A ka nevoje per mend qerosi?

qerosi , nje figure e njohur ne perralla dhe anekdoda, na del gjithmone nje karakter i zgjuar, i mprehte , dinak qe nuk ja hedh dot kollaj dhe ne fund me zgjidhjen e vet te mencur fiton…

mirepo sot lexova nje lajm sportiv nga Shqiperia qe me terhoqi pak vemendjen. -pra presidenti i klubit te futbollit Partizani, qerosi .:smiley: i famshem Gaz Demi ka bere pjese te klubit Partizani ish-futbollistin e famshem brazilian Bebeto, i cili do jete keshilltar i presidentit Demi. dmth do ti jape mend ketij.:smiley: -pak kohe me pare presidenti Demi ka ofruar si keshilltar te tij edhe ish-drejtorin e njohur , per mire por me shume per keq, te Juventusit Luciano Moxhi.

pyetja eshte: per cfare duhen te tilla ‘‘blerje’’ apo ‘‘investime’’ ne nje klub modest shqiptar qe akoma eshte ne nje faze qe duhet te zgjidhe probleme bazike te organizmit dhe funksionimit ?! -per cfare do ta keshillojne keta qerosin Gaz Demi dhe ku lidhja e tyre me realitetin e futbollit shqiptar ?

Per Moxhin pata menduar se pervoja e madhe e tij mund te ndikoje ne zgjedhjet e talenteve dhe blerjeve te reja. Njeh cilesine, nuk blihet ckado. Deri tani kriteri i blerjes ka qene ngjyra.

po dakord, e dime pervojen e Moxhit ne boten e futbollit. por na mbetet ajo pjesa e dyte e pyetjes ; ku lidhja e Moxhit me realitetin e futbollit shqiptar, pasi Moxhi vjen nga Juventusi qe shpenzon 100-dra miljona euro per blerje talentesh te rinj, apo futbollista cilesore… a ka Partizani buxhet te tille per te shpenzuar ?? -se te kerkosh edhe cilesi, edhe me pak leke, eshte si ai miku qe kerkonte vere te mire me 2 aspra:smiley: ‘‘uje or uje, do ti jape’’, tha hanxhiu…:smiley:

Pas calciopolit Moxhi futbollin shqiptar e ka mundesi te vetme. Ne ushtrim zanati dmth. Sot duhet te jete ne shifra minimale, larg rroges nga koha me juven.

PS s’kam asnje info te sakte per ndonje kontrate te tij me partizanin etj, por meqe ne moshe te shtyre, dhe i deklasuar, s’besoj te jete ndonje pagese kushedi e larte.

Kjo me Bebeton me ngjan pak qesharake. Ky qerosi duhet ta kete patur fiksim nga usa94. :slight_smile: Si ai tipi i lushnjes me kempesin :smiley:

Sapo lexova lajmin , u çudita dhe vete, e thashe se ç’duhet nje keshillues/advizor, para nje traineri teshkelqyer, mirpo kur lexova artikullin ;

" … I sugjerova trajnerit që të më thotë rolet që i nevojiten që unë t’i sjell lojtarë që të bëjnë diferencën në kampionatin tonë. U surpizova shumë nga presidenti kur ia kërkova këtë gjë, sepse ai më tha t’i nuk ke punë me mua, por ke punë direkt me trajnerin Iuliano dhe stadin teknik.

Mu duk shumë e çuditëshe se zakonisht presidentët jashtë ndërhyjnë shumë në aspektin teknik. Presidenti i ka dhënë dorë të lirë dhe besim stafit. Në Brazil shumica e presidentëve bëjnë teknikun. Ai ishte shumë i qartë dhe më bëri përshtypje kjo gjë. Jam gati që të ndihmoj Partizanin…"

athere thashe se ky qerosi shqiptar (qe nuk e njihja) qenka i zgjuar, pra nje pune specifike teknike, ia ka lene ne dore nje specialisti. E ketu kuptohet qe ky klub, Partizani, i paska leket me thase :grin:

Nuk eshte Qerosi Belul por pastrim lekesh :wink:
Olsi Belul , Olsi .

po mo po… e kuptova qe kur e lexova.:slight_smile: -po ja, une hapa temen… sdo ti thosha une te gjitha.:slight_smile:

E , sa me na fut ne teme duhet tu thelloje dhe pak , megjithese prape gjene mire :slight_smile:

Si behet pastrimi i parave duke marre Moxhin dhe Bebeton ne pune? Edhe une ne fakt pastrim parash mendova, por po perpiqem te perfytyroj skemen.

