A je gati të mos kesh më makinë vetjake?

Kthimi nga servisi i makinës, pas mbushjes së kondicionerit me gaz ishte shumë më i pranueshëm sesa vajtja deri atje, nën përvëlimin 38 gradë të diellit mbi Tiranë. E parkova me ngazëllim të veçantë kur gjeta një vend bosh pranë pallatit. Kur gjej një vend kaq të mirë më vjen të mos e lëviz më kurrë. Golf-in tim Mk.4, e kam patur besnik. Në vite më ka shërbyer mirë, edhe pse, veç çmimit ekonomik, ka kushtuar edhe një djall e gjysmë për riparime e pjesë pas ca difektesh fatkeqe. Këtyre kostove u duhen shtuar edhe ato të mirëmbajtjes, karburanti, siguracioni, taksat, etj.

Një miku im që më do të mirën disa herë më ka cytur të blej një makinë të re, më dinjitoze se një VW 15 vjeçar për një “njeri të njohur” si unë. Puna është që makinat e reja kushtojnë mijëra euro, e ato që më pëlqejnë mua shumë, kushtojnë me dhjetra mijëra. Si investim më duket i tmerrshëm. Imagjinoj që tani sesi edhe me makinën e re shkëlqyese, do ndihesha po aq i lehtësuar tek gjej një vend parkimi, dhe do bëja çmos ta ruaja vendin sa më gjatë, duke mos lëvizur makinën. Në këtë mënyrë do isha duke stacionuar me frena dore, mijëra euro të fituara me vështirësi, që mund t’i përdor më mirë në tjetër mënyrë.

Ky është problemi kryesor që kam me shpenzimin e madh për një makinë: Jetoj në një zonë qendrore të Tiranës dhe nuk e përdor më makinën çdo ditë prej 2 vjetësh. E nxjerrim fundjavave kur duam të shkojmë diku, përndryshe, sa më pak aq më mirë. Duhet ta them, cilësia e jetës më është rritur që kur mora biçikletë. Trafiku në Tiranë është çmendarak dhe stresi në timon është diçka që çdo lexues që e ka provuar, e njeh fort mirë. Unë mund të mbërrij diku, shumë më shpejt, shumë më lehtë me biçikletën time, nuk më kushton asgjë dhe bën mirë për shëndetin.

Studime të kryera në disa prej qendrave akademike më prestlgjoze në botë tregojnë se në 15 vjetët e ardhshëm vetëm 20% e njerëzve në metropole modern do të blejnë makina personale. 80% e atyre që sot kanë makina, në të ardhmen do të përdorin shërbime si abonimet, të cilat do të lejonin dikë të paguante një shumë mujore për të përdorur një makinë vetëm atëherë kur u duhet. Shërbimi do funksiononte me paketa të ndryshme (si celularët) ku secili zgjedh atë që i përshtatet më mirë. Në këtë mënyrë njerëz si unë do kishin shansin të merrnin makinën e duhur në fundjavë, pa lidhur jetën me të, dhe pa paguar për gjithë kostot që një makinë sjell.

Në qytete të mëdha si NY apo San Francisco, të cilat ngjajnë me Tiranën kur vjen puna tek vonesat në trafik, shërbime si UBER apo LYFT lejojnë njerëzit që me anë të telefonit të thërrasin një makinë, e cila vjen brenda 3 apo 4 minutash dhe i çon atje ku duan. Hapi i rradhës do jetë eliminimi i shoferëve. Makinat autonome po vijnë. “Jemi në prag të ndryshimit më të beftë, më të thellë dhe me më shumë pasoja në historinë e transportit. Deri në vitin 2030, kur do kenë kaluar vetëm 10 vjet nga aprovimi zyrtar i mjeteve autonome, 95% e miljeve të udhëtuara nga pasagjerët amerikanë do jenë kryer nga mjete autonome elektrike të cilat klienti i thërret sipas nevojës. Pronësia e këtyre mjeteve do t’i takojë flotës që e disponon dhe jo individëve. Ky lloj modeli biznesi njihet si Transporti si Shërbim (Transport as a Service, TaaS).” - RethinkX: Rethinking Transportation 2020-2030

