A ka sajte informative prenotimi per shërbimet e hotelerisë në Shqipëri?

A ka sajte informacioni dhe prenotimi per shërbimet e hotelerisë në Shqipëri, siç janë shërbimet ndërkombëtare të tipit Booking.com, Hotels.com a Kayak.com? Sajte shqiptare që ofrojnë informacion për shtëpi / apartamente / dhoma hoteli, me çmimet, kushtet e ofruara e të tjera të ngjashme për plazhet në Shqipëri, nga veriu në jug?

Po google it , pse na pyet. Shko te book it.com n see if anything comes up. Lol. Njehere e kam provu me rezervu thru the hotels site n funksionon.

Po ka; booking.com

Booking.com funksionon ne Shqiperi dhe AirBnb per apartamente ose dhoma.

ç’jane keto firma te pandigjuara, jo-po booking, hotels, kayak, ehh ç’i ka gjet shqiptaret e mij, si ka mundesi ta humbin kshu rrugen ne oborrin e tyre, kaq budallenj te jene.
alx_x6 , kliko tek sajti i vertete i hoteleve, sajti/faqja me e madhe e planetit, ku jepen edhe çmimet, etj.
www.trivago.be

Po kudo ka, dhe Expedia. Kot ky hapesi i temes, qenka lazy me gugllu.

O pjero ne cdo faqe qe u permenden ne komente jepen edhe cmimet.
booking ka 4.7 nga 5 yje user ratings si ne google play ashtu edhe ne app store kurse kjo trivago qe thua ti ishte tek 2.4. Shumica e hoteleve ne Shqiperi ne booking.com jane te regjistruara keto faqet e tjera thjeshte reklamojne te njejtin produkt sipas marreveshjeve qe mund te kene me booking , se ne fund rezervimi aty behet :wink:

Keshtuqe te sugjeroj nje rivleresim, se eshte fjale e madhe “faqja me e madhe e planetit”

Booking.com per turiste me pordhe dhe airbnb.com per kalimtare te rastit e s’iu ze nata rrugeve :stuck_out_tongue:

Mundet i dashur mundet, por Trivago me pelqen se eshte faqe shume e thjeshte, klikon Albanie, ose vetem Vloren, ose Durrsin, e te dalin se çfar kerkon.
Dje u takova me Janin ne vilen e tij, dhe biseduam per turizmin, pasi edhe pasioni i tij eshte turizmi siç e kam dhe une, veçse ai eshte kompjuterist i zoti ndonse 68 vjeç, dhe perveç faqes se vjeter te tij
Jan de Smet Albanie vakantie land
ai kish hapur nje faqe tjeter per Shqiperine tone
albaniainteractive.com
ku kish bere permisimi, dhe i kish ndare sipas rretheve dhe kerkesave, me mape.
Me tregoi per faqen zyrtare te qeverise shqiptare ANTA , albania.al ku pas nje klikimi dilte se faqja ishte ndertuar nga italianet, nga nje firme italiane ose nga rrjeti net italian, pasi ne fund te dilte it dhe jo al . Po kjo s’kish rendesi, ishte ndertuar ne bashkpunim, apo me ndarje lekesh mbi e nen tavoline, kjo s’kish rendesi para asaj se faqja ishte e dobet, pra Shqiperia prezantohej jo dhe aq mire aty.

Pikerisht, se te pelqen mund ta sugjerosh si alternative jo te thuash qe eshte faqja me e madhe ose me e mire pasi une kam disi informacion si funksionojne keto faqet e rezervimit online e sic thashe te gjitha te tjerat jane ndermjetesuese se ne fund rezervimi behet ne booking.com , te pakten ne hotelet shqiptare.
Airbnb pastaj eshte nje alternative per turiste kalimtare , qe nuk jane te dhene pas luksit ose ofertave all inclusive ose bed and breakfast dhe qendrojne ne apartamente , vila qe jepen me qera ditore ose mujore me cmime teper te leverdisshme.

Per mendimin tim faqja e albania.al eshte me profesionale , dhe terheqese per syrin vizualisht ,mbi te gjitha eshte faqe e nje agjensie qeveritare dhe te huajte e kane me te thjeshte dhe e besojne me shume si burim informacioni, ka dhe shum me teper traffic nga facebook , vimeo , youtube
Albania - Go your own way ishte video promocionale e turizmit shqiptar qe u transmetua dhe u promovua ne shume panaire te turizmit nga viti 2014 e tutje.

Dyshoj qe faqja e Janit tend me 7 ndjekes ne facebook ka ndonje impakt kushedi…

s’hapet gje kur klikon tek albanian.al

Per mua Urbano, per mua ngelet nje nga sajtet me te medhaja. Une e di qe ju keni eksperience me kompjutrin shume me teper se mua, por une kete faqe njhja :smiley:

lapsus , eshte albania.al

O @Pjer po kur njihje ate pse e trumbeton sikur eshte maja e bookimit online, me i nderuar do ishe thjeshte ta paraqisje si alternative dhe i kursen vetes dhe peshkut diskutime te kota , te pakten ne fusha te tilla kur e pranon edhe vete qe je moshe e thyer :stuck_out_tongue:

po si do i boj ndryshe pak reklam sajteve belge, ti e di qe une jam edhe pak reklamaxhi :laughing:

Nuk ke faj ti , faj ka autori i temes qe nuk perdor google’ me tendence paragjykuese , se shume mire i dinte booking.com hotels e kayak , e presupozohet qe nuk e di qe funksionojne edhe ne Shqiperi po nejse. Dava shqiptaresh

Falemnderit secilit për infot dhe përgjigjet.

edhe Airbnb qe une e perdor shume.