A është një film shumatorja e disa personazheve dhe disa dekoreve? (“Blade Runner 2049” – film amerikan me regji të Denis Villeneuve)

Nuk kisha ndonje emocion te madh per ta pare kete film, po sidoqofte titulli Blade Runer me stimulonte. Tani me eshte mbushur mendja qe nuk ia vlen te harxhoj dy ore ne kinema per nje budallallek te tille. Personalisht mendoj se kinematografia hollivudiane ka mbaruar si shkolle dhe funksion. Filmat e tanishem te hollivudit jane gjithmone e me te shkeputur nga realiteti i perditshem ku jeton spektatori qe duhet te prese bileten dhe heronjte e saj te sotem jane ose personazhe fantastike qe jetojne ne bote dystopike, ose heronj qe nuk ofrojne modele jetesore, por qe thjesht mbeshtesin modelet ideologjike te propagandes leftisto-globaliste qe i ka zene sot frymen hollivudit dhe po e mbyt. Kinematografia amerikane do kete shans te ringjallet kur nje grup i ri regjizoresh, mbeshtetur mbi ide te reja gjithperfshirese amerikane te arrije te ofroje filma per njerezit qe kerkojne te cojne shoqerine perpara dhe jo ne grupime percarese sociale apo deviatore seksuale qe kane audienca minimale sociale. Dhe nuk ka cmim Oscar qe i shpeton me filma si Brokeback Mountain apo La la land nga harresa publike pavaresisht sa leke mund te bejne javen e pare qe dalin ne theater.

Ky nuk ka dale ende ketej nga “anet” tona. Nderkohe do i rikthehem filmit te pare te cilit me sa shoh nuk i je referuar nw kete recence. Cfare mendimi ke per filmin e 82-shit? Dhe si krahasohet ky aktuali me te?

te te rekomandoj ‘climates’ nga nuri bilge ceylan?

Kemi fol ke peshku për të (kur ka qene fjala për “The martian” (i te njejtit regjizor).

Ok, Blade Runner eshte kult e shkuar kultit. Por kjo s’do të thote gje. Une e kam zbuluar vone (të themi para 8-9 vjetesh) dhe aq më mirë se i bie ta kem parë sy-stervitur.
Mua nuk më ka pelqyer. Për mendimin tim, eshte pozë. Sigurisht, ka nje atmosfere qe eshte origjinale, por jo cdo gje origjinale eshte interesante.

Por edhe sikur ta marrim anasjelltas: kur je nje regjizor qe ke bere lemeri të tilla si Gladiator, ndofta edhe nuk duhet pritur shume nga ty. Plus qe eshte gje é ditur: Ridley Scott eshte regjizor i mbivleresuar (po derrçe amà ).

Nga të fundit të tij më ka pelqyer vetem “American Gangsters”. Gjithsesî Alien eshte filmi i tij më i mirë dhe kaq - në mendim in tim, gjithmone).

jo me kot te pyeta se e kisha ndjesine qe nuk te kish pelqyer as i pari.

me duket se lexova qe ka lene te hapur rrugen dhe per blade runner 3.
Ne fakt me duket se te ky film me teper se te i pari kerkohet ti jepet pergjigje pyetjes se cfare te ben njeri, human; kujtimet autentike me demek apo perkushtimi ndaj dikujt. Kjo pyetje del ne te gjitha raportet ne film sidomos ne ate te heroit kryesor me joy-in, te dashur e tij artificiale.
Keto skena se bashku me filmimet e statujave te las vegasit, perbejne ndoshta nje pjese interesante te filmit, qe ne shumicen e tij ka vetem imazhe qe ilustrojne dhe impozime te personazheve.
Ps. Kam pare gjysmen e billy lynn, filmi me i mire i vitit, deri me tani, asnje difekt. Imazhet ne rezolucion te larte (full hd se aq e kam tv maksimumin) jane shume perfshirese.

Shikojeni filmin, meriton 10, lere ca shkrun ky tipi, me sa duket ska gusto

Ne fakt, dyshi, dmth “Blade Runner 2049” eshte vazhdim i te njejtit univers me të njishit, dmth “Blade Runner 2019”, edhe pse sot jemi ne 2017 (pra zere se jemi ne 2019) dhe realiteti i sotem nuk i ngjan atij qe propozon i pari. Keshtu qe, në nje fare menyre, i bie qe te kemi te bejme me fantashkence ne kohen e shkuar, ose më sakte, kjo eshte si puna e kohes se foljes “future antérieur” ne fr (qe me duket se korrespondon me future perfect ne ang: subject + will + have + past participle of the main verb )
:grin: .