Mund të duket si ekzagjerim, të flasësh për Shqipërinë në të njëjtat fjali me qytetet që konsiderohen sot djepe të teknologjive të reja, por fakti është që të gjitha novacionet në transport ndodhin më lehtë atje ku nevoja është më e madhe, pra atje ku trafiku është më i rënduar. Nëse parashikimet e ekspertëve janë të sakta, makinat me pronësi të përbashkët do të bëjnë që numri i autoveturave në rrugët e amerikës të zbresë nga 247 milionë në vitin 2020, në 44 milionë në vitin 2030. Imagjinoni një Tiranë me 5 apo 6 herë më pak makina pas 15 vjetësh. Kjo jo vetëm që do të zgjidhte problemin e trafikut, po do të bënte që shumë nga hapësirat të cilat tani i dedikohen lëvizjes (rrugët) dhe parkimit të makinave, t’u ktheheshin njerëzve për përdorim të tjetër lloji. Do kishte më shumë hapësirë për transport publik dhe biçikleta. Shumë më pak smog dhe hekurishte midis banesave. Për shkak se makinat e së ardhmes do jenë në përdorim të përbashkët, ato nuk do qëndrojnë gjatë në një vend, por do jenë vazhdimisht në lëvizje. Ekspertët parashikojnë që këto modele të vetëdrejtohen dhe të jenë lehtësisht të riparueshme - pjesët këmbehen në vend - e duke qëndruar në rrugë për dhjetra milionë kilometra, përgjatë disa dekadash.

Waymo po teston shërbimin e transportit përmes mjeteve pa shofer në Phoenix, AZ.

Kini parasysh gjithashtu se 96% të kohës, një makinë e kalon e parkuar. Mjeti është në lëvizje për vetëm 4% të kohës kur e kemi në pronësi. Në 5 deri në 10 vitet e ardhshme, lëvizja me makina elektrike me përdorim të përbashkët do të jetë 4 deri në 10 herë më e lirë se blerja e një makine të re familjare. Sipas Business Insider, një familje amerikane do kursejë rreth 5600 USD në vit, duke mos blerë makinë por duke i përmbushur të gjitha nevojat për transport me modelet e reja të së quajturës_sharing economy_. Ford, autoprodhuesi i madh amerikan është përgatitur për këtë ndryshim shkëputës në transport. Që tani, Ford nuk po flet më për veten si një prodhues makinash i thjeshtë, por si një kompani që ofron “zgjidhjesh në transport”, duke ofruar mënyra të reja pronësie të përbashkët dhe abonimi për modelet e reja që po nxjerr në treg.

Në përmbledhje, shpenzimi i miliona lekëve për një makinë të re, kur ajo do qëndrojë e parkuar për 96% të kohës më duket marrëzi. Sa miliona euro shpenzojmë çdo vit për hekura luksozë e shumë të shtrenjtë nga Gjermania? Opsione të shumta në Shqipëri ende nuk ka, por problemet dhe nevojat duhet të na çojnë drejt zgjidhjeve. Në një qytet si Tirana, që e vuan mbingarkesën e makinave në rrugët e qytetit dhe rrugët e frymëmarrjes, modelet moderne të transportit që gërshetojnë risitë teknologjike dhe format e reja pronësisë duhet të vijnë sa më shpejt.

Ka endè shumë të panjohura, por një pyetje më mbetet e fundit. A do ishte në gjendje shqiptari/a (përfshirë dhe mua) të heqë dorë nga ajo ndjenja e bukur e të qënit pronari i vetëm i një makine? A nuk është automjeti gjithashtu një status dhe identitet? Po ndjesia e duarve në timon, zhurma e motorit, aroma e makinës së re a nuk janë të forta? (Kjo ndjesi ndoshta do të zbutet sepse makinat autonome nuk do kenë timon apo pedal gazi). Po a nuk është makina një hapësirë personale?

