A eshte kollaj te lesh nenshtetesine shqiptare?

9 postime 1125 shikime 22 janar 2017 në 08:00 e paradites
aal

Duke guglluar gjeta nje teme te hapur ketu tek peshku lidhur me kete teme. ( http://arkivi.peshkupauje.com/2014/01/cdo-vit-rreth-760-persona-lene-shtetesine).

Por do te doja te dija se sa kollaj eshte ne praktike te lesh nenshtetesine shqiptare, duke pasur parasysh qe personi qe aplikon i ploteson te gjitha kushtet e parashtruara ne nenin 15 te ligjit ( i pershkruar ne lidhjen me siper).

Pyetjen e bej, nisur nga pervoja ime ne shqiperi, ku ligji dhe zbatimi i tij jane shume larg.

Ju faleminderit paraprakisht.

Gaia

Shume e veshtire, per mos thene e pamundur. Kane nje liste te gjate me dokumenta qe nuk mund t’i marresh dot online, po duhet te jesh prezent ne Shqiperi, ku te sorrollasin dhe duan leke per kudo qe shkon. Nje zgjidhje e mire, mundesi biznesi e paeksploruar, jane te gjesh zyra avokature qe ofrojne kete sherbim kundrejt pageses me “power of attorney”. Ose nese vete shteti do te beje te ardhura duhet ta ofroje si sherbim online kundrejt pageses.

Pjer

Per çfar arsye duhet ta lesh nenshtetesine shqiptare ? Perse?

varik

Do te lesh privilegjin e rradhe e shitjes se votes per 50 evro tek lsi?

Ingeborg

Po te shikosh sesa persona e kane lene nenshtetesine shqiptare del ne perfundim qe nuk eshte aq e pamundur. Ok, eshte carje by…po jo e pamundur. E rendesishme eshte qe ti duhet kesh arsye bindese se pse do ta lesh. Martesat mikse jane psh. nje arsye ose ndonje kontrate pune ne administraten e shtetit te huaj ku te duhet me patjeter pasaporta vendase, ose raste konkrete diskriminimi ne shtetin e huaj etj. Me keto arsye e ke me te lehte lenien e saj.

aal

Flm. por ligji ne fjale e percakton qarte se kur lejohet ta lesh nenshtetesine. keto te tjerat pastaj duken si bylaws por qe nuk parashikohen ne ligj.

aal

kam votuar vetem njehere ne Shqiperi ne zgjedhjet e para pluraliste. Mbas atyre e lash Shqiperine for good.

aal

kot per qef. perse mos ta le?

aal

flm. duket pak si atavizem i mentalitetit mbi bazen e te cilit u krijua dhe zbauta ligji kunder arratisjes ne kohen e socializmes.