Në kete prizem, filmi ruan te njejten ‘logjike’, të njejtin univers (te cilin, ne fakt, e ka kriju Philip K. Dick tek novela e tij “Do Androids Dream of Electric Sheep?” (mbi te cilin bazohet filmi i parë), edhe pse ne spektatorët e sotem jemi tashmë në 2019-n!
:wink:

**
Po lexoja rastesisht nje interviste te Ridley Scott dhe ai aty thosh se, “lënë mënjanë estetiken e filmit, (e ka fjalen per karakterin cyberpunk te filmit - shenimi im), historia e Blade Runner eshte e goxha e bezdisshme”.
Ka diçka te vertete ne kete pohim (me kujton Godard qe thote se, nese nje regjizor ben nje film te mbeshtetur ne nje veper letrare, më mire te zgjedhe nje te dobet, dhe ta pasuroje me mizaskenë).
Problemi eshte se, Ridley Scott e ndan veç formen (estetiken e filmit, siç e quan ai), nga permbajtja (skenari), pra si te thuash, beson tek formalizmi. Po mos ta ndante (dmth: nese do bente nje film thjesht te frymezuar në romanin e Philip K. Dick), do kish mundur te bente nje film teresisht ‘te tijin’, pa u shqetesuar per skenarin (permbajtjen). Por kjo ka te beje me “aq di, aq ben” (se dhe Tarkovski, “Stalker”-in e tij e ka te bazuar ne nje novele, nuk e ka shpikur vete).

Ka nje frike te vazhdueshme tek Blade Runner qe “mos dale nga skenari”, dhe ne kete prizem thosha qe, filmi te jep pershtypjen se merr persiper te sqaroje një më një ngaterresat skenaristike, në vend qe te 1.ose te perqendrohej në dy-tre lidhje, nyje skenarstike dhe kaq; ose 2.ti trajtonte krejt perciptazi ato, dhe te dilte “gjetiu” (psh, “Alphaville” e Godard, i cili eshte fantashkencë ne kohen e tashme, pra si te thuash ‘future perfect’, por qe ka nje sharm qe, me kalimin e viteve, nuk plaket kurre. perkundrazi, si verërat e mira, behet me i shijshem.
E kunderta e Blade Runner).

aha Stalker, sado te shkoje perpara ne “future anterieur” Philip K. Dick, Ridley Scott, Godard e kompania bella, gjithnje ngambrapa jane (ose me sakte ngambrapa e kanë), sepse E ardhmja ishte dje ka thene edhe KatunarTeleskopi!

“Future anterieur” ka qene pardje, dmth pasneser pas një jave! - i Modhi :laughing:

Ah mer i Moth e shef qe s’je dhe aq i Moth ,erdhi dita t’me citosh neper komente krahas kolosove te kinemase :stuck_out_tongue:

Problemi eshte se, Ridley Scott e ndan veç formen (estetiken e filmit, siç e quan ai), nga permbajtja (skenari), pra si te thuash, beson tek formalizmi. Po mos ta ndante (dmth: nese do bente nje film thjesht te frymezuar në romanin e Philip K. Dick), do kish mundur te bente nje film teresisht ‘te tijin’, pa u shqetesuar per skenarin (permbajtjen)

qe duket se lidhet me veshtrimin metafizik te ketij aspekti versus atij dialektik.
gje e pritshme nga komuniteti holliwoodian.
Te cilet kur ndonjehere rralle arrijne qellojne ne shenje s’besoj jane aq te vetedijshem mbi pse-ne e raportit te tyre metafizike vs. dialektike, me shume sesa etiketimi klishe “frymezim”

E nisa dje ket Blade runner 2049, por do perpiqem prape sot - e lashe ne krye te 20 min.
Pata nje lloj pershtypje imazhesh si nga nje film televiziv te cilet nuk i shoh.

1 Like

Future Perfect

BLADE RUNNER 2049: A VIEW OF POST-HUMAN CAPITALISM

nuk e mbarova dot kete (filmin), e lashe perfundimisht

mosmbarimi ka te beje me kete

prerja e planeve, ritmi i filmit, etj etj s’kane te bejne fare (po fare ama !) me ato te gjeniut rus, por jane thjesht sa per të thene “I love Tarkovski”

1 Like

Pa dashur KURRSESI të them se arti eshte qellim në vetvete, problemi i artikujve të Zizek për filmat eshte se i perdor ata, në nje pjese të madhe, si kavje për analiza sistemike (dhe jo artistike). Edhe nje here: kurrsesi qe arti na qenka qellim në vetvete por, marrja si të “mirëqena” e filmave të analizuar, në nje fare menyre, mohon mundesine se ata mund të jene edhe ndryshe (ka dicka prej metafizikeje, brenda nje logjike gjithsesi dialektike).