Brado, osht ç’a osht, pastrim apo pisllik :grin: a ke noi mendim per brazilionin :grin: a do e çoje perpara futbollin, se ai sikur shprehu nje eksperience me akademite e futbollit, pra qe mund te ngrej nje akademi futbolli aty, siç jane kendej ne perendim, si tip shkolle, ku trainer te ndryshem prefeksionohen, bejne kurse futbolli, 1 mujore, 3 mujore apo dhe 6 mujore.
Kurset 1 mujore jane intesive, çdo dite, per ata qe kane kohe, apo per ata qe vakancin e shfrytezojne per te marre nje dipllome trajneri.

po ja, duke sjlle lojtare poshte e perjete nga Brazili etj… lojtare qe rrijne ca muaj apo nje vit… ikin prape… e vijne te tjeere etj… edhe krijohen kontrata, por me shifra fiktive… nje menyre psh.

te njeten gje po ben ai karagjozi ne Vlore, Sinani… ky eshte lavatrice per nje firme turke qe perfaqeson , kjo firme ka blere Flamurtarin, gjysmen se gjysma eshte e Bashkise… nejse, cdo 6 muaj ky Sinani blen 10 lojtare te huaj… ben kontrata, u paguan vetem dy a tre muajt e pare rrogen… pastaj krijon nje rremuje aty, nuk ua paguan me rrogat… ikin ata nuk e mbyllin sezonin… ky fillon nga e para, blen prape nje 10 lojtare te tjere… e loja vazhdon…:slight_smile:

Pjer , nuk ka lidhje me futbollin Brazilioni , kampionati Shqiptar kuotohet nga kompanite e Basteve Braziliane , mjafton kaq apo jo.

Nuk e dija kete informacion i dashur, por prap lind pyetja, ç’ne kampionati shqiptar ne vemendjen e kompanive te basteve ne Brazil, kur mund te ishte e kunderta, qe kampionati brazilian te jete ne vemendjen e kompanive shqiptare te basteve.

Bastexhinnjte nuk pyesin ku vihen bastet. Sikur ne nje fshat te Shqiperise te vesh t’i marresh 2 kuaj e t’i vesh ne gare, ai qe gjen mundesine te perfitoje nga kjo, do ta beje.

Ja qellove tek ai fshati dhe ti ate dite dhe ke deshire te vesh nje bast , per ke kale do e vije per ate te kuqin Indian apo per te bardhin Arab.

Per ate te mesit.

sic thote fjala “kali i kuq e ka nje huq”. Per te bardhin nuk thone gje.

Ja ku e humbe bastin , Moxhi tha qe fiton i kuqi Indian dhe ai fitoi :wink:

Kthupi ka nja nizet e kusur vjet ketej e s’e ka idene, deri sa ben edhe ate pyetjen e pa fajshme: si pastrohen parate?!!! :joy::joy::joy:

I vetmi klub qe pat sistem menaxherial te konsolidum qe Dinamo. E hodhen ne ere talebanet,sic e kam than edhe here tjeter. Menaxheret e klubit terhoqen ne ekip lojtare shume cilesore. Pero Pejic e te tjere lojtare te Dinamos mbajten kampionatin shqiptare per 10 vjet. Tani po ecen Skenderbeu . Partizanit i shesin hamej per futbollista. E pat mush dhe Xhani me braziliane,po sic u pa,shume pak kishin lidhje me futbollin. Qerosi s’po ja del me maru stadiumin dhe kompleksin per ekipin,qe duhet thene, se eshte nje investim me shume vlere per sportin. Ju marun leket. Vendi ka nevoja gjemuese per infastrukture sportive. Jo po s’kemi buke me henger ,- e nigjojme shpesh,po kane hashash me pi. Sporti i krijon kushte rinise me ju qendru larg veseve dhe investimi ne sport do te ishte jo thjesht i dobishem,por nje prioritet kombtare.

-pikerisht, kete po them… nuk duhet te kthehemi ne kohet e Xhanit apo gjeneral Rrapush Xhaferrit qe sillnin braziljane apo Mario Kempes, se keta ishin firma piramidale dhe kishin qellim tjeter, jo sportin…

edhe them gjithashtu qe klubet shqiptare duhet te konsolidojne njeher organizim baze, si psh infrastruktura etj, e pastaj te kalojne ne pune me te komplikuara… keto lloj “investimesh” qe po ben ky qerosi si dhe ai halabaku te Flamurtari, jane pune te pista qe do ti demtojne klubet (sic edhe i kane demtuar) por edhe futbollin shqiptar ne pergjithsi.