Dhe më tej, a mos ia fus kot, kur bëj argumenta ekonomike me shifra të vogla, ndërkohë që adoleshentët në bulevard ngasin Porsche që kushtojnë më shumë se një apartament? Ndoshta. Por ndoshta jo. Ndoshta ka nga ata në lexim që mund të shohin se e ardhmja e transportit mund të ofrojë për problemin tonë të madh një zgjidhje pothuajse magjike. Do ketë natyrisht vend edhe për të apasionuarit e makinave klasike dhe të ngarit të makinës manualisht, por këto do jenë artikuj luksi, siç do jetë dhe Golfi im.

Blendi Salaj
http://peshkupauje.com

Lidhur me temën:

Makinat do ndryshojnë shumë në vitet që vijnë. Njëri ndër ndryshimet më dramatike: Me gjasa, ti nuk do kesh një automjet vetjak. Për shkak të bërjes së rrugës bashkë me njerëz të tjerë dhe prezantimit të makinave vetë-drejtuese, i gjithë modeli i pronësisë së automjeteve po përmbyeset, dhe shumë shpejt nuk do ngjajë fare me atë që ka qënë për mbi një shekull. - Wall Street Journal: The End of Car Ownership

Grafiku tregon sesi mosha mestatare e atyre që blejnë makina të reja sa vjen e ngrihet. Pra të rinjtë po blejnë më pak makina se të rinjtë e 15 vjetëve më parë. - WSJ

Por makinat personale nuk do të zhduken, sigurisht. Disa kishin parashikuar se brezi i ri do të shkëputej nga zotërimi i një automjeti përfundimisht, por kjo nuk ka ndodhur. Në fakt, 30% e të gjitha makinave të reja të shitura vitin e fundit në ShBA janë blerë nga njerëz nën moshën 36 vjeçare, duke provuar se Millenials nuk janë aq të lehtë për t’u kuptuar. -
Chicago Tribune: Why aren’t millennials buying cars? They are, despite record prices

2 Likes

as kam patur, as kam e as do te kem ! :dromedary_camel:

1 Like

Sic do te zhvillohen opsionet qe lehtesojne transportin alternativ per te eliminuar makinat,
do te zhvillojne dhe prodhuesit e makinave opsionet per te pasur nje makine.
Makine do te kene prape te gjithe. Qofte dhe vetem per fundjave.
Asnje alternative nuk ta jep pavaresine qe te jep makina jote.
Po s’e perdore dot ne trafik, do te thote qe do ta perdoresh atje ku s’ka trafik.
Po qe do ta kesh nje makine, do ta kesh se s’ben. Sidomos ne vende me plazhe afer, si Shqiperia.
Nuk e zevendeson asgje ate udhetimin buze detit e kthimin brenda dites ne qytet, atehere kur do ti dhe jo atehere kur niset autobusi.
Si perfundim, do te kesh edhe biciklete, edhe makine.

Ne pritje te se ardhmes nje sherbim si Zipcar do ishte shume eficient per Tiranen. Ta kesh te ‘tenden’ vetem kur te duhet me vertet dhe jo sa per t’ja bere vrruumm te bulevardi pa çader.

1 Like

Blendo degjo vllain tat , personalisht nuk njihemi por kam rrespekt , Humbja e Bojaxhiut nuk eshte katastrofe , mblidhe vetem vlla se ke jeten perpara , ja na shiko neve te PD -se sa shpejt e morem veten , behu pak i forte , cjane kto pyetje ?

Me ne fund e gjeta nje si vetja. Une as nuk di t’i jap makines. Po c’te besh, detyrohesh te thithesh ajrin e ndotur nga pordhet e te tjereve.

The End of Car???

jo more, po si more do te funksjonoje shoqeria? Si more nuk do te udhetoje me Marloni mbi trupat e njerzise?

Zot mos e bene ! Une dhe ne shitoren e lagjes te blej cigaret shkoj me makine , lere me tutje…

E ke larg shetitoren e lagjes ?

pak po , 150 m

Blendo po te jetoja sot ne Tirane dhe punen ta kisha brenda unazes nuk do te mbaja makine. Do isha i lumtur te ecja perdite. Prandaj ec rrugeve dhe trotuarve te Tiranes sa te kesh fuqi.