Ende nuk e kam lexuar, por me kujtoi nje shkrim të paradokohshem të Arber Zaimit, i cili po ashtu i ben nje analize zizekiane vepres se regjizorit rus Aleksej German.
Në fakt’ po të flasim ‘kinematografikisht’ (ne sensin, artistikisht), German ka bere dy kryevepra, hatashmerisht lirike, pikerisht në periudhen post-staliniane: “20 dite pa lufte” (1976) dhe “Miku im Ivan Lapchine” (1984).
Për mua, “Krustaljof, veturen” (të cilin Arberi é analizon) eshte nje remake i “8 e 1/2” i Fellinit (dhe në fakt, filmi më ka pas lene indiferent kur e kam pas parë), ndersa “Veshtire të jesh Zot” (2014) e kam parë në kinema, por kam dale prej saj në krye të nje ore (në mendimin tim ai film eshte pozë, sepse metafora eshte tmerresisht e lodhshme (dhe é lodhur), duke bere të triumfoje keqazi formalizmi, nepermjet dekorativizmit (megjithate, më kujtohet fort mirë te mos e kem komentuar filmin në blogun tim, sepse nuk doja “të flisja keq” për Germanin).

Shkurt: eshte çik problematike nese nisesh e flet për filmat në menyre “jo-artistike”, pra nuk merr parasysh dimensionin artistik të vepres… . Perndryshe, arrin në konkluzione të renda si psh, filmat e italianit Sorrentino janë të shkelqyer (pra dhe duhen parë !!).

https://rreth.org/2015/02/08/vorbulla-e-kolektives-perbindeshi-i-individuales-lundrimi-i-aleksej-germanit/

Absolutisht, e ka pranuar dhe vete, ne nje interviste ne yutube e kam degjuar, qe filmat i perdor per analizat e tij lacano freudiane etj
Mund te beje ndonje perjashtim analizat e percipta qe ka bere per tarkovski, lynch e hitchckok, ku meshon pak mbi aspektin artistik kinematografik dhe formen artistike, sic ka thene. Po shumicen e filmave i merr si shembuj per ilustrimet e veta. Por e sigurt qe shikon mjaft filma,eshte kinefil si me thene. Ka nje admirim per filmat e ernst lubitch, nje metafore te kafes pa qumesht qe e perdor shpesh, ne nje nga komedite e vjetra.
Nuk shoh ndonje te keqe pasi me ane te filmave arrin te percjelle disi me qarte dhe gjerazi per idete e tij, perndryshe jo shume te kapshme.
Ketij artikulli te fundit qe solla as vete nuk arrita tia kap fillin, eshte bere mjeshter ne anglisht…

edhe Zizek eshte nga ata qe lexon francezet!

Për mua, ende sot askush nuk ka bere komedi më të mira se Lubitsch! “The shop around the corner” eshte filmi im i preferuar i viteve '30-'40.

Sa për punen e kritikes se filmave (nuk di a i hodhe nje sy artikullit të Zaimit), e kisha dhe ketu: mediokritetin masiv të artit të realizimit socialist ndofta nuk duhet me ja faturu aq shume ketij të fundit (sepse fundja, cdo periudhe e historise njerezore ka patur metoden e saj krijuese, dhe ishte normale qe socializmi të kish te tijen) se sa faktit qe veprat qe u krijuan, gjithe duke revendikuar dialektiken, rane në nje mistifikim (metafizikë!!) të pashoqe të metodes se ciles I reklamoheshin (realizimit socialist). Ose thene ndryshe: ne vendi qe të perdorej si mbeshtetje për nje art gjithmone në kerkim, gjithmone revolucionarizues, gjeniu Bertold Breht u perdor më së shumti si… ikonë !
:frowning:

Në kete sens thosha se, analizimi i filmave vetem nga nje prizem preciz (psikanalitik - në rastin konkret) ka dicka prej metafizikeje (gjithe duke revendikuar dialektiken, sigurisht). Fiks si pjesa me e madhe e artit te realizimit socialist

edhe francezet lexojne zhizhek, kshu hudh voj, hudh voj, i gjithi bi n’sallate!