A ia vlen te vish ne Shqiperi per plazh?

1234567890

1234567890

Thanks. Pak a shume te njwtat gjera kam degjuar edhe une per Shqipërine. Dhe ajo ideja e Portugalisë nuk eshte hiç e keqe. Megjithese mua me kane sugjeruar shume Siçiline.

Malta, Gozo, Qipro, Korsikë, Sardenjë. Nga të gjitha, Sardenja është e mrekullueshme. Mos shko në Baleari se janë pëgërë.

Në të gjitha këto vende çmimet janë më të ulëta se në Shqipëri. Jam i mahnitur sa lart e hedhin shqiptarët. Mirë bëjnë kur gjejnë.

1234567890

1234567890

1234567890

Si cdo vend tjeter, Shqiperia i ka te gjitha llojet e plazheve, te gjitha llojet e cmimeve. Edhe me te lirat, edhe mesataret, edhe me te shtrenjtat. Po shkove si karafil te plazhi me i famshem dhe te lokali me i bukur qe gjen aty, edhe pse s’ta mban xhepi, me idene “he se eshte Shqiperi e do jete lire”, normalisht qe do ndihesh si karafil kur te te vije fatura. Ato plazhe s’jane per ty, jane per ate qe ka takat. Shko dy kryqezme me tutje dhe do gjesh lokale te xhepit tend, dy plazhe me tutje dhe do gjesh hotele te xhepit tend.

Enis une nuk te pyeta sa lek kam une ne xhep, se ate zor se e di ti me mire se une, por pyeta se sa korespondon pagesa me sherbimin qe ti merr ne Shqiperi. Psh une e di se cfare merr per $500 nata ne nje hotel ne Las Vegas, cfare merr per 500 ne Montana ose cfare merr per 500 ne Tenerife. Ajo qe po pyes eshte qe ia vlen me shume te shkosh ne nje hotel $500 nata ne Sicili apo ne Dhermi. Zakonisht standartin e sherbimit ta tregojne yjet e hotelit po ne Shqiperi ky sistem nuk ekziston akoma. Ky varianti qe po ke bythe paguaj me te shtrenjtin pavaresish nga sherbimi eshte variant qe e gjen vetem ne Shqiperi.

Me gjithë zhurmën që behet,prapë çmimet në shqipëri janë më lirë se rreth e rrotull.

Ne plazh shkohet per plazh vlla, jo per koeficiente matematike. Nese nje zone ka plazh te mire dhe mot te kendshem, shkohet dhe atje vendos nese do te zgjedhesh sherbimin e lire e pa cilesi, mesatar dhe me cilesi mesatare, apo te shtrenjte dhe me me shume cilesi, sipas xhepit. Nese s’ta mban xhepi dhe shkon te vendet VK s’e ka fajin plazhi :). Ofertat i ke qe nga vilat me pishina ne Dhermi e Palase, apartamentet luksoze ne zona te rrethuara ne gji te Lalzit e qerret, hotele me pak yje e me shume yje qe nga radhima e deri ne ksamil, me menaxhim shqiptar e te huaj; pastaj ke dhe shtepite e fshatareve me 20 mije leke nata apo hotele familjare te ndertuara shpejt e shpejt ne vitet 90. Nuk ka gje fikse asgjekundi. Cilesine e percakton xhepi dhe njohuria per zonen, jo shteti ku ndodhen.

ja vlen sako djali, ja vlen por unë nuk kuptoj ( my bad) dikë, shqiptar që jeton në çdo pikë të dhënë të globit e që një nga shtatëdhjetë shtysat për të shkuar në shqipëri të jetë kursimi.

ata që kanë eksperienca me hotele 500 dollarshe n’lasvegas, montana,tenerife o ku di unë, quhen oligarkë dhe mundësia për ti takuar në ppu është më pak se zero

500 dollare nata oligark. Lol. Une solla si shembull 500, por ne hotel nen 300 dollare nata ne Las Vegas te ha miu gishtin e kembes naten. Oligarket flene ne hotele qe fillojne tek 100.000 dollare nata. Oligarke eshte gruaja e Bill Gates qe merr me qera ishullin per 1milion e dyqindmije dollare ne dite. Ti ke ne Itali resorte me 1000 euro dita qe jane booked per gjithe sezonin. Jo se do shkoja une atje, po thjesht per ta ditur. Kurse ti me thua qe nese pyet per cilesine e sherbimit kundrejt pageses qenke kacidhjar. Nuk e marr vesh kete logjike, po nejse.

Raporti cmim kundrejt pageses varion nga lokali ne lokal, ca pyetje eshte kjo. Nuk jane te gjithe portugezet te prere nga nje kallep, as te gjithe shqiptaret. Dhe sigurisht qe nese kerkon tani ne korrik do gjesh vetem ata qe kerkojne shtrenjte e qe nuk sherbejne mire. Te miret nuk i gjen bosh deri ne shtator, duhet t’i prenotosh qe ne fillim te qershorit. Ne Ksamil psh ku shkoj une ke restorant te shtrenjte buze detit qe sherben keq, ke restoramt te shtrenjte buze detit qe sherben shume mire; ke lokal te lire brenda rrugeve te qytetit qe sherben mire, ke dhe restorant te lire qe gatuan keq. Te mendosh se sherbejnet e gjitha restorantet njesoj, copy paste, ne varesi te shtetit qe viziton, eshte pyetje idiote qe ka vetem pergjigje idiote.

shof qe peshqit e rinj po ja marrin doren Peshkut. Vazhdoni ne kete menyre duke ruajtur respektin me njeri tjetrin si @Katror Aqifi qe eshte perkursori i respektit dhe mendimit intelektual ne ishullin turistik te Ibizes ku s’ka as nevoje te veshes kostum dhe gravate.

Nuk e dallon stlin e Shkabes?

jo nuk e dalloj, mu me duken te gjithe njesoj si pun e @Katror Aqifit qe disktojne si intelektuale me respekt dhe dashuri me njeri tjetrin.

të thuash që vetëm gruaja e bill gatesit është oligarke, është njësoj si të thuash se dikur në shqipëri e tillë ishte vetëm lenkaçuko

:+1:

.

kaso, shqipria, eshte me e lire se edhe mali i zi, jo me greqia e italia, qe jane shume me shtrenjte,