Gati nuk jam, por jam koshient per ndryshimet qe duhet te vine. Larmia e ndryshimeve ama me ben optimist se do te kete vend edhe per entuziastet e makinave.
Une kam 6 makinave qe sherbejne per pune te ndryshme ne vende te ndryshme. Shumica fatkeqsisht jane nje barre e nevojshme. Njera eshte nje projekt restaurimi i plote qe e kam nis vete (dhe shpresoj ta perfundoj vet nga fillimi ne fund), nje SL 450 i mes viteve 70. Pas ketij ne linje fle nje BMW e vjeter seria 3, qe pret te transplantohet me nje impjant elektrik. Kjo per Arbanin, qe me te drejte nuk duro pordhet tona.

Blendo, nese “Rilindja” do te kete mend, per mu, mund te bej kollaj, shume kollaj, 2 gjera. Konvertim te autobuzeve ne elektrike, duke ul masivisht ndotjen ne Tirane, dhe pse jo nja 2 linja autobuzesh elektrike veri-jug. Kuptohet nese nuk do ta bejne si me sheshin, me firma tip 2N.

Ca me tej, e ardhmja e afert duket premtuese. Po flasim per avione personale me ngritje vertikale nen $100000 etj. Pra te apasionuarit do te kene akoma me shume lodra ne dispozicion.

Paskemi te njejtin pasion per sl. Kam kohe qe bluaj ne mendje nje projekt per nje sl por me te voneshem 84-90. Deri tani jam ne fazen e gjahut.

po te kesh punen, kopshte, shkolla, spitale, dyqane, park, kafene, etj ne nje rreze prej 10 minutash ne kembe, s’ke cfare e do. per fundjavat mund te perdoren makinat me qira. per emergjenca, eshte pak problem, por ke taksite.

Nga vitet 80, ke 560-ce plot. Ke dhe 380-ce, po merre 560-ce po e ndave mendjen. Behu gati te perveshesh menget ama.

Gjer me nje fare pike ke te drejte, sidomos per ne Tirane. Por per mu makina eshte indipendence, pervec qefit. Nga ana tjeter ka rastis qe e kam kyc ne mes te trafikut e kam mbaru pune ne kembe. Jam kthyer me vone per ta marre.

parkimi eshte bere shume problem. do ta hiqja me gjithe qejf kete qe kam ne kembim te nje biciklete, vetem per shkak te parkimit.

E di e di, kam lexuar pak. Edhe sikur me pak km te jene prap plakja ben punen e saj. Ndaloi para ca muajsh aty para punes nje 70-80 vjecar me nje 380 ngjyre vishnje shume i mrembajtur. Nuk donte per qamet me.e shit. Nejse endrra vazhdon.

nje kompani qe koordinon makine-qiradhenie & qiramarrjen mes njerezve, shoh te jete se fundmi modeli i rregullimit per udhetime e transport per millennials se bredhin shume, s’u rrihet ne nje vend.
Per vete dihet rrofte transporti publik. Jam expert :sunglasses: per te gjurmuar nderlidhjet mes linjave dhe formave te ndryshme te public transportation ne qytet po e po, por dhe me tej

Eshte ajo ndjesia e te qenit lakuriq kur nuk ke makine. Eshte shume kulturore, dua te them. Makina eshte liri, sidomos tek meshkujt lidhja eshte romantike. Nga ana praktike mendon per ndonje urgjence, dhe ne e nxjerrim rregullisht ne fundjave, sidomos ne vere. Po ta kisha nje mundesi abonimi, qe me garanton kur te dua une e per sa kohe te dua , nje mjet cilesor, sipas kerkesave te rastit, do isha i lumtur te mos e mbaja fare makinen. Se qiraja mund te jete pak shtrenjte, por dicka si kjo, me abonim, mund te ishte nje kosto e pranueshme vjetore, ne vend te nje makine. Transporti publik ka permiresime te ndjeshme, shtime linjash, shume njerez me thone se ka permiresim, por ende nuk eshte i atij standardi sa t’i besosh levizshmerine 100%.

1 Like