuar nga të dyja palët. Ju pyesni në mënyrë të jashtëligjshme. Janë me paramendim dhe sikretitueze, tërësisht politike për të çuar debatin aty ku doni ju.

Ti kërkon të shpëtosh krye hajdutin Rama nga vjedhja 634 milionë euro. Por sa shpëtove ti nga shpifja aq do shpëtojë ai pa u kalbur në burg, për gjobën që i ka vënë çdo qytetari shqiptar të paktën 3 mijë euro. Sa të qëndrosh në atë karrige ti ngjet si një brumbull shpifës.

Nga bishti ka filluar. Ne fillim varfanjaket tha rilindja. Me.rradhe deri te berisha.

Plas sërish sherri në komisionin për CEZ, Spaho-Gjiknurit: Lëri historirat se i dimë vetë, përgjigju për ato që të kemi pyetur

Spaho i ka kërkuar Gjiknurit t’iu përgjigjet pyetve, por ky i fundit ka deklaruar se do të përgjigjet sipas mënyrës së tij. Ndërsa, ka ironizuar duke i thënë Spahos të dalë të pijë cigare nëse nuk i pëlqen përgjigjja e tij.

Debatet:

Spaho: Nuk ta mban të përgjigjesh, sepse nuk përballesh dot me dokumentet. Ju ka hy tmerri.

Gjiknuri: Do jap përgjigjet që dua, ti pyet për ç’të duash.

Strazimiri: Kush nuk zbaton rregullat, duhet t’i vihen hekurat. Ndaj bën kështu Gjiknuri, se ti (Spaho) nuk ke hekura këtu. Dëshmitari nuk mund të bëjë këtu retorikë, por duhet të përgjigjet, nuk mund të largohet pa dhënë përgjigje.

Shalsi: Ai kolegu jot thotë “e kemi personale”, por ne e kemi me shumë seriozitet. Nuk na intersojnë fare konkluzionet e tua. Duhet të respektojmë dëshmitarët kur flasin.

Spaho: T’iu vijë turp. Nuk shpëtoni dot, sado të përpiqeni. Këtë informacion, nëse nuk e nxjerrin këtu, kemi vende tjera ku mund ta nxjerrim.

Gjiknuri: S’kam frikë nga ti, as nuk zverdhem fare. Nëse s’të pëlqen përgjigjja ime, dil pi cigare dhe hajde prapë.

…ky eshte i dyti pas mnistrit te mjeksise qe e kane te sigurt burgun.

eedhe burgjet e reja bojini me tavane te larta moo

se ku i dihet :smiley: