A e di njeri si është flamuri shqiptar?

Si fillim nuk jam i ri në PPU po meqë ndryshoi versioni ndryshova dhe unë :smiley: Për këdo që lexon ktë do mendojë që është pytje retorike ose unë jam i marrë. Marr shkas të ngrejë ktë temë pasi vrrejta në rrjete të ndryshme një kryetitull shumë…nuk gjej dot fjalë për me e shpjeguar budallikun e shfaqur, “2 vjet nga ngritja e flamurit shqiptar në Serbi”. Në rradhë të parë nuk u ngrit pasi nuk ishte vendosur në shtizë, përkundrazi u ul pasi ishte në fluturim. Dhe tjetra, qe kur kam hyrë në klasë të parë më është mësuar që flamuri shqiptar është me sfond të kuq dhe shqiponjën dykrenare të zezë. Pa simbole, pa figura historike dhe pa hartën etnike. Ndoshta ky “flamur” është mjet i përdorur nga mediat për të kontrolluar masat, por prap lind pytja vetvetiu si është e mundur që kur e kemi patriotizmin kaq të theksum, të rrit tërë kohës nën ngjyrat kuqezi, të mos dallojë cili është flamuri i kombit të vet?

2 Likes

Mendoj se eshte pasaktesi e medias qe e ka botuar, si pasoje e mungeses se profesionalizmit. Nuk besoj se ka njeri qe nuk e di cili eshte flamuri i Shqiperise. Megjithate, per saktesi te plote:

Neni 3
Format dhe përmasat e flamurit kombëtar

  1. Flamuri kombëtar paraqet një fushë me ngjyrë të kuqe gjaku, me një shqiponjë të zezë
    dykrenore në mes, me krahë të hapur anash. Secili nga krahët e shqiponjës ka nëntë pendë, ndërsa bishti ka shtatë pendë.
  2. Përmasat e flamurit kombëtar përcaktohen në raportin 1 me 1,4 njësi.
  1. Pamja e flamurit kombëtar, fortësia e ngjyrave të tij dhe raportet janë ato të përcaktuara në shtojcën nr.1, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Jeni i saktë @Momo me përjashtimin e vetëm por kryesor, që ngjyrën e flamurit kombëtar e keni gjetur mavi :smiley:

Ky eshte varianti zyrtar, marre nga fletorja zyrtare ne te cilin eshte botuar ligji (jo google images :stuck_out_tongue:).

Ndoshta ka ndonje problem me rezolucionin e kompjuterit apo celularit tuaj :slight_smile: Megjithate, pamja nga qartesia le per te deshiruar, ndoshta faji i versionit pdf ne fletoren zyrtare.

1 Like

të paska prishur punë harta e shqipërisë se madhe dhe i.qemali me i.boletinin kështu? ishte thjesht për ti kujtuar internacionalistëve qe ai flamuri më lart duhet të valvitet ne trojet e përshkruara ne harten respektive. u sqarove tani??:joy:

Me duket se ka pas edhe nje yll ne mes te dy kokave po e kane heq.

Eshte flamuri me I bukur ne bote

Si eshte flamuri shqiptar e dine te gjithe, po si ka qene dhe si do te jete ndoshta nuk e dine te gjithe !

Nje gje skuptoj une , ato xhufkat e verdha qe ja vene flamurit ne ansore , a eshte version zyrtar ,apo eshte version se keshtu me pelqen mua,jo per gje po me ato xhufkat apo lulushanka te verdhe rreth e rrotull duket si shume version arixhinjsh.

…Alban"-cit. Shakohoxha :smiley:

Eheeeeee :slight_smile:

Flamuri shqiptar ka histori te gjate. Kam lexuar si nga periodike te vjeter (ketu e mbi 100 vjecare) ashtu dhe shkrime te reja (te kohes se Zogut dhe te “socializmit”), perfshi dhe juridiksionin shqiptar per kete pune. me sa me kujtohet, juridiksioni i kohes se E. Hoxhes e perkufizonte ate me nje fushe te kuqe paksa te mbyllur, me shqiponjen e zeze ne mes dhe me nje kurore te verdhe ne anesore. Me kete flamur perfaqsohej Shqiperia ne arenen nderkombetare. Kurora e verdhe duket do te jete vene si per arsye estetike (dizajni), si per faktin se shumica e flamujve perfaqsohen nga tre e me shume ngjyra, por -besoj- edhe per faktin qe Shqiperia te perfaqsohet si e pavarur teresisht, pasi numri 3 simbolizonte TERESINE; sipas besimeve te vjetra, nentoken, token dhe qiellin, dhe sipas teorive te reja: Gjithesine. Pra, nr.3 e prezanton nje subjekt me te plotesuar nga nr. 2, apo 1. Pervec kesaj, ngeli deri ne ditet e sotme ai perkufizim dhe filozofi fetare e te kaluares, ku nr.2 perfaqsonte dyzuesit, (p.sh. perset e vjeter diellor, parakaluesit e gjermanve te sotem henore dhe diellore, hebrejte, etj.), dhe nr. 3 perfaqsonte ata te feve pro-egjyptase para-kristiane, e me pas shume kombe ne lindje. Paraqitja e flamurit shqiptar me vetem dy ngjyra, bardh e zi, po si ai polak, kuq e bardh, etj. flamuj me dy ngjyra, tregojne perfaqsimin e dyzorve europiane parakristiane e pas kristiane (pasi dhe vete kristianet e pare u grinden dhe u cane midis vetes, nese duhet te perqafonin dyzimin apo trinitetin, derisa ne Nice, viti 325 pas Krishtit, dominoi rryma e trinitetit). Kjo carje fetare para- dhe pas-kristiane dominoi edhe ngjyrat e flamujve te Europes. Shqiperia eshte pare nga fuqite perendimore, (te cilat kane perfaqsuar hershmerisht me shume dyzimin) si gur shahu e tyre. Ndersa Rusia dhe blloku lindor e kane pare si gure shahu te tyre. Kurva Shqiperi flirtohet sa me njeren e me tjetren, pa ide dhe qartesi mendimi. S.d.q., flamujte sot jane larguar nga keto ide te lashta dhe mesjetare, por m.gj.t. ruajne akoma pa dashur gjurme te ketyre kohrave idiote. Dhe kam frike se ka akoma sot idiote ne bote, si ne shqiperi ashtu dhe gjetke, qe duan te ndikojne ne perfaqsimin e flamurit shqiptar. por kete e dine me mire koqet tona politike, por ata nuk i tregojne te gjitha nderhyrjet e huaja ne kete pune, se ua tredhin koqet.

1 Like